Kosovë
“4 deputetë të Listës Serbe e votojnë Qeverinë”, “Ne s’kemi komunikim me Srpskën” – kush po gënjen, Elbert Krasniqi apo Faton Peci?

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, është kapur nga kamerat teksa zhvillonte një bisedë të shkurtër me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Në video, Krasniqi shihet duke i thënë Kurtit: “4 vota të Listës Serbe a votojnë…”.
Ndërkohë, pas dështimit të seancës konstituive, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, deklaroi para mediave se nuk ka pasur asnjë komunikim me Listën Serbe. Ai madje e fajësoi këtë subjekt politik dhe opozitën për bllokimin e Kuvendit, duke i konsideruar përgjegjës për mosfunksionimin institucional.
Këto deklarata të kundërta po ngrenë pikëpyetje për opinionin publik, a ka pasur marrëveshje me Listën Serbe për vota? Dhe kush po e thotë të vërtetën – Krasniqi apo Peci?
