kronike Archives - Zyrtare.net

41 vjeçarja nga Struga i la fëmijët duke fjetur në veturë, ndërsa ajo ishte në punë
Më 09.06.2026 në orën 00:03 në DPB Strugë, V.S. ka raportuar se bashkëshortja e tij N.S. (41) i ka lënë fëmijët e tyre të mitur duke fjetur në automjetin e saj ndërsa ajo ka shkuar në punë.

Me autorizim nga prokurori publik, oficerët e policisë morën masa dhe i gjetën fëmijët duke fjetur në automjetin e parkuar në një parking nëntokësor në rrugën Vllado Maleski. Fëmijët iu dorëzuan babait të tyre V.S.

Po merren masa për sqarimin e rastit dhe pasi të dokumentohen plotësisht, kundër autorëve do të ngrihen akuza përkatëse.

Tetovari gjendet i vdekur në një hotel të Shkupit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se dje paradite, rreth orës 11:40, në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është denoncuar se në një hotel në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur shtetasi me iniciale Z.J. (74) nga Tetova, i cili kishte qenë mysafir në hotel.

​Mjeku ka konstatuar vdekjen, në të cilën nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

​Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion (autopsi).

Aksident fatal në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
Një aksident i përmasave tragjike me pasoja të rënda ka ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Sipas informacioneve të deritanishme, përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që automjeti BMW të përfshihet menjëherë nga flakët.

Katër personat që ndodheshin brenda veturës nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa makina është shkrumbuar pothuajse tërësisht.

E rëndë/ Shqiptari vret ish-gruan dhe të dashurin e saj, më pas hidhet nga kalaja (EMRAT)
Sipas mediave italiane, një burrë 57-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Astrit Koni, dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, gjithashtu shqiptar, përpara se t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kalaja e fshatit.

Trupat e dy viktimave, Drita Koni dhe Bardhok Gega u gjetën paraditen e sotme në një hendek, pranë një fushe ku ndodheshin disa koshere bletësh, për të cilat kujdesej çifti.

Viktimat ishin të vendosura në një distancë të vogël nga njëri-tjetri ndërsa pranë tyre u gjet edhe një mjet bujqësor, me të cilin dyshohet se janë goditur për vdekje.

Alarmin e dha vëllai i gruas, i cili u shqetësua pasi nuk kishte marrë asnjë lajm prej saj. Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar është hedhur nga kalaja gjatë natës, duke i dhënë fund jetës.

Ndër pistat që po hetohen është ajo e një motivi të lidhur me marrëdhëniet personale. Sipas dëshmive të para, burri kishte tentuar disa herë të rikthente lidhjen me ish-bashkëshorten, por pa sukses.

Gruaja kishte nisur një marrëdhënie të re dhe nuk kishte shfaqur asnjë vullnet për t’u rikthyer, çka mund të ketë nxitur tensione dhe pakënaqësi që përfunduan në dhunë.

Vajza që ka rënë nga kati i tretë në Tetovë ka pësuar lëndime dhe është në vetëdije
Një ngjarje e rëndë është raportuar pak çaste më parë në Tetovë, ku një vajzë me inicialet S.A. ka rënë nga kati i tretë i një objekti banimi në afërsi të Xhamia Gam Gam, përcjell tetova1.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të ndihmuar të lënduarën.

Sipas informacioneve jozyrtare, vajza është e lindur në vitin 2006. Ajo është transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në klinikat në Shkup.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se vajza është gjallë dhe në vetëdije, por ka pësuar fraktura të unazave dhe disa lëndime të tjera. Mjekët po vazhdojnë trajtimin e saj, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë, kush është autori i ngjarjes së rëndë në Shkodër!
Ragip Gila, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shkodër me dy viktima dhe dy të plagosur, është person me precedentë penalë.

28-vjeçari është arrestuar në 6 Dhjetor 2023, pasi në banesën e tij në lagjen Partizani në Shkodër iu gjet arsenal armësh që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës.

Gjatë operacionit “Imazhi fals” u sekuestruan 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në atë kohë, blutë arrestuan në flagrancë Ragip Gilën, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ndërkohë në ngjarjen e rëndë në Shkodër u vranë me automatik Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhej në tavolinë me viktimat, si edhe kamarierja në lokal Meri Kaceri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

“Dashuria dhe pija na bashkonte!”, Rrëfehet i dyshuari për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Ilirjan Selmani, autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teco një ditë më parë në Pogradec është rrëfyer në polici për krimin. Ai thotë se e dashuronte 52-vjeçaren dhe nuk i bënte përshtypje diferenca në moshë, sepse i bashkonte dashuria. Por ai thotë se kohët e fundit viktima e rrihte dhe se ajo e përdorte, ndërsa mohon vrasjen.

“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më. E dija që ishte më e madhe por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo me përdorte, nuk më donte”, rrëfehet 31-vjeçari në Polici.

Ndërsa pritet vlerësimi psikologjik i tij, Selmani rrëfeu pse kishte hedhur në mbeturina peshqirët me gjak.

“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”.

VIDEO/ Ekzekutohet 42-vjeçari në Athinë, atentati gjatë kohës kur filmonte veten në makinë
Një 42-vjeçar është ekzekutuar nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit në Athinë.

Top Channel ka siguruar videon ekskluzive kur shtetasi egjiptian vritet me armë zjarri. Sipas policisë greke, viktima ishte duke parkuar  automjetin e tij në rrugën Skipi  në lagjen Kalithea në momentin që u sulmua me disa plumba. Dy prej plumbave prekën trupin e tij, duke i shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë i 42-vjeçarit u gjet gjatë këtë mëngjes nga banorët e lagjes.

Mësohet se viktima kishte precedeentë penale për trafik droge ndaj dhe pista më e mundshme është ajo e larjes së hesapeve mes bandave të trafikut të drogës.

Vrasja MAKABRE e Ilaria Sulës/ Dëshmitë e shokëve të autorit: Atë natë flirtoi me dy turiste, ai është një përbindësh!
ITALI– Hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës vazhdojnë dhe ajo që del në dritë nga rrëfimet e personave që kanë takuar Mark Samson mbas aktit të rëndë i përngjet një filmi horror. Sipas asaj që i tha Prokurorisë një mik i Mark Samsonit, detajet janë rrëqethëse. Maher Abouzeid, një 23-vjeçar, tregoi se ka pirë një pije në një lokal në qendër të Romës me vrasësin. Por, po ashtu, tregon se vrasësi ka flirtuar edhe me dy turiste të huaja.

Sipas mediave italiane, Maher Abouzeid, një banakier 23-vjeçar, gjysmë filipinas, gjysmë egjiptian, tha se miku i tij ishte krejtësisht i qetë dhe po qeshte me dy miqtë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“Marku është një përbindësh, në ato ditë më përdorte mua dhe shokët e tjerë për të zhdukur dyshimet nga vetja. Kur e pashë atë mbrëmje, dora e tij ishte e fryrë dhe e kuqe. Kur e pyetëm na tha se një natë më parë ishte zënë me dy djem poshtë shtëpisë së Ilarias. Kështu kaluam mbrëmjen bashkë dhe u shoqëruam me 2 turiste. Qëndruam me to deri në tre të mëngjesit. Madje na ftuan në banesën e tyre. Isha pothuajse i lumtur: mendova se kishin nevojë për një natë seksi. Nuk mund ta imagjinoja që Ilaria tashmë kishte vdekur,”-tregoi i riu.

Sipas rrëfimit të banakierit, Marku, edhe pse kishte pasur një ofertë që të kalonte natën me to, u kishte thënë lamtumirë vajzave, duke iu shpjeguar se duhet që të flinte në shtëpinë e tij.

“Nuk donte që ta linte larg makinën e tij. Duke sikur e tmerronte ideja që t’i qëndronte larg makinës. Ishte një reagim i çuditshëm. Dua të shpresoj që në ato momente trupi i Ilarias nuk ishte në bagazhin e mjetit.”

Megjithatë, sipas hetuesve, trupi i vajzës ishte fshehur në bodrum për një kohë që ende nuk është konstatuar. Samson pretendon se e ka kryer vrasjen në orën 23.00, më 26 mars; ndërsa hetuesit besojnë se e reja mund të jetë vrarë një natë më parë sesa thotë autori.

Abouzeid tha se u takua sërish me Markun më 31 mars.

“Atë ditë ai ishte më i heshtur se zakonisht. Unë u përpoqa ta bëja të fliste. Më tregoi për denoncimin që kishin bërë prindërit e Ilarias, për reagimin e të atit të saj për të cilin tha se ishte i tronditur në Komisariat. Madje më tregoi se babai i Ilarias e kishte qëlluar me shuplakë në Komiariat duke e pyetur nëse kishte dijeni për të bijën. Edhe mua më tha se nuk dinte asgjë,”-tregoi 23-vjeçari.

Por inskenimi nuk u mbyll me aq.

“Në mëngjes, kur ishim në shtëpinë time, ai ishte mbyllur në tualet dhe në atë moment u shfaq një “Story” në profilin e Ilaria-s në Instagram, ku shkruhej: Jam mirë dhe i falënderoj të gjithë. Në të njëjtën orë ai më tregoi edhe për një letër, sipas tij të shkruar nga ajo, të cilën ia kishte dhënë në takimin e tyre të fundit. Atë mbrëmje na ndaloi një patrullë për një kontroll rutinë, por ai ishte jashtëzakonisht në siklet. Më pas ditët në vijim u gjet trupi dhe u bë arrestimi i tij. Bota ime u shkatërrua.”

Dalin detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe…
Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italiane nga ngjarja e tmerrshme që tronditi vendin, ku shqiptarja 22-vjeçare Ilaria Sula, u gjet e vdekur. Trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm në një zonë me pyje pranë komunës së Polit, rreth 40 kilometra nga Roma.

I dyshuari kryesor për vrasjen është i dashuri i saj, Mark Samson, një 23-vjeçar me origjinë filipinase. Autoritetet italiane e kanë ndaluar dhe po e marrin në pyetje për akuzat e rënda të vrasjes me dashje dhe fshehjes së trupit. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se e ka goditur me thikë disa herë Ilarian në apartamentin e tij në Via Homs, në lagjen Africano të Romës, dhe më pas ka tentuar të zhdukë trupin.

Një detaj i rëndë që ka ndihmuar hetimet është fakti se, pas vrasjes, Samson ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilaries për të dërguar mesazhe dhe për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar idenë se ajo ishte ende gjallë. Tabulatet telefonike kanë ndihmuar policinë të zbulojë të vërtetën dhe ta vendosin atë në qendër të dyshimeve, shkruan “La Repubblica”, përciell A2 CNN.

Ilaria ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistike në Universitetin Sapienza të Romës dhe jetonte në një apartament me shoqet e saj në lagjen San Lorenzo. Mbrëmjen e 25 marsit, ajo doli nga shtëpia pa dhënë ndonjë shpjegim dhe nuk u kthye më. Familja e saj në Terni dha alarmin dhe policia italiane nisi kërkimet menjëherë.

Rektorja e universitetit, Antonella Polimeni, e cilësoi ngjarjen si një vrasje të tmerrshme që ka lënë të gjithë pa fjalë. “Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjes së Ilaries dhe gjithë komunitetit tonë studentor,” u shpreh ajo.

Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë krim të rëndë dhe për të sjellë drejtësi për Ilaria Sulën, ëndrrat e së cilës u shuan në mënyrën më tragjike.

E rëndë: Ja se çka i tha shqiptari që vrau gruan djalit të tij pas aktit
Mësohet se një vrasje e rëndë ka ndodhur në qytetin Thannhausen, në Gjermani.

Një 54-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Mësohet se çifti është nga Rahoveci, por jeton në Gjermani.

Mediat gjermane kanë raportuar se, në qytetin Thannhausen të Gjermanisë, paraditen e të mërkurës, një i dyshuar 54-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 55-vjeçare.

Mësohet se çifti është nga Rahoveci, kurse inicialet e emrit të të dyshuarit janë B.N., ndërsa të viktimës L.N., transmeton Albinfo.

Referuar mediave në Gjermani, të cilat citojnë autoritetet policore atje, pas vrasjes së bashkëshortes, dorasi kishte thirrur me telefon djalin e tij dhe i kishte thënë: “Ta vrava nënën”.

Më pas, djali kishte njoftuar policinë, e cila menjëherë, bashkë me ekipet e tjera emergjente, kishte shkuar në vendngjarje.

Fotot në Tik Tok dhe Facebook, “marrin në qafë” bosin shqiptar të trafikut të emigrantëve (Emri+Foto)
Një shqiptari i është dashur të futet ilegalisht në Angli njësoj siç ai dhe grupi i tij kriminal në 2018, trafikuan nga Belgjika drejt Britanisë së Madhe me kamionë qindra bashkëkombësBosi i dëbuar i një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore i cili vuajti gjysmën e dënimit është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ky është titulli i gazetës Mail on Sunday të cilës i referohet Top Channel, kushtuar shqiptarit Alket Dauti i cili udhëhiqte një grup kriminal shqiptarë i përfshirë në trafikun e njerëzve mes tyre fëmijë nga Europa në Angli

Emigrantët e trafikuar prej Alket Dautit paguanin 13,000 paund për një vend në pjesën e përparme të një kamioni dhe 8,000 paund për pjesën e pasme.

Ai u arrestua në apartamentin e tij në Penge, në juglindje të Londrës, në vitin 2018. Dauti u ekstradua në Belgjikë një vit më pas  ku ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burg.

Mail on Sunday shkruan se pas mbarimit të burgut në Belgjikë Alket Dauti publikoi në Facebook, Instagram dhe TikTok foto e video ku ai dukej duke drejtuar makinën në rrugët e  Londrës.

Disa ditë më pas thuhet në artikull ai i fshiu këto foto dhe video të cilat e dekonspiruan futjen e tij ilegalisht në Angli, ku kishte bashkëshorten dhe fëmijët në të njëjtën adrës ku u arrestua në 2018.

Kur u pyet nga Mail on Sunday, se si arriti të kthehej, Dauti tha:

“Kam dokumente… Çfarë do të thotë që nuk kam të drejtë të kthehem? Nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar.”

Kur iu tha se Home Office nuk ka asnjë të dhënë në sistemet e kalimit të kufirit  për kthimin e tij në Britani, ai  paralajmëroi gazetarët anglez të mos shkojmë më në shtëpinë e tij.

Alket Dauti u tha gazetarëve të Mail on Sunday,  se ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar “ligjërisht” që nga qershori i vitit të kaluar.

Kjo u ka shërbyer gazetarëve anglez të mbërrijnë në përfundim se ai është futur ilegalisht.Top Channel

Biznesmeni shqiptar vritet me armë zjarri, e gjejnë të pajetë brenda kompanisë
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Mbrëmjen e së martës, sipërmarrësi 52-vjeçar Artan Kaja, me origjinë shqiptare, u gjet i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata. Fillimisht, vdekja e tij u konsiderua si pasojë e shkaqeve natyrale, por hetimet zbuluan se ai ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Policia italiane ka arrestuar pasditen e sotme një të dyshuar për krimin. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të viktimës, ndërsa arma e vrasjes ende nuk është gjetur.

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave dhe punonte si kontraktor për kompaninë Smurfit. Trupi i tij u gjet nga gruaja, e cila e alarmuar nga mungesa e kthimit të tij në shtëpi, shkoi ta kërkonte në vendin e punës.

Fillimisht, autoritetet dyshuan për një vdekje natyrale, por hetimet kanë marrë një kthesë dramatike pas zbulimeve të reja. Karabinierët e njësisë hetimore vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit.

E rëndë/ Dy motrat shqiptare bien nga kati i katërt i pallatit në Itali, zbardhen detajet e para, ja çfarë dyshohet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjenova të Italisë, ku dy motra shqiptare kanë rënë nga kati i katërt i pallatit.

Njëra prej tyre, 32-vjeçare ka vdekur, ndërsa e lënduar është 36-vjeçarja. E lënduara është dërguar në spitalin San Martino në Xhenova dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

ProfitSence Logo

Po vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur.

Paraprakisht dyshohet të ishte një tentativë vetëvrasjeje e njërës prej dy grave dhe që motra tjetër u përpoq ta parandalonte, duke rënë gjithashtu. Ose më shumë ka të ngjarë që mund të ketë qenë një tentativë e dyfishtë e vetëvrasjes.

Dritarja nga e cila ranë dy gratë është e vogël dhe ka pamje nga oborri i brendshëm i ndërtesës.

Viktima, sipas mediave italiane, kishte katër fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi në momentin e tragjedisë. Më i vogli është disa muajsh, më i madhi është nëntë vjeç. Tani ato do t’i besohen babait, nga i cili 32-vjeçarja po ndahej.

Më 10 janar do të kishte një seancë gjyqësore për kujdestarinë e katër fëmijëve dhe duket se gruaja kishte frikë se ata do t’i besoheshin ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht dënimit për keqtrajtim ndaj gruas.

Sipas asaj që raportohet nga mediat lokale në Itali, gruaja që vrau vdiq, dje kishte shkruar në rrjetet sociale shprehjen “Zoti më pret”.

Dy të vdekur nga aksidenti i rëndë në Greqi, i riu shqiptar po lufton për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy të rinj, një 16-vjeçar dhe një 18-vjeçar, kanë humbur jetën, ndërsa një shqiptar 17-vjeçar po lufton për jetën.

Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti në të cilin udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina drejt Agio Germano.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 16-vjeçari Kostantino dhe 18-vjeçari Stavro. Ndërsa 17-vjeçari shqiptar, Klajdi Pero, i njohur edhe si Nikos, ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Papabilolaou” të Selanikut dhe është bërë apel për dhurim gjaku për të shpëtuar jetën e tij. Sipas mediave greke, 17-vjeçari ka një hematomë në kokë që për momentin nuk mund të operohet, ndërsa ka edhe fraktura të shumta në të gjithë trupin

Tragjedia ka tronditur komunitetin, dhe shpresa e vetme për Klajdin është ndihma e shpejtë dhe mbështetja nga ata që mund të kontribuojnë me dhurim gjaku./vizionplus.tv

“Më tradhtonte me shokun tim”/ Ky është shqiptari “monstër” që vrau gruan në Greqi
Personi që shihni në foto është 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç dhe trupin e pajetë e mbajti të fshehur për një javë në papafingon e banesës ku jetonin në Athinë.

Ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për arsye xhelozie, duke pretenduar se gruaja e tradhtonte me një person nga rrethi i tij shoqëror. Ai e kreu krimin rreth një javë më parë, por vetëm sot ka njoftuar vetë policinë dhe ka dëshmuar atë që ka bërë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.

Autori dhe viktima ishin prindër të dy fëmijëve të mitur, të cilët nuk kanë kuptuar asgjë nga ngjarja.

Zbërthehet celulari i Xhemal Lokës/ Gjendet videoja me kërcënime dhe fjalë fyese! 41-vjeçarja e vetëvrarë, dhunohej nga i shoqi
Një video me kërcënime dhe fjalë fyese ndaj gruas dhe nënës së katër fëmijëve të tij është gjetur në celularin e Xhemal Lokës së sekuestruar nga policia.

Krahas dëshmive të fëmijëve për akte dhune ndaj nënës së tyre kur babai është kthyer në shtëpi, kjo video dëshmon se ai ushtronte presion dhe e dhunonte dhe në distancë përmes mesazheve të dërguara me video.

Pas varrimit të së shoqes të enjten dhe bërjes publike të ngjarjes një ditë më pas, Xhemal Loka është trembur dhe ka tentuar të fshehë celularin e tij, duke ia dhënë njërës prej motrave, ndërsa nuk ka bashkëpunuar që në fillim me policinë. I ka qëndruar deklarimit se ajo nuk duroi dot fyerjet ndaj saj në rrjetin TikTok.

Ndërkohë policia deklaroi se specialistët për Hetimin e Krimeve i kanë dërguar celularin e 45-vjeccarit dhe të viktimës për ekspertim me qëllim gjetjen e provave të tjera për dokumentimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Video dhe mesazhe të tjera që mund të jenë fshirë nga celularët respektivë pritet të hedhin më shumë dritë mbi dhunën e vazhdueshme ndaj Bedrie Lokës, gruas që u përball e vetme me dhunën dhe rritjen e katër fëmijëve, një vajze 22 -vjeçare dhe tre djemve, më i vogli prej tyre 10-vjeç.

Nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryhen gjithashtu hetime intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore personin e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases Bedrie Loka, në rrjetin social TikTok./TCh

DETAJET/ Atentat ndaj 21-vjeçarit në Tiranë, persona të maskuar i bëjnë pritë dhe e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu.

21 vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë, në momentin kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe dyshohet se mund të kenë qëlluar edhe me armë, por për fat të mirë plumbat nuk e kanë kapur.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, i riu është dhunuar fizikisht me mjete të forta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa në vendngjarje është gjetur një karikator, pranë makinës së të riut.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Humb jetën në aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali (FOTO)
Një aksident fatal i ka marrë jetën një 29 -vjeçari shqiptar në Itali. Sipas La Repubblica, aksidenti ndodhi në Torre Specchia, më 7 shtator.

Mësohet se motori me të cilin po udhëtonte Aldo Gjoka, u përplas me një makinë Jaguar, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë 29-vjeçari u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë, duke e lënë të vdekur në vend shqiptarin.

Prej vitesh, Gjoka jetonte në Leçe me familjen e tij dhe motorat ishin një ndër pasionet e tij më të mëdha.

Kush e ekzekutoi Bledar Birçajn? Dyshime se grabiti drogën e grupit kundërshtar, ku po heton policia
Emisioni në “Shënjestër” solli sot detaje për vrasjen e biznesmenit vlonjat, Bledar Birçaj. Ky i fundit ra pre e një atentati të mirëorganizuar në 10 maj 2021 në qytetin e Vlorës, teksa ndodhej në makinë.

Cili ishte aktiviteti i vërtetë i Bledar Birçaj? Çfarë fshihej pas kostumit të atij apo të atyre që në Shqipëri njihen si biznesmenë, por që në fakt biznesin e tyre të vërtetë kanë punët e paligjshme dhe cila ishte lidhja e vrasjes së 38-vjeçarit, di dhe me disa vrasje të tjera që ndodhën menjëherë në Vlorë, pas eliminimit të tij?

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’ një nga pistat më të besueshme në lidhje me vrasjen e Bledar Birçaj, mendohet të jetë aktiviteti i tij në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Viktima thuhet se jetonte më të shumtën e kohës së tij, në Spanjë. Ky fakt konfirmohet edhe nga vetë e dashura e tij, e cila pohon se Birçaj, jetonte gjatë në gadishullin Iberik, por pa dhënë detaje, se cila ishte puna e tij në këtë vend, apo cilët ishin personat me të cilët ai shoqërohej.

“Unë jam e lidhur prej disa kohësh me Bledarin. Më duhet të them se ai jetonte kryesisht në Spanjë. Unë nuk kam ndonjë informacion për lidhjet apo për problemet e tij, ashtu sikundër nuk kam dijeni në lidhje me atentatin dhe kush mund ta ketë kryer”, tha e dashura e tij.

Ndërsa e dashura jepte këto të dhëna, tejet të vakta, për ato çfarë kërkonin në të vërtetë grupi hetues, ajo që u mësua është se diçka e madhe kishte lëvizur në botën e narko-trafikut, ku ishte përfshirë edhe vetë Birçaj.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, dyshimet më të forta, janë se Birçaj ka grabitur një sasi të madhe droge, të cilën grupi kundërshtar po e sillte nga Amerika e Jugut, çka duket se ka sjellë një humbje të konsiderueshme për pritësit e këtij malli.

Arsye për të cilën mendohet se ky grup ka porositur dhe organizuar ekzekutimin e Bledar Birçaj, duke u hakmarrë ndaj këtij të fundit. Kjo është edhe një nga pistat në të cilat policia po heton edhe sot në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit, por duke iu kthyer njohjes dhe lidhjes që viktima, Bledar Birçaj kishte me efektivin antidrogës, Granit Deromemaj, ky i fundit tha se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë aktiviteti kishte miku I tij jashtë vendit.

“Unë siç ju thashë e njoh që në fëmijëri, viktimën Bledar Birçaj. Unë mund t’ju them se nuk kam asnjë informacion për problemet që viktima kishte jashtë vendit, dhe po kështu dua të them se nuk i kam ofruar asnjë ndihmë në këtë aktivitet”, është shprehur Granit Deromemaj.

Sa i besueshëm ishte efektivi i antidrogës në thëniet e tij për aktivitetin e panjohur në dijeninë e tij, të mikut që nga fëmijëria, kjo mbetet për t’u hetuar nga grupi hetues. E e vërteta është se në lidhje me ekzekutimin e Birçaj, policia vazhdon të hetojë për vrasje për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale në çështjet e trafikut të drogës.

Në lidhje me hetimet që duket se janë komplekse dhe të vështira, grupi hetues kërkoi informacion edhe nga operatorët e kompanive telefonike në Shqipëri, për të parë se cilët ishin numrat e loguar në koordinatat e lëvizjes së makinës së viktimës dhe të autorëve, ku u kaluan në sitë antenat telefonike që mbulojnë 14 koordinata që lidhen me itinerarin e lëvizjeve të dy makinave të përfshira në atentat. U analizuan 1982 thirrje, apo mesazhe telefonike, por në asnjë rast sipas grupi hetues, nuk pati shkaqe të besueshme, që të ndihmonin në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

“Në funksion të hetimeve të këtij procedimi u është kërkuar disa kompanive telefonike celulare të dhëna mbi fluksin e thirrjeve hyrëse-dalëse, Sms, Mms, Gprs, si dhe Imei-in të numrave që janë loguar në antenat që mbulojnë 14 koordinata dhe i është bërë shkresë Sektorit të mbledhjes dhe përpunimit të informacionit në Drejtorinë Hetimore Qendrore për analizimin e këtyre të dhënave. Me procesverbalin e këqyrjes së të dhënave nga ky sektor jemi njoftuar se numra të njëjtë që janë loguar në koordinata të ndryshme janë 1982 në 15 koordinata të ndryshme”, thuhet në dosjen hetimore.

Ndërsa grupi hetues bëri zhvilloi këtë krehje të thirrjeve telefonike, paralelisht kërkoi të gjejë gjurmë krahasimi edhe midis armëve të regjistruara në sistemin e tyre, dhe armës që u përdor në krim, por edhe ky kërkim duket se rezultoi i kotë. Kjo pasi autorët mendohet se qëlluan me një armë e cila nuk ishte përdorur në krimet e mëparshme, çka mund ta ndihmonte grupin hetues në shkuarjen më shpejt drejt identifikimit të tyre.

“Në lidhje me këtë ngjarje janë përpiluar të gjitha vendimet e ekspertimeve ku nga përgjigjet e ardhura deri më tani konkludohet se; Predha e sekuestruar gjatë kqyrjes së kufomës është pjesërisht e dëmtuar, ajo iu përket fishekëve luftarak model 56, kalibër 7.62 dhe për shkak të dëmtimit kjo predhë mund të krahasohet vetëm me armën e zjarrit konkrete e cila e ka qitur dhe jo e vlefshme për krahasim masiv”, thuhet ën dosjen hetimore.

29 gëzhojat e sekuestruara gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nga krahasimi në sistemin arsenal nuk rezultuan të regjistruara në këtë sistem, por për t’iu kthyer profilit të Bledar Birçaj dhe lidhjeve të tij me krimin, punët në biznesin e trafikut të drogës nuk ishin të vetme çështje të hapura që ai mund të kishte me ata që tashmë e ndiqnin për ta vrarë.

Birçaj që thuhet se kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, nuk ishte një emër i panjohur të paktën për policinë shqiptare. Në mars të vitit 2011 ai u arrestua në qytetin e Vlorës, si i dyshuar për vrasjen ndaj shtetasit Artur Tahiraj, ku u mbajt në arrest për 45 ditë.

Në muajin prill Gjykata e Vlorës, e zëvendësoi masën ndaj tij nga ‘arrest në burg’ në masën ‘detyrim paraqitje në policinë gjyqësore’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë shtetit’ deri në përfundim të hetimeve. Në muajin korrik, po të vitit 2011, Prokuroria e Vlorës vendosi pushimin e hetimit në ngarkim të Bledar Birçaj duke e lënë atë të lirë, çështje për të cilën thuhet se ai mori edhe dëmshpërblim.

Para se kësaj ngjarje, në vitin 2010, Birçaj dhe vëllai i tij ishin proceduar penalisht pasi kishin dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në qytetin e Vlorës, personin me inicialet F.H., ku prokuroria në atë kohë nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Ndërsa grupi hetues ishte ndalur te vrasja e Bledar Birçaj, vetëm 10 ditë më pas, Vlora gjendet e tronditur nga një tjetër krim, edhe ky i lidhur me luftën e egër që kishte shpërthyer në qytet midis grupeve rivale, që nuk po kursenin asnjë metodë për eliminimin e atyre që ata i konsideronin kundërshtarë.

Viktima e radhës do të ishte Delon Troqe, i cili ashtu si edhe Bledar Birçaj, sapo ishte kthyer nga Spanja. Ai u qëllua mbrëmjen e datës 21 maj, me 15 plumba automatiku, në derën e servisit të tij, prapa pallatit të lojërave me dorë, ‘Flamurtari’, në orën 21.50 në lagjen ‘Pavarësia’ në qytet.

Delon Troqe ishte i afërm me një tjetër viktimë të luftës së bandave në qytet, ai ishte kushëri me Elvis Troqen, i cili u rrëmbye ditën për diell në mes të qytetit të Vlorës, më 17 korrik 2018.

Ditën kur ai kishte vendosur ti prezantonte nënës së tij që kishte ditëlindjen, vajzën me të cilën do të lidhte jetën, ai u rrëmbye në rrugë nga persona të panjohur, për të humbur gjurmët edhe sot. Sipas policisë, rrëmbimi dhe zhdukja e Ervis Troqes, mendohet se u krye për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Të njëjtat pazare të prishura që çuan kohë pas kohe edhe në eleminime të tjera në këtë qytet, vetëm një muaj para se Elvis Troqe të rrëmbehej dhe të zhdukej pa gjurmë, një tjetër rrëmbim i ngjashëm u krye në qytet. Albano Xhaferri kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Belgjika.

A i rrëmbye forcërisht me të dalë nga banesa e tij, mëngjesin e datës 17 qershor 2018 dhe u fut në një makinë, ku thuhet se u vra i qëlluar me një çekiç pas koke. Vrasja e tij u dëshmua nga një prej personave që morën pjesën në rrëmbimin e tij, nga një i penduar i cili rrëfeu për grupin hetues të gjithë skenën e krimit, autorët dhe shkakun pse ishte kryer ky rrëmbim.

Sipas tij, Albano Xhaferri u rrëmbye për prishje të pazareve të drogës dhe vrasja e tij u porosit nga Edison Harizaj apo ndryshe i njohur në Vlorës si Edison ‘Faqedjeguri’, një nga një personazhet më të fuqishëm të krimit në Vlorë.

I lidhur me bandat edhe në qytetin e Durrësit, i cili u ekzekutua edhe vetë më 7 nëntor 2018 në qytetin e Durrësit, ndërsa po kthehej në mbrëmje nga Tirana në drejtim të Vlorës.

Po për t’iu kthyer edhe njëherë vrasjes së Bledar Birçaj dhe atyre që pasuan ekzekutimin e tij, gjithçka thuhet se lidhet pikërisht me luftën për pushtetin e drogës.

Luftë e cila në harkun kohor të pak viteve prodhoi në Vlorë shumë të vrarë por edhe të rrëmbyer, ku sipas statistikave vetëm në vitet 2015-2020 në këtë qytet u rrëmbyen 16 persona si edhe u kryen 34 atentate të bujshme, pa numëruar hedhjen në erë të makinave, apo djegiet e tyre.

Betejë e cila duket sikur për momentin ka ulur armët, por që pikërisht atëherë kur mendon se lufta i ka lënë vend paqes, ajo bëhet edhe më e ndezur.