Lajme
Bilall Kasami e bën Tetovën qytet evropian, hap qendër për informim turistik
Në sheshin “Iliria” në Tetovë u hap pika për informim turistik për qytetin dhe për malin Sharr. Në këtë pikë përveç kartave për atraksionet turistike në qytet dhe në malësinë e Sharrit, janë vendosur po ashtu edhe rekuizita me simbole të vendeve dhe objekteve të rëndësishme turistike për Tetovën.
Kreu i Tetovës Bilall Kasami, theksoi se në këtë pikë, sidomos turistët do të mund të informohen për vendet që do të mund t’i vizitojnë por dhe kapacitetet gastronomike.
“Turistët që vizitojnë Tetovën do të mund të marrin informata për gjitha pikat turistike në qytet dhe zonat për rreth apo malin Sharr dhe qendrën turistike kodra e Diellit. Qendra do jetë e hapur nga ora 8 deri në orën 18 ndërsa më tej do bëhet edhe zgjatja e orarit. Do ketë brenda saj materiale promovuese për Tetovën dhe gjitha kapacitetet hotelerike si dhe produktet artizanale të Tetovës si dhe fotografi e piktura me motive të Tetovës”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk