tirana Archives - Zyrtare.net

Sikur dhe Namazgjaja e Tiranës të ishte kështu…nga një mendje femërore me nam në arkitekturë
Në zemër të lagjes Uskudar të Stambollit ndodhet Xhamia Shakirin, e projektuar nga Zeynep Fadillioglu, e njohur gjerësisht si gruaja e parë që projektoi një xhami.

Kombinimi i artit tradicional shekullor dhe dizajnit bashkëkohor e bën këtë hapësirë ​​të pasur me simbolikë dhe kuptim, shkruan TRT World.

Xhamia mbulon një sipërfaqe prej 10,000 metrash katrorë dhe ka një kapacitet prej 500 personash. Është e mbuluar nga një kupolë alumini me një model luspash peshku. Dy minare 35 metra të larta qëndrojnë pranë xhamisë, dhe guri i përdorur në ndërtimin e saj është blerë nga Kayseri.

U ndërtua në kujtim të Ibrahim dhe Semiha Shakirin, mbiemri i të cilëve në arabisht do të thotë “ata që janë mirënjohës ndaj Zotit”. Xhamia u përfundua pas katër vitesh ndërtimi dhe u hap për besimtarët më 7 maj 2009.

Fadillioglu është kushërirë e  çiftit Shakirin dhe gruaja e parë që projektoi një xhami në Turqi, dhe ndoshta në botë. Firma e saj dalluese mund të shihet në ndriçim, elementin e ujit në oborr, dyert prej bronzi dhe qelqi, si dhe në llambadarin mbresëlënës në formë loti.

Hapësira e grave në xhami është projektuar për të ofruar një pamje të pakufizuar të llambadarit asimetrik në qendër të ndërtesës, duke siguruar kështu një përvojë të barabartë lutjeje si për burrat ashtu edhe për gratë. Sferat prej qelqi në formë loti në këtë llambadar mbresëlënës janë krijuar duke përdorur një teknikë tradicionale turke të fryrjes së qelqit për të krijuar një efekt drite si shiu, ndërsa unazat e tij janë të gdhendura me 99 emrat e Allahut në Islam.

Mihrabi prej bruzi, i frymëzuar nga pllakat osmane, është një tjetër element i spikatur i dizajnit, ashtu si edhe kupola portokalli, e frymëzuar nga qeramika Tophane.

Hapësira e lutjes, e rrethuar nga një varg rreth dritës, shërben si një “mantel që mbështjell adhuruesin“, ndërsa muret e mëdha prej xhami hapin pamje të gjelbërimit paqësor të varrezave Karacaahmet jashtë xhamisë.

Fadillioglu ka projektuar 18 xhami të tjera në Katar, Arabinë Saudite, Bahrein, Gjermani, Kazakistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe ka përfunduar më shumë se 500 projekte në të gjithë botën.

Duke parë stilin e kësaj gruaje, të vjen keq që dhe Namazgjaja mos ishte një fantazi prej saj.

Xhamia e Madhe e Tiranës ka madhështi, edhe bukuri, por jo fantazi. /tesheshi.com/

Tirana, një oaz i nxehtë betoni/ ‘Babëzia’ e ndërtimeve po shkatërron klimën e kryeqytetit
Në zemër të Tiranës, aty ku dikur kumbonte zëri i filmave të vjetër nga kinema ‘Dajti’, një projekt ndërtimi po trazon qetësinë e banorëve të rrugës ‘Myslym Shyri’. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e qendrës TEN – një qendër shumë funksionale për rininë që u krijua në vitin 2010 duke ruajtur strukturën e vjetër të ish-kinema ‘Dajtit’.

Tani, projekti i Bashkisë së Tiranës parashikon lartësimin e godinës me të paktën dy kate të reja. Ky ndryshim kundërshtohet nga 8 familje, banore të dy pallateve historike pranë ish-kinema Dajtit.

‘Në prill të 2023, si shkreptimë u vendos tabela e projektit. Asnjë nga ne nuk kishte dijeni’, tregon Adriana Puleshi.

Të shqetësuar për dritaret e bllokuara, ajrosjen e pamjaftueshme dhe mundësinë e dëmtimit të themeleve të viteve ’70, banorët kanë zgjedhur rrugën ligjore për të ndalur këtë projekt me vlerë 600 mijë euro.

‘Punimet janë pezulluar prej tre javësh. Ne duam vetëm që të rikthehet siç ka qenë’ shpreson Adriana- historia e së cilës nuk është e izoluar.

Epoka e kullave

Babëzia e ndërtimeve në kryeqytet ka nxjerrë në protesta edhe banorët e tre pallateve pranë shkollës ‘Emin Duraku’ në ish‑Bllok. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një kulle 16-katëshe.

‘Ky projekt ka marrë miratim në mënyrë të pazakontë, ndërkohë që kërkesa të ngjashme për të njëjtin truall, janë refuzuar më parë pikërisht për shkak të afërsisë me shkollën dhe tre pallatet përreth’ ankohen banorët në një letër publike.

Projekti parashikon katër kate nëntokë dhe rreth 10 mijë metra katrorë ndërtim që ngrihet deri në 57.24 metra lartësi. Ndërtesa shfrytëzon 980 metra katrorë truall, që deri pak javë më parë përdorej si parking privat duke kufizuar më tej hapësirën mes tre pallateve ekzistuese dhe shkollës. Ndaj, urbanistët ngrenë si shqetësim shkeljen e planit urbanistik.

‘Lartësia sipas planit urbanistik të Tiranës e parashikon të jetë 9 kate. Ky është ligj që po shkelet. Çdo ndërtesë që ju shihni mbi 9 kate është në kundërshtim me këtë plan’ , thotë urbanisti Gentjan Kaprata.

Këto dy histori reflektojnë sëmundjen që po i merr frymën Tiranës: valën e ndërtimeve pa kufij, pa konsultime publike, që po e veshin qytetin me beton në vend të gjelbërimit.

Bum ndërtimesh

Një vit më parë, Tirana regjistroi sipërfaqen më të lartë ndërtimore në historinë e saj.

Instituti i Statistikave llogariti se sipërfaqja e dhënë për ndërtim në Tiranë arriti mbi 1.9 milionë metra katror- më e larta që prej vitit 2005 kur INSTAT ka nisur raportimet për kryeqytetin.

Me 77% të gjithë sipërfaqes së lejeve të ndërtimit në Shqipëri përqendruar vetëm në Tiranë, kryeqyteti po përjeton një bum ndërtimi që sfidon çdo kufi urban të qëndrueshëm. Arkitekti dhe urbanisti Artan Kacani shpjegon se Tirana po zhvillohet në ritmet e një qyteti industrial.

‘Për 30 vite ne jemi shkëputur nga urbanistika klasike e nevojës urbane dhe kemi shkuar drejt urbanistikës së grupeve të interesit. Në vende të ndryshme perëndimore, nevoja e lagjes dhe interesi i zhvillimoreve janë në ekuilibër peshoreje. Tek ne kanë prioritet grupet e interesit.’ – argumenton Kacani.

Imeldi Sokoli, planifikues urban na shpjegon se normalisht në qendra urbane një banori i duhet mesatarisht 25 metër katror banesë, si dhe 25 metra katrorë hapësirë për aktivitetet e përditshme si zonat e gjelbra, hapësira për parkim apo hapësira sportive. Por vitet e fundit, mesatarja e ndërtimeve për banesa të reja e ka tejkaluar me disa herë këtë tregues.

‘Indikatorët e rritjes së popullsisë dhe kërkesave të banorëve janë një pjesë e kërkesës, por në anën tjetër kërkesa për zhvillim është edhe e ndërtuesve. Nga ky krah peshorja është thyer, duke anuar nga pala e interesit më shumë sesa nga pala e zhvillimit të lagjeve.’ –argumenton Artan Kacani, arkitekt, urbanist.

Beton në vend të pemëve

Një tjetër koefiçent që duhet zbatuar në qendrat urbane është ai për hapsirën e gjelbër, që duhet të jetë 9 metër katror për banor. Por sot ky koeficent në kryeqytet sipas ekspertëve është inekzistent.

‘Aty ku ka pasur park është bërë pallat ose ndonjë parkim… lulishtet janë shndërruar në pallate, oborret mes pallateve janë zhdukur’, argumenton Olsi Nika nga Eco Albania.

Shkeljen e kanë ligjëruar, argumenton urbanisti Imeldi Sokoli.

‘Në shtator të 2024 kanë amenduar ligjin e planifikimit të territorit duke i dhënë kompetencë Këshillit Kombëtar të Territor që të ketë fuqi mbi planin e përgjithshëm të territorit në bashki’, shpjegon ai. ‘Me këtë ndryshim po legjitimojnë çdo ndërtim që bie në kundërshtim me planin urbanistik- në çdo qytet. – thekson më tej urbanisti.

Valët e ndërtimit pa kriter nuk kanë kursyer as oazet e dikurshme të gjelbërimit në kryeqytet.

‘Këtu nuk po kursehet asgjë. Edhe parku i liqenit ka filluar të kafshohet nga ndërtimet’, vë në dukje eksperti i mjedisit Olsi Nika.

Parku i Liqenit Artificial, dikur ‘mushkëria’ e Tiranës, tashmë tregon shenja të qarta transformimi, të evidentuara nga imazhet satelitore . (Shihni ndryshimin në kohë në këtë vizualizim) Po kështu, Liqeni i Farkës, që dikur përbënte një strehë natyrore në kodrat përreth, po mbushet me vila dhe ndërtime të reja, duke zhvendosur pemët nën beton – ndryshimet mund t’i vëreni vetë këtu.

Ishull urban i nxehtësisë

Në mungesë të hapësirave të gjelbra, parqe, shëtitore apo lulishte, Tirana po përjeton një fenomen të njohur në studimet klimatike si  ‘ishulli i nxehtësisë urbane’. Kryeqyteti regjistron temperatura 2–3 °C më të larta, dhe në raste të veçanta edhe deri në 5 °C më shumë brenda zonave të ndërtuara, krahasuar me zonat përreth.

Kjo rritje temperaturash vjen si pasojë e ndryshimit të përdorimit të tokës: betonit dhe asfaltit në vend të gjelbërimit.

‘Shtimi i urbanizimit, mungesa e hapësirave të gjelbërta janë faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e ishujve të nxehtë urban’, shpjegon Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkenave në Tiranë.

‘Ajo që bëjnë’ – tregon urbanisti Imeldi Sokoli – ‘është që llogarisin Dajtin, që është park kombëtar, si pjesë e gjelbër e Tiranës. Ndërkohë që këto hapësira duhet t’i shërbejnë në mënyrë imediate dhe të ngushtë banorëve’

Një tjetër faktor që ndikon në rritjen e temperaturës, sipas ekspertit të mjedisit, Olsi Nika, është bllokimi i rrymave ajrore që vinin nga Dajti drejt bregdetit, si pasojë e ndërtimeve të larta dhe të dendura, të cilat pengojnë qarkullimin natyral të ajrit dhe përkeqësojnë ndjeshëm ngrohjen.

‘Nga ndërtime me 5 kate po shohim kulla apo ndërtesa shumë herë më të larta’, thekson Nika. Çdo ndërtim i ri, sforcon edhe më tej këtë ishull nxehtësie, duke zhdukur hijet dhe duke përkeqësuar mikro-klimën urbane.

‘Kjo nuk është e njëjtë për gjithë vendet e tjera të territorit, që kanë pak a shumë atë zhvillim urban që kanë pas edhe më para’, shton profesor Petrit Zorba nga IGJEO.

Nga rritja e ndjeshme e temperaturave për shkak të ndryshimit të klimës dhe pa masat e duhura, Tirana kërcënohet të bëhet një ‘oaz’ betoni ku cilësia e ajrit do të përkeqësohet më tej duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës.

‘Tirana është bërë e pajetueshme’, argumenton Nika. ‘Sheshi Skëndërbej është shembulli më i shëmtuar. Temperatura në shesh rritet automatikisht sepse shkurret (hapësirat e gjelbra) duhet të ishin të integruara dhe jo aty ku janë’ përfundon ai./ Faktoje.al

COVID-19/ Gjendje kritike në Shqipëri, dyfishohen rastet e reja!
Situata e pandemisë në Shqipëri po i afrohet vijës së kuqe. Autoritetet shëndetësore sapo e kanë quajtur atë “situatë kritike, por nën kontroll”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha në një konferencë për shtyp të dielën, (15.11) se rastet e reja, të infektuara me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit “janë dyfishuar”. Ato arritën një rekord të ri prej 593 vetësh dhe numri i viktimave u rrit në 11 syresh në 24 orët e fundit, kryesisht qytetarë në moshën nga 53 – 82 vje?.

Dyfishimi i rasteve të reja në 24 orët e fundit ndjek trendin e një grafiku të qëndrueshëm vetëm në rritje të infeksionit Corona, në këtë muaj të fundit të vjeshtës, në prag të dimrit, kur moti po vjen duke u ftohur. “Situata është delikate dhe kritike, pasi rezultojnë dy herë më shumë raste të reja në 24 orë në krahasim me një muaj më parë por mbetet nën kontroll” theksoi Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Shifra shqetësuese, por nën mesataren e rajonit.

Shifrat zyrtare të dhëna nga autoritetet e shëndetësisë parathonë kohë të vështira për Shqipërinë. Sipas tyre në dy spitalet anti-Covid në Tiranë, Spitali Infektiv në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Sanatoriumin ” Shefqet Ndroqi” numri i të shtruarve ka arritur në 393 vetë, në gjithë vendin ka 27.830 raste pozitive nga të cilat 14.381, – më shumë se gjysma- janë raste aktive. Numri total i viktimave, që nga fillimi i epidemisë arriti të dielën në 623 vetë,

Vatrat e infeksionit po rriten dhe deri tani janë 263 në të gjithë vendin nga të cilat 224 familjare. Megjithatë autoritetet e cilësojnë këtë situatë nën mesataren e rajonit. “Shqipëria ka 901 raste pozitive për 100 mijë banorë. Krahasuar me mesataren e rajonit, me 1454 të prekur për 100 mijë banorë, situata paraqitet nën këtë mesatare. Lidhur me fatalitetet, për 1 milionë banorë, Shqipëria ka 20.6 humbje jete, kundrejt 31.6 që është mesatarja në rajon dhe 48.8 ajo në BE”, theksoi Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Strategjia: Jo testime në masë, hapja e spitaleve rajonale

Afrimi i dimrit parathotë shtim të mëtejshëm të rasteve pozitive. Opozita e sheh situatën aktuale të dyfishimit të rasteve ditore si “katastrofike” dhe kërkon me këmbëngulje nga qeveria të bëjë testime në masë. Por strategjia e qeverisë është “rritje e testimeve në varësi me ecurinë e pandemisë dhe hapja e spitaleve rajonale anti-Covid”.

Sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore numri total i testimeve në qershor, pas daljes nga karantina tre mujore, ishte 8883. Vetëm në 2 javët e para të këtij muaji janë kryer 35.428 testime, nga të cilat 24.048 në sistemin shëndetësor publik dhe 11.380 në atë jo publik. “Jemi gati dhe po përcaktojmë stafet për spitalet rajonale anti-Covid-19. Kur të mos mjaftojnë më kapacitetet e spitaleve anti-covid në Tiranë kemi pavione të dedikuara në Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Shkodër. Një skenar tjetër janë spitalet e Lezhës, Beratit dhe Fierit. Skenari i fundit për të cilin jemi përgatitur përfshin spitalet e Dibrës, Kukësit dhe Gjirokastrës” informoi ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu.

Shqipëria hyri të mërkurën e kaluar, (11.11) në izolim të pjesshëm për shkak të rritjes së lartë të numrit të infektimeve dhe ndaloi qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit. Kryeministri Rama bëri me dije ditët e fundit se nuk do të ketë një izolim / karantinë të plotë si ajo e tre muajve të parë, të prekjes së Shqpërisë nga pandemia Corona, Mars – Maj të këtij viti.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri dje, (15.11) numri total i të infektuarve në botë është 53 milionë 767 mijë, i viktimave 1 milionë e 309 mijë. Për popullsinë prej 2,8 milion banorësh të Shqipërisë, numri i të infektuarve dhe i viktimave konsiderohet jo i vogël./DW

Tirana bosh/ Qytetarët reflektim për koronavirusin
Koronavirusi, i njohur si Covid-19, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku deri tani janë konfirmuar 10 raste të infektuar.

Por, krahas masave drastike që qeveria ka marrë kundër përhapjes së koronavirusit, duket se fatmirësisht nga një reflektim edhe nga ana e qytetarëve.

Rrugët e kryeqytetit duken më të zbrazura se asnjëherë, duke treguar kështu se qytetarët e Tiranës kanë filluar reflektim në zbatim të këshillave të mjekëve, për të qëndruar sa më pak në kontakt me të tjerët.

Por, pavarësisht se një pjesë e madhe e qytetarëve duket se janë ndërgjegjësuar në lidhje me këtë situatë, ka edhe të tjerë që vijojnë normalisht mënyren e jetesës dhe nuk heqin dorë nga frekuentimi i lokaleve dhe kafeneve./ CNA.al