maqedoni Archives - Zyrtare.net

Baraliu: Maqedonia ka qeveri pro-serbe, arrestimet janë politike
Profesori dhe analisti Mazllum Baraliu ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, duke ngritur akuza të forta ndaj mënyrës së qeverisjes dhe trajtimit të rasteve të arrestimeve.

Baraliu e ka cilësuar qeverinë aktuale si të orientuar në një kurs që, sipas tij, ka afërsi me interesat dhe politikat serbe në rajon. Ai ka shprehur shqetësim edhe për mënyrën se si po zhvillohen disa procese të arrestimeve, duke pretenduar se ato kanë prapavijë politike.

Sipas Baraliut, institucionet duhet të garantojnë trajtim të barabartë dhe të paanshëm të të gjitha rasteve, ndërsa proceset penale duhet të mbështeten në prova dhe procedura ligjore, pa ndikime politike.

Deklaratat vijnë në një periudhë kur zhvillimet politike dhe veprimet e institucioneve në Maqedoninë e Veriut po shkaktojnë debat të gjerë, veçanërisht sa i përket mënyrës së trajtimit të rasteve me karakter të ndjeshëm politik dhe ndëretnik.

“Nuk ka kompromis!” Studentët ngulmojnë që provimi i jurisprudencës të jepet vetëm në shqip
Studentët shqiptarë vazhdojnë të mbeten të palëkundur dhe nuk janë të gatshëm që të pranojnë zgjidhjen që ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka paralajmëruar për provimin e jurisprudencës.  Studentët thonë se nuk do të pranojnë asnjë kompromis që, sipas tyre, nuk garanton të drejta të barabarta. Në emisionin “Gjurmët” në Alsat deklaruan se nuk do të tërhiqen derisa të marrin  një zgjidhje të qartë dhe të plotë.

“Ne nuk e lejmë me kaq, qoftë nëse marrim një përgjigje negative, qoftë nëse marrin një përgjigje siç e thamë  gjysmake, gjysmë shqip gjysmë maqedonisht, çështja nul lihet në mes të rrugës.” Tha Hava Nasufi, Studente.

“Do e shohim se çfarë do të propozojë ministri, do e shqyrtojmë, do e bisedojmë. Nëse ka zgjidhje konkrete do e pranojmë, nëse nuk ka nuk e pranojmë.” Deklaroi Jon Selimi, Student.

Nga ana tjetër, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, thekson se zgjidhja do të prezantohet në një takim institucional me shoqatat studentore. Sipas tij, aty do të shpjegohen të gjitha detajet dhe mënyra praktike e zbatimit. Shton se propozimi parasheh që provimi të mund të zhvillohet në gjuhën shqipe, turke dhe angleze.

Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësisë : Në pjesën e parë të tetorit do të organizoj takim institucional me përfaqësues të asociacioneve studentore, me dekanët e fakulteteve juridike, për prezantimin e zgjidhjes dhe për sqarimin konkret si dhe për demonstrimin praktik të zgjidhjes. Gjatë kësaj periudhe janë 5 kërkesa të parashtruara nga 5 asociacione studentore. Pra krahas gjuhës maqedonase dhe në gjuhën shqipe, në gjuhën turke dhe në gjuhën angleze. Në këtë drejtim janë me rëndësi edhe standardet ndërkombëtare dhe standardet evropiane, respektimi i tyre është shumë më rëndësi lidhur me këtë qasje gjithëpërfshirëse.  ”

Nëse kërkesat e tyre nuk adresohen me një zgjidhje që e konsiderojnë të pranueshme dhe adekuate, studentët thonë se nuk do të dorëzohen, pasi ato bazohen vetëm ne veprime konkrete dhe jo në premtime boshe./Alsat.mk

Hasani shpërthen ndaj VLEN-it: “Po e mbroni Stoilkoviqin, po heshtni për deputetët shqiptarë”
Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani, akuzon VLEN-in dhe Qeverinë se po e mbrojnë ministrin Ivan Stoilkoviq pas incidentit të korrikut në Kuvend, ku, sipas tij, u ofenduan deputetë shqiptarë.

Hasani kërkoi sërish që të procedohet iniciativa për formimin e një komisioni anketues që do të hetonte dhe zbardhte rastin.

“Mos vallë VLEN-i është aq i varur nga kjo Qeveri sa nuk guxon të bëjë zë?”, deklaroi Hasani, duke kërkuar që ministri të japë llogari për sjelljen e tij.

Ai tha se Fronti Evropian nuk e pranon heshtjen e VLEN-it dhe kërkoi që Kuvendi të mos “fshihet pas formulimeve të përgjithshme”./Alsat.mk

VLEN nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, por është gati – Kasami i bindur për fitore në bllokun shqiptar
Kryetari i Tetovës dhe një nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se koalicioni nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, por është i gatshëm nëse ato shpallen.

“Ne si VLEN jemi të gatshëm që zgjedhjet e parakohshme të shpallen edhe nesër, por si pjesë e koalicionit qeveritar dhe pushtetit lokal jemi të fokusuar në realizimin e programit që ua kemi ofruar qytetarëve. Prandaj, nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, tha Kasami.

Ai u shpreh i bindur se, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, VLEN do të dalë fitues në bllokun shqiptar dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë dhe të udhëheqë komunat.

Tensione në Gjykatën e Kumanovës: 75 punonjës kundër kryetares, Këshilli Gjyqësor po heton
Këshilli Gjyqësor po shqyrton situatën në Gjykatën Themelore të Kumanovës, pas ankesave të punonjësve ndaj kryetares së gjykatës, Snezhana Manev. Dy komisione tashmë janë formuar, ndërsa raportet e tyre janë në fazën përfundimtare.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Ivica Nikollovski, tha se situata po ndiqet prej një kohe dhe se raportet pritet të shqyrtohen në një nga seancat e ardhshme. Ato do të përfshijnë konstatimet nga vizitat në gjykatë dhe informacionet e palëve të përfshira.

Sindikata UPOZ kërkoi reagim urgjent, duke bërë të ditur se 75 nga 90 punonjës të administratës gjyqësore kanë nënshkruar ankesën me kërkesë për shkarkimin e Manev. Punonjësit pretendojnë se prej vitesh janë përballur me fyerje, presione dhe sjellje të papërshtatshme.

Manev i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të përgjithshme. Sipas saj, pas reagimeve qëndron një grup punonjësish dhe çështja lidhet edhe me një procedurë disiplinore ndaj administratorit të gjykatës.

Filipçe: Në Fondin Pensional mungojnë një miliard euro, pensionet janë në rrezik
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, paralajmëroi se gjendja financiare në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor po përkeqësohet dhe vlerësoi se varësia në rritje nga Buxheti i shtetit mund të krijojë rreziqe për pagesën e pensioneve.

Në një tribunë në Aerodrom, Filipçe deklaroi se, sipas përllogaritjeve të tij, mungesa në Fondin Pensional është rritur brenda dy viteve nga rreth 500 milionë në një miliard euro. Ai pretendon se kjo diferencë duhet të mbulohet me mjete nga Buxheti i shtetit dhe me huamarrje të reja.

Strategjia zyrtare fiskale parashikon që gjatë vitit 2026 nga Buxheti në Fondin Pensional të transferohen rreth 50,7 miliardë denarë. Sipas të njëjtit dokument, transfertat buxhetore duhet të sigurojnë rreth 36 për qind të të ardhurave të përgjithshme të Fondit.

Filipçe vlerësoi gjithashtu se rritja e huamarrjes nuk do të sjellë rritje ekonomike nëse paratë përdoren kryesisht për detyrime rrjedhëse, si pagat dhe pensionet. Sipas tij, një politikë e tillë mund ta zgjerojë më tej deficitin buxhetor.

Kreu i LSDM-së e ndërlidhi situatën ekonomike edhe me rrugën evropiane të vendit, duke pretenduar se ngecja në integrimin evropian mund të zvogëlojë mundësitë për qasje në fondet evropiane dhe të rrisë më tej varësinë nga huamarrja.

Grubi komentoi provat që Prokuroria paraqiti kundër tij, gjykatësja: Prisni, do të vijë radha edhe për mbrojtjen tuaj
Gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore” vazhdoi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me leximin e provave materiale nga Prokuroria Publike. Në mesin e të akuzuarve janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i SHA “Lotaria Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Prokuroria paralajmëroi paraqitjen e 231 provave materiale, disa ekspertizave dhe marrjen në pyetje të shtatë dëshmitarëve. U prezantua dokumentacion lidhur me themelimin e shoqërisë së përbashkët me partnerin e huaj, vendimet qeveritare dhe transaksionet financiare për blerjen e terminaleve të videolotarisë (VLT).

Prokuroria paraqiti gjithashtu kontratat për investimin e përbashkët dhe themelimin në vitin 2013 të “Lotarisë Shtetërore Video të Republikës së Maqedonisë – Casinos Austria DOO Shkup”, si dhe dokumente nga seanca e 158-të e Qeverisë, e mbajtur më 6 qershor 2023. Si prova u paraqitën edhe urdhërpagesa në valutë të huaj, ekstrakte bankare, fatura dhe dokumentacioni financiar për blerjen e terminaleve.

Grubi, me laptop para tij, i ndoqi provat që prokurorët po paraqisnin kundër tij dhe shtatë të akuzuarve të tjerë. Ai reagoi ndaj provave që lidhen me seancën qeveritare të cilën e kishte drejtuar dhe nisi të shpjegonte mënyrën se si ishin miratuar disa pika.

Gjykatësja Biljana Shuplinovska-Jovevski i bëri me dije se ai dhe të akuzuarit e tjerë do ta kenë mundësinë të paraqesin versionin dhe provat e tyre gjatë fazës së mbrojtjes.

Avokati Jordan Apostolski, mbrojtës i të akuzuarit Bojan Janev, e cilësoi aktakuzën si të dobët, të paqartë dhe kontradiktore. Sipas tij, dokumentet e paraqitura deri tani mbështesin pretendimin e mbrojtjes se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kishin vepruar sipas udhëzimeve dhe me pëlqimin paraprak të Qeverisë.

Përveç Grubit dhe Bajramit, të akuzuar janë edhe Bashkim Avdi, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski. Prokuroria i akuzon për tejkalim të kompetencave zyrtare dhe shkaktimin e një dëmi prej 9,7 milionë eurosh ndaj “Lotarisë Shtetërore”.

Sipas aktakuzës, procedura lidhet me blerjen e terminaleve të videolotarisë dhe të drejtën për organizimin e lojërave elektronike të fatit. Të gjithë të akuzuarit më herët janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u ngarkohen.

Aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski, ndërsa procesin gjyqësor e drejton gjykatësja Biljana Shuplinovska-Jovevski. (plusinfo.mk)Grubi komentoi provat që Prokuroria paraqiti kundër tij, gjykatësja: Prisni, do të vijë radha edhe për mbrojtjen tuaj

Gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore” vazhdoi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me leximin e provave materiale nga Prokuroria Publike. Në mesin e të akuzuarve janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i SHA “Lotaria Shtetërore”, Përparim Bajrami.

Prokuroria paralajmëroi paraqitjen e 231 provave materiale, disa ekspertizave dhe marrjen në pyetje të shtatë dëshmitarëve. U prezantua dokumentacion lidhur me themelimin e shoqërisë së përbashkët me partnerin e huaj, vendimet qeveritare dhe transaksionet financiare për blerjen e terminaleve të videolotarisë (VLT).

Prokuroria paraqiti gjithashtu kontratat për investimin e përbashkët dhe themelimin në vitin 2013 të “Lotarisë Shtetërore Video të Republikës së Maqedonisë – Casinos Austria DOO Shkup”, si dhe dokumente nga seanca e 158-të e Qeverisë, e mbajtur më 6 qershor 2023. Si prova u paraqitën edhe urdhërpagesa në valutë të huaj, ekstrakte bankare, fatura dhe dokumentacioni financiar për blerjen e terminaleve.

Grubi, me laptop para tij, i ndoqi provat që prokurorët po paraqisnin kundër tij dhe shtatë të akuzuarve të tjerë. Ai reagoi ndaj provave që lidhen me seancën qeveritare të cilën e kishte drejtuar dhe nisi të shpjegonte mënyrën se si ishin miratuar disa pika.

Gjykatësja Biljana Shuplinovska-Jovevski i bëri me dije se ai dhe të akuzuarit e tjerë do ta kenë mundësinë të paraqesin versionin dhe provat e tyre gjatë fazës së mbrojtjes.

Avokati Jordan Apostolski, mbrojtës i të akuzuarit Bojan Janev, e cilësoi aktakuzën si të dobët, të paqartë dhe kontradiktore. Sipas tij, dokumentet e paraqitura deri tani mbështesin pretendimin e mbrojtjes se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kishin vepruar sipas udhëzimeve dhe me pëlqimin paraprak të Qeverisë.

Përveç Grubit dhe Bajramit, të akuzuar janë edhe Bashkim Avdi, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski dhe Aleksandar Dimitrioski. Prokuroria i akuzon për tejkalim të kompetencave zyrtare dhe shkaktimin e një dëmi prej 9,7 milionë eurosh ndaj “Lotarisë Shtetërore”.

Sipas aktakuzës, procedura lidhet me blerjen e terminaleve të videolotarisë dhe të drejtën për organizimin e lojërave elektronike të fatit. Të gjithë të akuzuarit më herët janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u ngarkohen.

Aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski, ndërsa procesin gjyqësor e drejton gjykatësja Biljana Shuplinovska-Jovevski. (plusinfo.mk)

Qamili: Emrat e rrugëve në Tetovë më 30 shtator – ekspertët do kontrollojnë lëshimet eventuale
Komisioni për emërtimin e rrugëve shkeli afatin e paraparë për përfundimin e listës me emrat e rinj. Edhe pse ishte planifikuar që mbledhja të mbahet më datë 20 shtator, ajo nuk u realizua. Kreu i komisionit për emërtim të rrugëve Albi Qamili, mos kryerjen e kësaj procedure e ka arsyetuar me kontrollet që duhet bërë rreth emrave përpara se të dërgohen në qeveri.

“Është e vërtetë se ne kemi caktuar një plan dinamik për ecurinë e procesit të grupit të punës për emërtimin e rrugëve, por duhet të kemi parasysh delikatesën e këtij procesi. Ju i dini problemet administrative, juridike e gjuhësore që kanë hasur komunat e tjera të këtij procesi andaj, ne kemi thirr edhe ekspertë që janë marrë me këtë proces në komunat e tjera, siç është Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit, andaj duke marrë gjitha masat, ne kemi vlerësuar se është më mirë të ngadalësohet procesi por të ketë zgjidhje si duhet ligjore.” – Deklaroi Albi Qamili, Kryetar i komisionit për emërtimin e rrugëve.

Edhe pse sipas Qamilit, lista e kompletuar do jetë gati më 30 shtator e njëjta nuk do të kalojë në këshillin komunal, por do kalojë ca kohë në duar të ekspertëve, për të evituar problemet e mundshme ligjore apo gjuhësore.

“Por sërish do them se procesi shkon në rrugë të mbarë dhe deri në 30 shtator do kemi edhe mbledhjen e radhës të grupit të punës në të cilën mendojmë që do të përfundojmë dhe do kompletojmë listën e cila do kontrollohet nga ekspertët dhe më pas të lëshohet në Këshillin Komunal për miratim dhe në Qeveri për miratim.” Tha Albi Qamili, Kryetar i komisionit për emërtimin e rrugëve.

Ndryshe, në fazën e parë kanë kaluar 77 emra dhe në fazën e dytë 145. Gjithsej 222 emra deri tani janë konfirmuar. Në fazën tjetër do ketë edhe 100 emra të propozuar për emërimin e rrugëve në Tetovë./Alsat.mk

Taravari: Mickoski e humbi momentin për afrimin me Bullgarinë pas tragjedisë në Koçan
Arben Taravari konsideron se kryeministri Hristijan Mickoski ka humbur një moment të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë pas tragjedisë në Koçan. Në një intervistë për podcastin “Koridori 8”, ai tha se ndihma e ardhur nga Bullgaria krijoi mundësi për afrimin mes dy vendeve.

Taravari, i cili në atë periudhë ishte ministër i Shëndetësisë, tha se ministri bullgar i Shëndetësisë ishte kolegu i parë nga rajoni që e kishte telefonuar dhe kishte ofruar vende për trajtimin e të plagosurve. Një pjesë e pacientëve më pas u trajtuan në spitale në Sofje, Plovdiv dhe Varna.

“Ky ishte një moment i mirë që shtetet të afroheshin. Bullgaria e bëri hapin e parë”, tha Taravari.

Ai shtoi se edhe atëherë kishte konsideruar se solidariteti pas tragjedisë mund të shfrytëzohej për të ulur keqkuptimet mes Shkupit dhe Sofjes. Taravari kritikoi gjithashtu ato që i quajti narrativa antibullgare, duke vlerësuar se Maqedonia dhe Bullgaria duhet të ndërtojnë marrëdhënie më të mira fqinjësore.

Daut Beqiri: Këtë të premte hidhet gurthemeli i stadiumit në Haraçinë
Punimet për ndërtimin e stadiumit në Komunën e Haraçinës po hyjnë në një etapë të re të rëndësishme. Pas përfundimit me sukses të fazës së parë, ku u bë përgatitja e plotë e terrenit, kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar fillimin e fazës së dytë të këtij projekti madhor sportiv, raporton Zyrtare.

Mbarimi i përgatitjeve i hap rrugën nisjes zyrtare të ndërtimit, ndërsa ceremonia festive e hedhjes së gurthemelit do të mbahet këtë të premte, në ora 14:00.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari Beqiri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe komunitetit në Haraçinë.

“Vazhdojmë!”, është shprehur Beqiri, duke konfirmuar përkushtimin për realizimin e mëtejshëm të këtij investimi.

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Shasivari: Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin
Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme, tha mes tjerash ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Shasivari thotë se respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim me vendimin.

“Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin, me qenë se të thuash të respektohet vendimi, që është qëndrim edhe i bashkësisë ndërkombëtare, nuk do të thotë pajtim ose pranim i vendimit, me qenë se e drejta e ankesës është një nga mjetet kryesore juridike për kontestimin e këtij vendimi”, tha mes tjerash Shasivari.

Imer Imeri, veprimtar në komunizëm, nënshkrues i Marrëveshjes së Prizrenit dhe Ohrit në pluralizëm
Gazetari: Meritat e tij janë të rëndësishme edhe për periudhën para viteve ’90-ta, pra gjatë periudhës së sistemit..

“Ka vepruar si mjek në Kosovë. Ka qenë i përdjekur edhe në ngjarjet e Gostivarit të ’68, ka qenë aktiv me grupin e shokëve të idealit. Mos të hyjë t’i elaborojë me emra, se janë plot, por, më thelbësorja është se unë e kam amanetin e tij, ditarin në dorëshkrim, ende të pabotuar, që do të vijë koha do të botohet, me dosje, me dokumenta, me të dhëna, ku del si figurë shumë emblematike. Njeri me vizion, vendimmarrës, ku koha e ka kërkuar të jetë aty ku ka qenë.” ka deklaruar historiani Ismet Jonuzi Krosi në emisionin “Dialog te Lajmi” me moderatorin Sefer Tahirin.

Gazetari: Pra, po thoni që ka kontribut në organizimin, në promovimin e ideve kombëtare, edhe pse ka qenë mjek me profesion. Ne, e dimë pra, rolin e tij si kryetar i Partisë së Prosperitetit Demokratik (PPD), ka qenë gjatë, arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, një njeri me qëndrime konstruktive.

Ismet Jonuzi Krosi, historian: Parimor deri në pikë të fundit, në veçanti sepse në aktin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kur nuk pranoi të nënshkruajë për shkak të Universitetit Tetovës dhe në kontakt me Ali Ahmetin, citoj, sipas Ditarit dhe dëshmive që janë. Kur i thotë: “Kjo dasma e juaj Ali Ahmeti. A ta nënshkruaj”, ai thotë, “nënshkruaj se mbështetje e ke Ambasadën Amerikane”. Dhe vërtet u legalizua Universiteti i Tetovës. Ka qenë burrë me të gjitha nishanet në rrafshin politik kombëtar. Ka qenë mjek i mirë. Ndonëse fenomeni i mjekëve tek ne është bë si sindrom politik, ajo është çështje tjetër.

Gazetari: Ajo është diçka tjetër, që kërkon një analizë tjetër e cila duhet bërë, se pse shumë mjekë përfshihen në politikë? Por, është e vërtetë kjo që thoni se zoti Imeri ka pasur një lloj rezerve sa i përket firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit, sepse unë do të them një detaj shumë të rëndësishëm. Ai nuk është nënshkruesi në emër të Partisë së Prosperitetit Demokratik (PPD) i ndryshimit të preambulës, të tekstit të parë të preambulës së Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, e cila për publikun e përkufizonte Maqedoninë si shteti të gjithë qytetarëve të Republikës.Që do të thotë se pavarësisht a është maqedonas, shqiptar, rom, turk, serb, vlleh, boshnjak e kështu me radhë, të gjithë sipas kësaj kushtetute që dilte si rezultat i luftës së vitit 2001, të gjithë qytetarët ishin të barabartë. Ndryshimi i preambulës që ndodh nëntor 2001. Nëntor 2001, nën presionin e ish-kryeministrit Lubço Georgievski dhe kryetarit Parlamentit Stojan Andov, por me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe direkt ka qenë përfshirë.

Ismet Jonuzi Krosi, historian: Edhe u fut ai…

Gazetari: Përfaqësusi lartë i Bashkimit Evropian të asaj kohe ishte Havier Sollana. Por zoti Imeri Imeri nuk është nënshkruesi i marrëveshjes në emër të Partisë Prosperitetit Demokratik (PPD). Nënshkruesi ishte një zyrtar tjetër, nënkryetari i Partisë së Prosperitetit Demokratik zoti Azis Pollozhani./Gazeta Lajm

Limani pret ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja: Thellim i bashkëpunimit ndërmjet Gostivarit dhe komunave të Kosovës
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot mirëpriti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Tij, z. Florian Qehaja.

Në takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave të Gostivarit dhe Kosovës, veçanërisht përmes shkëmbimit ekonomik, kapitalit njerëzor dhe forcimit të lidhjeve institucionale.

Kryetari Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka bashkëpunim të vazhdueshëm me komunat e Kosovës, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një lidhje të natyrshme dhe të rëndësishme ndërmjet dy vendeve dhe komuniteteve.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet politike në rajon, rëndësinë e orientimit properëndimor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, u theksua se integrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian është një vlerë e rëndësishme për stabilitetin, zhvillimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Takimi u zhvillua në frymën e forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale të Gostivarit dhe Kosovës.

Kasami 100% pas Albi Qamilit: Më përpara mund të gaboj unë sesa ai
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dalë në mbrojtje të zëvendësit të tij në Komunën e Tetovës, Albi Qamili, duke hedhur poshtë mundësinë që ai të ketë ofenduar apo kërcënuar gazetarë.

Në një deklaratë për rastin e raportuar, Kasami tha se, duke e njohur karakterin dhe të kaluarën e Qamilit, nuk beson se një kërcënim i tillë mund të ketë ndodhur, të paktën në raport me gazetarët.

“Duke njohur shumë mirë Albin, nuk besoj se mund të ketë pasur ndonjë kërcënim të tillë, së paku ndaj gazetarëve”, deklaroi Kasami.

Ai ngriti gjithashtu dyshime mbi mënyrën se si është paraqitur ngjarja, duke thënë se gazetari në fjalë mund të ketë kërkuar më shumë vëmendje dhe shikueshmëri përmes asaj që Kasami e cilësoi si “dramatizim të situates”.

Kasami tha se qëndron fuqishëm pas Qamilit, duke iu referuar njohjes së tij personale me karakterin e zëvendësit të tij.

“Unë qëndroj fuqishëm pas Albit, duke njohur karakterin e tij, duke njohur background-in e tij. Do të kisha thënë, më parë unë mund të dal nga kontrolla, të shaj dikë, sesa Albi”, u shpreh Kasami.

Në fund, kryetari i Tetovës e bëri të qartë qëndrimin e tij: “Nuk besoj se ka ndodhur.”

Sërish gëzim në Klinikën e Fëmijëve në Shkup! Bajrami i vogël fitoi betejën e vështirë me sëmundjen
Edhe një rast suksesi në Klinikën për Fëmijë në Shkup, përcjell TV21. Zilja e fitores ka kumbuar sërish, këtë herë për Bajramin, i cili ka kaluar me sukses një betejë të vështirë me sëmundjen. Nga Klinika kanë ndarë lajmin me gëzim, duke e cilësuar Bajramin si një “superhero” të guximshëm. Bajramit i urojmë shëndet të plotë, jetë të lumtur dhe shumë suksese në të ardhmen.

SHIKO VIDEON

Mantelbardhët nën sulm: dhuna ndaj mjekëve rritet në Maqedoni, heshtja vazhdon
Sulmi ndaj një gjinekologu në poliklinikën “Bukurështi” në Shkup ka rikthyer debatin për sigurinë e punonjësve shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut.

Gjinekologu Dejan Ognenoviq u sulmua në ordinancën e tij, duke pësuar lëndim në një rruazë të qafës. Sipas dëshmisë së tij, sulmi ishte kulmimi i një serie kërcënimesh që kishte marrë gjatë periudhës së kaluar. Rastin e ka denoncuar në polici më 16 shtator.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe se më pas do të dorëzohet kallëzim penal te Prokuroria kompetente.

Mbi 70 për qind e mjekëve janë përballur me dhunë

Të dhënat e Odës së Mjekëve tregojnë një situatë shqetësuese. Sipas anketave anonime, 78 për qind e mjekëve kanë qenë të ekspozuar ndaj një forme dhune. Rreth 80 për qind e rasteve kanë të bëjnë me dhunë verbale, ndërsa 6.8 për qind me dhunë fizike.

Megjithatë, shumica e rasteve nuk raportohen. Vitin e kaluar janë regjistruar vetëm tri denoncime për dhunë ndaj punonjësve shëndetësorë.

Oda e Mjekëve dënon ashpër sulmin dhe thekson se dhuna nuk mund të jetë mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Sipas tyre, sulmi ndaj një punonjësi shëndetësor gjatë kryerjes së detyrës trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar dhe parashikon edhe dënim me burg.

Më të rrezikuar janë ekipet e Urgjencës dhe Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa problem në rritje janë edhe kërcënimet dhe ofendimet përmes rrjeteve sociale.

Mjekët kërkojnë masa më të forta sigurie, videokamera, protokolle të qarta për reagim ndaj incidenteve dhe përmirësim të komunikimit me pacientët. Ndërkohë, janë propozuar edhe butona paniku në institucionet shëndetësore, të lidhur me sistemet e alarmit për reagim më të shpejtë të institucioneve. (INA)

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!
Një rast ndershmërie ka marrë vëmendje në rajonin e Strugës, pasi Niku nga Veleshta ka gjetur dhe ia ka kthyer pronarit një shumë prej 11 mijë eurosh, shkruan Strugalajm.

Paratë i kishte humbur Denisi nga Labunista, i cili pas rikthimit të shumës ka shprehur publikisht mirënjohjen e tij ndaj Nikut për gjestin e treguar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Denisi e ka falënderuar publikisht Nikun nga Veleshta, duke e cilësuar si një njeri me shpirt të pastër dhe ndërgjegje.

“Faleminderit BOSSI NIKU, ZOTI SHËNDET”, shkruan Denisi në mesazhin e tij të falënderimit.

Rasti është pritur pozitivisht, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme prej 11 mijë eurosh, e cila u rikthye te pronari i saj.((StrugaLajm.com)

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka vlerësuar publikisht dëshminë e ish-luftëtarit Fadil Pushkolli për korrektësinë dhe respektin e treguar nga pjesëtarët e Policisë së Maqedonisë së Veriut.

Iseni tha se kjo qasje duhet të jetë karakteristikë e policisë dhe institucioneve, duke theksuar profesionalizmin, respektin dhe trajtimin dinjitoz të çdo qytetari.

“E vlerësoj sinqerisht këtë dëshmi të ish-luftëtarit Fadil Pushkolli për korrektësinë dhe respektin e shfaqur për profesionalizmin e pjesëtarëve të Policisë së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Iseni.

Ai shtoi se këto janë vlerat për të cilat, sipas tij, po punohet çdo ditë.

“Faleminderit për fjalët dhe vlerësimin. Këto janë vlerat për të cilat po punojmë çdo ditë”, ka deklaruar Iseni.

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
Gjashtë persona janë arrestuar në një aksion policor në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas hetimeve, grupi dyshohet se nga viti 2024 deri më 2026 është marrë me kontrabandimin e cigareve dhe duhanit, futjen ilegale të barnave dhe suplementeve, si dhe me vepra korruptive.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar mbi 100 mijë euro, 16 pllaka me ngjyrë ari, cigare dhe duhan pa pulla akcize, barna, suplemente, telefona celularë dhe sende të tjera.

Si organizator i dyshuar përmendet 52-vjeçari M.S. nga Tetova. Sipas policisë, në skemë dyshohet se ishte përfshirë edhe një doganier nga Gjevgjelia, i cili kundrejt ryshfetit u mundësonte anëtarëve të grupit kalimin e mallrave pa i deklaruar dhe pa paguar detyrimet përkatëse.

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina
Dy shtetas të huaj janë ndaluar nga policia në Shkup, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 33-vjeçar nga Haraçina.

Sipas MPB-së, më 21 shtator në territorin e Komunës së Aerodromit janë ndaluar A.H. (37) nga Holanda dhe H.J.C.M. (38) nga Spanja.

Ata dyshohet se rreth orës 19:00 kanë sulmuar fizikisht I.Xh. (33) nga Haraçina, në depon e “Hekurudhave të RMV – Transport” në Shkup.

Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj dy të ndaluarve do të parashtrohet kallëzimi përkatës.