Connect with us

Kosovë

Haradinaj i lë porosi Kadrijajt për takimin konsultativ: Shko veç …

Published

on

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ftuar përfaqësues të partive politike për një takim konsultativ për të diskutuar se di të dilet nga gjendja e krijuar seancën e së martës.

Dehari ka bërë të ditur se në sallë ishin 118 deputetë dhe nuk mund të procedohet tutje. Ai ka thënë se letrën e presidentes Vjosa Osmani s’e kanë marrë ata dhe s’është bërë e qartë se si të veprohet.

Nga AAK, për konsultim ka shkuar deputetja Time Kadrijaj.

Por, ajo mori një porosi nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Shko veç ki qëndrim”, tha Haradinaj, shkruan Insajderi.

Por, e njëjta u kthye pas pak në Kuvend nuk dihet nëse ka marrë pjesë në takim.