kosove Archives - Zyrtare.net

Kurti: Nga bllokada në Kuvend humbin mjetet nga Plani i Rritjes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bllokada në Kuvend ka pamundësuar miratimin e disa ligjeve të nevojshme për zbatimin e reformave të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Kurti i bëri këto deklarata në mbledhjen e dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, në funksionin e tij si Komitet Drejtues për Planin e Rritjes, ku u diskutua për zbatimin e reformave, projektet ekzistuese dhe programet IPA.

Ai tha se deri më 30 qershor janë zbatuar dhe raportuar te Komisioni Evropian 20 hapa të reformave, në vlerë prej 153.3 milionë eurosh.

“Kështu që po e hap mbledhjen e dytë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian në funksionin e tij si Komiteti Drejtues për Planin e Rritjes, e në të cilin do të diskutojmë për ecurinë e zbatimit të reformave, për gjendjen e projekteve ekzistuese, si dhe të programeve IPA. Më 15 korrik i kemi dorëzuar Komisionit Evropian raportin e parë zyrtar për zbatimin e agjendës të reformave dhe kërkesën e parë për lirimin e fondeve nga Plani i Rritjes. Deri më 30 qershor kemi zbatuar dhe raportuar te Komisioni Evropian 20 hapa të reformave, në vlerë prej gjithsej 153.3 milionë euro në fonde të Bashkimit Evropian. Aktualisht Komisioni Evropian është duke kryer vlerësimin, e pas vlerësimit Komisioni do ta miratojë vendimin për lirimin e fondeve dhe pastaj Kosova do të përfitojë fondet përkatëse sipas këtij vendimi”, tha Kurti.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se në fillim të javës së ardhshme në Kuvend do të përcillen tri marrëveshje ndërkombëtare për programet IPA, përmes të cilave, sipas tij, Kosova pritet të përfitojë 258 milionë euro.

“Ndërkohë, në fillim të javës që vjen, Kuvendit do t’i përcillen tri marrëveshje ndërkombëtare për programet IPA, e ku përfshihen dy amendamente për projektet nga IPA 2021 dhe IPA 2022, si dhe marrëveshja financiare IPA 2026-2027, nga të cilat Kosova pritet të përfitojë 258 milionë euro. Presim nga Zyra Ligjore dhe Ministria e Financave të përfundojnë pa vonesa opinionet që u kërkohen. Marrë së bashku, nga Plani i Rritjes dhe IPA janë mbi 400 milionë euro që Kosova do të përfitojë për qeverisje të mirë e zbatim të reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Kurti tha se nga 13 reformat e parapara për afatin e 30 qershorit, gjashtë nuk janë zbatuar në kohë, duke bërë që Kosova të mos përfitojë mbi 40 milionë euro.

“Në anën tjetër, siç jeni njoftuar edhe nga koordinatori kombëtar, nga 13 reformat e parapara për afatin e 30 qershorit, 6 nuk kanë arritur që të zbatohen në kohë. Për rrjedhojë, nga vlera prej 90.7 milionë euro e paraparë për afatin e qershorit, nuk u përfituan mbi 40 milionë euro”, tha ai.

Sipas Kurtit, arsyeja e mos-përfitimit të këtyre mjeteve është bllokada në Kuvend, e cila ka pamundësuar miratimin e ligjeve. Ai tha se projektet e parapara për afatin e 30 qershorit do të procedohen në seancën e radhës të Kuvendit.

“Arsyeja e mospërfitimit të këtyre mjeteve është bllokada në Kuvend, e cila pamundësoi miratimin e ligjeve.

Megjithatë, të gjitha projektet e parapara për afatin e 30 qershorit do të procedohen në seancën e rradhës të Kuvendit.

Pra, nga bllokada në Kuvend nuk dështon arritja për realizimin e reformave të parapara në Planin e Rritjes dhe puna e mirë e qeverisë, por do të humbin mjetet e dedikuara për to” tha Kurti.

Kryeministri tha se fokusi tash duhet të jetë te 22 reformat që kanë afat deri në fund të dhjetorit, të cilat kanë një vlerë prej 131.4 milionë eurosh në fondet e BE-së.

“Tani vëmendja duhet të jetë te zbatimi i 22 reformave që skadojnë në fund të dhjetorit të sivjetmë, në vlerë prej 131.4 milionë euro në fondet e BE-së. Mbi 1/3 e këtyre reformave, apo saktësisht 8 sosh, kërkojnë miratim të projektligjeve në Kuvend. Bëhet fjalë për 10 projektligje që skadojnë më 31 dhjetor 2026. Këto projektligje janë duke u finalizuar dhe do t’i miratojmë në Qeveri brenda këtij afati. Në këtë drejtim kemi punuar edhe me Komisionin Evropian që projektligjet, të cilat kanë për afat 31 dhjetorin, ta kryejnë konsultimin me Bashkimin Evropian në afat sa më të shpejtë. Nëse Kuvendi do të jetë funksional, reformat dhe mjetet e dedikuara për to nuk do të humbin. Pra po e përsëris që për shkak të bllokadës në Kuvend nuk do të humbet asnjë reformë e paraparë, por do të humbin mjetet e dedikuara nga Plani i Rritjes për reforma”, tha Kurti.

Në fund, Kurti theksoi përgjegjësinë e Kuvendit në funksionimin e institucioneve dhe miratimin e ligjeve.

“Kuvendi është pushtet i ndarë nga Qeveria, është një nga tri shtyllat e pushtetit në shtet demokratik. Përgjegjësia kryesore e Kuvendit është kalimi i ligjeve dhe mbikëqyrja e Qeverisë. Për të kryer këtë funksion Kuvendi duhet të jetë funksional. Ne jemi shoqëri me pluralizëm shoqëror dhe politik dhe për Kuvendin, si institucioni më i lartë përfaqësues e ligjvënës, kemi përgjegjësi të përbashkëta”, tha ai./eo/

Isufaj pret Partipattin, diskutohet lufta kundër krimit të organizuar
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim zyrtar me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Annu Partipatti, ushtruesen e detyrës së Zëvendësshefes së Misionit, Ëylita Bell, si dhe anëtarë të tjerë të ekipit të ambasadës amerikane.

Siç njofton sistemi prokurorial, gjatë këtij takimi përfaqësueset e Ambasadës së ShBA-së e falënderuan kryeprokurorin Isufaj për bashkëpunimin ndërinstitucional, i cili ka kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e prioriteteve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

Në lidhje me këtë takim ka njoftuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në fokus të këtij partneriteti ka qenë ndjekja penale e krimit transnacional, veçanërisht rastet që ndërlidhen me kontrabandimin e migrantëve dhe trafikimin e narkotikëve, si dhe lufta e pakompromis kundër organizatave kriminale ndërkombëtare.

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, në funksion të shtyrjes përpara të prioriteteve të përbashkëta.

Përmes një komunikate zyrtare, selia diplomatike amerikane ka theksuar se në thelb të këtij partneriteti mbeten siguria, zhvillimi dhe ruajtja e stabilitetit në tërë rajoni

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Deklarata e Ambasadës vjen në kohën kur pritet të nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e para në këtë legjislaturë.

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka organizuar sot protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.

Protestat do të mbahen nga ora 17:00, ndërsa dega e OVL-UÇK-së në Prishtinë do t’i bashkohet protestës nga ora 21:00, në Prishtinë.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje institucioneve komunale dhe qytetarëve që t’u bashkohen protestave, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Organizata ka kërkuar gjithashtu nga spektri politik, shtetëror dhe kombëtar që të jetë unik dhe të fillojë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila, sipas saj, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit.

OVL-UÇK ka deklaruar se mbështet protestat për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën çlirimtare përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues.

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme
Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, është shprehur për shkrirjen e Gjykatës Speciale, duke deklaruar se proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë një element të rëndë politik.

Në një intervistë në A2CNN, Bolton e cilësoi institucionin të paligjshëm, ndërsa ngriti shqetësime për mungesën e mbikëqyrjes dhe pasojat që mund të ketë kjo për drejtësinë.

Ai argumentoi se një zgjidhje më e përshtatshme do të ishte që vetë shtetet, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, të hetonin dhe të gjykonin ish-liderët e tyre përmes sistemeve të pavarura të drejtësisë.

“Pikëpamja ime është që këto gjyqe kanë patur një element të rëndë politik dhe nuk është një pyetje abstrakte për të kërkuar drejtësi, për çdo kënd që është i përfshirë në konflikt. Pikëpamja ime për një kohë të gjatë ka qenë që nëse e merr këtë si shembull, që ilaçi më i mirë për ato lloj sjellje nga ish-drejtuesit, në rastin e Serbisë, është që të bëjnë ata vendimin për të hetuar dhe dënuar ish-liderët e tyre, po ashtu me Kosovën, për të përfunduar konfliktin dhe çfarë do që palët duhet të vënë mbrapa shpatullave të tyre, për të kërkuar atë drejtësi, që vetëm një tribunal i pavarur mund ta bëjë, mendoj që nuk është e duhura”.

“Të shkuarën me të harruarën, nuk besoj se është forma e duhur, por duhet të arrijë një kohë, kur kjo është e vetmja mënyrë si mund ta bësh. Më e mira është të shikojmë drejt së ardhmesh, dhe kjo mund të jetë përgjigjja e duhur, nuk po e paragjykoj por mendoj se nëse inkurajon pjekurinë politike, duke patur vendet që të gjykojnë vet ish-liderët e tyre, nëse kanë bërë gjënë e duhur, apo kanë bërë gabime nga një trup që është e pavarur, nuk kemi për ta parë asnjëherë fundin”, tha Bolton.

I pyetur se a po krijon Haga precedent të rrezikshëm për të gjitha lëvizjet çlirimtare në botë, Bolton u shpreh:

“Është e mundur, por njerëzit e kanë humbur interesin te trupi gjykues dhe ideja që vendet që e kanë ngritur trupin gjykues, do ta supervizonin, kjo është zhdukur dhe për mua kjo shkon te paligjshmëria e këtij institucioni, dhe nuk reflektojnë çfarë Amerika beson për një kohë të gjatë, që e vetmja mënyrë korrekte, e duhur, për të bërë drejtësi, është nëpërmjet një sistemi të drejtësisë nga shtetet e pavarura si për sistemin e prokurorisë dhe gjyqësorin. Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme dhe shembujt që po jepni demonstron që trupi, prokuroria, kanë bërë gabimet e tyre”.

Tutje, ish-këshilltari i presidentit amerikan, i pyetur nëse Gjykata Speciale duhet shpërbërë, tha: “Sigurisht. Ka qenë një kohë e gjatë që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe të mendosh në një pikë që mund ta quash këtë një fund, sinqerisht s’jam i sigurt që vendet që e kanë krijuar këtë gjykatë… Nëse dikush është i pakënaqur, nëse Kosova është e pakënaqur, duhet të flasin dhe ta thonë që kemi arritur kufijtë e tolerimit. I ka tejkaluar kufijtë e asaj që mendonim dhe kishim rënë dakord”.

“Dikush duhet ta kuptojë që këto trupa gjykuese kur u krijuan nuk ishin kaq virtuoze sepse ishin ndërkombëtare, dhe që mungesa e mbikëqyrjes mund të çojë drejt rrethanave ku ato humbasin rrugët dhe shkojnë në drejtime që askush s’i kishte menduar dhe shkaktojnë dëme. Duke u fokusuar në mendjengushtësi, për akuzat e gabimeve gjatë luftës, siç e bënë, japin mundësinë për mospajtim dhe heqin dorën nga çfarë do lloj përgjegjësie dhe forme papërgjegjshmërie që liderët kanë bërë në të kaluarën”, deklaroi Bolton.

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” mes analistit Albatros Rexhaj dhe gazetares Klodiana Lala.

Debati u ndez pasi gazetarja po përgënjeshtronte pretendimet e ish-kreut të SHISH Vlora Hyseni, e cila iu drejtua sot në dyert e SPAK Lalës me fjalinë “Si kalon me agjentët serbë në hotele”.

Rexhaj ngriti pikëpyetje mbi deklaratën mohuese të Lalës. Në përplasje u përfshi dhe gazetari i emisionit Blendi Fevziu, i cili i kërkoi Rexhajt të ruante etikën.

Pjesë nga debati në studio:

Rexhaj: Gjykata ka një urdhër sot…

Lala: Atë agjenten tëndë mbaje aty se në fakt meriton të rrihesh siç të rrihte Berati, por unë nuk i ndyj duart e mia me ty. Të lutem kur flas unë mos guxo të ndërhysh.

Rexhaj: Përse duhet të të besojmë ty dhe jo Vlorës. Ejj jam këtu unë. Nuk mundesh të flasësh. (I kthehet Fevziut) Tha ka bërë mirë që të ka rrahur. Mua smë rreh dot askush, ti e mormalizove.

Fevziu: Po më the “or ti” del përjashta. Çohu dhe dil jashtë.

Rexhaj: Ti e normalizove o shok.

Lala: Mos më beso nuk më intereson fare, nuk je në ekuacionin tim. Je komplet i parëndësishëm.

Rexhaj: Të dyja mund të jenë të vërteta, ajo kriminele dhe ti agjente.

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë
Në përvjetorin e tretë të sulmit terrorist në Banjskë, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen që përgjegjësit të përballen me drejtësinë, ndërsa ka shprehur keqardhjen që Serbia ende nuk është marrë me ndjekjen penale të autorëve.

Një zëdhënës i BE-së ka konfirmuar se shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e ka ngritur këtë çështje rishtazi, gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmën e ndërsjellë juridike. Kjo çështje është pezull prej një kohe të gjatë dhe Serbia duhet ta trajtojë atë pa vonesë”, ka porositur zëdhënësi i BE-së.

Ai rikujtoi se Brukseli vazhdimisht ka bërë thirrje që përgjegjësit për këtë sulm të tmerrshëm të mbahen përgjegjës dhe shprehu keqardhjen që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale, me akuza përkatëse, të personave që ndodhen në Serbi.

Sulmi i 24 shtatorit të vitit 2023, sipas Bashkimit Evropian, kërcënoi seriozisht sigurinë në rajon.

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në New York homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin ka diskutuar për avancimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë dhe energji.

Kurti ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Katër javë më parë ishim bashkë në nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa sot me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takuam në New York në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, me fokus në realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Vazhduam bisedën për bashkëpunimin në infrastrukturë e në energji, përkatësisht për avancimin e projekteve të përbashkëta. Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se me Mickoskin kanë diskutuar edhe për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin.

“Gjithashtu biseduam për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin. U pajtuam të vazhdojmë punën për realizimin e këtyre projekteve, të cilat kontribuojnë në ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike”, ka shkruar kryeministri.

Kurti ka theksuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i cilësuar dy vendet si shtete mike dhe partnere.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveçse fqinje, janë shtete mike dhe partnere, me interesa të përbashkëta për paqe, siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik”, ka shtuar Kurti.

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së
Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin Kuvendit i është dhënë afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin.

Sipas Haxhiut, në seancën e parë Kuvendi duhet të bëjë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe rritjen e mbështetjes financiare për 4-shen e UÇK-së, transmeton Veriu.info.

Postimi i Bekim Haxhiu:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka lënë në dispozicion edhe 13 ditë për vendimmarrje institucionale.

Në seancën e parë të Kuvendit duhet të merren vendime për:

1. Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

2. Rritjen e mbështetjes financiare për mbrojtjen juridike.

3. Mbështetjen ligjore dhe institucionale për ish krerët e UÇK-së.

4. Koordinimin me Shqipërinë dhe shtetet aleate.

Çdo ditë e humbur është një mundësi e humbur për të vepruar në mbrojtje të UÇK-së dhe udhëheqësve të luftës çlirimtare.

Kuvendi duhet të veprojë!

Edhe 13 ditë janë në dispozicion.

Nëse Kosova shkon në zgjedhje, pa marrë vendime për mbështetjen e ish krerëve të UÇK-së, populli do të ndëshkoj te gjithë ata qe dalin kundër vullnetit të qytetarëve të cilët çdo dite po protestojnë në mbështetje të çlirimtarëve.

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takim është diskutuar për projektet e përbashkëta në infrastrukturë dhe energji, me theks të veçantë te tuneli Prizren–Tetovë.

“Katër javë më parë ishim bashkë në nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa sot me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takuam në New York në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vazhduam bisedën për bashkëpunimin në infrastrukturë e në energji, përkatësisht për avancimin e projekteve të përbashkëta. Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve. Gjithashtu biseduam për zbatimin e marrëveshjes për thëngjillin. U pajtuam të vazhdojmë punën për realizimin e këtyre projekteve, të cilat kontribuojnë në ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveçse fqinje, janë shtete mike dhe partnere, me interesa të përbashkëta për paqe, siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik”, deklaroi Kurti.

Familjarët e Thaçit, Veselit e Krasniqit i kthejnë përgjigje Haxhiut: Presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit
Gjatë ditës së djeshme ushtruesja e detyrës së presidentës Albulena Haxhiu i ka bërë ftesë familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së për një takim pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Mirëpo në një përgjigje ata kanë kërkuar nga Haxhiu që takimi të zhvillohet pas një vendimi nga Kuvendi i Kosovës.

Letra është bërë publike nga ana e djalit të Jakup Krasniqit, Altini përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë:

Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara.

E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit.

Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor, zgjedhjet e reja mbahen më së largu më 15 nëntor
Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor, zgjedhjet e reja mbahen më së largu më 15 nëntor

Lajme

Gazeta Express23/09/2026 15:44

Zgjedhjet e reja parlamentare, që do të ishin të katërtat me radhë në 2 vjet, mund të mbahen më 15 nëntor.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se Kuvendi është konstituuar me vonesë dhe se nga 8 gushti, kur ka përfunduar afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ka nisur të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit.

Kështu, Kushtetuesja tha se ky afat “përfundon më 6 tetor 2026”. Presidenti duhet të zgjidhet deri në atë datë, në të kundërtën, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga ajo datë.

Në rast se partitë nuk merren vesh për zgjedhjen e Presidentit, zgjedhjet do të mund të mbaheshin më së largu më 15 nëntor, që është e diela e fundit brenda atij afati 45-ditor.

Me kërkesë të Kurtit, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 gusht u ndërpre dy herë radhazi. Ai nuk e propozoi kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideronte të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, dhe sipas konfirmimit tash, më 8 gusht ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja – e kishtendërprerë sërish atë ditë seancën konstituive, si ditën kur ajo nisi.

Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar se seanca konstituive nuk duhej të vazhdonte pa një marrëveshje paraprake për Presidentin dhe vendosi ta konstituojë Kuvendin vetëm më 13 shtator.

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti, ka kërkuar shpalljen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, duke pretenduar se vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së përbën rrezik për rendin kushtetues dhe Pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “Konfront” të KTV-së, Mahmuti është shprehur se nuk duhet pritur vendimi i Apelit, pasi, sipas tij, vendimi i shkallës së parë mund të nxisë forca që synojnë destabilizimin e Kosovës. Ai ka argumentuar gjithashtu se një vendim përfundimtar që do ta lidhte luftën për pavarësi me veprime kriminale mund të ketë, sipas tij, pasoja në aspektin ndërkombëtar, përfshirë rrezikun e tërheqjes së njohjeve të Kosovës.

Mahmuti ka mbrojtur ish-krerët e UÇK-së të dënuar në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke vlerësuar se ekipet e tyre mbrojtëse kanë zhvilluar një mbrojtje profesionale dhe se dëshmitarët e paraqitur prej tyre, përfshirë figura ndërkombëtare si James Rubin dhe Wesley Clark, kanë mbështetur pretendimin për pafajësinë e tyre.

Ai ka kritikuar edhe Prokurorinë e Specializuar, duke pretenduar se disa prej dëshmive të përfshira në aktakuzë ishin të pabazuara dhe se raste të caktuara janë nxjerrë nga konteksti në aktgjykim. Sipas Mahmutit, qëllimi i procesit ka qenë kriminalizimi i luftës së UÇK-së dhe i procesit të pavarësimit të Kosovës.

Ndërkohë, katër ish-krerët e UÇK-së kanë të drejtë të apelojnë vendimin. Sipas procedurave të Dhomave të Specializuara, Apeli mund ta konfirmojë vendimin, ta ndryshojë atë, të ndërhyjë në pjesë të caktuara ose ta kthejë çështjen në rigjykim.

Gjykata Speciale i ka dënuar Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 vjet dhe Selimin me 13 vjet, për krime lufte, ndërsa të katër janë shpallur të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën
Serbia ka mbetur në vend në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe politika e saj aktuale ndaj Perëndimit po ndikon negativisht edhe te fqinjët, ka deklaruar eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier. Sipas tij, Beogradi që nga shkurti i vitit 2022 nuk ka bërë asnjë përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

Duke folur në HRT, Stier tha se Serbia nuk ka hapur apo mbyllur kapituj të rinj në negociatat me BE-në dhe e lidhi këtë stagnim me zgjedhjen gjeopolitike të Beogradit për të ruajtur marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa njëkohësisht bashkëpunon me Perëndimin.

Sipas tij, kjo politikë paraqet problem jo vetëm për Serbinë, por edhe për vendet fqinje. Stier përsëriti se situata në Serbi është ajo që e shqetëson më së shumti kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.

Një nga çështjet kryesore që, sipas Stierit, përcakton perspektivën evropiane të Serbisë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ai tha se Serbia nuk është domosdoshmërisht e detyruar ta njohë formalisht Kosovën, por duhet të arrijë normalizim de facto të marrëdhënieve dhe të zbatojë obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Në këtë kuadër, Stier përmendi edhe pritjet ndaj të dyja palëve: Serbia të mos pengojë apo lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndërsa Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, sipas tij, asnjëra palë nuk i ka përmbushur plotësisht këto obligime.

Stier paralajmëroi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të tensionuara dhe se ekziston rreziku që situata të përshkallëzohet.

Eurodeputeti kroat e veçoi Malin e Zi si vendin e Ballkanit Perëndimor që aktualisht është më afër anëtarësimit në BE, duke theksuar përparimin e tij në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave.

Sipas tij, Mali i Zi mund të përfundojë negociatat gjatë mandatit aktual të Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, pra deri në vitin 2029.

Stier përmendi edhe Shqipërinë, duke thënë se vendi ka ende punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Në anën tjetër, për Serbinë, ai tha se me politikën aktuale nuk pritet ndonjë lëvizje përpara.

Stier propozoi që, përtej anëtarësimit të plotë, vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në politika dhe tregje të BE-së.

Si shembull përmendi roamingun dhe mundësinë që vendet e rajonit të përfshihen më shumë në hapësirën evropiane pa pritur anëtarësimin e plotë.

Ai tha se zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendë veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë, por paralajmëroi se rruga nga statusi i kandidatit deri te anëtarësimi i plotë mbetet e gjatë.

Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet
Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar edhe sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shtatën natë me radhë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e folësve të mbrëmjes ishte edhe nxënësi i gjimnazit “Ahmet Gashi”, Gentian Selimi, nipi i ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi. Ai tha se, ndonëse nuk e ka përjetuar luftën, brezi i tij ka përgjegjësi ta ruajë kujtesën për sakrificën që solli lirinë e Kosovës.

“Quhem Gentian Selimi. Sot, para jush qëndroj si nxënës i gjimnazit ‘Ahmet Gashi’, si një i ri që luftën nuk e ka përjetuar. Nuk kam qenë aty kur vendi ynë digjej. Nuk kam qenë aty kur familjet largoheshin nga shtëpitë e tyre me dhunë. Nuk kam qenë aty kur djem e vajza të reja vendosën që jetën e tyre t’ia falin shërbimit të lirisë. Por sot, jam këtu pikërisht për shkak të këtij flijimi”, tha Selimi.

Ai ka deklaruar se liria në të cilën është rritur është rezultat i sakrificës së një brezi para tij.

“Unë jam rritur në liri. Kam mundësi të ëndërroj, të arsimohem, të planifikoj të ardhmen dhe ta quaj Kosovën vendin tim, vetëm sepse një brez para nesh, pa diskutuar, e sakrifikoi gjithçka për liri. Prandaj ne, brezi që nuk e përjetuam luftën, nuk guxojmë të bëhemi brezi që e harron atë”, u shpreh ai.

Selimi tha se pjesëmarrësit e protestës janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

“Sot kemi ardhur për të kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin! Jemi këtu sepse kemi zërin tonë dhe kemi të drejtë ta theksojmë atë që besojmë. Dhe kjo thirrje sot thotë: Jo në emrin tim! Jo në emrin tim!”, deklaroi ai.

Ai më pas renditi çështjet për të cilat, sipas tij, brezi i ri nuk dëshiron të heshtë.

“Jo në emrin tim të harrohet çmimi që ky popull pagoi për liri! Jo në emrin tim të harrohen mijëra familje që humbën më të dashurit e tyre! Jo në emrin tim të harrohen të pagjeturit për të cilët familjet ende presin një përgjigje! Jo në emrin tim të harrohet dëshmia e kombit që nuk e pati të lehtë ta shohë Kosovën e lirë! Ne nuk kemi ardhur këtu për urrejtje, kemi ardhur për kujtesë. Kemi ardhur të kërkojmë drejtësi të barabartë për secilin. Sepse drejtësia duhet t’i shërbejë së vërtetës”, tha Selimi.

Ai ka treguar se kujtesa për luftën, sipas tij, ndërtohet edhe përmes memorialeve, këngëve dhe rrëfimeve të brezave që e kanë përjetuar atë periudhë.

“Unë nuk e kam përjetuar luftën, por sa herë që kaloj pranë memorialeve, shoh emrat e UÇK-së, dëgjoj këngët kushtuar dëshmorëve dhe lirisë, dëgjoj historitë nga ky brez dhe dëgjoj historinë se si Kosova u çlirua me qëndresë, e kuptoj se liria ime ka pasur një çmim. Këngët që këndohen për dëshmorët, për trimërinë dhe për Kosovën, nuk janë vetëm një melodi. Ato janë kujtesë, me nder e krenari. Ato na përcjellin zërin e një brezi se luftoi dhe sakrifikoi për lirinë tonë”, u shpreh ai.

Selimi ka thënë se edhe vendet dhe gjurmët e luftës janë pjesë e historisë që duhet ruajtur.

“Ato male, ato rrugë, ato shtëpi të djegura, ato varre, ato këngë, ato memoriale janë pjesë e historisë sonë. Ato na kujtojnë se liria nuk erdhi lehtë dhe pas saj qëndrojnë sakrifica të mëdha”, tha ai.

Në fund, Selimi ka bërë thirrje që brezi i tij ta shohë ruajtjen e kujtesës dhe ndërtimin e Kosovës si përgjegjësi.

“Prandaj sot nuk dua të flas vetëm në emrin tim, dua të flas për brezin tim, për ne që luftën e njohim vetëm nga historia, këngët dhe rrëfimet, por që kemi detyrim të mos e lejojmë që historia të harrohet. Sepse ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet: ta duam këtë vend, t’i dalim zot këtij vendi, ashtu siç i dolën zot atdheut ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë. Ta ndërtojmë këtë vend me dije, punë dhe përgjegjësi. Ta ruajmë lirinë dhe paqen për të cilat u derdh gjak, t’i kujtojmë ata që u sakrifikuan, dhe kur besojmë se është bërë padrejtësi, ta kemi guximin ta ngremë zërin”, ka deklaruar Selimi.

Ai e ka mbyllur fjalimin duke përsëritur thirrjen e protestës.

“Prandaj sot, për të rënët, për të pagjeturit, për familjet e tyre, për veteranët dhe invalidët e luftës, për të gjithë ata që u sakrifikuan dhe për brezat që do të vijnë pas, ne theksojmë: Jo në emrin tim! Jo në emrin tim!”, shtoi Selimi.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli arrestohet në Maqedoninë e Veriut me urdhër nga Serbia
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli është arrestuar në pikën kufitare Bllac – Han i Elezit në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ai në një njoftim ka bërë të ditur se është arrestuar me urdhër të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.

“Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia”, ka bërë të ditur ai.

Pushkolli është duke u mbajtur në pikën kufitare dhe pritet të intervistohet nga pala maqedonase.

Para dy vjetësh, edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, Blerim Ramadani, qe arrestuar në Maqedoni me urdhërarrest të Serbisë.

E gjatë ditës së sotme, një ish-pjesëtar i UÇK-së, Bajrami Bajrami, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar nga Kroacia me urdhërarrest të Serbisë, u lirua.

“LIRIA KA EMËR” kërkon të thirret një mbledhje Kosovë-Shqipëri për ish-krerët e UÇK-së
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka kërkuar angazhim dhe koordinim të institucioneve të Kosovës, pas shpalljes së aktgjykimit dënues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin nga Gjykata Speciale në Hagë, më 16 shtator, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, kanë theksuar se më 1 tetor nga ora 16:00, do të organizojnë marsh paqësor me moton “Jo në emrin tim”.

Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli i ka bërë thirrje spektrit politik, diplomatëve, shoqërisë civile, ekspertëve dhe mërgatës të bëhen pjesë e një përpjekjeje të koordinuar lidhur me këtë proces.

“Sot nuk jemi këtu për pushtet e opozitë. Nuk jemi këtu për të hapur betejat e djeshme politike. Sot duhet të jemi bashkë. Përpara nesh është një proces vendimtar dhe një fazë e re juridike. Prandaj kërkojmë që institucionet e Republikës së Kosovës të veprojnë me përgjegjësi, koordinim dhe transparencë. Qeveria duhet të na tregojë qartë: Cili është plani?

Cila është strategjia shtetërore? Çfarë mbështetjeje juridike dhe financiare do të ofrohet? Çfarë do të bëjë diplomacia e Kosovës? Si do të angazhohen institucionet akademike dhe ekspertët ndërkombëtarë?”, tha ai.

Tasholli bëri thirrje që sa më parë të ftohet një mbledhje e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

“Me një pikë të rendit të ditës, mbështetjen institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe sigurimin e financimit të nevojshëm për mbrojtjen juridike. Sepse, në këto momente nuk duhet të ketë Prishtinë e Tiranë që shikojnë larg njëra-tjetrën. Duhet të ketë një tavolinë, një koordinim dhe një përgjegjësi të përbashkët institucionale”, kërkoi Tasholli.

Ndërsa, përfaqësuesja tjetër e LKE-së, Eliza Hoxha njoftoi se më 1 tetor do të organizohet marshi i madh “JO NË EMRIN TIM”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Data nuk është zgjedhur rastësisht. Më 1 tetor 1997, studentët e Kosovës dolën në rrugë në një protestë paqësore që mbeti një nga momentet simbolike të rezistencës qytetare. Më 1 tetor, ne do të dalim përsëri paqësisht, me një mesazh të përbashkët: JO NË EMRIN TIM. Më 10 tetor, kjo thirrje do të vazhdojë në Bruksel, së bashku me mërgatën tonë. Kosova brenda dhe Kosova jashtë do të flasin me një zë”, tha Hoxha.

Në të njëjtën kohë, platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të filloj peticionin qytetar “JO NË EMRIN TIM”, i cili do të dërgohet simbolikisht në Bruksel, Strasburg dhe Hagë, si shprehje e qëndrimit të qytetarëve që zgjedhin t’i bashkohen kësaj nisme.

Platforma qytetare “Liria Ka Emër”, në vazhdimësi do të zhvillojë aktivitete qytetare, akademike dhe publike në Kosovë dhe jashtë saj.

“Qeverisë i kërkojmë plan. Institucioneve u kërkojmë koordinim. Partive politike u kërkojmë bashkëpunim. Mërgatës dhe qytetarëve u bëjmë thirrje për pjesëmarrje qytetare. Sot nuk kërkojmë që të gjithë të mendojnë njësoj. Kërkojmë që institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe që dallimet politike të mos e pengojnë koordinimin për çështjet që konsiderohen me interes shtetëror”, theksoi Hoxha.

Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard, “Mit’hat Frashëri” zgjerohet në katër korsi
Në Komunën e Çairit po vazhdojnë me intensitet të lartë punimet infrastrukturore që kanë për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe modernizimin e rrjetit rrugor.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka publikuar pamje nga punimet në rrugën “Mit’hat Frashëri”, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në komunë. Rruga me gjatësi prej rreth 1.5 kilometrash, nga dy korsi po zgjerohet në katër korsi, duke u shndërruar në një bulevard modern që do të mundësojë qarkullim më të lehtë dhe më efikas.

Projekti krijon një lidhje të rëndësishme ndërmjet bulevardit “Sllovenia” dhe rrugës “Xhon Kenedi”, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen ndërmjet pjesëve të ndryshme të Çairit.

Ndërkohë, po përfundojnë punimet në rrugën “Ferid Murati”, vazhdojnë punimet në “Mit’hat Frashëri”, ndërsa paralelisht po finalizohet dokumentacioni i nevojshëm për fillimin e punimeve edhe në rrugën “Cvetan Dimov”.

Komuna e Çairit vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore për një Çair më të zhvilluar, më funksional dhe më të lidhur.

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet  kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.

Rama, ka komentuar protestën e mbrëmshme, duke thënë se dje kanë qenë bashkë krejt gjeneratat.

‘’Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë! Bashkë për drejtësi’’, ka shkruar Rama.

Dënimi i Hagës, Milazim Thaçi: Kom kajtë shumë, kish pas shumë keqdashës bre zoti i marroftë
Milazim Thaçi, i mbijetuari i Masakrës së Izbicës, i ftuar në T7, ka folur për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

Ai ka thënë se përveç tij, krejt Kosova është mërzit me dënimin e tyre.

“Atë ditë na kem tu prit për mirë, e na dul ndryshe. Me na i dënu çlirimtarët është diçka tepër mërzi e madhe. Po të kallëzoj drejt, jam mërzit kam kajt e më thirrshin, mos me thirrni hiç se s’du me fol. Jo veç unë, po edhe Broja, edhe Drenica edhe Kosova, kush është shqiptar, kush e ndjen vetën shqiptar, ata janë mërzit tanë. Po ça me bo, kish pas keqdashamirës shumë, bre zoti i marroftë’’, ka thënë ai.