Connect with us

Lajme

Haxhiu rikujton rastin e Thaçit, “harron” përmbajtjen e ligjit që shkroi ministria e saj

Published

on

Opozita pas ndërprerjes se seancës konstituive treguan pse nuk votuan raportin e komisionit. Ata thanë se Kurti, duhet të jep dorëheqje dhe se nuk mund të i ketë dy funksione, deputet dhe kryeministër, shkruan Insajderi.

Lidhur me këtë ka reaguar, Albulena Haxhiu e cila e quajti hipokrizi.

Për opozitarët dhe hipokrizinë me veprimin e sotëm e deklarimet e tyre“, tha ajo.

Haxhiu publikoi edhe një video nga koha kur Hashim Thaçi, po votonte si deputet edhe pse ishte kryeministër.

Po, harroi se ishte vetë Qeveria Kurti që miratoi ligjin e ri që ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2022.

Çka thotë ligji i ri?

Ligji parasheh që anëtarët e Kabinetit qeveritar të cilët zgjidhen Deputet duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre, para certifikimit të rezultatit të Zgjedhjeve.

Pika 1 e Nenit 26 e këtij Ligji thotë: Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë, para ditës së certifikimit të rezultatit të Zgjedhjeve.

Kujtojmë se sot, Kryeministri Kurti, kishte reaguar ashpër pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për shkak mos votimit të raportit të komisioni. Kurti ishte shprehur i nervozuar, duke e quajtur sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

Pas tij ka reaguar, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili i tha ‘Mjaft më me filma e kauza plot mllef’ dhe e ftoj Kurtin të jap dorëheqje.

NA NDIQ NË FACEBOOK