albin kurti Archives - Zyrtare.net

Kurti shkruan për kongresin e VLEN-it: Pesë subjekte u shkrinë në një, e pazakonshme për rajonin tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar disa fjalë pas pjesëmarrjes në Kongresin e VLEN-it në Shkup, duke e cilësuar bashkimin e pesë subjekteve politike në një forcë të vetme si një zhvillim të pazakonshëm për rajonin, transmeton Zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka shkruar se një bashkim i tillë është i rrallë për Ballkanin, duke shtuar se rajoni zakonisht është mësuar me ndarje dhe përçarje politike.

“Krejt pazakonshëm për rajonin tonë, mbase për shkak se jemi mësuar me të kundërtën e kësaj, pesë subjekte politike u bënë bashkë e u shkrinë në një”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se në postim ka ndarë edhe fjalën e tij përshëndetëse të mbajtur mbrëmë në Kongresin e VLEN-it në Shkup, të shoqëruar me disa fotografi nga ngjarja.

Pjesëmarrja e Kurtit në kongresin e VLEN-it u pa si mbështetje politike për procesin e bashkimit të koalicionit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në një subjekt të vetëm politik./Zyrtare.net/

Ky pritet të jetë kabineti i Qeverisë “Kurti 3”: 19 ministra dhe 3 zëvendëskryeministra”
Parlamenti i Kosovës pritet të votoj Qeverinë e re Kurti 3 të kryesuar nga lideri i VV-së, Albin Kurti.

Me zgjedhjet e fundit, maxhoranca e re tashmë ka numrat stabil për të qeverisur.

Siç mëson INA Qeveria “Kurti 3”, e cila do të ketë 19 ministri dhe tre zëvendëskryeministra.

Në kabinetin e propozuar nga Kurti përfshihen tre zëvendëskryeministra dhe 16 ministra me portofol, si dhe dy ministra pa portofol të drejtpërdrejtë ekzekutiv. INA tashmë ka mësuar emrat e kabinetit të Qeverisë, që pritet të jetë final, edhe pse vijojnë akoma bisedime mes partnerëve të koalicionit.

Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë

Fikrim Damka – Zëvendëskryeministër për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ndërkomunitar

Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale

Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes

Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme

Lulëzon Jagxhiu – Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit

Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë

Avni Zogiani – Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Fatmir Spahiu – Ministër i Kulturës dhe Turizmit

Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë

Rasim Demiri – Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Armend Muja – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit

Mimoza Kusari-Lila – Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane

Artane Rizvanolli – Ministre e Energjisë dhe Minierave

? – Ministër për Komunitete dhe Kthim

? – Ministër për Zhvillim Rajonal

Nga VV thonë se zgjerimi është i nevojshëm për shkak të ristrukturimit institucional dhe fokusimit në sektorë strategjikë si energjia, digjitalizimi, familja dhe mirëqenia sociale.

Albin Kurti sot vjen në Shkup – MPB paralajmëron ndryshime në komunikacion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe aktivitete të tjera zyrtare.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se për shkak të vizitës do të ketë ndryshime të përkohshme në regjimin e komunikacionit në disa pjesë të qytetit, sidomos në zonat ku do të lëvizin delegacionet.

Këshillë për qytetarët dhe shoferët:

• Mund të ketë rrugë të mbyllura përkohësisht

• Devijime dhe kolona në komunikacion

• Vonesa në qarkullim, veçanërisht në qendër të Shkupit

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme
Sonte priten kushte të rrezikshme për qarkullim në rrugët e Kosovës për shkak të rënies së temperaturave deri në –9 gradë Celsius.

E kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë masat e sezonit dimëror, pasi rrugët e lagura pritet të ngrijnë gjatë natës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë.

Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë.

U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike.

Ne po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë andaj edhe ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme.

I juaji,

Albin Kurti./Indeksonline/

DW: Çfarë e ka sjellë krisjen e amerikanëve me Albin Kurtin?
Një zyrtar i lartë amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Çështje Europiane është shprehur, se për SHBA ishte tejet shqetësuese përpjekja konkrete e Kurtit për t’ia pamundësuar Listës Srpska pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Zyrtari i lartë u shpreh, se ka një varg veprimesh të autoriteteve kosovare lidhur me veriun e Kosovës që mendojmë se ishin destabilizuese dhe për të cilat SHBA-ja ka ngritur shqetësime. “Gjëja e vetme që do ta theksoja veçanërisht, që për ne ishte më shqetësuese, ishin përpjekjet konkrete për t’ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast serbëve të Kosovës, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, si në kuptimin e gjerë ashtu edhe në pozitat udhëheqëse në institucione”.

Ky ishte shkaku, sipas zyrtarit të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë një bisede me të përditshmen kosovare Koha, që SHBA mori vendimin për pezullim të dialogut të planifikuar strategjik.

Sipas SHBA, u shkel “vija e kuqe”, sidomos me “përpjekjen për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje”. Ndaj qeverisë së Kosovës u ndërmorën veprime edhe nga BE. Për shkak të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri, Bashkimi Evropian në vitin 2023 i ka vënë Kosovës disa sanksione.

SHBA nuk tërhiqet nga KFOR

Ndërprerja e dialogut strategjik nuk ka pasoja për angazhimin amerikan në KFOR.  Nga Departamenti Amerikan u konfirmua, se prania amerikane në KFOR është thelbësore për interesat amerikane për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Por nuk janë përjashtuar zgjerim masash në fusha të tjera, nëse qeveria në detyrë apo një qeveri e ardhshme vazhdon me veprime të njëjta si deri tani.

Kurti: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë prishur

Pas ndërprerjes së dialogut strategjik me Kosovën, kryeministri në detyrë Albin Kurti e pranoi se Qeveria e tij në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me Shtetet e Bashkuara, por nguli këmbë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur. Sipas Kurtit, “dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.

Zyrtari amerikan ka theksuar se “strukturat paralele të Serbisë duhet të integrohen brenda institucioneve të Kosovës, porse kjo duhet të bëhet në atë mënyrë që të sigurohet zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, disa ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit u është drejtuar qytetarëve serbë përmes një videomesazhi, ku njoftoi se “gjatë mandatit të ardhshëm”, qeveria do të punojë për integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në një sistem të vetëm, duke bashkuar përvojat dhe forcat me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, vendet e QUINT-it dhe KFOR-in. Lista Srpska, që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, reagoi ndaj këtyre deklaratave të Kurtit, duke theksuar se “integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në sistemin kosovar nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje”, dhe e ka cilësuar këtë si “kërcënim për komunitetin serb”. /DW/

Koha kur Kurti premtonte se RTK’së do t’ia largojë kontrollin politik dhe do t’ua bëjë zgjidhjen për financa
Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Behxhet Begu, ka publikuar një pjesë nga një intervistë e realizuar në vitin 2015 me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku ky i fundit ishte në opozitë.

Në atë intervistë, Kurti premtonte një të ardhme ndryshe për transmetuesin publik të vendit: çlirim nga kontrolli politik dhe zgjidhje të qëndrueshme për financimin e RTK’së, shkruan Insajderi.

Megjithatë, sipas Begut, këto zotime nuk janë përmbushur as pasi Kurti mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

“Disa momente nga një intervistë produktive me ish-Kryeministrin Kurti në vitin 2015, kur ishte në opozitë. Të dy jemi plakur pak, por fjalët dhe premtimet për interesin publik nuk duhet as të harrohen, e as të ndryshohen,” shkruan Begu.

Kurti, diasporës: Nuk flasim më për trurin që ikën, por për zemrën që nuk harron
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur mbrëmjen e së hënës mërgatën në Kosovë, duke thënë se tashmë nuk flitet më për “trurin e ikur”, por për “zemrën që nuk harron”.

Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, u ka uruar mirëseardhje diasporës, duke theksuar se Kosova është me fat që i ka.

“Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe bashkëkrijues të së ardhmes tonë. Nuk flasim më për “trurin që ikën”, por për zemrën që nuk harron: sepse ata që kanë ndërtuar jetë jashtë vendit, ruajnë mallin, mbajnë lidhjet dhe bartin përgjegjësinë ndaj atdheut tonë të përbashkët. Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit”, ka shkruar Kurti.

Një organizim të ngjashëm për pritjen e diasporës e ka organizuar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Pavarësisht se liberalizimi i vizave s’do të duhej të prodhonte të dhëna negative – ikja e njerëzve nga Kosova vazhdoi edhe gjatë vitit 2024.

Raporti i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA), e kishte radhitur Kosovën si një ndër vendet e para që kanë kërkesën për azil, krahasuar edhe me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Arsyet e largimit nga Kosova mbesin të njëjta: Mungesa e punës, pagat e vogla atëherë kur ka punë, por edhe cilësia e dobët në arsim, shëndetësi e fusha të tjera dhe shto çmimet e larta dhe ekonomia që nuk zhvillohet.

Kurti me opozitën shqiptarë, del propozimi për president
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, kanë pritur sot në takim kryetarin e Gostivarit dhe Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin, deputetin Izet Mexhiti dhe deputetin Afrim Gashi.

Në takim, katër politikanët nga Maqedonia e Veriut shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut.

“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, Kurti i ka informuar kryetarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për takimet dhe bisedat që ka pasur me krerët shtetërorë maqedonas, ndërsa ata e kanë njoftuar për zhvillimet politike atje.

“Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni, nevoja për demokraci e stabilitet si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet”, thuhet në njoftim.

Kurti: U planifikua sulm hakmarrës ndaj Policisë në nëntor, u shtye shkaku i zgjedhjeve në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur konferencë të jashtëzakonshme së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në këtë konferencë Kurti shpalosi detaje rreth gjendjes së sigurisë në vend, ku bëri të ditur njohurit e tyre rreth planeve të Serbisë për sulme të reja në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njoftoi i pari i ekzekutivit, gjatë muajit nëntor të këtij vitit u planifikua që pas sulmit të Banjskës të kryhet një sulm tjetër në komunën e Zubin Potokut.

Ky sulm kishte për qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit, e cila pas sulmit në Banjskë është nën kontrollin e Policisë së Kosovës.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm të drejtim të komunës së Zubin Potokut ne qëllim marrjen e viles së Radoiçiqit në brigjet e Liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të këtyre zgjedhjeve në Serbi”.

“Plani paraprak për sulme hakmarrëse ndaj Policisë së Kosovës kemi marr vesh se ka ndryshuar pas intensifikimit të patrullimit të përbashkët mes Policisë se Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it rreth kufirit të Serbisë, dhe masave të tjera të marra nga ne”, tha Kurti.

Kurti për 9 minuta 12 mijë ‘like’!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkruar në Facebook një status për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se në takimin e 2 majit në Bruksel ka deklaruar se “Milan Radojçiqi do të jetë Adem Jashari i serbëve”.

”Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.

Për vetëm 9 minuta, statusi ka marrë 12 mijë like. Ky numër i pëlqimeve ka vazhduar të rritet.

Për këtë në Pressing të T7 është pyetur Anton Quni, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Quni ka thënë se është e natyrshme që të ketë rritje në këto situata.

’Është e natyrshme që ata që janë në qeverisje dhe evitojnë një rrezik për një kohë të caktuar do të marrin të themi simpati, lavdata deri në përmasa të glorifikimit”, ka thënë Quni teksa ka folur për unitet në situata të tilla. /Gazeta Express

Vuçiq: Bota ndaloi konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, ndërsa tani thotë “vrisni të gjithë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij për publikun lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, e ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke ua lënë serbëve në Veri që sipas tij janë rebeluar kundër Albin Kurtit.

Ai ka përmendur si shembull edhe vendin tonë Maqedoninë e Veriut, respektivisht konfliktin e vitit 2001.

“Albin Kurti është i vetmi fajtor për atë që po ndodh sot në Kosovë dhe i vjen keq që një pjesë e serbëve ranë në provokimet e tij. Kurti dëshiron të na fusë në luftë me NATO-n dhe nuk ka dëshirë tjetër. Është e vetmja gjë që funksionon gjatë gjithë kohës. I vetmi. Kur ka ndodhur një konflikt i tillë në Maqedoni janë arritur biseda dhe marrëveshje, ndërkaq sot kanë thënë vritni të gjithë. Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputën nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë, vetëm Serbia si duket është terroriste. Kjo është mësim që ta dimë se me kë kemi punë dhe të dimë se ç’është ajo që mendojnë për ne. Keni dëgjuar sot se gjithçka është organizuar nga Beogradi”, ka deklaruar Vuçiçi.

Vuçiç ka thënë se ka incizimet “ku dëgjohen policët shqiptarë duke qeshur e duke thënë lëre”.

Ai ka thënë se dy serbë janë qëlluar nga snajperë nga distanca. Po ashtu ka thënë se është shtënë edhe në drejtim të shtëpive, në të cilën ka pasur “vetëm pleq”./KlanMacedonia/

Plas dhuna në Kuvendin e Kosovës, sulmohet Albin Kurti
Gjatë kohës sa ishte duke dhënë fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një përplasje fizike.

Gjatë kohës sa ministri i Financave, Hekuran Murati është ngritur nga karrigeje e tij, deputeti i PDK-së, Mërgim lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të tij dhe më pas ka ndodhë një përleshje fizike.

Kjo shkaktoi që Kuvendi të ndërpresë transmetimin.

Eskalon situata në Kuvend, sulmohet Kurti
Teksa kishte marrë fjalën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në folësen e Kuvendit, dikush nga opozita i ka hedhur ujë shefit të ekzekutivit.

Teksa ishte në transmetim, janë parë të përfshihen në përleshje pozita me opozitë.

Vjen thirrja e Kurtit për shtensionim të situatës në veri të Kosovës: Ka nevojë për…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, edhe sot ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Këtë deklaratë shefi i ekzekutivit, e bëri sot në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjatë vendosjes së gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

“Situata në veri të Kosovës duhet të de eskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha ai.

Sipas tij, veriu i Kosovës, ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë.

Kurti merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, pranon këtë kërkesë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. Kurti ka thënë se kanë folur për t’i dhënë fund tensioneve me zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se gjatë diskutimit me Finer është zotuar për të punuar me SHBA-në për depërshkallëzimin e tensioneve në veri.

“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunim me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet”, ka njoftuar Kurti.

Kurti ka thënë se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jipet fund dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja.

“Kjo kërkon një përfundim të menjëhershëm të dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi nga zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka shkruar në fund ai.

Kasami: I dashur mik Albin, mirë se erdhe në Tetovë
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në Tetovë kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi të shkurt Kasami i ka dëshiruar një mirëseardhje të veçant Kurtit në Tetovë.

Bëjnë ‘filma’ serbët: Inskenojnë lojë futbolli Kurti-Vuçiq, tentojnë ta pasqyrojnë marrëveshjen përmes saj
Disa grupe serbësh po vazhdojnë ta konsiderojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe zotimet në të si një humbje për Beogradin.

Disa studentë serbë kanë bërë një inskenim të një loje futbolli mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Aty paraqitet kinse Vuçiq “po bën autogol”, duke i lejuar Kurtit “penalti” që më pas presidenti serb nuk i pret.

Në këtë formë, këta studentë serbë kanë paraqitur kinse pasqyrimin e asaj që ka ndodhur në Bruksel dhe në Ohër, duke i konsideruar si “humbje” për Serbinë.

Sidoqoftë, nga figura të shoqërisë civile në Kosovë, kjo qasje në Beograd, për kinse “humbje” të Serbisë në Ohër, është krejtësisht strategji e pushtetit të Vuçiqit.

Analisti i zhvillimeve politike, Fitim Salihu, në një postim të publikuar para dy ditëve, thotë se strategjia e Vuçiq është pikërisht ajo që “feston” humbjet dhe “vajton” sa herë që fiton.

Sipas tij, ky është një karrem, në të cilin kanë rënë shumë figura në Kosovë.

“Si ta shihni Vuçiqin fytyrengrysun e tu thone “me sakatun”, dijeni qe eshte ne super-pozicion negociues. Shtosa te vjeter te stara-shkolles qe i feston humbjet dhe vajton sa here fiton. Viktimizim per me rrite edhe me shume marzhen e fitimit. Nje karrem qe shpesh militantat ne Kosove po e hajne plot eufori. Sa me shume leshime serbeve, aq me e pikelluar do jete fytyra e gllumac Vuçes. Analizone ju poziten e kembeve te Vuçiqit, Albini e pranoi Zajednicen”, shkruan Salihu. /lajmi.net

@studentizakosmet #protest #omladina #kosovo #ultimatum #srbija #fudbal ♬ original sound – studenti za kosmet

Deklarata e fortë, Buzhala: Në krye të qeverisë, mashtruesi më i madh që ka pasur Kosova
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pas mbylljes së takimit pa marrëveshje me Aleksandër Vuçiçin në Bruksel.

I ftuar këtë mbrëmje në Top Story, Buzhala tha me tone të ashpra se Kurti është politikani më mashtrues që ka pasur ndonjëherë në krye Kosova, pasi nuk mund ta kontrabandojnë planin që nuk ka njohje defakto.  Ai tha se marrëveshja e planit franko-gjerman nuk e ka njohjen e Kosovës nga Serbia në qendër, por ka asociacionin.

“Në krye të Kosovës aktualisht është një mashtrues që se ka parë Kosova kurrë më  herët. Kurrë s’kemi pasur matrapaz më të madh politik se Kurti, i cili jo para 20 apo 30 viteve, vetëm para dy viteve ka dalë në fushatë zgjedhore për javë të tëra dhe ka thënë që dialogu është prioriteti i 7-të apo 8-të i qeverisë sime. Ka kërkuar votë për të anuluar krejt ca ka ndodh deri tani, Asociacioni ka vdekur, dialogu i vetëm me Serbinë ka thënë ka thënë Vuçiç kërkon falje, i gjen të pagjetur, rikuperohen dëmet e luftës, kërkon falje Serbia dhe njohja në qendër.

Marrëveshja e planit franko-gjerman nuk e ka njohjen në qendër, por ka asociacionin në qendër. Mundesh ta fusësh në pikën 10 apo në pikën 1. Ajo është lënë specifikisht e fundit që mos me t’i vra sytë. Janë shpall tradhtar Isa e Esat Pasha. Kurti asnjë kontribut patriotit në jetë të vet nuk e ka pas, ka shpall tradhtar këdo, edhe komandanta që kanë pas plumba në trupin e tyre që kanë guxuar me u taku me palën serbe, ata dhe familjet e tyre. Sot del ngërdheshet atje edhe thotë s’pranoi Vuçiç dhe un pranova. Albin Kurti ka gënjyer gjithë kohës, le ta çojë vendin në zgjedhje dhe të thotë ky është plani im, nuk mund ta kontrabandojnë planin që nuk ka njohje defakto. Lexova sot kur është bërë marrëveshja, negociatori gjermano perëndimor ka thënë nga sot do kemi marrëdhënie të këqija, pra nga sot e tutje me këtë plan kemi marrëdhënie të këqija. Kush po e bën këtë gjë, gardiani i çështjes kombëtare pranon pa autorizim. Për ça po del në fushatë dhe gënjen atje”- tha Buzhala në Top Story.

Vuçiq flet pas takimit: Insistova për asociacionin por Kurti refuzoi
Ka përfunduar takimi treplaësh në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq para mediave ka thënë se ishte takim i vështirë dhe se takimi ka mbetur në situatë të paqartë.

Ai ka njoftuar se më 18 mars është takimi i radhës në Maqedoninë e Veriut.“Ishte një takim i vështirë. Do të takohemi sërish me delegacionin kosovar. Më falni se nuk di të flas shqip. Do të takohemi sërish”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se Kurti ka refuzuar marrëveshjen, teksa ka thënë se shpreson që të gjendet një zgjidhje për të dyja palët.“Një takim i vështirë, më vjen keq që nuk kuptoj shqip por në Bruksel Kurti nuk ka qenë i gatshëm të pranojë themelimin e Asociacionit”, tha ai.

Vuçiq tregon datën e takimit të radhës me Kurtin
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është shprehur i gatshëm ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka njoftuar se më 18 mars është takimi i radhës në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti serb tha se ka ngecje në diskutimet për implementim, dhe do të ketë takime me Miroslav Lajçak  për të folur për planin implementues.

Sipas tij, plani implementues është në punë e sipër, ende nuk ka marrëveshje për të.

“Një takim i vështirë, më vjen keq që nuk kuptoj shqip por në Bruksel Kurti nuk ka qenë i gatshëm të pranojë themelimin e Asociacionit”, tha ai.