Connect with us

Lajme

Durmishi e thotë troç: Qytetari në qendër! – Çdo market do të publikojë çmimet online

Published

on

Qytetari nuk do të endet më nëpër dyqane për të gjetur ku është më lirë, nga 18 prilli, çdo çmim do të jetë online. Kështu e tha ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, teksa njoftoi një prej masave më praktike për jetën e përditshme.

“Çdo tregtar i vogël, i mesëm apo i madh që shet me pakicë, do të jetë i detyruar të publikojë çmimet në ueb faqen e tij”, tha Durmishi
Lista do të përfshijë emrin e produktit, përshkrimin, çmimin për njësi dhe në cilin dyqan është në dispozicion. Qytetarët do të kenë fuqi të krahasojnë dhe të vendosin vetë.