Connect with us

Shqipëri

GJKKO jep vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës, ja me sa vite burg u dënua Lefter Koka

Published

on

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës dhe dënon me 3 vite burgim ish-ministrin e Mjedisit dhe deputetin e LSI-PS, Lefter Koka.

Gjithashtu u shpallën fajtorë edhe 6 të pandehur të tjerë të dosjes, kurse për të shtatin u shpall pafajësia.

Bledar Karoli, Erjon Murataj dhe Taulant Tusha u dënuan me nga dy vjet burg secili.

Verdikti u shpall sot nga trupa gjykuese, teksa ish-zyrtari i lartë ishte hetuar, arrestuar, gjykuar dhe dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Koka u shpall fajtor dhe dënua me 3 vite izolim, teksa përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar uljen e dënimit me një të tretën. Dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur.

Në përfundim, duke përllogaritur kohën e paraburgimit dhe çështjes së arrestit, GJKKO vendosi shuarjen e masës së sigurisë për këtë dosje.

The post GJKKO jep vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës, ja me sa vite burg u dënua Lefter Koka first appeared on JavaNews.al.