Connect with us

Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së: Taravari, boll me justifikime, thuaje të vërtetën për ndarjen nga VLEN

Published

on

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-ushtar i UÇK-së, Isak Tusha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për t’u larguar nga koalicioni VLEN dhe për të dalë me lista të ndara në zgjedhjet lokale.

Në një status në rrjetet sociale, Tusha e quan arsyetimin e Taravarit një “përrallë” dhe e akuzon për ndarje të qëllimshme të shqiptarëve për interesa personale.

“Dole nga koalicioni VLEN sepse ‘kërkove lista të ndara për zgjedhjet lokale’? A ka ndonjë që e beson këtë përrallë?”, shkruan Tusha, duke shtuar se listat ndahen kur mungon besimi dhe kur bëhen pazare nën tavolinë.
Ai e akuzon Taravarin se me këtë veprim po dëmton bashkimin e shqiptarëve dhe i bën thirrje të dalë hapur para anëtarësisë dhe të sqarojë se me kë ka bërë pazare dhe çfarë i është premtuar në këmbim të ndarjes.

“Koha e lojërave mbaroi. Populli meriton të dijë të vërtetën!”, përfundon Tusha, duke theksuar se qëndron me ata që nuk e tradhtojnë besimin e popullit.