pdsh Archives - Zyrtare.net

Partia Demokratike Shqiptare mban Kongresin IX në Tetovë: “Për ide, jo për personale”
Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar mbajtjen e Kongresit IX të partisë, i cili do të zhvillohet këtë të diel në Tetovë informon Tetovasot.

Nën moton “Për ide, jo për personale”, kongresi pritet të mbledhë strukturat dhe përfaqësuesit e partisë për të diskutuar zhvillimet politike dhe drejtimet e ardhshme të subjektit politik.

Sipas njoftimit, Kongresi IX do të mbahet më 24 maj 2026, me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës.

Ky organizim vjen në një periudhë dinamike politike në vend, ndërsa pritet që nga kongresi të dalin mesazhe dhe qëndrime lidhur me sfidat politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.TS

Thaçi: Ahmeti është takuar “tinza” disa herë me Mickoskin
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka bërë akuza të forta ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke deklaruar se ai është takuar fshehurazi disa herë me kryeministrin Hristijan Mickoski, edhe në periudhën kur të dyja partitë ishin pjesë e Frontit Evropian.

Sipas Thaçit, informacionet për këto takime i kanë ardhur nga persona brenda VMRO-DPMNE-së. Ai pretendon se qëllimi i këtyre kontakteve ka qenë sigurimi i hyrjes së BDI-së në qeveri, pavarësisht zhvillimeve politike dhe deklarimeve publike të asaj kohe.

Thaçi ka shtuar gjithashtu se, sipas tij, një tjetër synim i Ahmetit ka qenë degradimi i figurës së tij politike dhe dobësimi i pozitës së PDSH-së në skenën politike shqiptare./Tema.mk

Sa parti politike dolën nga PDSH-ja?
Nga Partia Demokratike Shqiptare, partia më e vjetër akoma aktive në skenën politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, kanë dalë një numër i madh i partive politike në 20 vitet e fundit.

Dikur parti qeverisëse dhe faktor kyç nën udhëheqjen e Arbën Xhaferit, sot elektorati tradicional i PDSH-së është i përçarë dhe shpërndarë nëpër parti dhe fraksione të ndryshme, thuajse secila me fraksione edhe brenda vetes.

Sa parti konkretisht dolën nga PDSH-ja?

Demokracia e Re e Imer Selmanit

Kjo parti u krijua në vitin 2008 nga Imer Selmani, figurë kyçe në PDSH dhe ish-ministër i shëndetësisë nga kjo parti.

Imer Selmani garoi për president në vitin 2009 dhe arriti befasinë me numrin e votave të grumbulluara, mbi 147 mijë vota.

Megjithatë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, DR-ja e tij nuk mori asnjë deputet dhe Imer Selmani dha dorëheqje nga pozita kryetar partie.

Rilindja Demokratike Kombëtare e Rufi Osmanit

U formua në vitin 2011 nga një fraksion i udhëhequr nga Rufi Osmani.

RDK u paraqit si një alternativë e re politike për shqiptarët dhe për një kohë të shkurtër u konsolida si forca e tretë politike.

Por, rezultatet e dobëta zgjedhore çuan në dorëheqjen e Rufi Osmanit, ndërsa pas tij RDK-ja u përça. Një pjesë iu bashkua koalicionit Aleanca për Shqiptarët që më vonë u shndërrua në parti, ndërsa një pjesë tjetër iu bashkua Lëvizjes Besa.

LR PDSH e Ziadin Selës

Në vitin 2016, një grup brenda PDSH-së shpalli lëvizjen reformuese kundër udhëheqjes së partisë. Kjo lëvizje u drejtua nga Ziadin Sela, i cili krijoi bazën për një subjekt të ri politik.

Aleanca për Shqiptarët dhe fraksionet e saj

LR PDSH u bashkua me Unitetin dhe një pjesë të RDK-së për ta formuar Aleancën për Shqiptarët, fillimisht si koalicion e më pas si parti.

Megjithatë, ASH-ja u përball me përçarje të njëpasnjëshme që po vazhdojnë edhe sot.

Një fraksion i ASH-së udhëhiqet nga Ziadin Sela, një tjetër nga Arben Taravari, ASH-ja brenda VLEN-it udhëhiqet nga Arben Fetai, ndërsa së fundmi Ilir Demiri paraqitet si përfaqësues i këtij fraksioni, me mbështetje nga deputetët dhe një pjesë e funksionarëve.

Lëvizja Arbëria e Bekim Fazliut

Disa ish-deputetë të PDSH-së, Bekim Fazliu, Orhan Ibrahimi, Merale Ferati dhe Gazmend Aliu, formuan Lëvizjen Arbëria para zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Arbëria iu bashkua VLEN-it si subjekt jotipik, pa lider por me Këshill Drejtues.

Pra, në 15 vitet e fundit të paktën 5 parti ose lëvizje dolën nga PDSH-ja. Nëse i numërojmë edhe 4 fraksionet që thirren në emër të Aleancës për Shqiptarët, ky numër shkon në 8 fraksione gjithsej.

Ndërkohë logon dhe vulat e PDSH-së vazhdon t’i mbajë Menduh Thaçi, i cili së fundmi u largua nga koalicioni me BDI-në dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale./VOXAL/

Menduh Thaçi nga Haraçina: Gruevskit nuk ia mbante me neve të PDSH-së
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, deklaroi se në të kaluarën Nikola Gruevski dhe VMRO-DPMNE kishin tentuar të diskreditonin partinë e tij, por sipas tij u përballën me kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e PDSH-së në qeveri, raporton Zyrtare.net

Duke folur në një takim me strukturat partiake në Haraçina, Thaçi kujtoi një episod nga periudha kur, sipas tij, ish-kryeministri Gruevski kishte sulmuar PDSH-në përmes një shkrimi në TV Sitel, duke e paraqitur partinë si të parëndësishme.

“Njëherë ka provuar VMRO e Nikola Gruevskit me ne, direkt Gruevski se nuk ia mbante me ne. Më kujtohet atëherë e bëri një artikull te TV Sitel dhe na nxori kinse ne s’jemi askush. Të nesërmen paradite i ka dalë zëvendëskryeministri ynë Imer Aliu dhe i ka bërë me emër e mbiemër me VMRO, me Gruevskin, me krejt”, tha Thaçi.

Ai theksoi se PDSH ka qenë gjithmonë e gatshme të përballet politikisht me kundërshtarët dhe se, sipas tij, përpjekjet për ta minimizuar rolin e saj nuk kanë pasur sukses./ZYRTARE.net/

Menduh Thaçi: BDI-ja do të pësojë katastrofë – Në momentin që Ali Ahmeti u vendos mes Taravarit e Seles, votat e PDSH i ka të humbura
Kryetari i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, është i ftuar në “Pressing” të T7, ku edhe ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen atje.

Ai beson se BDI’ja do të pësojë katastrofë në këto zgjedhje lokale.

Sipas tij, Ali Ahmeti i ka votat e PDSH’së të humbura në momentin kur është vendosur mes Arben Taravarit dhe Zijadin Seles.

“BDI do të pësojë katastrofë. Shpërbërje, për shkak se VMR’ja full do ta mbështesë VLEN’in. E dyta, mendoj se BDI në momentin që është Ali Ahmeti është vendos me Raravarit e Seles, të gjitha votat e PDSH i ka të humbura”, tha mes tjerash Thaçi.

Theksojmë se partia e Thaçit, PDSH nuk do të garojë në zgjedhje lokale.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u shpallën më 9 gusht. Rundi i parë i votimit do të mbahet më 19 tetor dhe rundi i dytë dy javë më vonë, më 2 nëntor. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që kur Maqedonia e Veriut fitoi pavarësinë.

Sadiki: Edhe në Moranë së shpejti fillon ndërtimi i sallës së re moderne sportive
Kandidati i PDSH-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiki ,premton ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore në Moranë.

“Me Ministrinë e Arsimit jemi dakorduar për fillimin e ndërtimit të sallës së sportit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Moranë, ku nuk ka pasur deri tani. Shpresoj që shumë shpejt tani, sepse për shkak të fushatës zgjedhore nuk ishim në gjenje të fillonim punimet, por menjëherë pas zgjedhjeve shpresojmë që të nisim e brenda afatit të paraparë në kontratë, të përfundojë edhe salla e sportit në Moranë”, premton Sadiki.

Ish kandidati i PDSH në Tetovë rreshtohet krah Vullnet Murselit
Ish kandidati nga radhët e PDSH-së, për komunën e Tetovës Bardhyl Dauti i është bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët. Bardhyl Dauti më parë ka qenë nënkryetar i PDSH-së si dhe ministër pa resor.

Mbështetja e Bardhyl Dauti në këtë moment për Aleancën për Shqiptarët dhe kandidatin e tyre për kryetar komune, Vullnet Murseli është shumë e rëndësishme për shkak garës e cila është duke u zhvilluar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Me këtë mbështetje, rriten edhe më shumë gjasat që fitues në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Tetovë, të jetë kandidati i opozitës shqiptare, Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, Vullnet Murseli.

Azem Sadiku: Më jepni përkrahje për mandat të ri në Studeniçan
Azem Sadiku kërkon edhe një mandat për të udhëhequr komunën e Studeniçanit. Përmes një prononcim që ka pasur në një debat televiziv ai ka kërkuar përkrhajen e banorëve që tia japin besimin për të vazhduar me sukseset në komunën e Studeniçanit.

“Ju më njihni mua, unë jam lindur në Studeniçan dhe gjithë kohës kam jetuar këtu, edhe fëmijët e mi kanë lindur këtu dhe në emër të fëmijëve të mi dhe në emër të të gjithë fëmijëve të komunës tonë ju premtoj se do të vazhdoj të punoj me nder, me rrespektin më të madh ndaj punës duke vlërsëuar vullnetin tuaj. Nëse e marrë përkrhajen tuaj do të vazhdoj me përkushtueshmërin më të madhe që të punoj. Do të punoj për ta bërë komunën e Studeniçanit shembull të sukseshëm për të gjithë”, ka porositur Sadiku gjatë një debati telviziv.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë  e Veriut mbahen të dielën më 17 tetor.

Hevzi Jashari kandidat i PDSH-së në Likovë
Partia Demokratike Shqiptare, sonte ka zyrtarizuar kandidaturën e Hevzi Jashari për kryetar në Komunën e Likovës.

“Dega e PDSH-së Likovë mbajti kuvendin e degës ku u zyrtarizua kandidatura e z.Hevzi Jashari për kryetar komune si dhe u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Bartës i listës do të jetë z.Ragmi Isufi.

Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Likovës Hevzi Jashari elaboroi para kuvendit të degës platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje. Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e komunës së Likovës siç janë uji për pije, kanalizimi, infrastruktuta rrugore, arsimi, kultura, si dhe projekte tjera me rendesi për banorët e kësaj komune”, thonë nga PDSH, transmeton TV21.

Ish-kandidati i PDSH-së në Gostivar, rreshtohet pas Arben Taravarit
Kandidati i propozuar herën e parë nga Dega e PDSH-së në Gostivar për Kryetar Komune në Gostivar, Frymzim Dauti, rreshtohet pas Arben Taravarit, duke e mbështetur atë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor 2021.

Kujtojmë Dauti është edhe nënkryetar i Partrisë Demokratike Shqiptare.

Ndryshe, në në intervistë të dhënë për News33, Frymëzim Dauti ka lëshuar akuza të rënda në adresë të kreut të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Dauti e akuzoi Thaçin për shkatrim të partisë dhe privatizimin e të njëjtës.

PDSH kompani private e Menduh Thaçit/ Pajtim Thaçi kandidon bartës liste në Tetovë
Menduh Thaçi po e dëshmon se partinë e tij e ka shënderuar në një kompani private ku listat dhe kandidatët për garat zgjedhore i bën vet një person, në këtë rast Menduh Thaçi si kryetar partie, shkruan Zyrtare.net

Kjo u dëshmua edhe në këto zgjedhje lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, ku në listën për këshillin komunal për komunën e Tetovës bartës i listës është caktuar të jetë Pajtim Thaçi, i biri i Menduh Thaçit.

Ky uzurpim i partisë që po bëhet tash e një kohë të gjatë nga Menduh Thaçi e ka shkatëruar partinë në atë nivel saqë të luftoj për mbijetes./ZYRTARE.net/

Ish drejtori i shkarkuar nga radhët e PDSH-së me akuza të rënda ndaj Menduh Thaçit
Frymzim Dauti, nënkryetar i PDSH-së gjatë ditës së djeshme u  shkarkuar nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Nacionale “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, për shkak që siç u tha të punës që nuk ishte në përputhje me ligjin.

Por një ditë më pas përmes një shkrimi të publikuar nga vetë Frymzim Dauti dalin në pah se gjërat nuk paskan qenë edhe ashtu siç u tha, përcjell Zyrtare.

Dauti në shkrimin e tij të gjërë e të gjatë ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të partisë Menduh Thaçi se është transformuar nga marksist në përkrahës i LGBT-së.

Ja shkrimi i plotë i Frymzim Dautit me akuza të rënda për Menduh Thaçin

TRANSFORMIMI I MENDUH THAÇIT NGA MARKSIST NË PËRKRAHËS TË LGBT

Në shkrimet e mija nuk merrem me personalitetin e dikujt. Mirëpo rastin që e shtjelloj në këtë shkrim është më shumë se një person politik në kuptimin që ai ka ndikuar në politikën e shqiptarëve në Maqedoni. Besojë që e njoh shumë mir, dhe përderisa ai më ka përfaqësuar edhe mua, kam të drejtë t’i përmbledhi disa fjali për te. Ai është ende kryetari im në kuptimin që është në krye të partisë që unë gjatë gjithë jëtës i takoj. PDSh-në asnjëherë nuk e kam identifikuar me Menduh Thaçin. Kjo parti është vazhdimësi e organizimit të parë politik të shqiptarëve pas shembjes së komunizmit. Kam qenë 15 vjeçar kur e kam takuar Menduh Thaçin në shtëpin time, kur së bashku me babain tim [Refik Dauti] dhe me përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë organizonin komplot për udhëheqësin e atëhershme të PPD-së në kongresin e PPD-së të vitit 1993. Më kujtohet që atë kongresë e udhëheqte babai im dhe ia arritën që shumicën e delegatëve t’i bindin që të shkarkonin udhëheqësin e atëhershme të PPD-së.

Më kujtohet që Menduh Thaçi me përkrahjen e përfaqësuesve të PD të Shqipërisë e merr guximin që të pretendonte të kandidohej për kryetar të PPD-së në kongresin në fjalë. Megjithate ata nuk i ja arritën qëllimin pasi që Refik Dauti me të drejtë e konsideronte Menduh Thaçin axhami politik, e kjo kuptohet që për shkak të moshës së tij të re. Me atë rast Refik Dauti e propozon Arben Xhaferin, të cilën e ka njohur që prej periudhës së 1968 gjatë gjyqit politik kundër tyre. Arben Xhaferi e pranon detyrën e kryetarit edhe pse ishte i vetëdishëm që nuk kishte dhënë ndonjë kontribut që ta merritoj atë pozitë. Kjo situatë solli që Arben Xhaferi gjatë gjithë karrierës së tij politike ta shihte Menduh Thaçin jo vetëm thjeshtë si një nënkryetar të tij por edhe si ortak politik. Kjo pozitë i mundësonte Menduh Thaçit që për disa raste të organizimit partiak të vendoste vetë edhe pa mos e konsultuar kryetarin e tij. Mirëpo PPD-së legjitime të dalur nga kongresi ju vodh emri me vendim gjyqësorë nga iniciativa e atyre pjesëtarëve të PPD-së që vazhduan të mbeten pjesë e pushtetit qendrorë. Në një situatë të tillë PPD-së legjitime nuk i mbeti alternativë përveq se të ndryshonte një shkronjë në emrin e PPD-së, e që të mund të garonte në zgjedhje.

Kështu lindi PPDSh-ja si parti e parë opozitare shqiptare, e që e kishte strukturën organiziative të PPD-së, e sidomos të kompletuar në teritorin e sotën të Komunës së Gostivarit dhe Komunës së Vrapçishtit nën udhëheqjen e Refik Dautit. Me atë strukturë në zgjedhjet lokale PPDSh-ja i fitoi shumicën e komunave rurale të Gostivarit dhe vetë Komunën e Gostivarit e ku bartës liste ishte Refik Dauti. PPDSh-ja në Tetova me vështirësi të mëdha, pas përsëritjes të disa cikleve zgjedhore lokale më në fund arriti që poashtu të fitoj Komunën e Tetovës. Në suksesin e PPDSh-së përveq organizimit të tyre të vjetër strukturoro-partiak, u ndohmoi edhe përkrahja që ju jepte Shqipëria. Presidenti Sali Berisha i kishte pranuar në takim zyrtarë Refik Dautin, Arben Xhaferin, Menduh Thaçin dhe Rufi Osmanin. Më kujtohet se gjatë atij takimi baba im ishte akomoduar në shtëpin e Enver Hoxhës. Në po atë shtëpi akomodohej edhe Menduh Thaçi përderisa nuk hyri në konflikt me Sali Berishën.

Pasi që Gostivari ndiheshte se ishte më merritor në fitoren e zgjedhjeve lokale të PPDSh-së, lindi ambicija e Kryetarit të Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, i cili poashtu ishte i ri në moshë, që të ja zente vendin Menduh Thaçit. Në ndërkohë u shkri edhe Partia Popullore Shqiptare në PPDSh-në gjatë konventës që u mbajtë në Gostivar. Me atë rastë edhe emri i ri i PPDSh-së u bë PDSH. Megjithate pas disa muajve pasuan ngjarjet e krizës për flamujt para komunës në Gostivar. Gostivari e pasoj më keq pasi ishte bastion i PPDSh-së dhe në Gostivar përveq flamurit të Shqipërisë valonte edhe flamuri osman.

Pasi e kam ndjek procesin gjyqësorë të atehërshëm për dënimin e Refik Dautit dhe Rufi Osmanit, vlenë të potencohet një fakti që heshtet me qëllim. Gjegjësishtë, për ngritjen e atyre flamujve u dënua me burg Refik Dauti, si kryetar i Këshillit Komunal, pasi që ata flamuj ishin ngritur me vendim të këshilltarëve komunal të PPDSh-së. Përderisa Rufi Osmani u dënua me burg për fjalimin që e kishte mbajtur në një miting të Gostivarit për problemin e flamurit. Pas ngjarjeve të përgjakëshme të Gostivarit, PPD-ja akuzohej si e paaftë në mbrojtjen e shqiptarëve dhe e koruptuar në pushtetin që kishte me sllavo-maqedonët. Në një situatë të tillë të ramjes së rejtingut, PPD-ja nuk kishte alternativ dhe u detyrua që të hynte në koalicion me PDSh-në për zgjedhjet parlamentare të vitit 1998. Hyrja në burg e udhëheqësve të PDSh-së së Gostivarit u shfrytëzua nga Menduh Thaçi në përforcimin e pozicionit të tij në parti. Përderisa Refik Dauti gjendej në vuajtje të burgut në Idrizovë, aty shkon që t’i vizitoj Arben Xhaferi. Pasi që Rufi Osmani refuzon që ta pranoj në takim në burg Arben Xhaferin, për të qenë solidar me bashkëvuajtësin e tij të qelisë edhe Refik Dauti nuk e takon Arben Xhaferin. Kjo situatë shndërrohet në „golden opertunity“ për Menduh Thaçin për t’i shkarkuar konkurentët e tij. Menjëherë organizon kuvend partiak të PDSh-së për degën e Gostivarit. Kuvendarët njëzëri e propozojnë përsëri Refik Dautin për kryetar dege.

Me atë rast Ministri injorant Bedredin Ibrahimi u drejtohet kuvendarëve dhe thotë: “E lusë Refik Dautin që të prononcohet se a e pranon kandidaturën”. Të revoltuar nga ky akt i shëmtuar i ministrit të dërguar me porosi të Menduh Thaçit, kuvendrët e lëshojnë mbledhjen pasi që dihej se Refik Dauti ishte duke vuajtuar burgun. Pasi kuvendi në Gostivar dështon, më vonë emërohen disa persona axhami politik dhe pa autoritet në Gostivar si kryesi e re e degës së PDSh-së në Gostivar. Me këtë rastë lind dhe e ashtuquajtura rrugaçëria politike në politikën shqiptare. Pra njerëz pa autoritet dhe të arritura profesionale filluan të merren me politikë. Kjo do të thotë se themelues i rrugaçërisë politike në Maqedoni është Menduh Thaçi, pasojë kjo që vazhdon ende edhe sot. Rrugaçëria politike si fenomen ka pasojë direkte në dështimin e avancimit politik të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo rrugaçëri erdhi në shprehje gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2000 e ku PDSh-ja i fitoi gjithë komunat e ku në disa vendvotime i manipuloi zgjedhjet nëpërmjet kërcënimit dhe mbushjes së disa kutive të votimit. Periudhën mbas vitit 2001 besoj që shumica e shqiptarëve i kanë të njohura prandaj dhe nuk hy në detale. Në kongresin e PDSh-së të mbajtur në Strugë [më duket gjatë vitit 2007], u tërhoq Arbër Xhaferi dhe pa kundërkandidatë u zgjodh Menduh Thaçi kryetar i partisë. Unë kam qenë prezentë në të gjithë kongreset e PDSh-së dhe e kam votuar Menduh Thaçin për kryetarë edhe atëherë kur simbolikisht ka patur kundërkandidat. Largimi i Arben Xhaferit simbolizon fillimin e shkarimit gradual të PDSh-së.

Kjo përarsye se Menduh Thaçi nuk lejonte që të kishte njëri afër tij ashtu sikur që Arbër Xhaferi mbante afër tij Menduh Thaçin. Kjo nënkuptonte se ai pretendonte se nuk kishte nevojë për këshilla dhe nëse pyeste për këshillë e bëntë vetëm për çështje formaliteti, pasi që vendimin e kishte marrur më herët. Dobësia tjetër e Menduhit ishte se ai mendonte se kishte pritur shumë gjatë prej vitit 1993 deri në vitin 2007 që të merrte pozitën e kryetarit të partisë. Prandaj dhe nuk duheshte askush ta kontestonte pozitën e tij në parti edhe kur bënte gabime apo kur i humbte zgjedhjet. Prandaj dhe në rrethin e tij të ngushtë i mbante disa tetovarë të cilët nuk kishin karizëm të ja kontestonin vendin e kryetarit. Në një kritik të hapur që i ja kam bërë gjatë një mbledhje në Gostivar në vitin 2008, ndër të tjerat i kam thënë se e ke shndërruar PDSH-në në PD-Tetova. Ai u mbrojtë se vetë është me preardhje Kosovar dhe se akuza ime ndaj tij nuk mban. Megjithate kuptohet që ajo ishte dhe mbetet dobësia e tij.

P.sh ende sot Kryetari i rinisë, Kryetarja e Forumit Gruas, Sekretari Gjeneral dhe vetë ai janë Tetovar. Përpjekja e Menduh Thaçit që me çdo kusht të parandalonte t’i afrohej dikush Arbër Xhaferit që mos i rrezikohej karikja e tij si kryetar pasardhës, sikur që ishte rasti me konfliktin me Rufi Osmanin, gradualisht u shndërrua në fiksion për te. Prandaj dhe gabimi më i madh që e vulosi në udhëheqjen e PDSh-së ishte kur nuk i lejoi që të kandidonte për kryetar në kongres të partisë Ziadin Selën. Kuptohet që Sela do të humbte në votime. Vetë unë do të votoja për Thaçin edhe se bashkëpunonim me Selën. Përderisa Sela udhëheqte sekretariatin për informim unë isha zëvendës i tij si dhe drejotja sektorin e propagandës.

[Me këtë rastë të tregojë një ngjarje. Kur Thaçi më propozoj për udhëheqës të propagandës, e nguca me shaka duke i thënë Thaçit se Hitleri para se ta merte udhëheqjen e partisë naciste kishte qenë udhëheqës i propagandës së partisë.] Kuptohet që Zijadin Sela situatën e menaxhojë mirë para kongresit me arsyetimin se nuk është fer që ai mos lejohet të kandidoj si kryetar dhe prandaj mblodhi disa përkrahës. Sela kishte mbledhur përvojë nga ta ate që dështuan me parti pasi që dolën nga PDSh-ja.

Sikur që ishtin rasti i Imer Selmanit, Rufi Osmanit, Bardhyl Mahmutit, Aljadin Demirit, e që dolën me parti të tyre nga PDSh-ja. Ata dështuan edhe përshkak se formuan parti me emra të rinj. Votuesit tradicional të PDSh-së identifikoheshin me emrin e PDSh-së dhe e kishin të vështirë që të votonin parti tjetër dhe simbol tjetër. Zijadin Sela doli me partinë PDSH Lëvizja për Reforma dhe mbajti simbolin e PDSH-së dhe sot mban portretin e Arben Xhaferit. Bazuar në faktet e lartëpërmendura Zijadin Sela arriti që ta dëmtonte seriozisht elektoratin tradicional të PDSH-së. I ndodhur në një situatë të re, tani Menduh Thaçi e harroi oponentin politik BDI dhe filloi të merret vetëm me ate se si ta dëmtojë Aleancën për Shqiptarët, por edhe partitë tjera shqiptare.

Dështimet e shumta në zgjedhje kuptohet që e kanë dhe koston mentale për shëndetin e Menduh Thaçit. Për ta mbajtur veten në formë psikike, ai edhe kur jemi një grup i vogël të kryesisë së partisë, e që të gjithë ne jemi ekspertë të organizimit politik dhe të situatës politike, flet sikur është para një audience të madhe apo mos ma keq sikur kamerat janë duke e inçizuar. Debati i arsyeshëm mungon dhe kritika merret nga ai si sabotazh për demotivimin e tij në luftën e tij politike. Librin e tij që e ka titulluar “Mbijetesa Politike”, e venë ate shpesh në një situatë që ai të besojë seriozishtë se është shumë i aftë që të mbijotoj politikisht, pamvarsisht realitit. Tani më ai mbijetesën politike nuk e sheh si mbijetesë të PDSh-së si strukturë politike, e që ka bagazh të madh edhe për shumë të mira në dobi të avancimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve, por si mbijetesë politike të vetes së tij. Kjo nënkupton që kultin e tij personal me fotografi dhe propagandë që tentoi ta ngriste në PDSH u dëshmua katastrofale për PDSh-në. Manipulimet e inçizimeve politike që ja montuan sorosoistët fatalisht e dëmtoi PDSh-në. Teoria politike thotë se kur dëmtohet lideri kult dëmtohet e gjithë partia.
Tani t’i ndërlidhë disa fjalë me titullin e shkrimit. Si student në Prishtinë edhe Menduh Thaçi ashtu sikur dhe shumë të ri të tjerë shqiptarë, në ilegalitetë u bënë marksistë nacionalistë. Kjo edhe si rezlltat i propagandës që subvencionohej edhe nga Shqipëria komuniste. Kuptohet që pas komunizmit Menduh Thaçi potenconte se ishte antikomunist i zjarrtë. Megjithate kjo është fenomen për shumë prej atyreve që si pasojë e urrejtjes së vetes së tyre për një periudhë të jetës si të papjekur politikisht.Periudhën pas marksist nacionalizmit të tij, e shpjegova shkurtimisht më lart.

Tani ka mbetur ta shpjegoj se pse dyshojë që Menduh Thaçi tani është aktivist i komunitetit LGBT. Kur më thuajnë shumë veta se mbështetje jote për Menduh Thaçin nuk ka më asnjë arsyetim, unë ndër përgjigjet më të shpeshta ju them: Ai është i vetmi politikan shqiptarë në Maqedoni që është në listën e zezë të SHBA. Ky fakt dëshmon shumë, pasi që para se të hynte në listën e zezë ka pasë paralajmërim që t’i ndryshonte disa qëndrime për kritikat për mosimplementimin e duhur të Marrëveshjes së Ohrit.

Megjithate ai Menduh ishte Menduh tjetër. Menduhi i sotëm, i akuzuar me patëdrejtë penalisht për paregullsi zgjedhore [ sipas meje për mbrojtjen e votës shqiptare], ka hyrë në një lavirint psokologjik që burgun e ka frik. Kur mua para dy muajve më shantazuan në punë se do të më akuzojnë penalisht nëse nuk jap dorëheqje nga Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, isha shumë i prerë. Jo burgut po vdekjes nuk i frigohem. Porosia ime ndaj Meduhut ishte se nëse arrin që një ministre aktive e komunitetit të LGBT-së në Qeveri të na hidhrone neve, le të dihet se për çka jemi hidhëruar. Menduhi për ta mbrojtur veten, me qëllim që të marrë ndonjë poen nga komunitetit i LGBT-së pajtohet që shqiptarin dhe muslimanin e parë që u emërua në pozitën e Drejtorit të Bibliotekës së Maqedonisë pas më shumë se një shekulli ta shkarkojnë pa faj.

Paramendoheni, një ditë para se të shkarkohem, Menduhi takohet me Kryeministrin. Shkarkohet drejtori që është nënkryetari i PDSH-së si pjesë e Qeverisë e ku jam në listë për deputetë dhe jam kandidat zyrtare i PDSh-së për kryetar të Komunës së Gostivarit. Cfarë ironie! Dhe Menduhi arsyetohet se është i pafuqishëm ta parandalojë. Ai, duke i njohur rrethanat politike mirë, e di që LGBT-të i përkrah fondacioni i Sorosit, përderisa indirekt nëpërmjet ndikimit evro-amerikan kanë ndikim edhe në gjyqësorë. Friga disa dekadëshë për mos ja zënë kariken e kryetarit të PDSH-së, e që u bë shkaktar për shkrirjen e PDSh-së, tani është shndëruar në frikë të paarsyeshme nga gjyqësori. Vaj halli për PDSH-në.

[ Autori është Nënkryetar i PDSH-së dhe Kandidat i PDSH-së për Kryetar të Komunës së Gostivarit]

U dakorduan Zoran Zaev dhe Menduh Thaçi për zgjedhjet lokale
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi janë dakorduar që të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale.

Këtë e ka bërë të ditur Zaevi, nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në “Facebook”.

“Me qëllim që për qytetarët të sigurojmë kryetarët dhe këshilltarët më të mirë, të cilëve t’u shërbehet populli është qëllimi dhe përcaktimit kryesor. Në disa komuna, bashkëpunimin do ta realizojmë në rrethin e parë, ndërkaq në komuna të tjera në rrethin e dytë. LSDM-ja vazhdon të ndërtojë dhe zhvillojë koalicionin më të madh dhe më të mirë për zgjedhjet lokale në tetor”, shkroi Zaev, transmeton TV21.

PDSh-ja tanimë ka zyrtarizuar kandidaturat në disa komuna, mbetet të shihet se në cilat komuna ajo nuk do të paraqesë fare kandidatë për të mbështetur bashkërisht partitë e koalicionit një kandidat që në rrethin e parë.

Ky është kandidati i PDSH-së për komunën e Zhelinës
PDSH ka bërë të ditur se do ti hyj garës edhe edhe për të parin e Komunës së Zhelinës.

Në Kuvendin e Degës së kësaj partie të mbajtur sonte u zyrtarizua  kandidatura e Medin Nazifit për kreun e Komunës së Zhelinës. Në këtë kuvend u zgjodh edhe kryetari si dhe kryesia e degës së PDSH-së Zhelinë, ku për kryetar u rizgjodh Visar Bakiu.

Në kuvend ishte prezent edhe kryetari i partisë, Menduh Thaçi duke iu drejtuar kuvendit me një fjalim rasti./Zyrtare.net/

Ja kush u zgjodh kryetar i kuvendit të PDSH-së në Tetovë
Sonte, më 18 qershor, u mbajt Kuvendi i Degës Tetovë ku u zgjodh kryetari i degës dhe anëtarësia e kryesisë së kësaj dege. Për kryetar të degës së Tetovës u zgjodh Driton Ibishi. Ndërkaq, ngjarjen e ndoqi edhe kryetari i partisë Menduh Thaçi.

Fjalimi i plotë i Kryetarit të Degës së Tetovës Driton Ibishi:

“I nderuar Kryetar i Partise Demokratike Shqiptare z. MenduhThaçi, I nderuar Prof. Sadi Bexheti,

Te nderuar gazetare, te dashur miq,

Sot, eshte nje dite shume e vecante, interesante por edhe jashtezakonisht e rendesishme per ne. Dua te marr pak kohe t’ju falemnderoj perzemersisht per besimin qe me dhate ne kete detyre me plot pergjegjesi. Eshte nder i vecante te perzgjidhem per te udhehequr degen me te fuqishme te PDSH-se. Partia me e vjeter e shqiptareve ne kete shtet me zgjodhi mua si shqiptari me i ri qe ta udheheq kete dege. Une jam totalisht i vetdijshem qe na pret nje pune shume e madhe. Por te tjeret nga jashte qe dyshojne ne pervojen time organizative per shkak te moshes, dua t’i siguroj dhe t’ju apeloj qe askush, asnjehere, te mos e vendoje ne dyshim kapacitetin tim per ta kryer kete detyre me sukses. Prej tani i hetoj pengesat e rradhes, sfidat e ashpra dhe intrigat e perlyera. Por vullneti im dhe i PDSH-se eshte i jashtezakonshem sa qe i tejkalon te gjitha keto.

Guximi per kete detyre buron prej familjes time, prej miqeve e dashamireve dhe sigurisht prej perkrahjes suaj besnike. Jutashme me njihni dhe e dini se energjia ime eshte e pashtershme. Ne kete detyre do te jem krah jush gjithnje dhe pres qe t’ju kem krah meje ashtu sic e kam kryetarin e partise. Te gjithe ju keni dhene shume mund per degen e Tetoves dhe PDSH-ne, une jam i gatshem te mesoj nga ju dhe te sjell perspektiven time te fresket ne kete angazhim. Ne kete mision do te jemi se bashku ne cdo moment per t’ia kthyer dinjitetin tetovareve.

Me keto zgjedhje lokale, ne tashme po hyjme ne nje dekade te re per Tetoven, nje dekade me shume mundesi, dhe me udheqes te rinj. Kjo fushate behet per te ardhmen, jo per te kaluaren. Ne qe jemi ketu kemi nje vizion te perbashket dhe te sakte per Tetoven. Te gjithe udhehiqemi nga nje vullnet i zjarrte per t’i bere vendbanimet tona me te mira, familjet tona me te pasura e me te shendosha. Arsyeja qe Partia Demokratike Shqiptare eshte e vendosur mire qendron ne faktin se ne dijme t‘i percjellim saktesisht prioritetet e qytetareve. Ne, bashke me kandidatin tone per qytetin e Tetoves do ta shembim turpin dhe talljen e vazhdueshme ndaj tetovareve.”, tha Ibishi.

PDSH zyrtarizon kandidatin e saj për komunën e Studeniçanit
Sot është mbajtur kuvendi i PDSH dega Studeniçan.

Për kryetar të degës së  kësaj partie në Karshiakë u zgjodh Nimetulla Demiri. Ndërsa, poashtu, në këtë kuvend komisioni kandidues vendosi që Azem Sadiku të rikandidojë për Komunën e Studeniçanit.

Ndërkaq, ngjarjen e ndoqi edhe kryetari i partisë z. Menduh Thaçi duke iu adresuar simpatizantëve me një fjalim rasti.”Unë do të jem në përkrahje të vazhdueshme të z. Azem Sadiku që jeta e banorëve të këtyre anëve të jetë më e mirë, më kualitative dhe më e zhvilluar në të gjitha aspektet.”, u shpreh kryetari i PDSH-së./Zyrtare.net/

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dje përpos që bëri publike kandidatin për Tetovën, Sadi Bexhetin ish kryetarin e Tetovës ai gjithashtu “shpalosi” nën hije edhe pasardhësin e tij të PDSH-së djalin e tij, Pajtim Thaçin. Në kuadër të promovimit të Sadi Bexhetit, Menduh Thaçi kishte vendosur djalin e tij Pajtim Thaçin si bartës liste për këshillin komunal, një parapregaditje për të marrë PDSH-në në të ardhmen.

Pajtim Thaçi tani më është i përgatitur për lider, pasi ditë më parë ka mbrojtur edhe doktoraturën në shkencat politike me temën “Liderët Politik në Ballkanin Perëndimor pas vitit 1990”.

Ky gradim i Pajtim Thaçit i ka hapur rrugë më të lehtë Menduh Thaçit që më poshtë në tekst do ti ndajmë Menduh Thaçi në Thaçi 1 dhe Pajtim Thaçi në Thaçi 2.

Menduh Thaçi – Thaçi 1 është dashur shumë më herët të mendojë këtë gjë, pasi PDSH-në një parti të fuqishme e fundosi me krenarinë dështake të tij duke menduar se do të jetë lider i pavdekshëm e duke mos lënë asnjë ndryshim në parti.

Të bëjmë një krahasim mes Thaçit 1 dhe Thaçit 2

Në krahasim me Thaçin 1, Thaçi 2 është më vizionar, më proamerikan dhe më i hapur se Thaçi 1.

Thaçi 2, dje me siguri është ndjerë shumë keq, kur Thaçi 1 sërish sulmoi BDI-në, pasi forat e tilla nuk pijnë ujë më, pasi Thaçi 1 në koalicion është me BDI-në, andaj Thaçi 2 nuk do të sillet më si Thaçi 1, nuk do të shajë as opnetët politik e as bashkëpuntorët politik.

Thaçi 1 ka etiketuar dhe ka ofenduar çdo funksionar të sukseshëm, madje edhe familjarë pas ikjes nga PDSH-ja, Thaçi 2 kurrë nuk do ta bëjë atë.

Thaçi 1 ka bërë pazare në dëm të partisë në interes të tij, Thaçi 2 do të bëjë në dëm të vetes në interes të partisë.

Thaçi 1 kurrë nuk e ka dashur PDSH-në, Thaçi 2 do ta doje PDSH-në.

Thaçi 1 pas humbjes gjithmonë është ankuar se janë vjedhur zgjedhjet, Thaçi 2 do ta pranoje humbjen.

Thaçi 1 ka qenë gjithmonë hakmarrës, përbuzës dhe ofendues, Thaçi 2 nuk do të hakmerret, nuk do të ofendoje dhe nuk do të përbuze askend.

Thaçi 1 kurrë ska bashkëpunuar me bashkëpuntorët, por ka dhënë urdhëra diktatori, Thaçi 2 do të bashkëpunoje dhe do të dëgjoje.

Andaj Thaçi 2 mund të jetë edhe një lider i cili nesër mund të jetë faktor kryesor në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe mirë që ka ardhur koha që Thaçi 1 ia hap rrugën Thaçit 2. /Marrë nga BILD/

Menduh Thaçi: Zaev bëri më shumë për shqiptarët se BDI
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në emisionin Click Plus në TV21, ku po diskutohet për aktualitetin politik, vlerësoi se kryeministri Zaev ka bërë më shumë për shqiptarët se sa Bashkimi Demokratik për Integrim.

Thaçi gjithashtu potencoi se Ligjin për gjuhën shqipe e bëri Zoran Zaev dhe jo BDI.

Thaçi më tej shtoi se BDI është mbi 18 vjet në pushtet dhe nuk bëri asgjë për shqiptarët.

Ai mes tjerash theksoi se PDSH-ja ka qenë konkurrent i drejtpërdrejtë i BDI-së.

PDSH me zëvendësministër në Ministrinë e Jashtme, ja kush do ta udhëheq
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në kuadër të ndarjes së posteve qeveritare do të ketë dy poste të zëvendësministrave.

Burime partiake thanë për INA se janë dakorduar për të pasur zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për këtë post siç bëhet e ditur tashmë është përzgjedhur Fatmire Isaku, që deri tani ka ushtruar detyrën e zëdhënëses së PDSH-së.

Edhe Menduh Thaçi votoi Talat Xhaferin për kryeparalmentar
Nuk thuhet kot që në politikë nuk duhet të thuash ‘ASNJËHERË’, pasi kështu kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi nga një oponent i ashpër me deputetin e BDI-së Talat Xhaferin sot mezi priti që ta votojë,siç shihet edhe në këtë foto ilustruese ku Thaçi ngre lart kartonin e gjelbërt të votimit për kryeparlamentar Xhaferin.

Me këtë veprim Menduh Thaçi tregoi se për të, konzistenca politike nuk ka asnjë rëndësi./Zyrtare/