Shqipëri
EMRAT/ Detaje nga ATENTATI në Fier, identifikohet gruaja e plagosur. Policia: Autorët babë e bir!
Detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri raportohen në fshatin Sulaj të Fierit.
Nga ku një grua e identifikuar si Suzana Mernica mbeti e plagosur ndërsa janë identifikuar 2 autorët.
Gruaja ka po lëvizte me me motor me djalin e saj kur autorët të shpallur në kërkim i kanë dalë para dhe kanë qëlluar.
Mësohet se e plagosura ka pasur një konflikt me autorët Afrim Cimili dhe Ali Cimili vitin e kaluar.
Njoftimi i policisë:
Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).
Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.