SKENA
I bleu karrocë ‘Lamborghini’ djalit, Dafina Zqeiri: ‘kryqëzohet’ nga komentuesit
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, i kanë blerë karrocë ‘Lamborghini’ djalit të tyre.
Kjo karrocë e veçantë në vlerë mbi katër mijë euro mori vëmendjen e të gjithëve.
Shumë ndjekës të tyre në rrjete sociale e kritikuan çiftin duke e cilësuar si një shpenzim të tepërt.
“Karrocë për fëmijë lambo është e tepruar si pas meje nuk do të thotë që ke para e që duhet t’i shpenzosh të gjitha, nuk ka kuptim se fëmijë është”, ka shkruar një nga komentuesit.
“Krejt ju që po e luani ekspertin nuk bën ashtu nuk bën kështu, ejani ju adoptoj për nga një Golf 2 të kuq”, i është përgjigjur Gjergji.