SKENA
Ka bërë burg në Zvicër? Këngëtari i njohur zbulon DETAJE për të shkuarën e Jozit: Më ka kërkuar avokat…
Këngëtari i njohur, Labinot Rexha, ka qenë sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking”, në Top News, ku ka ndarë detaje të reja në lidhje me të kaluarën e Jozefin Markut.
Ky i fundit la të shtunën mbrëma përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Por i la të gjithë të habitur me veprimin që bëri! Teksa po dilte së bashku me Loredana Bratin dhe banorët e tjerë po i përcillnin, ai u ndal dhe goditi Gjestin.
Lidhur më këtë incident të papracedentë kanë reaguar shumë personazhe të njohur të ekranit apo edhe ish-banorë të BBV 4. Ndërkohë Rexha gjatë intervistës në “Breaking” u shpreh se Jozi ka qëndruar në burg në Zvicër për një periudhë disavjeçare. Këngëtari e nisi fjalën e tij duke thënë se ‘nuk i përfaqëson as Jozi dhe as Gjesti shqiptarinë, as nuk e përçanë shqiptarinë as Jozi dhe as Gjesti”.
“Nuk i përfaqëson Jozi, e as Gjesti shqiptarët. E as nuk i përçan dot sepse shqiptarët i përfaqëson Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Adem Jashari. Ne jemi gjak shqiptari.
Unë kam kënduar për vite e vite me Jozin në Zvicër. Jozefin Marku është një djalë me shpirt të pastër, shumë të mirë por ka një hiperaktivitet brenda tij e po ashtu nervozohet shpejt. Nuk ka kontroll brenda vetes, nuk ka durim. Në daljen e parë të Jozit, vëllai i tij mua më ka kërcënuar sepse kam bërë një koment sepse ka ofenduar shumë shqiptarë të Kosovës. Por nga ana tjetër, ai ka ngrënë bukë te shqiptarët e Kosovës dhe nuk është mirë të përçajë një format shqiptarinë.
Unë e kam kritikuar disa herë Jozin, sepse kur këndonim në diskoteka, dhe aty vinte një klient mysliman turk, ai thoshte ‘o këta turqit juve ju kanë bërë myslimanë’. Nuk është mirë, i kam thënë që ne kemi luftuar vetëm për bashkimin e trojeve, nuk kemi lidhje me fenë sepse është personale.
Në vitin 2023-2024, Jozi më ka kërkuar një avokat për të hequr ekspulsin që ka në Zvicër. Ka ndalesë dhe për 3-4 vite në Zvicër sepse ka qenë i burgosur nga vitit 2017, për 3 vite dmth. Ka qenë në burg për shkak të një vajze nga Kosova. Nuk e di nëse ka qenë për ngacmim apo për diçka tjetër, nuk mund t’i hyj në hak.”- tha Labinoti.