Lajme
Ikja frenetike e shqiptarëve, Rama flet si të ishin vitet ‘90
Edhe pse ikja frenetike e shqiptarëve është tashmë e dukshme me sy të lirë, kryeministri Rama ka përdorur një arsyetim të denjë për vitin 1995, kohë kur dhe u këndohej ikjeve në festivale.
“Nuk jetojmë më në bunkierin e Enver Hoxhës. Jemi të lirë të ikim e të vijmë”, tha ai, një arsyetim i pavend në 2025-ën.
“Shqiptarët kanë nisur të kthehen”, tha ai në rubrikën e tij komunikative “sy më sy”, pa e shoqëruar me ndonjë tregues faktik këtë pretendim.
Ai ia ka faturuar opozitës si propagandë atë që nuk është hiç propagandë.
“Thonë pa pikë turpi: ikën një milion shqiptarë, ndërkohë që nga Censi 2023 rezultoi se në vend janë 2,4 milionë shqiptarë. 1,2 milionë kishin ikur deri kur PS mori detyrën. Nëse kanë ikur gjatë kësaj kohe edhe një milion, i bie të jemi 4,6 milionë”, tha Rama.
Megjithatë, tej shifrave, qytetet nën qeverisjen e Ramës janë shndërruar në shkretina urbane, pa llogaritur fshatrat në shuarje e sipër, pakrahasimisht me Kosovën apo Maqedoninë, po ashtu me ikje, por jo deri në nivele shpopullimi të frikshëm si në Shqipëri. /tesheshi.com/