Connect with us

Lajme

Grabitje me armë në Prishtinë – lëndohet një person

Published

on

Një grabitje e armatosur është raportuar në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, dy persona të maskuar – njëri i armatosur me pistoletë dhe tjetri me thikë – kanë sulmuar një shtetas kosovar dhe i kanë grabitur para të gatshme si dhe një telefon mobil, shkruan Insajderi.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore pas incidentit. Rasti mbetet ende nën hetim.

Rr. Mon Balaj, Prishtinë / 07.04.2025 – 01:55. Është raportuar se dy persona të maskuar njëri me pistoletë dhe tjetri me një thikë, i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”.

NA NDIQ NË FACEBOOK