Connect with us

Lajme

Heshtja dy mujore e Ziadin Selës ngjall spekulime për lëvizje drejt VLEN-it

Published

on

Foto: Zyrtare.net

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, që nga 18 shkurti nuk ka publikuar asnjë deklaratë apo qëndrim politik publik, kjo një heshtje dy mujore që bie në sy, sidomos për një figurë që njihet si një nga zërat më kritikë kësaj qeverie, shkruan ZYRTARE.net

Sela, i cili aktualisht është pjesë e opozitës dhe njëkohësisht i përfshirë në koalicionin e Frontit Evropian, ka munguar në debatet publike dhe rrjetet sociale në një periudhë kur koalicioni VLEN ka pasur mosmarrëveshje të hapura me Arben Taravarin, një ndër partnerët kryesorë të tij.

Kjo mungesë e reagimit ka filluar të interpretohet si heshtje simptomatike, që mund të sinjalizojë përgatitje për rreshtim të ri politik. Burime jozyrtare përmendin mundësinë që Aleanca për Shqiptarët, nën drejtimin e Selës, të jetë duke shqyrtuar opsionin e braktisjes së Frontit Evropian dhe të afrohet me VLEN-in si partner potencial në zgjedhjet lokale dhe në ndarjen e pushtetit në qeverinë e re.

Nëse kjo ndodh, Aleanca e Selës mund të zëvendësojë partinë e Taravarit e cila sot duhet të vendosë se si do të garoj në zgjedhjet lokale.

Derisa nga vetë Sela nuk ka ende asnjë prononcim, skenari i ri mbetet në nivel spekulimi, por qetësia e gjatë në një terren politik aq dinamik, është gjithçka tjetër përveçse rastësore. /Zyrtare.net/