Connect with us

Kosovë

Bajrami: Ligji kërkon që ministrat të japin dorëheqje para certifikimit të zgjedhjeve

Published

on

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami tha se ligji kërkon që ministrat në detyrë të japin dorëheqje para datës së certifikimit të zgjedhjeve.

“Ne kemi në qëndrimet e njëjta. Po shpresojmë sot që deputetët i kanë përmbushur kushtet kushtetuese në mënyrë që të procedojmë me konstituimin e kuvendit dhe institucionet e Kosovës. Nuk është opozita që po bllokon kuvendin. Ligji kërkon që ministrat në detyrë të japin dorëheqje para datës së certifikimit. Ne po kërkojmë që dorëheqjet të dorëzohen para votimit në kuvend. Askush prej opozitës nëse i kanë numrat nuk mund t’i bllokojë. Tani jemi në një pikë tjëtër, në betimin e deputetëve. Kur vijmë te ajo pika, në qoftë se VV propozon kryetar të kuvendit të kenë edhe numrat”, tha Bajrami. Insajderi.org