bdi Archives - Zyrtare.net

Emrat e rrugëve, BDI fton për protesta në Tetovë
Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi, njofton se në mbledhjen e strukturave që kanë pasur sonte, kanë sjellë vendim që të premten të dalin në protestë në sheshin Iliria.

Rexhepi në një postim në Facebook shkruan se Komuna e Tetovës është bashkautore në lidhje me anulimin e emrave të rrugëve dhe shesheve.

“Sot, në mbledhjen e strukturave partiake të BDI – Dega Tetovë, në prani të liderit Ali Ahmeti, u vendos qartë: Tetova nuk do të heshtë përballë këtij akti poshtërues ndaj historisë, identitetit dhe dinjitetit të saj. Pas heshtjes së Komunës së Tetovës ndaj kërkesës sonë për seancë urgjente dhe pas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, ku dëshmohet se për gati një vit Komuna katër herë nuk i është përgjigjur kërkesave për dokumentacion, bëhet e qartë se kjo nuk është pakujdesi, por bashkëautorësi”.

Postimi i plotë i Bajram Rexhepit

TETOVA NË KËMBË: HISTORIA NUK ABROGOHET❗️

Sot, në mbledhjen e strukturave partiake të BDI – Dega Tetovë, në prani të liderit Ali Ahmeti, u vendos qartë: Tetova nuk do të heshtë përballë këtij akti poshtërues ndaj historisë, identitetit dhe dinjitetit të saj.

Pas heshtjes së Komunës së Tetovës ndaj kërkesës sonë për seancë urgjente dhe pas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, ku dëshmohet se për gati një vit Komuna katër herë nuk i është përgjigjur kërkesave për dokumentacion, bëhet e qartë se kjo nuk është pakujdesi, por bashkëautorësi.

Kjo nuk është vetëm çështje emrash rrugësh. Është tentativë për të mohuar Rilindasit, historinë, trashëgiminë dhe çdo të arritur shqiptare të ndërtuar me sakrificë në 20 vitet e fundit.

Tetova është djepi i kulturës, arsimit dhe krenarisë shqiptare. Këtu kanë nisur dhe do të nisin lëvizjet që i çojnë shqiptarët përpara. Prandaj, nuk pranojmë të kthehemi pas dhe nuk pranojmë asgjë më pak se dinjitetin tonë të plotë.

👉Të premten, më 26 qershor, në ora 20:00, nga Sheshi Iliria, ftojmë çdo qytetar, çdo intelektual, çdo zë të lirë dhe çdo atdhetar, pa dallim bindjeje politike, të bashkohet në Marshin Protestues.

Eja edhe ti. Zëri yt është zëri i Tetovës!

Bajram Rexhepi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emrat është poshtërues!
Bajram Rexhepi nga BDI, e cilësoi si poshtërues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë.

Ai kërkoi thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Tetovës për të diskutuar për rikthimin e emrave të shesheve dhe rrugëve ashtu siç kanë qenë me vendimin e vitit 2007 të Këshillit të Komunës së Tetovës.

I menjëhershëm ishte edhe ragimi i Komunës së Tetovës, të cilët theksuan se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është orkestruar nga nga ata që duan të ndjellin tensione ndëretnike. Tutje nga Komuna akuzuan BDI-në se për dy dekada në pushtet nuk e ka zgjidhur çështjen e emërtimit të rrugëve dhe shesheve, duke e lënë problemin të pazgjidhur.

Ali Ahmeti në Kërçovë: Strukturat e reja do të sjellin fitore të reja
Në një atmosferë entuziazmi dhe përkushtimi, në Kërçovë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të degës.

Në këtë proces janë konstituuar Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve, si dhe sekretarët e sekretariateve të degës.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke përshëndetur punimet e kuvendit, u shpreh se strukturat e reja do ta bartin përgjegjësinë me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj anëtarësisë, qytetarëve dhe vizionit politik të partisë.

“Jam i bindur se përgjegjësinë e marrë sonte do ta bartin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë. Këto struktura përbëhen nga njerëz kompetentë, të përgjegjshëm dhe të dëshmuar, të cilët së bashku me mbështetjen e qytetarëve do ta forcojnë edhe më tej BDI-në”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai theksoi rëndësinë historike dhe politike të Kërçovës, duke vlerësuar se kjo komunë ka qenë gjithmonë një vatër e rëndësishme e angazhimit kombëtar dhe politik.

“Energjia që pashë sonte më bën optimist për fitoret që na presin”, u shpreh Ahmeti, duke uruar strukturat e reja për sukses në detyrat e tyre të ardhshme.

BDI: Tetova e shqiptarëve nuk do të bëhet sërish Tetova e Marshall Titos!
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë, duke akuzuar koalicionin VLEN se po lejon rikthimin e simbolikës së ish-Jugosllavisë në qytet.

Në reagimin e saj, BDI vlerëson se arsyetimet e dhëna për këtë çështje janë “banale” dhe se ato flasin më shumë se deklaratat publike të përfaqësuesve të VLEN-it. Partia thekson se Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj dhe nuk meriton, sipas tyre, të kthehet pas në kohë përmes rikthimit të emërtimeve që qytetarët i kanë lënë pas prej vitesh.

BDI gjithashtu ngre një sërë pyetjesh publike drejtuar kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Partia kërkon sqarime nëse komuna është kontaktuar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me lëndën në fjalë, cili ka qenë qëndrimi i saj gjatë procedurës dhe nëse ka pasur komunikim zyrtar ose jozyrtar me institucionin.

Po ashtu, BDI kërkon transparencë edhe për rolin e përfaqësuesve të VLEN-it në Qeveri dhe qëndrimin që ekzekutivi ka mbajtur para Gjykatës Kushtetuese në lidhje me emërtimet e miratuara në vitin 2007.

“Qytetarët meritojnë transparencë të plotë. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se kush heshti, kush u pajtua dhe kush kontribuoi që të vihet në shënjestër identiteti i Tetovës”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga partia opozitare theksojnë se qytetarët nuk duhet të nënvlerësohen dhe se, sipas tyre, arritjet e shqiptarëve nuk duhet të cenohen në heshtje.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pasur reagim nga Komuna e Tetovës apo nga përfaqësues të VLEN-it lidhur me akuzat dhe pyetjet e ngritura nga BDI.

Ali Ahmeti: BDI mbetet partia më e fortë
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka mbajtur të premten në mbrëmje Kuvendin Zgjedhor të Degës në Vrapçisht, ku janë konstituuar organet dhe strukturat drejtuese që do të udhëheqin aktivitetin politik të degës në periudhën e ardhshme.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi se kuvendi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe me unitet të plotë, ndërsa uroi të zgjedhurit e rinj për detyrat që do të ushtrojnë.

“Jam i bindur se me përkushtim, punë dhe afërsi me qytetarët do ta forcojnë edhe më tej organizimin tonë në Vrapçisht”, deklaroi Ahmeti.

Ai theksoi se BDI-ja mbetet forca më e madhe, më e organizuar dhe më e konsoliduar politike e shqiptarëve në vend, duke vlerësuar se fuqia e saj buron nga besimi i qytetarëve, uniteti i brendshëm dhe qëndrueshmëria e kauzës që përfaqëson.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për organizim, mençuri dhe vendosmëri. Të bashkuar, me argumente të forta, me vizion të qartë dhe me përkushtim ndaj interesit qytetar, do t’i përballojmë dhe do t’i ndalim politikat e gabuara që cenojnë të arriturat dhe të drejtat e shqiptarëve”, tha Ahmeti.

Në fund, ai uroi strukturat e reja të degës së BDI-së në Vrapçisht për sukses në angazhimet e tyre të ardhshme politike dhe organizative.(INA)

Bekim Qoku – Bujar Osmanit: Në momentet më kritike për Kosovën mbajte qëndrime që favorizonin Serbinë
Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke e akuzuar atë për qëndrime të njëanshme në raport me zhvillimet në veri të Kosovës.

Në një postim publik, Qoku thotë se Osmani ka qenë “kampioni i diplomacisë neutrale shqiptare”, duke pretenduar se në disa raste ka treguar më shumë kujdes ndaj interesave të Beogradit sesa ndaj qëndrimeve të Kosovës.

Sipas Qokut, gjatë krizave në veri të Kosovës, Osmani ka përdorur vazhdimisht termin “shtensionim”, ndërsa kujton edhe deklaratën e tij pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, kur kishte paralajmëruar se Maqedonia e Veriut mund ta rishqyrtonte pjesëmarrjen në nismën e njohur si Open Balkan.

Deputeti i VLEN-it kritikon gjithashtu propozimin 9-pikësh të Osmanit për situatën në veri, duke vlerësuar se ai përputhej me kërkesat e Beogradit në një nga periudhat më të ndjeshme për Kosovën pas vitit 1999.

“Kur Kosova përballej me agresion, tensione dhe provokime të vazhdueshme, Bujar Osmani dilte me fjalorin e tij të preferuar diplomatik: shtensionim”, shkruan Qoku, duke e mbyllur reagimin me kritika të forta ndaj ish-shefit të diplomacisë.

Reagimi i Qokut vjen në kuadër të debateve të vazhdueshme politike mbi rolin dhe qëndrimet e ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë në raport me zhvillimet në Kosovë dhe rajon. (INA)

BDI kërkon seancë urgjente për emrat e rrugëve në Tetovë!
Vendimi i i Gjykatës Kushtetuese për kthimin e 11 emrave të vjetër të rrugëve të Tetovës, të ndryshuara në vitin 2007 nga Këshilli komunal, ka përplasur BDI-në opozitare me Komunën e Tetovës.

Këshilltarët e BDI-së në Këshill kanë dorëzuar një kërkesë me të cilën kërkojnë që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku kërkojnë që edhe një herë të votohen emrat e rrugëve.

“Në vitin 2006, Bashkimi Demokratik për Integrim e miratoi këtë vendim me votimin e të gjithë këshilltarëve, të të gjitha etnive, me marrëveshje të plotë politike dhe me votim sipas parimit të Badenterit. Sot kërkojmë që ky vendim të rimiratohet menjëherë, duke pasur parasysh se, sipas regjistrimit të fundit, për këtë çështje nuk kërkohet më votim i dyfishtë me Badenter në Këshillin e Komunës së Tetovës. Tetova nuk guxon të kthehet prapa. Tetova duhet dhe do ta mbrojë historinë, dinjitetin dhe realitetin e saj”, tha Berat Murati.

Murtezani i përgjigjet Osmanit: Ditë të zeza për shqiptarët kanë qenë gjatë qeverisjes së BDI-së
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hashim Murtezani nga VLEN-i, ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, i cili vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve në Tetovë e cilësoi si “ditë të zezë për shqiptarët”, transmeton Zyrtare.net

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murtezani ka thënë se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë se sot, ndërsa sipas tij, “ditët e zeza” po i përjeton vetëm BDI-ja në opozitë.

“Shqiptarët kur s’kanë qenë më mirë sesa sot, ditë të zeza ka vetëm për BDI-në në opozitë. BDI-ja shumë zi e shumë rëndë po e përjeton opozitën dhe asesi nuk mund të adaptohet”, ka shkruar Murtezani.

Ai ka numëruar një sërë ngjarjesh dhe rastesh që kanë ndodhur gjatë periudhës kur BDI ishte pjesë e pushtetit, duke përmendur rastet “Sopoti”, “Monstra”, “Alfa”, ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, 27 Prillin në Kuvend, si dhe çështje të tjera që sipas tij kanë dëmtuar interesat e shqiptarëve.

Murtezani ka kritikuar gjithashtu BDI-në për moszgjidhjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, përkrahjen e Ligjit për “Branitellat”, projektin “Shkupi 2014”, tekstet shkollore me përmbajtje anti-shqiptare dhe çështje të tjera që, sipas tij, kanë karakterizuar periudhën e qeverisjes së kësaj partie.

Në fund të reagimit, ai ka akuzuar BDI-në se nuk e ka shqetësim interesin e shqiptarëve, por humbjen e pushtetit pas më shumë se dy dekadash në qeveri.

“Ju nuk e keni hallin e shqiptarëve, ju keni vetëm një hall: nuk mund të pajtoheni me faktin që vetëm për dy vite opozitë e keni humbur pashallëkun tuaj për 22 vite që e keni shijuar”, ka përfunduar Murtezani.

Shabani: Balancuesi në kohën e BDI-së u keqpërdorë
Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani në emisionin “Click plus” në TV21 ka thënë se Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është në suaza të normave evropiane dhe e mira e gjithë kësaj siç tha ai është se “garanton profesionalizmin e kandidatëve dhe punësimin në bazë të meritokracisë”.

Sipas Shabanit, balancuesi nuk është i shfrytëzueshëm dhe nuk mund të jetë kriter bazë për punësimin e kandidatëve në administratë publike dhe më tej.

“Balancuesi është mjet i konsumuar dhe do duhej mjet tjetër që në parim do të fokusohet në çështjen e profesionalizmit dhe kompetencave të kandidatëve për punësim, ndërsa çështja e etnisë do të jetë çështje dytësore. Propozimi i tashëm i ligjit është në suaza të normave evropiane dhe e mira e kësaj është se garanton profesionalizmin, ndërsa punësimin në bazë të meritokracisë”, ka thënë Shabani, duke potencuar si rregull këtu veçmas Trupin koordinues.

Ai tha se me këtë Ligj po rregullojnë të gjitha defektet që kanë trashëguar, ndërsa akuzoi kundërshtarin e tij politik, Jeton Shaqiri se pikërisht në kohën e tij balancuesi është keqpërdorë.

“Balancuesi kur Jetoni (Shaqiri) ka qenë ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ministër i Arsimit është keqpërdorë në mënyrë të hatashme”, ka thënë Shabani.

Ahmeti nga Zhelina: BDI mbetet e fortë dhe e vendosur për të vazhduar misionin
Kryetari i Ali Ahmeti, gjatë pjesëmarrjes në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë, ka theksuar se fuqia e organizatës qëndron te uniteti, përkushtimi dhe besimi në vlerat që kanë udhëhequr partinë përgjatë gjithë rrugëtimit të saj politik.

Ahmeti vlerësoi se Zhelina dëshmoi edhe një herë mbështetjen dhe organizimin e fuqishëm të strukturave partiake, duke theksuar se BDI mbetet e fortë, e organizuar dhe e vendosur për të vazhduar misionin e saj në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së përbashkët, njofton TS.

Ai uroi strukturat e reja të zgjedhura në degën e Zhelinës, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe veprimtarët që, sipas tij, vazhdojnë të japin kontribut në forcimin e familjes politike të BDI-së.

“Forca e organizatës sonë qëndron te uniteti, përkushtimi dhe besimi në vlerat që na kanë udhëhequr në çdo etapë të rrugëtimit tonë”, ka shkruar Ahmeti pas Kuvendit Zgjedhor në Zhelinë.

Ali Ahmeti paralajmëron tërheqjen nga drejtimi i BDI-së: Dua të rreshtohem te veteranët
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka lënë të kuptohet se në të ardhmen nuk do të vazhdojë të qëndrojë në krye të partisë, duke deklaruar se dëshiron t’i bashkohet radhëve të veteranëve, transmeton Zyrtare.net.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Kumanovë, Ahmeti tha se nuk synon të mbetet përgjithmonë kryetar partie dhe se dëshiron të vazhdojë angazhimin e tij politik nga një rol tjetër.

“Unë nuk do të rri kryetar partie. Edhe unë dua të rreshtohem tek veteranët dhe të shohin se si luftoj unë si veteran”, deklaroi Ahmeti.

Kjo deklaratë u interpretua si një sinjal për përgatitjen e gjeneratave të reja brenda BDI-së për të marrë më shumë përgjegjësi në drejtimin e partisë, ndërsa Ahmeti theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë në proceset politike edhe si veteran i kauzës shqiptare./Zyrtare.net/

BDI: Në kohën tonë dygjuhësia dhe ligji respektoheshin
Nga BDI thonë se në kohën e tyre dygjuhësia dhe ligji respektoheshin, ndërsa në kohën e VLEN-it shkelet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Ata përmendin rastin ku ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, promovoi një mbishkrim në kuadër të një departamenti të Institutit për Shëndet Publik vetëm në gjuhën maqedonase dhe sipas tyre, kjo është dëshmi e qartë e nëpërkëmbjes së gjuhës shqipe dhe e shkeljes me të dyja këmbët të ligjit në fuqi

Reagimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për shkeljen flagrante të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Qeverisë pa legjitimitet etnik.

Rasti i djeshëm, ku Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, promovoi një mbishkrim në kuadër të një departamenti të Institutit për Shëndet Publik vetëm në gjuhën maqedonase, është dëshmi e qartë e nëpërkëmbjes së gjuhës shqipe dhe e shkeljes me të dyja këmbët të ligjit në fuqi.

Për ironi, në të njëjtin institucion, gjatë kohës së qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim, mbishkrimet ishin vendosur në dy gjuhë, në përputhje me ligjin dhe me frymën e barazisë institucionale.

Përmes fotografive të bashkëngjitura, opinioni publik mund ta shohë qartë dallimin: si është tani nën këtë qeveri dhe si ishte në kohën kur BDI kujdesej për zbatimin e ligjit dhe respektimin e gjuhës shqipe në institucionet publike.

BDI rikujton se Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe detyrues: mbishkrimet në institucionet publike duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Prandaj pyesim publikisht: çfarë duhet të ndodhë më shumë që vazalët shqiptarë në Qeveri të ndalojnë duartrokitjet dhe të reagojnë? Sa herë duhet të shkelet gjuha shqipe që ata ta kuptojnë se heshtja e tyre është bashkëfajësi?

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë ta denoncojë çdo përpjekje për degradimin e të drejtave të shqiptarëve dhe çdo shkelje të ligjit që garanton barazinë gjuhësore në vend.

DOKUMENT: Ja vendimi me të cilin BDI-ja zyrtarizoi serbishten në Kumanovë
VLEN ka publikuar dokumentin për të cilin thotë se dëshmon se zyrtarizimi i gjuhës serbe në Kumanovë është bërë më 4 maj 2010, në kohën kur BDI ishte pjesë e pushtetit.

Në konferencë për media, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, deklaroi se vendimi është miratuar nga Këshilli i Komunës së Kumanovës, duke mundësuar përdorimin zyrtar të gjuhës serbe, ndonëse serbët përbëjnë rreth 6.5 për qind të popullsisë së komunës.

VLEN akuzoi BDI-në për hipokrizi politike, duke theksuar se partia që sot kritikon çështje gjuhësore, në të kaluarën ka mbështetur zyrtarizimin e serbishtes në Kumanovë. Sipas VLEN-it, dokumenti i publikuar e konfirmon këtë vendim.

VLEN tejkalon BDI-në në anketa
Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka publikuar rezultatet e tri anketave interne të realizuara gjatë muajit maj, sipas të cilave VLEN ka kaluar përpara BDI-së në kampin politik shqiptar.

Sipas Mickoskit, tri anketat janë realizuar në fillim, në mes dhe në fund të muajit maj. Ai theksoi se mesatarisht BDI ka pasur mbështetje prej 8 për qind, ndërsa VLEN 7 për qind, por situata ka ndryshuar pas bashkimit të koalicionit VLEN.

“Këto janë rezultate nga tri anketa të realizuara gjatë muajit maj, një në fillim, një në mes dhe një në fund të muajit. Nga këto tri anketa, mesatarisht BDI ka rejting 8 për qind, kurse VLEN 7 për qind. Mirëpo, befasi e këndshme për mua ishte se VLEN në fund të muajit maj, pas bashkimit, ka shënuar rritje në 8 për qind, kurse BDI ka rënë në 7.8 për qind”, deklaroi Mickoski.

Ai bëri të ditur gjithashtu se sipas të njëjtave anketa, VMRO-DPMNE gëzon mbështetje prej 25,2 për qind, ndërsa LSDM 8,6 për qind.

Sipas rezultateve të prezantuara nga Mickoski, partia ZNAM ka rejting prej 2,3 për qind, ndërsa LEVICA 6 për qind.

BDI shiti gjysmën e Tetovës, ja pronat publike që u shitën në kohën e tyre
Fushata e fundit e BDI-së kundër kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me pronat publike, shihet si përpjekje për të larguar vëmendjen nga një prej periudhave më të errëta të menaxhimit të pasurisë publike në Tetovë, pikërisht kohën kur BDI udhëhiqte me komunën.

Për vite me radhë, nën qeverisjen e BDI-së, prona dhe hapësira me vlerë marramendëse për qytetin u shitën me çmime simbolike, në disa raste edhe për vetëm 3 deri në 5 euro për metër katror.

Një nga rastet më skandaloze mbetet “Teteksi”, ku në vitin 2012 janë shitur 227,619 metra katrorë për vetëm 1 milion euro, apo më pak se 5 euro për metër katror, ndërsa vlera reale e kësaj prone llogaritet mbi 91 milionë euro.

Në vitin 2019, prona e “Shikellakut” prej 5,968 metrash katrorë u shit për vetëm 29 mijë euro, ndërkohë që sipas vlerësimeve reale toka kap vlerë mbi 3.5 milionë euro.

Po ashtu, “Edinstvo” me mbi 25 mijë metra katrorë u shit për vetëm 90 mijë euro, ndërsa vlera reale e saj tejkalon 15 milionë euro. Në qendër të Tetovës, prona e “Interprometit” prej 3,000 metrash katrorë u dha për vetëm 15 mijë euro, një shumë që konsiderohet tallje me interesin publik.

Lista vazhdon edhe me “Aluminën” dhe “Monopolin”, prona që u shitën për shuma minimale krahasuar me vlerën e tyre reale në treg.

Sipas përllogaritjeve, dëmi total nga këto gjashtë raste tejkalon 130 milionë euro, një shifër alarmante tregon mënyrën se si është trajtuar pasuria publike gjatë viteve të qeverisjes së BDI-së në Tetovë.

Sot, të njëjtët njerëz që ia bënë qytetit këtë, tentojnë të paraqiten si mbrojtës të interesit publik. Ironia e kësaj është se figurat që bëjnë fushatë kundër Bilall Kasamit, janë pikërisht personat që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes në atë periudhë. Pra, personi që ka votuar pro shitjes se pronave publike me çmime qesharake është edhe Bajram Rexhepi, i cili sot drejton degën e BDI-së në Tetovë.

Në opinion tashmë shtrohet pyetja se me çfarë kredibiliteti moral BDI flet sot për mbrojtjen e pronës publike, kur pikërisht gjatë pushtetit të saj u realizuan disa nga shitjet më të dëmshme për Tetovën.

Murtezani nxjerr dokumentet në emision: Në kohën e BDI-së aktet zyrtare nënshkruheshin vetëm në maqedonisht
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Asim Murtezani, në një intervistë ka deklaruar se gjatë periudhës së qeverisjes aktuale nuk ka pasur tensione ndëretnike apo skandale me prapavijë etnike, duke theksuar se kjo është “qeveria e parë që qeveris në mënyrë dinjitoze dhe të drejtë”.

Murtezani tha se rastet e fundit që janë përmendur në opinion janë incidente të izoluara dhe nuk përfaqësojnë prishje të marrëdhënieve ndëretnike në vend.

Ai krahasoi situatën aktuale me periudhën kur në qeveri ishte Bashkimi Demokratik për Integrim, duke përmendur rastet “Monstra”, “Sopoti”, “Lagja e Trimave”, “Almiri”, “Alfa”, enciklopedinë dhe ngjarjet e vitit 2012 si raste të rënda politike dhe ndëretnike.

Sipas tij, asnjë e drejtë elementare e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk është cenuar, ndërsa theksoi se gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në institucione respektohet plotësisht.

“Jam Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Qeverisë dhe në zyrën time është flamuri kombëtar. Dokumentet nënshkruhen në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht”, deklaroi Murtezani, duke prezantuar edhe një dokument zyrtar dygjuhësh.

Ai akuzoi më tej BDI-në për “demagogji”, duke pretenduar se në kohën kur zëvendëskryeministër i parë ishte Artan Grubi, dokumente të caktuara zyrtare nënshkruheshin vetëm në gjuhën maqedonase.

Rexhepi akuzon VLEN dhe qeverinë: Po zbehet dhe hiqet gjuha shqipe nga institucionet
Sekretari organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Nebi Rexhepi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj VLEN-it dhe qeverisë aktuale sa i përket përdorimit dhe statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin ZOOM në TVM2, Rexhepi theksoi se po ndodh një “zbehje” dhe largim sistematik i gjuhës shqipe nga institucionet shtetërore.

Sipas tij, reagimi i studentëve nuk lidhet më vetëm me provimin e jurisprudencës, por është një kauzë më e gjerë e vetëdijësimit se premtimet e qeverisë për zgjidhje ligjore brenda tre muajve janë të pamjaftueshme. Rexhepi u shpreh se shkelja ligjore për përdorimin e shqipes tashmë ka prekur komunikimin zyrtar ndërmjet institucioneve, ministrive, drejtorive dhe njësive rajonale.

“Kjo qeveri e zbeh përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet… Shumica prej tyre e kanë hequr gjuhën shqipe edhe nga preambula,” deklaroi Rexhepi, duke shtuar se ka dëshmi konkrete për këtë në Ministrinë e Energjetikës, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe në Kryeministri.

Si shembullin më të rëndë të këtij procesi, ai përmendi Presidencën e shtetit, institucion që sipas tij duhet të jetë apolitik dhe shembull i respektimit të ligjit. Rexhepi akuzoi se gjuha shqipe është hequr edhe nga vula e Presidencës, duke e quajtur këtë si pikën më të lartë të zhbërjes së arritjeve të deritanishme për të drejtat gjuhësore.

BDI kërkon përgjegjësi nga Astrit Iseni për maltretimin skandaloz te studentëve nga Shqipëria
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas protestës studentore në Shkup, duke akuzuar zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, se ka “maltretuar studentët nga Shqipëria”, me qëllim që t’i pengojë të marrin pjesë në protestë, transmeton Zyrtare.

Në reagimin e saj, BDI thotë se studentët janë “endur rrugëve me shoqërim dhe izolim policor”, duke e cilësuar këtë si një veprim të turpshëm dhe të papranueshëm.

“Vëllezër nga Shqipëria, të dashur studentë, ne ju kërkojmë falje për këtë turp të vazalëve si Astrit Iseni dhe VLEN”, thuhet në reagimin e partisë.

BDI gjithashtu përshëndeti, siç theksoi, mbarëvajtjen demokratike të protestës studentore dhe u solidarizua plotësisht me kërkesat e studentëve shqiptarë lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe.

Nga partia opozitare theksojnë se zgjidhja e vetme është “ndalimi i diskriminimit dhe zbatimi i Ligjit për Gjuhën Shqipe”.

BDI: Presion dhe terror skandaloz e brutal ndaj Prokurorisë nga VMRO-ja
Komunikata e plotë i BDI-së

Fushata e përjavshme dhe e përditshme me kërcënime, terror dhe presion ndaj prokurorisë nga i forti me avion privat, Antonio Milloshoski, është skandaloze dhe e ngjashme me Korenë e Veriut.

Milloshoski, i njohur për parullat “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, “dhoma gazi për shqiptarët”, për porositë e vendimeve gjyqësore, hetimeve, bastisjeve dhe lustrimeve, dhe i cili shpëtoi falë ndryshimeve në Kodin Penal, nuk ka kredibilitet moral, politik e as juridik të flasë për drejtësi.

BDI tashmë e ka informuar të gjithë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, ambasadat dhe organizatat, për këtë presion politik të paprecedent ndaj drejtësisë.

Në vend që të tregojnë guxim, të vendosen mbi situatën dhe të pranojnë vendimet juridike, ata luajnë rolin e Temu-prokurorëve, ndonëse nuk e kanë lexuar as raportin e Entit Shtetëror të Revizionit e as vendimin e Prokurorisë.

Enti Shtetëror i Revizionit nuk ka asnjë ekspertizë për vlerësim teknik, por VMRO-ja vazhdimisht e mashtron opinionin publik. Përkundrazi, Prokuroria ka siguruar ekspertiza të posaçme si për cilësinë, ashtu edhe për dëmin.

E ftojmë Prokurorin Publik, Shoqatën e Prokurorëve Publikë, Këshillin e Prokurorëve Publikë, gjyqësorin, komunitetin juridik, SHBA-të dhe BE-në, si dhe mediat, ta dënojnë këtë terror brutal dhe të papranueshëm ndaj drejtësisë.

BDI kontrollon nga kafiteritë protestën, Musa Xhaferi në krye
Protesta e sotme e studentëve tregoi qartë një gjë; pas saj qëndron BDI, ndërsa në krye të saj ka qenë deputeti Musa Xhaferi.

Kjo shihet nga fotot e shpërndara nëpër rrjetet sociale gjatë mbajtjes së protestës, ku funksionarë të BDI-së bashkë me Këshillin organizativ nga kafiteritë kontrollonin protestën.

Në krahë të studentëve, për herë të dytë kanë qenë edhe ish ministrat e Drejtësisë të cilët për 22 vite nuk e realizuan këtë të drejtë që sot e kërkojnë studentët. Bëhet fjalë për Valdet Xhaferin, Blerim Bexhetin, Bilen Salijin, por edhe ish zëvendësministrin Agim Nuhiu.

Përveç Ali Ahmetit, në protestën e sotme kanë qenë pothuajse e tërë kryesia e BDI-së, duke filluar nga nënkryetarët, Faton Ahmeti, Arjanit Hoxha, Arta Bilalli Zendeli, Arbana Pasholli e Erkan Arifi, por edhe Arbër Ademi. Ata janë arsyetuar se mbështetjen e japin jo si përfaqësues partiak, por si prindër dhe profesorë.

Ndërkaq, realiteti është ky: 5 ish ministra shqiptarë të Drejtësisë në kohën e BDI-së të cilët asnjëherë nuk e panë të udhës ta zgjidhin çështjen e provimit të jurisprudencës edhe në shqip.