shqiperi Archives - Zyrtare.net

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për Tv Klan para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.

Kreu i futbollit shqiptar deklaroi se ekipi nuk po kalon ditët më të mira, por theksoi se e rëndësishme është që të rikthehet te rezultatet pozitive.

Duka foli edhe për problemet e futbollistëve në pajisjen me pasaporta shqiptare, duke kërkuar më shumë mbështetje nga presidenti i Republikës.

“Trajneri është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Ne jemi munduar të bëjmë më të mirën me Maran, duke parë eksperiencën e tij dhe karakteristikat. Rezultatin nuk e bën vetëm trajneri. Bjellorusia e sotme nuk është si ajo atëherë. Nuk ka diferenca mes skuadrave. Të gjitha janë të vështira. Për hir të së vërtetës, Shqipëria nuk është në ditët e saj më të mira, por e rëndësishme është që të rikthehet te rezultatet pozitive. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Është shumë e vështirë sot. Uroj të ketë përqendrim maksimal nga çunat sot.

Jemi në një moment transformimi dhe uroj të kalojë me sa më pak kriza, për tu rikthyer te objektivat europianë. UEFA nuk gabon kurrë. Është një dritare shumë e mirë për të përgatitur ndeshjen.

Kemi futbollistë nga U-21 dhe nga U-19 që mund të bëjnë kapërcimin tek ekipi i parë. Kemi nevojë edhe për shqiptarët e Shqipërisë, që kanë pasur problematika kur janë larguar. Ky proces nuk është i lehtë për ne. Nuk është se kemi ndonjë mbështetje. Një tragjedi më vete për të bërë pasaportat e futbollistëve shqiptarë. Nuk e di çfarë bëjnë.

Shpresoj ta kemi edhe kabinetin e presidentit mbështetje dhe të bëjë më shumë për ekipin kombëtar, në lidhje me pasaportat”, deklaroi Duka.

Trump refuzoi planin 7-ditor të Iranit për hapjen e Hormuzit, ç’ndodh më tej?
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar, sipas raportimeve të The Uall Street Journal, propozimin e Iranit për një proces shtatëditor që do të çonte në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi propozoi që SHBA-të të lironin rreth 12 miliardë dollarë në asete iraniane, të hiqnin sanksionet ndaj naftës dhe të ndalnin bllokadën detare. Në këmbim, Irani do të rikthente kalimin normal në Hormuz dhe do të niste negociatat për një marrëveshje të re.

Sipas raportimeve, Trump mbetet skeptik se Irani do t’i përmbushë zotimet e tij. Megjithatë, SHBA-të nuk e kanë mbyllur derën e diplomacisë. Katari po ndërmjetëson komunikimin mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa zyrtarë të të dyja vendeve kanë zhvilluar kontakte indirekte.

Çfarë mund të ndodhë më tej?

Në ditët dhe javët e ardhshme, situata pritet të varet kryesisht nga negociatat për Hormuzin dhe programin bërthamor të Iranit. Nëse palët arrijnë të gjejnë një kompromis, mund të nisë një proces gradual për hapjen e Ngushticës dhe një marrëveshje më të gjerë.

Nëse negociatat dështojnë, tensionet mund të rriten përsëri dhe rreziku i përshkallëzimit ushtarak mund të shtohet. Trump ka lënë të hapur mundësinë e veprimeve të reja ndaj Iranit, ndërsa Teherani këmbëngul se nuk pranon negociata nën kërcënim ose presion.

Një tjetër moment i rëndësishëm priten të jenë zgjedhjet afatmesme amerikane të nëntorit. Sipas raportimeve të mediave amerikane, rezultati i tyre mund të ndikojë në hapat e ardhshëm të administratës Trump ndaj Iranit.

Për momentin, diplomacia mbetet aktive, por marrëveshja është ende larg.

Zbardhet plagosja e djeshme në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova
Policia e Tiranës njoftoi sot (26 shtator) se zbardhi brenda 24 orëve autorësinë dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri të ndodhur dje, në rrugën “Hysni Gërbolli”.

U identifikua autori i dyshuar dhe u shpall në kërkim, ndërsas vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjithashtu u vu në pranga një 20-vjeçar dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, të përfshirë në konflikt.

Vihet në pranga dhe i dëmtuari, pasi rezultoi person në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Sekuestrohen një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, u bë e mundur zbardhja e rrethanave dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 25.09.2026, në rrugën “Hysni Gërbolli”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, gjatë një konflikti në një lokal, shtetasi S. P., 54 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë shtetasin Gj. K., 33 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

54-vjeçari, u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. P., u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se gjatë konfliktit ishte përfshirë edhe shtetasi S. T., 20 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar me disa persona me sende të forta, duke mbetur i dëmtuar shtetasi A. P., 18 vjeç. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi S. T. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Ndërkohë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. P., 49 vjeç, dhe S. P., 18 vjeç, pasi dyshohet se gjatë konfliktit kanë goditur me sende të forta shtetasin S. T. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën së 49-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë.

Në vijim, gjatë verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi Gj. K., 33 vjeç, ishte person në kërkim nga autoritetet e Kosovës. 33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.

EMRI/ Atentati në Athinë ku mbeti e plagosur edhe 10-vjeçarja shqiptare, urdhri dyshohet se u dha “Klodi”, bosi i ‘Mafies së burgjeve’! Babai i vajzës, pronar i…
Detaje të reja janë zbuluar nga media greke për atentatin e bujshëm të mesnatës në Athinë.

Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare u plagos gjatë një sulmi me armë ndaj lokalit të babait të saj në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës.

E mitura ndodhej brenda kafenesë në momentin kur persona që lëviznin me një makinë hapën zjarr drejt fasadës.

Raporton se e mitura është vajza e pronarit të lokalit, Denis Luli, 30-vjeç.

Sipas të dhënave paraprake të raportuara nga mediat greke, në automjet ndodheshin katër persona, të cilët qëlluan pa zbritur prej tij dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe rreth dhjetë klientë.

Nga hetimet e para dyshohet se urdhri për atentatin është dhënë nga burgu, prej Klodian Lekocaj, një emër shumë i njohur për policinë greke, informon TCH.

Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra dhe cilat ishin arsyet e konfliktit.

Por kush është Klodian Lekocaj?

Klod Cara, alias Klodian Lekocaj, 49 vjeç, një personazh kontrovers, është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga mediat greke si kreu i së ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai, në daljet publike në media, e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm” dhe “të përdorur”. Ndërkohë, faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke, sipas raportimeve, të çojnë drejt dyshimit se Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.

Lekocaj, në disa përgjime dhe dëshmi, është përmendur për lidhje me grupe kriminale, duke vënë në dispozicion të tyre ose të vetes persona të dyshuar si vrasës me pagesë. I tillë ishte edhe rasti i 14 shtatorit 2022, kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala, 39 vjeç, dhe Andi Beqiri, 23 vjeç. Ata u kapën në Athinë, pasi në automjetin e tyre u gjetën të fshehura dy kallashnikovë dhe një thikë, ndërsa në banesë u gjet një pistoletë.

Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një greku dhe i tentativës për vrasjen e një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022.

Për vrasjen e grekut, ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Kështu, “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia”, iu shtua atëherë edhe një akuzë tjetër, pas akuzave të mëparshme për urdhërimin e vrasjeve të avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako dhe të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobëvënie ndaj ish-ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj.

Lekocaj, në fakt, përveç urdhrave, ka precedentë edhe si autor i drejtpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në vitin 1997 për vjedhje. Në vitin 2003 ishte arratisur nga burgu i Volosit, ndërsa në vitin 2005, në Agios Panteleimonas, plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar. Më pas, në të njëjtin vend, në vitin 2006, bashkë me dy shqiptarë, plagosi me thikë një bashkëkombas të tij.

Deklarata e Klodian Lekocajt

Në vitin 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit, ku, pasi mori leje, u arratis në vitin 2014. Pas disa ditësh, bashkë me Arbër Bakon, mori pjesë në tentativën e grabitjes, me pasojë plagosjen e një egjiptiani. Ndërsa më 31 tetor 2014, bashkë me Arbër Bakon, Olti Dulçen dhe një shtetas polak, kreu një vrasje në zonën e Metaksurgios, sipas akuzave të ngritura ndaj tij.

Përfundimisht, Lekocaj u arrestua në nëntor 2014 në Sepolia, në shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastriti të përfshirë në disa vrasje me pagesë në Greqi dhe që, në momentin e kapjes, ishte person në kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos, ku Arbër Bako, me një kallashnikov, plagosi disa klientë të një lokali në zonë.

Klodian Lekocaj dhe lidhjet e dyshuara kriminale

Klodian Lekocaj është përmendur se ka pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa, të ekzekutuar më parë në Greqi.

Në vitin 2019, Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez, ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobëvënie në shumën 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.

Në prill 2025, Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ngjarje e ndodhur më 23 shtator 2024.

Në maj 2025, Lekocaj mori peng dy gardianë të burgut të Korydhalosit përmes një thike, duke u marrë çelësat, radiot dhe telefonat celularë. Ai filloi të lëvizte drejt një sektori tjetër të burgut, bashkë me shtatë egjiptianë, me qëllim futjen në repartin 3, ku dyshohet se do të tentonte vrasjen e një shqiptari. Ndërhyrja e forcave të tjera ndihmoi në neutralizimin e të burgosurve.

Disa ditë më pas, policia ushtroi kontroll në qelinë e Lekocajt dhe të disa të dënuarve të tjerë, duke gjetur sende të paligjshme, si celularë, thika dhe kokainë.

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme
Në Parkun Kombëtar të Butrintit vijojnë ndërhyrjet për ruajtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore, përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një përvoje më të mirë për vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike sot pamje nga puna që po kryhet çdo ditë për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme të historisë sonë.

Në kuadër të bashkëpunimit me Ancient Rome Live, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit ka nisur fazën e parë për konservimin dhe mbrojtjen e Forumit Romak në Parkun e Butrintit.

Një ditë më parë ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se puna në Butrint po vijon në disa drejtime, në bashkëpunim me Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit.

“Në Butrint po punohet çdo ditë për të ruajtur trashëgiminë, për të përmirësuar përvojën e vizitorëve dhe për ta bërë komunitetin pjesë të jetës së Parkut”, është shprehur Gonxhja.

Sipas tij, ndërhyrjet përfshijnë konservimin e rrënojave të Forumit Romak, ngritjen e një infrastrukture të re sigurie, si dhe punime riparuese në Kullën Veneciane. Paralelisht, është punuar për përmirësimin e infrastrukturës së parkut, me synim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së vizitorëve.

Një tjetër nismë është projekti “Butrinti për të gjithë”, me synimin për t’u ardhur në ndihmë personave me vështirësi në lëvizje, duke krijuar kushte më të përshtatshme për një vizitë gjithëpërfshirëse.

Përveç ndërhyrjeve infrastrukturore dhe të konservimit, në Butrint zhvillohen edhe aktivitete kulturore, ndërsa përmes granteve mbështetet komuniteti lokal dhe sigurohet përfshirja e tij në jetën e parkut.

Sipas ministrit Gonxhja, angazhimi për Butrintin shkon përtej ruajtjes fizike të monumenteve, duke përfshirë kërkimin shkencor, kulturën, aksesueshmërinë dhe bashkëpunimin me komunitetin.

Parku Kombëtar i Butrintit është një zonë e mbrojtur që ndodhet në jug të vendit, pranë qytetit të Sarandës.

Ai përfshin qytetin antik të Butrintit, një nga vendbanimet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, i cili u shpall Monument Kulture në vitin 1948.

Në vitin 1992 Butrinti u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si një vend me rëndësi të jashtëzakonshme kulturore dhe natyrore.

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!
Analisti Mentor Kikia ka deklaruar në emisionin “3D” të RTSH1 se ngjarja e fundit nuk mund të trajtohet si një episod i shkëputur apo si një çështje rozë, por si dëshmi e vënies së mekanizmave shtetërorë në shërbim të eksponentëve të krimit.

Sipas Kikias, përpjekjet për ta spostuar vëmendjen te detajet periferike dëmtojnë problematikën reale.

“Ky nuk është një skandal seksual. Ky është një skandal shtetëror që tregon se si institucionet janë vënë në shërbim të krimit,” deklaron ai, duke nënvizuar se përplasja me ligjin e zyrtarëve të lartë zbulon degradimin e disa strukturave paralele.

“Edhe këto të dyja që janë mjaftueshëm ulëritëse për të kuptuar jo thjesht rrënimin e një institucioni, por rrënimin e një zinxhiri institucionesh të rëndësishme shtetërore. Duhet të kuptojmë një gjë për të qenë serioz në analizimin e situatës. Nuk është një rast i shkëputur një zyrtare e shërbimit për shkak të një historie me një individ për t’i shuar kuriozitetin.

Nëse do ishte vetëm kaq, ne do prapë do bërtisnim sepse është skandaloze, por kjo gjë është tërësisht periferike. Si erdhi deri këtu? U zbulua skandali i AKSH-it i cili zyrtarisht është konsideruar nga SPAK me akuzë zyrtare organizatë kriminale dhe ku Ergys Agasi është njëri prej njerëzve në krye të kësaj organizate bashkë me drejtoreshën, bashkë me ca të tjerë. E gjithë historia përmblidhet tek shantazhi, korrupsioni, tenderat, marrja e parave, mbetet te leku, te korrupsioni”, thekson Kikia.

Sipas analizës së Kikias, rrethanat e zbuluara gjatë kontrolleve dhe sekuestrimeve dokumentuan një rrjet të gjerë influencesh, ku drejtues institucionesh dhe funksionarë të lartë frekuentonin zyrtarisht apo privatisht ambientet e punës së personave tashmë nën akuzë.

“Ergys Agasi nuk u arrestua dot pasi ndaj të tjerëve u vendos masa e sigurisë. Nuk e dimë nëse ishte pamundësi për të arrestuar apo ishte strategji për ta lënë të livadhiste për të kuptuar se ku do kullosi gjatë kësaj kohe. Por deri në atë kohë ishte mbledhur informacion.

Të mos harrojmë që kur u arrestua, kur u nxori masa për Ergys Agasin dhe u bë kontrolli i zyrës, historia e famshme e verës, dolën ca fotografi që tregonin se si x drejtor e x ministër e x zyrtar shkonin tek zyra e Agasit dhe habia publike ishte çfarë institucioni drejton ky zotëria që këta drejtuesit e institucioneve të shtetit, të atij shtetit që ne e njohim publikisht shkojnë te zyra e këtij dhe arrestimi de facto i Agasit kur u mor telefoni, kur u sekuestrua makina zbuluan histori të tjera”, deklaroi Kikia.

Analisti rendit disa nga pikat më kritike të këtij skandali, të cilat prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

“Pra, kemi të bëjmë me një problem shumë më të madh se një individ. Mos harrojmë që u arrestua në kohë kur makinë kishte ish-numrin dy të policisë së shtetit si shofer dhe si trupëroje, ndërkohë që ishte në kërkim dhe ish-drejtori i përgjithshëm i policisë është pushuar nga puna, është shkarkuar nga detyra. Teorikisht pse s’menaxhoi mirë protestat por praktikisht për këtë çështje. Ishte njeri që ishte në shërbim të këtij.

Tani pyetja është çfarë informacionesh transferojnë shefja e shërbimit sekret, policia e shtetit, çfarë shërbimi ofron laboratori shkencor që administron provat e krimit dhe rëndësia e laboratorit është e jashtëzakonshme në zinxhirin hetimor? A analizon ADN-në që mund të lërë njeriu te kjo tapa e shishes për të kuptuar ka qenë apo jo në vendngjarje? Analizon ADN n një fije floku që gjendet te makina ku Është vrarë njëri për të treguar është autori apo s’është autori apo të një pike gjaku te rrobat dhe një po apo jo e ekspertit ngre apo rrëzon akuzat”, theksoi më tej Kikia.

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!
Një debat ka ndodhur mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, e cila ka sjellë edhe ndërhyrjen e kalimtarëve.

Lleshi iu drejtua Braçes duke kritikuar qeverinë dhe mënyrën se si përfaqësuesit e saj përballen me qytetarët.

“Unë mendoj se qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që merrni guximin dhe të dilni përballë qytetarëve”, tha ajo.

Braçe e ndërpreu duke kërkuar të sqarohej se kujt i referohej Lleshi me termin “qeveria juaj”.

“Qeverisë suaj dhe ty të të vijë turp, janë dy gjëra të ndryshme”, u shpreh deputeti.

Debati:

Arvina Lleshi: Si fillim, unë mendoj se qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që merrni guximin dhe të dilni përballë qytetarëve

Erion Braçe: Një sekondë

Arvina Lleshi: E para.

Erion Braçe: Jo jo, një sekondë.

Arvina Lleshi: E para, duhet ta mbaroj.

Erion Braçe: Qeverisë suaj dhe ty të të vijë turp, janë dy gjëra të ndryshme.

Arvina Lleshi: Qeverisë suaj pra, se je pjesë e qeverisë Rama.

Erion Braçe: Unë jam deputet të keqen.

Arvina Lleshi: Ça thu më, lëre deputetin. Është pjesë e PS-së deputeti. Është deputeti i PS-së ai, Edi Ramës, që bën opozitën e Edi Ramës. E para, e dyta, dhe këtyre banorëve disave prej tyre, përveç atyre kishin kritika faktike duhet t’i vijë turp që ju flasin juve dhe ju kërkojnë juve t’ua zgjidhni hallet. Sepse ju duhet të kishit krijuar politikë, për t’ia zgjidhur hallet këtyre banorëve, jo të vinin këta dhe të thonin nuk kanë ujë 24 orë.

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit
Zinedine Zidane e ka nisur me fitore aventurën në stolin e Francës.

Në debutimin e tij si trajner i “Les Bleus”, Franca mposhti Turqinë 0-1 në Kocaeli, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Heroi i mbrëmjes ishte Kylian Mbappé, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 54-t. Sulmuesi dhe kapiteni i Francës i dha kështu një start pozitiv epokës së re në drejtimin e Zidane.

Ndeshja në Turqi ishte e veçantë për Zidane, pasi shënoi debutimin e tij zyrtar si trajner i kombëtares franceze, pas përfundimit të epokës 14-vjeçare të Didier Deschamps. Zidane rikthehet në futbollin e kombëtareve pas një periudhe në të cilën drejtoi vetëm Real Madridin, ku fitoi tre Champions League.

Me Mbappén që realizoi në pjesën e dytë, Franca mori tri pikët dhe Zidane e feston debutimin me një 0-1 në transfertën e vështirë turke.

Nga ana tjetër, debutim ëndrrash për Van Bommel, Italia e Mancinit mposhtet 0-2 nga Belgjika.

Në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Grupit 1 në Ligën A të UEFA Nations League, Italia u mposht në shtëpi me rezulatin 0-2 nga Belgjika. Kjo përballje shënoi rikthimin e Roberto Mancinit në stolin e “Azzurre-ve”, por nata i takoi teknikut tjetër, Mark van Bommel, i cili mori një fitore tejet të rëndësishme në debutimin e tij në krye të përfaqësueses belge.

Belgët e nisën ndeshjen me mjaft personalitet dhe gjetën avantazhin që në minutën e 20-të, kur Mika Godts dërgoi topin në rrjetë për 0-1. Mancini kërkoi të ndryshonte rrjedhën e lojës me lëvizje taktike, por goditja e dytë dhe përfundimtare për italianët erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 69-të, Dodi Lukebakio realizoi golin e dytë për Belgjikën, duke fiksuar rezultatin përfundimtar në 0-2.

Një start i shkëlqyer për epokën e Van Bommel te “Djajtë e Kuq”, ndërsa Mancini do të ketë mjaft punë për të rregulluar mbrojtjen dhe efikasitetin e kombëtares italiane për ndeshjet e ardhshme.

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë–Krujë rreth mesnatës së sotme (25 shtator), në afërsi të Kamberas, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, raportohet se fatkeqësisht një person ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit.

Ndërkohë, një prej drejtuesve të mjeteve është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes mund të kenë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkaqeve.

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën
Juristi Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ka komentuar sot (25 shtator) mbi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra” të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, të ekzekutuara mbrëmjen e së martës.

Beqiri tha se SPAK publikoi pjesë nga dosja e dërguar në gjykatë për marrjen e masës së sigurisë, ku sipas tyre rezultojnë mbi 300 komunikime, mesazhe dhe telefonata me Ergys Agasin, si dhe biseda të shkëmbyera mes tyre.

Por sipas juristit, ky nuk është thelbi i akuzës.

“Ky nuk është thelbi i akuzës, por sikurse quhet, dyshimi i arsyeshëm për të nisur hetimet. Dyshimi është se ka përkrahur një person në kërkim dhe ka përhapur sekrete shtetërore. Por nuk është dhënë asnjë informacion se çfarë materiali ka që i është dhënë, apo dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale”, tha avokati.

Beqiri shtoi se SPAK kishte mundësi të merrte masën e sigurisë ndaj Vlora Hysenit më herët, kur ajo ishte e pranishme në Shqipëri.

“SPAK kishte mundësi që ta merrte masën e sigurisë ndaj Vlora Hysenit në datën 18 shtator, kur e kishin të pranishme. Nuk kishte nevojë që ta merrnin pasi ajo kishte ikur”, theksoi ai.

Juristi e cilësoi veprimin e SPAK si një mesazh të qartë për ish-drejtoreshën e SHISH.

“Jo vetëm që nuk e bëri këtë, por kur ajo iku në Baku, ata nxorën masën e sigurisë. Kjo në thelbin e vet do të thotë që asaj iu dha mesazhi: Mos hajde më në Shqipëri”, tha ai.

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar nga Nju Jorku për protestuesit që i hodhën vezë kryeministrit Edi Rama, duke postuar një fragment nga videoja kur ata neutralizohen nga efektivët amerikanë.

Balla shkruan se bëhet fjalë për të njëjtët persona që i kanë ndjekur kudo dhe kanë punuar në shtëpi bari.

Sipas kreut të grupit socialist, ata thjesht u shërbejnë atyre nga të cilët paguhen.

Reagimi i Ballës:

“Këto tre katër sorra që shfaqen kudo të njëjtët, njëri prej tyre një M.M., i njëjti edhe para dy vitesh në New York, edhe në Londër, pastaj në Bulevard me ditë të tëra, janë persona me emra të ndryshuar dhe histori shtëpish bari. Nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët e Amerikës, janë paguar për turpin e tyre për të ardhur këtu. Ndërsa Kryeministri Rama mbron në New York çlirimtarët dhe flet për Shqipërinë Europiane, këta i bëjnë hyzmetin atyre që i paguajnë. E thjeshtë prej kujt i marrin urdhrat.

P.s. Shikojeni dhe reagimin e policisë amerikane, meqë kritikoni Policinë e Shtetit”.

Me shkopinj bejsbolli gati për sherr, policia ndërhyn në Yzberisht, procedohen 23 të mitur
Një konflikt mes dhjetëra të miturve është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.

Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së informacionit se një grup të miturish do të përfshiheshin në një konflikt në rrugën “Besim Alla”. Efektivët shkuan në zonën e sinjalizuar dhe konstatuan disa prej tyre të pajisur me shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin gjatë përplasjes.

Të miturit u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ndërsa në vijim u identifikuan dhe u shoqëruan edhe të miturit e tjerë që pritej të përfshiheshin në konflikt.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, policia ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur, të moshave 13 deri në 17 vjeç.

Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar edhe dy shkopinj bejsbolli, të cilët dyshohet se do të përdoreshin në konflikt.

Policia e Tiranës thekson se vijon të jetë e angazhuar për parandalimin e konflikteve mes të miturve dhe të rinjve, duke vlerësuar se përplasjet që nisin për motive të dobëta mund të përshkallëzohen dhe të çojnë në ngjarje të rënda.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit u bën thirrje prindërve, të afërmve, miqve dhe mësuesve që të bashkëpunojnë me strukturat e policisë dhe të raportojnë çdo indicie që mund të sinjalizojë përgatitjen e konflikteve mes bashkëmoshatarëve, përfshirë edhe ato që evidentohen në hapësirën dixhitale.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit Nr. 6 parandalon një konflikt ndërmjet dhjetëra të miturve, në Yzberisht.

Procedohen penalisht 23 shtetas të moshave 13-17 vjeç, që do të përfshiheshin në konflikt.

Sekuestrohen 2 shkopinj bejsbolli.

Menjëherë pas sigurimit të informacionit se dhjetëra të mitur do të konfliktoheshin në rrugën “Besim Alla”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë shkuar në zonën e sinjalizuar, për të parandaluar ngjarjen.

Efektivët kanë konstatuar disa të mitur të pajisur me shkopinj bejsbolli, për t’i përdorur gjatë konfliktit. Ata janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe, në vijim, janë identifikuar dhe shoqëruar edhe të miturit e tjerë që do të përfshiheshin në këtë konflikt.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në prani të prindërve dhe psikologut, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 23 të mitur. Gjithashtu, janë sekuestruar sendet e forta.

Policia e Tiranës mbetet maksimalisht e angazhuar për të parandaluar konflikte ndërmjet të miturve dhe të rinjve, të cilat, ndonëse nisin për motive të dobëta, mund të përshkallëzojnë në ngjarje të rënda kriminale. Për të përmbushur këtë objektiv prioritar, kërkojmë bashkëpunimin intensiv të prindërve, të afërmve, miqve dhe mësuesve të të miturve, të cilët konstatojnë në përditshmëri dhe në hapësirën dixhitale indicie për ngjarje të tilla ndërmjet bashkëmoshatarëve.

Siguria e fëmijëve dhe të rinjve, prioritet absolut i Policisë së Shtetit.

Zbardhen debatet në gjyq të “shokëve” të Ergys Agasit, Sulejmani: Pse Vlora Hysenin s’e mbani në burg, e mua po?
Zbardhen diskutimet  nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit të Policisë Shkencore, dhe Embro Sulejmanit, kryekamarierit të një lokali pranë vilave qeveritare në Durrës që frekuentohej rregullisht nga i shumëkërkuari i drejtësisë Ergys Agasi.

Kryekamarieri Sulejmani ka pranuar se ka njohje me Ergys Agasin, por sipas tij nuk beson të ketë kryer vepër penale.

“Ergys Agasin e njoh prej shumë vitesh, ka qenë klient i rregullt i lokalit ku punoj si kryekamarier. Jemi nga e njëjta zonë dhe kjo njohje ka qenë vite më parë se u shpall në kërkim.

Kam pasur kontakte që lidhen me punën. Vinte rezervonte tavolinën dhe kërkonte që ti shërbeja unë, siç ndodh kudo, nuk mendoj se kam kryer ndonjë krim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani.

Mbrojtja e Sulejmanit ka ngritur pretendimin se masa shtrënguese e arrestit në shtëpi është e papërshtatshme. Mes argumenteve, ajo ka theksuar se një kamarier mund t’u shërbejë shumë personave që kanë probleme me drejtësinë, por kjo nuk përbën shkak për akuzë të përkrahjes së autorit të krimit.

Ad

Një tjetër argument që e deklaroi mbrojtja, ishte fakti se “është e pa arsyeshme, që drejtoresha e SHISH, që akuzohet për dy vepra penale, njëra prej tyre e njëjtë me Sulejmanin, qëndron në masë më të butë, ndërsa kamarieri i një lokali që ka shërbyer supë dhe ushqim, në burg”.

Ndërsa Fatjon Kalluçi nuk ka dhënë shpjegime por i ka dhënë tagra avokatit që kërkoi masë më të butë sigurie. Mësohet se gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë të enjten për krye-agjenten, prokurorët i kanë përmendur sulmin që ajo bëri ndaj gazetarëve në hyrje të gjykatës, ku i kujtuan se deklarata të tilla përbëjnë ngjashëm veprime të cilat është e dyshuar zyrtarisht./Oranews.tv/

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë
Mbërriti në Shqipëri mesditën e kësaj të premteje, 25 Shtator, ish-gjenerali Eric Wendt i përzgjedhuri presidentit Donald Trump për të drejtuar diplomacinë amerikane, në Shqipëri.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili ekskluzivisht ndoqi mbërritjen e ambasadorit të ri, përmes fluturimit me numër OS573, raporton se ai është pritur nga drejtues të protokollit të shtetit dhe përfaqësues të ambasadës.

Pas një qëndrimi prej rreth 20 minutash në terminalin VIP në Rinas, ambasadori i ri amerikan është shfaqur për herë të parë në vendin tonë, moment i fiksuar nga operatori i Top Channel, Elin Kadillari.

E më pas, makina me flamurin amerikan është nisur drejt Tiranës për një ndalesë të parë në selinë diplomatike në Rrugën e Elbasanit.

Gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan, Eric Wendt paraqiti katër prioritete të cila do ta udhëheqin mandatin e tij:

1-Mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane, përfshirë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtare.

2-Mbështetja e progresit të Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

3-Promovimi i diplomacisë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve.

4-Fokusi te njerëzit e ambasadës, duke përfshirë një linjë pune që e quajti “Faktorët njerëzorë”, e cila do të synojë përdorimin e mënyrave standarde dhe kreativitet.

Ish-gjenerali Eric Wendt e nis misionin e tij diplomatik në Shqipëri, pas një periudhe 3-vjeçare gjatë së cilës Washingtoni hasi vështirësi në Senat për të sjellë një ambasador, që nga mbarimi i mandatit të Yuri Kim në Qershor 2023.

Në më pak se 24 orë nga mbërritja në Tiranë, paraditja e së shtunës do ta gjejë ambasadorin Eric Wendt në Pallatin e Brigadave për të dorëzuar letrat kredenciale.

Burime diplomatike i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se nuk do të jetë thjesht një ceremoni dorëzimi e kredencialeve, por parashikohet edhe një takim i gjatë, kokë më kokë, mes presidentit Bajram Begaj dhe ambasadorit Eric Wendt.

Të hënën parashikohet që ambasadori Eric Wendt do të ngjisë shkallët e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të zhvilluar takimin e parë me ministrin Ferit Hoxha.

Ditën e premte, më 2 tetor, Ambasada Amerikane në Tiranë do të organizojë në një hotel në qendër të kryeqytetit ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri.

Kjo pritje mbart një rëndësi të veçantë politike, pasi vëmendja do të përqendrohet tek lista e të ftuarve dhe, veçanërisht, prania apo mungesat nga të dy krahët e politikës.

Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!
Gjirokastra një ndër qytetet kryesore të vendit tonë sa i takon përthithjes së turistëve, dhe ku bizneset kryesore të shërbimit janë të orientuara pikërisht drejt këtij fluksi turistik, paradoksalisht ka një qasje të kundërt sa i takon përgatitjes së punonjësve për këtë fushë të ekonomisë.

Sado që mund të duket e çuditshme është fakti, që në shkollën profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër dega Hoteleri-Turizëm është shumë e rrezikuar të mos hapet për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve në këtë degë.

Nga ana tjetër edhe bizneset në fushën e turizmit shprehen se nuk kanë mundësi të punësojnë profesionistë pasi puna e tyre ende është sezonale, dhe nuk është gjithëvjetore.

Dhe për ta e rëndësishme është te kenë krah pune për dy ose tre muaj edhe pse nuk është profesionist në atë që duhet të bëjë duke rrezikuar edhe cilësinë e shërbimit që është një ndër handikapët më të mëdhenj të sektorit të turizmit edhe përgjatë bregdetit në vendin tonë.

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri
Dy persona janë arrestuar  në Lushnjë, të dyshuar për shpërndarje të kokainës në qytet. Pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, sekuestroi rreth 320 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, municion luftarak, peshore elektronike, grirëse bimësh narkotike dhe 6 celularë.

Në kuadër të operacionit u arrestuan E. Sh., 31 vjeç, i cili shpërndante doza kokaine duke përdorur motomjetin me të cilin shpërndante porosi ushqimi, dhe S. Gj., 39 vjeç, i dyshuar gjithashtu për shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti sasi të konsiderueshme kokaine, fishekë për armë zjarri, pajisje për ndarjen e dozave dhe disa celularë.

Policia njofton se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit rikujton se më 25 shtator 2026 përfundon afati i aplikimeve për programin e posaçëm të kredive me interes 0%, të dedikuara për punonjësit e administratës publike për blerjen e një banese.

Programi parashikon financimin e blerjes së banesës sipas çmimit të referencës, ndërsa sipërfaqja e banesës përcaktohet në përputhje me certifikatën familjare.

Rreth 2100 punonjës të administratës publike kanë aplikuar deri tani për kredinë me zero për qind interes për blerjen e një banese, ndërsa në dispozicion janë 300 kuota.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se aplikimet, të hapura më 27 gusht, do të vijojnë deri ditën e nesërme, datë 25 shtator.

“Numrat na bëjnë shumë përshtypje, pasi shumë njerëz kërkojnë një mundësi për të pasur shtëpinë e tyre të re dhe kjo na tregon se sa shumë duhet të bëjmë akoma”, u shpreh Ibrahimaj, në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo u bëri thirrje profesionistëve që plotësojnë kriteret të përfitojnë nga dita e fundit e aplikimeve.

“Nëse je mjek, infermier, mësues, punonjës i Policisë, i Mbrojtjes apo i Burgjeve dhe i plotëson kriteret, ke ende kohë një ditë për të aplikuar përmes “e-Albania””, tha ministrja.

Ibrahimaj theksoi se interesi i lartë për këtë skemë tregon nevojën për politika të mëtejshme në fushën e strehimit.

“Prandaj po punojmë për politika të reja strehimi, që të krijojmë më shumë mundësi për blerjen e një banese apo për të përballuar qiranë”, deklaroi ajo.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se politikat e reja synojnë veçanërisht të rinjtë, profesionistët dhe çiftet e reja që janë në fillimet e jetës së tyre dhe kanë nevojë për mbështetje për të blerë një banesë.

Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit dhe vëmendje të veçantë në këtë proces do të kenë arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, gardistët, veterinerët, artistët, e tjerë.

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret
Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 106 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, projektligjin “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

Për këtë vendim në parlament, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë votim unanim si një hap thelbësor që e ngre përkushtimin ushtarak të Shqipërisë në një tjetër nivel.

“Një vendim që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren“, shkruan ministri Nufi.

Ai nënvizoi më tej rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët strategjikë.

“Si aleat i vendosur, Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe me përgjegjësi, solidaritet dhe kontribut për sigurinë ndërkombëtare.“, thekson ministri në postimin e tij.

Përmes këtij vendimi trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë drejtpërdrejt në përpjekjet globale për ruajtjen e stabilitetit dhe mbështetjen e proceseve të paqes në Gaza.

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend
Ministria e Arsimit ka publikuar Udhëzimin nr. 17, datë 18.9.2026, i cili sjell disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Udhëzimin nr. 9, datë 2.6.2026, që rregullon procedurat e njësimit të diplomave të institucioneve arsimore të huaja ose të ngjashme me to, të lëshuara nga shkollat private të arsimit të mesëm të lartë të licencuara në Republikën e Shqipërisë.

Me ndryshimin e bërë në pikën 1 të udhëzimit të ri, fusha e njohjes dhe njësimit të diplomave zgjerohet. Pika 3 e udhëzimit kryesor shtohet me shkronjën “d”, e cila përfshin zyrtarisht:

“d) Diploma të lëshuara, në përfundim të programeve të tjera ndërkombëtare, nga shkolla private të arsimit të mesëm të lartë, të licencuara në Republikën e Shqipërisë”.

Përditësimi i dokumentacionit dhe digjitalizimi përmes sistemit SMIP

Udhëzimi ndryshon gjithashtu dokumentet e kërkuara për procedurën e njësimit (pika 6), duke lehtësuar dhe përshtatur procedurat me mjetet digjitale zyrtare.

Diploma dorëzohet në kopje të njësuar me origjinalin nga noteri, e përkthyer nga një përkthyes i licencuar në Shqipëri, shoqëruar me vërtetimin përkatës të përkthimit.

Lista e notave (transkripti ose dëftesat vjetore) tani mund të shkarkohet drejtpërdrejt nga sistemi SMIP dhe të jetë e pajisur me vulë elektronike. Përndryshe, pranohet vërtetimi zyrtar i lëshuar nga institucioni arsimor, i pajisur me fotografinë e nxënësit dhe verifikimin e zyrës vendore arsimore parauniversitare.

Rezultatet e provimeve (kur ato janë zhvilluar) duhet të dorëzohen në kopje të njësuar dhe të përkthyera nga një përkthyes i licencuar.

Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit për Arsimin Parauniversitar, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), si dhe vetë shkollat private të arsimit të mesëm të lartë që zhvillojnë mësimin në gjuhë të huaj në vend.

Udhëzimi i firmosur nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin
Analisti Baton Haxhiu i është përgjigjur akuzave për të birin nga studio e “Opinion”. Pretendimet që kanë qarkulluar në median online, flasin se Andi Haxhiu ka përfituar pagesa mujore nga fondi sekret i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).

Këto akuza janë publikuar në vazhdën e një prej skandaleve më të mëdha që kanë prekur SHISH ditët e fundit, ku tashmë ish-drejtuesja Vlora Hyseni, akuzohet për shpërndarje të informacioneve konfidenciale te Ergys Agasi dhe për lidhje të ngushë me këtë të fundit.

Baton Haxhiu mohoi kategorikisht lajmin për të cilin thotë se është fabrikuar nga Enver Bytyqi. Mandej, Haxhiu tha se i biri, e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Tiranës ku dhe ka fituar.

“Jo që ska punuar, ai ka qenë në Edimburg, është një prej doktorëve të shkencave më të rinj atje. Më vjen turp që një njeri që është i afër i Berishës e ka nis këtë histori. Me instistimin e vetë Andit, se është parimor, e ka fituar gjyqin me një kriminel shkronjash që e ka nis këtë hisotir. E ka fituar gjyqin dhe asnjëherë se ka bërë publike. E ka fituar në Tiranë. Njeriu që e ka nis këtë gjë është, jep mësim ose është në Durrës.

Ky kriminel që pastaj lutej në gjykatë ti falje ai mëkat… Gjykata e ka dënuar me gjobë. Ka kërkuar një lloj mëshirë, Andi si parimor nuk i ka dhënë mëshirë dhe nuk i ka lënë ndërmjetësim. Andi nuk ka qenë i lidhur fare me Shqipërinë. Enver Bytyqi që është një kriminel shkronjash që e ka vendos si fjali të parë dikur që Andi punon si këshilltar në ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë. Andi 22 vjec në atë kohë.”