Connect with us

Kosovë

Kurti larg votave të minoriteteve, kritikohet nga Berisha: Këshilli i Sigurisë duhej thirrur kur “Lista Serbe” e zgjodhi një deputet rom më 2021

Published

on

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka kritikuar partitë politike dhe në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me temën e ngritur së fundi për ndikimin e “Listës Serbe” tek deputetët e minoriteteve.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane ka thënë se as LVV e as partitë e tjera s’kanë bërë asgjë për të trajtuar Listën Serbe si shantazhuese apo ndërhyrëse, kur në zgjedhjet e vitit 2021 me votat e serbëve e kishin zgjedhur një deputet nga komuniteti rom, sipas Express.

“As LVV e as partitë tjera s’bën asgjë për ta trajtu Listën Serbe si shantazhuese dhe si ndërhyrëse, pasi në zgjedhjet e fundit e ndryshoi përmbajtjen e Kuvendit, sepse e largoi një deputet egjiptian si unë, dhe e pruri një përfaqësues rom inekzistent, dhe vota te serbëve e prun. Atëherë duhej Këshilli i Sigurisë”, ka thënë Berisha në FRONTAL.

Ai ka thënë se e di cili është rreziku nga Lista Serbe dhe se çfarë mendimi kanë ata për Kosovën.

Berisha është takuar para pesë ditësh me Kurtin, ku tha se ka parashtruar kërkesat e tij për qeverinë e ardhshme por pa specifikuar se cilat janë ato.

“Siç e dini, kryeministri Kurti ka filluar një angazhim të tij për të takuar përfaqësuesit e komuniteteve joserbe. Normalisht, si parti parlamentare, tashmë e rikthyer në Kuvend, pas 4 vjetësh dhe pas shumë padrejtësive që na janë bërë si Parti Liberale Egjiptiane, jemi kthyer dhe kemi qenë në llogaritë e kryeministrit, për me u taku. Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm midis nesh. Normalisht, ne si PLE, për shkak të kërkesave tona që janë në raport me zhvillimin e komunitetit egjiptian, në parim, nuk kemi asnjë vijë të kuqe, me askënd, në këtë rast as me kryeministrin Kurti, e as me askënd në Kosovë. Ne normalisht i patëm kërkesat tona dhe nëse hyjmë në qeveri, kërkuam që me pasë mundësi që me ndiku në politikat qeveritare, me marrë përgjegjësi. E Dorëzuam programin e partisë dhe ka mbetë që ditët në vijim të kemi takime prapë. Ne do të jemi në Kuvend ditën kur mbahet seanca konsisutive, ndërsa për qeverinë e presim një moment tjetër kur jemi të gatshëm”, tha Berisha para mediave.