Connect with us

Lajme

Afrim Gashi viziton Institutin e Transfuziologjisë: Mbështetje për personelin dhe përmirësim të kushteve të punës

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Dafina Stojanovska, realizoi një vizitë në Institutin e Transfuziologjisë, ku u prit nga drejtori Amir Elezi dhe ekipi profesional i institucionit.

“Angazhimi i personelit mjekësor nuk ka një çmim,” deklaroi Gashi, duke vlerësuar lartë përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët. Ai theksoi se institucione të tilla duhet të kenë gjithmonë prioritet dhe mbështetje të vazhdueshme për të siguruar funksionim efikas dhe cilësor./zyrtare.net/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK