Lajme
Ligj i ri për punësimin sezona, Durmishi: Më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” paralajmëroi se po vjen një ligj që do të japë zgjidhje për shumw të rinj që duan të punojnë në sezonin veror apo dimëror, por sot mbesin jashtë sistemit.
Sipas tij, studentët do të mund të punësohen ligjërisht, me të drejta të garantuara dhe pa humbur statusin e tyre, ndërsa kompanitë që i punësojnë do të përfitojnë lirime tatimore dhe procedura të thjeshtuara.
“Po e mbyllim njëherë e mirë punën në të zezë për të rinjtë – me ligj që mbron studentin dhe ndihmon biznesin,” tha Durmishi.
Ai shtoi se ligji është në përpunim dhe do të hartohet bashkë me vetë të rinjtë dhe sektorin privat, për të sjellë një model funksional dhe të drejtë për të gjithë.