Connect with us

Sport

Klubi i Mundjes Shkupi: 5 medalje nga Parisi, sukses i paharrueshëm

Published

on

Klubi i Mundjes Shkupi ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në turneun ndërkombëtar “Cristo Lutte 2025” në Paris, duke u kthyer me 5 medalje nga 6 garues!

Në këtë turne morën pjesë garues nga shtetet si: Franca, Gjermania, Spanja, Italia, Maqedoni e Veriut, Rumania, Moldavia dhe Sllovakia.

Rezultatet e mundësave të KM Shkupi:
🥇 Medalje të Arta:
• 𝐉𝐮𝐬𝐮𝐟 𝐙𝐚𝐢𝐦𝐢
• 𝐁𝐚𝐦𝐢𝐫 𝐒𝐞𝐣𝐟𝐮𝐥𝐥𝐚𝐮
🥈 Medalje të Argjendtë:
•𝐑𝐚𝐨𝐧𝐚𝐫 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢
🥉 Medalje të Bronztë:
• 𝐙𝐚𝐢𝐦 𝐙𝐚𝐢𝐦𝐢
• 𝐇𝐚𝐫𝐮𝐧 𝐌𝐞𝐦𝐞𝐝𝐢
• 𝐄𝐫𝐞𝐧 𝐌𝐮𝐫𝐭𝐚𝐳𝐢 përfundoi në vendi i 5-të,

Ekipi ishte udhëhequr me përkushtim nga Ertan Rexhepi, i cili ka kontribuar në këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe ka drejtuar me shumë kujdes çdo hap të ekipit.

“Ky është një sukses shumë i madh për klubin tonë, duke na çuar drejt majave të larta të mundjes dhe duke treguar fuqinë dhe talentin e mundësve tanë në arenën ndërkombëtare!” shprehen nga klubi i mundjes Shkupi.