Uncategorized
Berisha zbulon datën e protestës së dytë kombëtare
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës kombëtare.
Data 8 janar do të jetë tubimi i dytë i opozitës pas asaj të 20 dhjetorit.
Protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë kundër vjedhjes 430 mln euro të inceneratorëve dhe për dorëheqjen e Edi Ramës.
Skandaleve të qeverisë i është shtuar edhe publikimi i databazës së pagave, numrave të telefonave dhe targave të automjeteve, e cila përbën cenim të privatësisë së qytetarëve dhe në vetëvete një kolaps shtetëror dhe rënie të qeverisë.
Njoftimin për protestën e 8 janarit Berisha e bëri nga “Zonë e Lirë” në Tv Klan.