Shëndetësi Archives - Zyrtare.net

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike
Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri është bërë objekt tërheqjeje nga tregu, pas një alarmi të ngritur nga autoritetet belge për praninë e një substance kimike mbi normat e lejuara.

Bëhet fjalë për spatulën e kuzhinës “Nylon Serving Spatula 33cm”. Sipas Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), analizat laboratorike të kryera në Belgjikë kanë evidentuar migrimin në nivele të tejkaluara të substancës 4,4’-diaminodiphenylmethane (MDA), nga materiali i produktit drejt ushqimit. Rasti është raportuar përmes sistemit europian të alarmit RASFF.

Autoritetet e kanë klasifikuar rastin si risk jo serioz për shëndetin e njeriut. Megjithatë, për shkak të mospërputhjes me standardet e sigurisë, është vendosur tërheqja e produktit nga tregu.

Sipas njoftimit, konsumatorët që kanë blerë këtë spatul me barkod 5413821079684 këshillohen të ndërpresin menjëherë përdorimin e saj në kontakt me ushqimin. Produkti mund të kthehet në dyqanet e kompanisë, ku konsumatorët do të përfitojnë rimbursimin e plotë të shumës së paguar.

Më pak produkte të kontrolluara gjatë vitit 2025

Ky rast rikthen vëmendjen te mbikëqyrja e sigurisë së produkteve që tregtohen në Shqipëri. Të dhënat e ISHMT-së tregojnë se gjatë vitit 2025 u kryen 2.445 inspektime dhe u kontrolluan 5.794 produkte. Nga këto, 74 rezultuan jokonforme, ose rreth 1,27% e totalit.

Një vit më parë, në 2024-n, ishin evidentuar 118 produkte me jokonformitete nga 8.684 produkte të kontrolluara. Ndërkohë, masat urgjente ranë nga 3 në vitin 2024 në vetëm 2 gjatë vitit 2025.

Një tjetër tregues që bie në sy është ulja me rreth 33% e numrit të produkteve të kontrolluara në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë.

Duhet theksuar se këto shifra pasqyrojnë produktet ku janë konstatuar shkelje gjatë kontrolleve dhe nuk përfaqësojnë numrin e produkteve të tërhequra nga tregu.

Në BE u regjistruan mbi 4.600 alarme për produkte të rrezikshme

Në nivel europian, sistemi Safety Gate regjistroi 4.671 alarme për produkte joushqimore të rrezikshme gjatë vitit 2025, me një rritje prej 13% krahasuar me vitin pararendës.

Megjithatë, këto të dhëna nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me statistikat e ISHMT-së, pasi përfshijnë të gjithë rrjetin europian të raportimit dhe kanë një shtrirje të ndryshme nga kontrollet e kryera në Shqipëri.

Sa i përket spatulës së kuzhinës, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publike numrin e njësive të hedhura në treg apo sasinë e produkteve të tërhequra. Për rrjedhojë, mbetet e paqartë se sa konsumatorë mund ta kenë blerë produktin në Shqipëri./Monitor

Alergjitë e vjeshtës: Pesë mënyra për të lehtësuar simptomat
Teshtitja, hunda e bllokuar, rrjedhja e hundëve dhe kruarja e syve janë simptoma të shpeshta të alergjive gjatë vjeshtës. Ndryshimet e motit dhe qëndrimi më i gjatë në ambiente të mbyllura mund t’i përkeqësojnë ato.

Ndër shkaktarët kryesorë janë poleni i ambrozisë, sporet e mykut, pluhuri shtëpiak dhe marimangat. Alergjitë shfaqen si pasojë e reagimit të tepruar të sistemit imunitar ndaj këtyre substancave.

Pesë mënyra për të lehtësuar simptomat:

* Kontrolloni nivelin e polenit: Kufizoni qëndrimin jashtë në ditët me përqendrim të lartë të polenit, sidomos kur ka erë.

* Bëni dush pas daljes: Ndërroni rrobat dhe lani flokët për të larguar polenin.

* Mbajeni shtëpinë të pastër e të thatë: Pastroni pluhurin dhe parandaloni lagështinë e krijimin e mykut.

* Kujdesuni për ushqimin: Një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar ndihmon shëndetin e përgjithshëm, por asnjë ushqim nuk i shëron vetë alergjitë.

* Flini mjaftueshëm dhe shmangni irrituesit: Gjumi i rregullt, aktiviteti fizik dhe shmangia e tymit të duhanit mund të ndihmojnë në mirëqenie.

A ndihmojnë vitaminat dhe suplementet?

Vitaminat dhe mineralet janë të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit, por marrja shtesë e tyre nuk është provuar si mënyrë për parandalimin ose shërimin e alergjive sezonale te të gjithë njerëzit.

Nëse simptomat janë të shpeshta, të forta ose pengojnë gjumin dhe aktivitetet e përditshme, rekomandohet konsultimi me mjekun për të përcaktuar shkakun dhe trajtimin e duhur. Simptomat e alergjisë mund të ngatërrohen edhe me ato të ftohjes ose të infeksioneve të frymëmarrjes.

SHIFRAT/ Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë!
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor që u nevojitet.

Në vitin 2024, 8% e popullsisë 16 vjeç e lart raportoi se nuk kishte kryer një ekzaminim mjekësor të nevojshëm, sepse ishte shumë i shtrenjtë.

Në të dhënat më të fundit të disponueshme të Eurostat, vetëm Greqia ka një nivel më të lartë, me 8.8% në vitin 2025. Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2025 ishte vetëm 1%.

Pas Greqisë dhe Shqipërisë, diferenca është e madhe. Në vitin 2025, pamundësia për të përballuar financiarisht ekzaminimin prekte 2.5% të popullsisë në Letoni, 2% në Rumani, 1.9% në Francë dhe 1.6% në Itali.

Kostoja mbetet pengesa kryesore në Shqipëri

Në Shqipëri, në vitin 2024, përveç 8% që nuk e përballonin koston, 1.5% deklaruan se nuk kishin marrë ekzaminimin për shkak të listës së pritjes dhe 0.2% për shkak se shërbimi ndodhej shumë larg. Të tria së bashku përbënin 9.8% të popullsisë.

Për krahasim, në BE në vitin 2025 vetëm 1% e popullsisë raportoi koston si pengesë. Listat e pritjes përbënin një arsye për 1.2% të popullsisë së BE-së dhe largësia nga shërbimi për 0.1%. Të marra së bashku, këto tri pengesa prekën 2.4% të popullsisë së BE-së.

Nga mungesa e kohës te frika nga mjeku

Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se pengesat për marrjen e kujdesit në Shqipëri nuk kufizohen vetëm te sistemi shëndetësor.

Në vitin 2024, 2% e popullsisë 16 vjeç e lart deklaroi se nuk e kishte kryer ekzaminimin sepse kishte preferuar të priste për të parë nëse problemi do të përmirësohej vetë. Kjo ishte arsyeja e dytë më e shpeshtë pas kostos, nëse merren veçmas të gjitha arsyet e deklaruara.

Mungesa e kohës ishte gjithashtu një pengesë e rëndësishme. Rreth 1.8% e popullsisë deklaroi se nuk kishte pasur kohë për të kryer ekzaminimin, nga 1.6% në 2023 dhe 1.5% në 2022.

Një pjesë më e vogël e qytetarëve, 0.2%, deklaroi si arsye frikën nga mjeku, spitali, ekzaminimi ose trajtimi, ndërsa 0.1% raportoi se nuk njihte një mjek ose specialist të mirë. Një tjetër 1% përmendi arsye të tjera.

Kur merren parasysh të gjitha arsyet e raportuara nga Eurostat, jo vetëm kostoja, largësia dhe pritja, 85.1% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2024 se nuk kishin pasur nevoja të paplotësuara për ekzaminim mjekësor dhe 14.9% kishin raportuar një nevojë të paplotësuar për të paktën një nga arsyet e përfshira në anketë.

Shqipëria shumë mbi rajonin për pengesën financiare

Edhe në raport me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ka nivelin më të lartë të mosmarrjes së ekzaminimeve për shkak të kostos.

Në Serbi, ku ka tashmë të dhëna për vitin 2025, vetëm 1.1% e popullsisë raportoi se ekzaminimi ishte shumë i shtrenjtë. Për Maqedoninë e Veriut, vlera e fundit e disponueshme është 1.2% në vitin 2024, ndërsa për Malin e Zi 0.3% në të njëjtin vit.

Për Bosnjë-Hercegovinën, e dhëna e fundit është 0.4% dhe i përket vitit 2023, ndërsa për Kosovën nuk ka të dhëna në serinë e përdorur.

Shpenzimet e ulëta dhe pagesat e larta nga xhepi

Niveli i lartë i mosmarrjes së ekzaminimeve për shkak të kostos përkon me konsum të ulët të për shëndetësinë në Shqipëri dhe me një barrë financiare shumë më të lartë që bie drejtpërdrejt mbi familjet.

Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri ishte 662 euro për banor në vitin 2025, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht në BE. Edhe pasi eliminohet efekti i diferencave të çmimeve, konsumi real i mallrave dhe shërbimeve shëndetësore në Shqipëri ishte vetëm rreth 40% e mesatares europiane.

Sipas Bankës Botërore, Në vitin 2023, 48.27% e shpenzimeve korrente për shëndetësinë në Shqipëri paguheshin drejtpërdrejt nga familjet, niveli më i lartë në Europë. Në BE, pagesat nga xhepi përbënin mesatarisht vetëm 14.9% të shpenzimeve shëndetësore.

Burimet publike vendase financonin rreth 49.6% të shpenzimeve korrente për shëndetësinë në Shqipëri, ndërsa në BE skemat e detyrueshme të sigurimit dhe skemat qeveritare mbulonin së bashku 80.6% të faturës.

Metodologjia

Të dhënat bazohen në treguesin e Eurostat për nevojat e vetëraportuara të paplotësuara për ekzaminim mjekësor, sipas arsyes kryesore të deklaruar. Anketa përfshin si arsye koston, largësinë dhe listat e pritjes, por edhe mungesën e kohës, mosnjohjen e një mjeku apo specialisti të përshtatshëm, frikën nga mjeku, spitali, ekzaminimi ose trajtimi, pritjen për të parë nëse problemi përmirësohet vetë dhe arsye të tjera.

Treguesi i referohet popullsisë 16 vjeç e lart dhe bazohet në vlerësimin e vetë personit nëse kishte nevojë për ekzaminim ose kujdes mjekësor, por nuk e mori apo nuk e kërkoi atë.

Për Shqipërinë, të dhënat më të fundit në tabelën e Eurostat janë për vitin 2024. Për BE-në, Greqinë dhe vendet e tjera ku të dhënat e vitit 2025 janë të disponueshme, në krahasim është përdorur viti 2025. Për vendet ku 2025 mungon, është përdorur viti më i fundit i disponueshëm dhe viti është specifikuar në tekst./Monitor/

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Në vitin 2024, 8% e popullsisë 16 vjeç e lart raportoi se nuk kishte kryer një ekzaminim mjekësor të nevojshëm, sepse ishte shumë i shtrenjtë.

Në të dhënat më të fundit të disponueshme të Eurostat, vetëm Greqia ka një nivel më të lartë, me 8.8% në vitin 2025. Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2025 ishte vetëm 1%.

Pas Greqisë dhe Shqipërisë, diferenca është e madhe. Në vitin 2025, pamundësia për të përballuar financiarisht ekzaminimin prekte 2.5% të popullsisë në Letoni, 2% në Rumani, 1.9% në Francë dhe 1.6% në Itali.

Kostoja mbetet pengesa kryesore në Shqipëri

Në Shqipëri, në vitin 2024, përveç 8% që nuk e përballonin koston, 1.5% deklaruan se nuk kishin marrë ekzaminimin për shkak të listës së pritjes dhe 0.2% për shkak se shërbimi ndodhej shumë larg. Të tria së bashku përbënin 9.8% të popullsisë.

Për krahasim, në BE në vitin 2025 vetëm 1% e popullsisë raportoi koston si pengesë. Listat e pritjes përbënin një arsye për 1.2% të popullsisë së BE-së dhe largësia nga shërbimi për 0.1%. Të marra së bashku, këto tri pengesa prekën 2.4% të popullsisë së BE-së.

Nga mungesa e kohës te frika nga mjeku

Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se pengesat për marrjen e kujdesit në Shqipëri nuk kufizohen vetëm te sistemi shëndetësor.

Në vitin 2024, 2% e popullsisë 16 vjeç e lart deklaroi se nuk e kishte kryer ekzaminimin sepse kishte preferuar të priste për të parë nëse problemi do të përmirësohej vetë. Kjo ishte arsyeja e dytë më e shpeshtë pas kostos, nëse merren veçmas të gjitha arsyet e deklaruara.

Mungesa e kohës ishte gjithashtu një pengesë e rëndësishme. Rreth 1.8% e popullsisë deklaroi se nuk kishte pasur kohë për të kryer ekzaminimin, nga 1.6% në 2023 dhe 1.5% në 2022.

Një pjesë më e vogël e qytetarëve, 0.2%, deklaroi si arsye frikën nga mjeku, spitali, ekzaminimi ose trajtimi, ndërsa 0.1% raportoi se nuk njihte një mjek ose specialist të mirë. Një tjetër 1% përmendi arsye të tjera.

Kur merren parasysh të gjitha arsyet e raportuara nga Eurostat, jo vetëm kostoja, largësia dhe pritja, 85.1% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2024 se nuk kishin pasur nevoja të paplotësuara për ekzaminim mjekësor dhe 14.9% kishin raportuar një nevojë të paplotësuar për të paktën një nga arsyet e përfshira në anketë.

Shqipëria shumë mbi rajonin për pengesën financiare

Edhe në raport me Ballkanin Perëndimor, Shqipëria ka nivelin më të lartë të mosmarrjes së ekzaminimeve për shkak të kostos.

Në Serbi, ku ka tashmë të dhëna për vitin 2025, vetëm 1.1% e popullsisë raportoi se ekzaminimi ishte shumë i shtrenjtë. Për Maqedoninë e Veriut, vlera e fundit e disponueshme është 1.2% në vitin 2024, ndërsa për Malin e Zi 0.3% në të njëjtin vit.

Për Bosnjë-Hercegovinën, e dhëna e fundit është 0.4% dhe i përket vitit 2023, ndërsa për Kosovën nuk ka të dhëna në serinë e përdorur.

Shpenzimet e ulëta dhe pagesat e larta nga xhepi

Niveli i lartë i mosmarrjes së ekzaminimeve për shkak të kostos përkon me konsum të ulët të për shëndetësinë në Shqipëri dhe me një barrë financiare shumë më të lartë që bie drejtpërdrejt mbi familjet.

Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se konsumi individual për shëndetësinë në Shqipëri ishte 662 euro për banor në vitin 2025, kundrejt 3,675 eurove mesatarisht në BE. Edhe pasi eliminohet efekti i diferencave të çmimeve, konsumi real i mallrave dhe shërbimeve shëndetësore në Shqipëri ishte vetëm rreth 40% e mesatares europiane.

Sipas Bankës Botërore, Në vitin 2023, 48.27% e shpenzimeve korrente për shëndetësinë në Shqipëri paguheshin drejtpërdrejt nga familjet, niveli më i lartë në Europë. Në BE, pagesat nga xhepi përbënin mesatarisht vetëm 14.9% të shpenzimeve shëndetësore.

Burimet publike vendase financonin rreth 49.6% të shpenzimeve korrente për shëndetësinë në Shqipëri, ndërsa në BE skemat e detyrueshme të sigurimit dhe skemat qeveritare mbulonin së bashku 80.6% të faturës.

Metodologjia

Të dhënat bazohen në treguesin e Eurostat për nevojat e vetëraportuara të paplotësuara për ekzaminim mjekësor, sipas arsyes kryesore të deklaruar. Anketa përfshin si arsye koston, largësinë dhe listat e pritjes, por edhe mungesën e kohës, mosnjohjen e një mjeku apo specialisti të përshtatshëm, frikën nga mjeku, spitali, ekzaminimi ose trajtimi, pritjen për të parë nëse problemi përmirësohet vetë dhe arsye të tjera.

Treguesi i referohet popullsisë 16 vjeç e lart dhe bazohet në vlerësimin e vetë personit nëse kishte nevojë për ekzaminim ose kujdes mjekësor, por nuk e mori apo nuk e kërkoi atë.

Për Shqipërinë, të dhënat më të fundit në tabelën e Eurostat janë për vitin 2024. Për BE-në, Greqinë dhe vendet e tjera ku të dhënat e vitit 2025 janë të disponueshme, në krahasim është përdorur viti 2025. Për vendet ku 2025 mungon, është përdorur viti më i fundit i disponueshëm dhe viti është specifikuar në tekst./Monitor.al/

Sabri Aziri, zëri human dhe mbështetja kryesore e pacientëve në Spitalin Shtetëror (PROFIL)
Sabri Aziri nga Shkupi është një emër i njohur në menaxhimin shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Anën më të bukur të këtij profesioni e bën ndikimi i tij i drejtpërdrejtë në jetën e pacientëve, duke u qëndruar pranë në momentet më të vështira.

Me energjinë dhe përkushtimin e tij human, ai mbetet i disponueshëm në telefon 24/7 për t’u dalë në ndihmë pacientëve që kërkojnë mbështetje në spitalet e vendit, veçanërisht në Qendrën Klinike në Shkup. Me një modesti të lartë, ai dëshmon çdo ditë përkushtimin ndaj shoqërisë, familjes dhe institucionit ku shërben.

I lindur dhe rritur në Shkup, Aziri vjen nga një familje me traditë dhe vlera të larta njerëzore, e njohur për bujari dhe humanizëm. Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm edhe gjatë periudhës së pandemisë, kur qindra qytetarë përballeshin me sfidat e sigurimit të ilaçeve dhe shtretërve spitalorë.

Pasi shërbeu për një kohë si pjesë e kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, sot Sabri Aziri është pjesë e Klinikës Universitare të Pulmonologjisë në Shkup.

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit
Një terapi eksperimentale me teknologjinë CRISPR-Cas9 ka ulur ndjeshëm kolesterolin LDL dhe trigliceridet, edhe një vit pas një doze të vetme. Studiuesit e konsiderojnë rezultatin premtues, por paralajmërojnë se nevojiten prova më të mëdha.

Një trajtim i ri gjenetik mund të hapë një rrugë të re për pacientët me kolesterol shumë të lartë dhe të vështirë për t’u kontrolluar.

Terapia eksperimentale CTX310 synon gjenin ANGPTL3 në mëlçi, i cili lidhet me rregullimin e kolesterolit dhe triglicerideve. Në studimin e fazës së parë, me vetëm 15 pacientë, doza më e lartë e trajtimit uli LDL-në me rreth 53% edhe pas një viti, ndërsa trigliceridet u ulën me afro 48%.

Rezultati është veçanërisht interesant sepse bëhet fjalë për një dozë të vetme, në vend të trajtimeve që duhet të merren në mënyrë të vazhdueshme.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se këto janë rezultate shumë të hershme. CRISPR ndryshon drejtpërdrejt ADN-në dhe efekti mund të jetë i pakthyeshëm, ndaj siguria afatgjatë mbetet një shqetësim kryesor.

Studimi raportoi gjithashtu një ulje prej rreth 20% të HDL-së, ndërsa një pacient që mori dozën më të ulët vdiq 179 ditë pas trajtimit; autorët nuk e lidhën vdekjen me terapinë.

Nëse rezultatet konfirmohen në studime më të mëdha, kjo teknologji mund të ndryshojë mënyrën e trajtimit të kolesterolit të lartë. Për momentin, megjithatë, CTX310 mbetet një terapi eksperimentale dhe nuk zëvendëson trajtimet ekzistuese.

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!
Richard Grenell ka reaguar pas përfshirjes së ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në listën e “OncoDaily” krahas 100 grave më me ndikim në onkologji për vitin 2026.

Në një postim në rrjetet sociale, Grenell e përgëzoi Salën për përzgjedhjen, duke vlerësuar eksperiencën dhe punën e saj në fushën e onkologjisë.

Pistimi i Grenell:

“Urime Evis!

Dhe urime popullit shqiptar, që është me fat që e ka atë ministre të Shëndetësisë.

Ajo është një lidere botërore në fushën e onkologjisë dhe po bën diferencën për ata luftëtarë që përballen me kancerin”.

Reagimi vjen një ditë pasi “OncoDaily” publikoi emrat e parë të listës “100 Influential Women in Oncology 2026”, ku Sala është përfshirë mes dhjetë emrave të parë të prezantuar.

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike
Një trajtim eksperimental kundër melanomës, i bazuar në teknologjinë mRNA, ka shënuar një hap të rëndësishëm paraprak pasi ka dhënë rezultate pozitive në një provë klinike të fazës së tretë. Rezultatet e njoftuara nga kompanitë farmaceutike “Moderna” dhe “Merck” po vlerësohen nga ekspertët si një moment historik për zhvillimin e vaksinave të personalizuara kundër kancerit.

Terapia, e pagëzuar si intismeran autogene, synon të parandalojë rikthimin e melanomës — formës më agresive të kancerit të lëkurës — pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e tumorit.

Si funksionon vaksina e personalizuar?

Në studimin e fundit të fazës së tretë morën pjesë mbi 1 100 pacientë, të cilëve trajtimi iu dha në kombinim me imunoterapinë Keytruda. Sipas të dhënave paraprake nga prodhuesit, kombinimi përmbushi objektivat kryesore, duke përmirësuar ndjeshëm mbijetesën pa rikthim të sëmundjes dhe pa metastaza në distancë.

Kjo teknologji ndërtohet në mënyrë unike për çdo pacient përmes një procesi të personalizuar:

Analiza gjenetike: Bëhet krahasimi i tumorit me qelizat normale për të identifikuar mutacionet specifike.

Përzgjedhja e shënjestrave: Një algoritëm kompjuterik përzgjedh deri në 34 proteina anormale që nxisin një përgjigje të fortë imunitare.

Prodhimi i vaksinës: Krijohet molekula mRNA e cila i jep sistemit imunitar udhëzimet e duhura për të njohur dhe shkatërruar qelizat kancerogjene.

Perspektiva dhe hapat e ardhshëm

Megjithëse rezultatet konsiderohen premtuese, kompanitë nuk i kanë publikuar ende të gjitha të dhënat e plota të studimit dhe ato nuk janë shqyrtuar ende në mënyrë të pavarur nga komuniteti shkencor. Pritet që të dhënat e detajuara të paraqiten në takimet e ardhshme shkencore.

Ekspertët theksojnë se kjo nuk është një vaksinë universale që shëron apo parandalon të gjitha format e kancerit, por një terapi e individualizuar. Përvoja e fituar nga zhvillimi i vaksinave të ngjashme gjatë pandemisë COVID-19 ka përshpejtuar kërkimet në këtë fushë.

Nëse faza e mëtejshme konfirmon suksesin dhe trajtimi merr miratimin rregullator, intismeran autogene mund të bëhet terapia e parë kundër kancerit e bazuar në mRNA me përdorim të gjerë. Ndërkohë, studiuesit po testojnë vaksina të ngjashme edhe kundër kancerit të mushkërive, veshkave, fshikëzës urinare dhe tumoreve të tjera.

Hantavirusi mund të “fshihet” deri në 8 javë, shtohet frika pas rasteve të fundit
Në një intervistë të publikuar nga Corriere della Sera, profesori italian Carlo Federico Perno ka folur për rrezikun që paraqet Hantavirusi pas rasteve të shfaqura në anijen turistike “MV Hondius”.

Ai shpjegon se, sipas të dhënave të deritanishme, ekziston mundësia që virusi të jetë përhapur nga njeriu te njeriu, pasi te personat që humbën jetën është zbuluar varianti “Andes”, i vetmi lloj i Hantavirusit për të cilin është vërtetuar një transmetim i tillë përmes kontakteve të afërta dhe të zgjatura në kohë.

“MV Hondius”

Sipas ekspertit, llojet e tjera të Hantavirusit zakonisht përhapen nga kontakti me urinën, jashtëqitjet ose pështymën e brejtësve të infektuar, kryesisht kur këto grimca thithen në ajër. Më rrallë, infektimi mund të ndodhë nga kafshimet ose gërvishtjet.

Hantavirusi nuk është virus i ri.

Ai u zbulua për herë të parë në vitin 1978 pranë lumit Hantan në Korenë e Jugut, prej nga mori edhe emrin. Infeksionet janë të rralla, por në disa raste mund të jenë shumë të rënda. Në Europë dhe Azi, virusi prek kryesisht veshkat dhe shkakton temperaturë të lartë me gjakderdhje, ndërsa në Amerikë prek mushkëritë dhe mund të jetë edhe më vdekjeprurës.

Profesori Perno thotë se në Europë qarkullojnë variante më pak të rrezikshme se ato që gjenden në Amerikë. Në Itali, sipas tij, nuk janë regjistruar raste të konfirmuara, por kjo edhe sepse virusi nuk është kontrolluar vazhdimisht.

I pyetur nëse shpërthimi mund të përhapet më tej, ai shpjegon se periudha nga infektimi deri në shfaqjen e simptomave mund të zgjasë deri në 8 javë. Kjo do të thotë se disa nga pasagjerët që zbritën nga anija mund të jenë ende në rrezik për të rezultuar të prekur.

“Hantaviruset ndryshojnë lehtë, ashtu si shumë viruse të tjera”, thotë ai. “Sa më shumë që përshtaten me njeriun, aq më lehtë mund të përhapen.”

Sipas ekspertit, tani gjëja më e rëndësishme është zbulimi i rasteve në kohë dhe mbikëqyrja e situatës. Ai thekson se aktualisht nuk ka vend për panik, por për kujdes dhe vëzhgim të vazhdueshëm.

Profesori shpjegon gjithashtu se mund të ketë edhe persona të infektuar pa simptoma. Nëse dikush merr një sasi të vogël virusi dhe ka organizëm të fortë, sistemi imunitar mund ta përballojë pa probleme të mëdha. Megjithatë, ende nuk dihet qartë nëse personat pa simptoma mund ta përhapin virusin.

Sa i përket trajtimit, aktualisht nuk ekziston as ilaç specifik dhe as vaksinë kundër Hantavirusit. Pacientët në gjendje të rëndë trajtohen kryesisht me ndihmë për frymëmarrjen. Megjithatë, eksperti thotë se nëse situata do të përkeqësohej dhe virusi do të përhapej më shumë, shkenca mund të arrinte të krijonte një vaksinë, ashtu si ndodhi me Covid-in.

Në fund, ai shton se për momentin nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një përhapje më të madhe të virusit apo thjesht me një rast të izoluar në një ambient të mbyllur si anija turistike. Por fakti që në Argjentinë po raportohen më shumë raste tregon se situata duhet ndjekur me shumë vëmendje.

Pse ka aq pak tumore në zemër?
Stresi mekanik i rrahjeve të zemrës, mund t’i mbajë larg tumoret pasi ky organ i nënshtruar vazhdimisht këtij procesi duket se mbrohet pikërisht nga lëvizja e tij e pandalshme. Një bashkëpunim i shkencëtarëve italianë i udhëhequr nga Universiteti i Triestes, ka hedhur këtë hipotezë sugjestionuese dhe bindëse për të shpjeguar pse kanceri sulmon kaq rrallë […]

“Ti jepet fund mashtrimit me barnat online”, Dr.Kalo ‘viktimë e shitjes së suplementeve dhe…
Ky është një denoncim dhe një thirrje që meriton vëmendje të menjëhershme, veçanërisht duke pasur parasysh integritetin e Dr. Tritan Kalos dhe rrezikun që i kanoset shëndetit publik nga këto skema mashtruese.

​Përdorimi i teknologjisë Deepfake dhe Inteligjencës Artificiale për të manipuluar zërin dhe imazhin e mjekëve të njohur është kthyer në një epidemi digjitale që kërkon reagim institucional.

Dr. Kalo sqaron prerazi se nuk ka promovuar kurrë asnjë bar apo suplement. Kjo shërben si një përgënjeshtrim i menjëhershëm për çdo qytetar që mund të ketë parë videot.

Ai bën edhe një kritikë ndaj organeve ligjzbatuese dhe mbrojtjes së privatësisë. Është shqetësuese që, pavarësisht denoncimeve, këto reklama vazhdojnë të qarkullojnë të papenguara.

Kujdes! Mesazhi i mjekut tonë të njohur flet qartë që të mos biem pre e reklamave që premtojnë “shërime mrekullibërëse” përmes figurave të njohura.

Këto mashtrime zakonisht funksionojnë përmes faqeve fantazmë në Facebook dhe Instagram, të cilat sponsorizojnë video ku zëri i mjekut sinkronizohet me lëvizjet e buzëve përmes Inteligjencës Artificiale.

Policia e Shtetit (Sektori i Krimit Kibernetik) dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet urgjentisht të njoftojnë zyrtarisht qytetarët dhe për raste të tilla të nisin menjëherë hetime.  Këto faqe duhet të bllokohen urgjentisht.

“Nëse mundeni bëni zë në gazetë se po i marin njerzit në qafë me barna jo dobiprurëse. Linqet m’i kanë nisur nga Tirana se më pyesin pacientë dhe dashamirës të shumtë në lidhje me vërtetësinë e tyre. Kjo nuk lejohet ne asnje vend te botes” – më tha Dr.Kalo në një bisedë telefonike.

Teknologjia moderne në duar të gabuara ka nisur të godasë jo vetëm moralin e një individi, por direkt xhepat dhe shëndetin e njerëzve më vulnerabël, siç janë të moshuarit.

Reklamë mashtruese që përdor emrin e Kalos

Nga Dr.Tritan Kalo

Mashtrimi me tregtimin e barnave mjeksore dhe suplementet humanë nuk ka të ndalur. Firmat farmaceutike reklamojnë on line nën abuzim e plotë të figurave të ndryshme të Mjeksisë Shqiptare, gjithshka veç që të bëjnë abuzivisht para.

Kam dërguar disa raportime dhe denoncime për abuzimin e bërë prej tyre me figurën timetë një Mantelbardhi që kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk ka promovuar një bar ose suplement të vetëm.

ASKUSH nga organet përkatëse ligjzbatuese dhe ato mbrojtëse të privatësisë e të dhënave personale, nuk e ka marë mundimin të ndërmarë një hap të vetë kundrejt këtyre abuzivuesve me shëndetin e popullit dhe figurën e ruajtësve të shëndetit të tij.

Në vend që të japin leksione demokracije nëpër botë. QEVERIA dhe levat e saj duhet ti japin fund një praktike të tillë moralisht dhe ligjërisht të dënueshme.

Po ashtu qytetarët tanë të bëhen të kujdesshëm në çka u ofrohet, dhe të thellohen në leximin e vëmëndshëm të reklamimeve të ndryshme për barna dhe suplemente, e të mos bëhen vetviktima të këtyre reklamimeve.

KUJDES me shëndetin dhe me jetën tuaj bashkëkombas!!!

Pse burrat e vuajnë më shumë vdekjen e grave të tyre?
Humbja e një partneri nuk është thjesht një tronditje emocionale, por një goditje sistematike që vë në rrezik të drejtpërdrejtë integritetin fizik dhe mendor të burrave.

Shkenca ka filluar të vërtetojë se shprehja “vdekje nga zemra e thyer” ka një bazë reale biologjike, veçanërisht te vejanët, ku rreziku për probleme kardiovaskulare dhe dobësim të sistemit imunitar rritet ndjeshëm pas zisë.

Një studim i detajuar i botuar në Journal of Affective Disorders, i cili analizoi mbi një mijë persona në Japoni përmes 37 parametrave të ndryshëm shëndetësorë, ka nxjerrë në dritë një paradoks të habitshëm gjinor: ndërsa burrat janë të prekurit më rëndë fizikisht dhe psikologjikisht, gratë shpesh përjetojnë një trajektore krejt të kundërt.

Pas një periudhe të shkurtër trishtimi, shumë gra raportojnë një përmirësim të ndjeshëm të mirëqenies, duke u shfaqur më të lumtura dhe më të kënaqura me jetën sesa kur ishin të martuara.

Kjo mospërputhje rrënjësore, buron nga mënyra se si janë ndërtuar rolet sociale dhe varësitë emocionale brenda martesës. Burrat priren ta përqendrojnë të gjithë nevojën e tyre për mbështetje emocionale ekskluzivisht te bashkëshortja, duke e parë atë si “portin” e tyre të vetëm të sigurt.

Kur ky port zhduket, ata mbeten të izoluar, pasi rrjetet e tyre sociale jashtë martesës janë shpesh sipërfaqësore.

Edhe pse vejanët mund të tentojnë të dalin më shumë pas humbjes, kjo rritje e shoqërizimit shpesh dështon të prodhojë lidhje të vërteta shpirtërore, duke i lënë ata të ekspozuar ndaj demencës, depresionit dhe zakoneve shkatërruese si konsumi i tepërt i alkoolit.

Nga ana tjetër, për gratë martesa shpesh mbart një peshë të lartë detyrimesh dhe kujdesi të vazhdueshëm për tjetrin. Në shumë kultura, gruaja është kujdestarja kryesore që mban peshën e shtëpisë dhe shëndetit të bashkëshortit.

Humbja e partnerit, ndonëse e dhimbshme, në planin praktik mund të sjellë një lloj lehtësimi nga kjo barrë e përditshme. Kjo u jep atyre hapësirë për të rigjetur kohën për veten dhe për t’u mbështetur te rrjetet e tyre sociale, të cilat zakonisht janë më të gjera dhe më funksionale se ato të burrave.

Në fund të fundit, barra e pikëllimit peshon më rëndë mbi supet e burrave sepse, pa “busullën” praktike dhe emocionale që përfaqëson gruaja, ata humbasin jo vetëm partneren e jetës, por edhe mjetet kryesore për të lundruar në jetën e përditshme dhe për të ruajtur ekuilibrin e tyre shëndetësor.

Kjo gjetje, vë në pikëpyetje nevojën për strategji të reja të mbështetjes sociale, duke i inkurajuar burrat të ndërtojnë lidhje më të forta jashtë martesës për të rritur qëndrueshmërinë e tyre ndaj goditjeve të pashmangshme të jetës. /tesheshi.com/

Pesë këshilla për një kujtesë më efikase
Kujtesa funksionon në tre faza me rajone të ndryshme të trurit që kontribuojnë në secilën prej tyre. Kujtesa shqisore regjistron informacione të papërpunuara si pamje dhe tinguj që zgjasin vetëm milisekonda dhe përpunohen nga kortekset kryesore shqisore.

Kujtesa punuese ose afatshkurtër mban një sasi të vogël informacioni gjatë disa sekondave dhe shërben si hapësira mendore e punës ku përfshihet korteksi paraballor për vëmendjen dhe arsyetimin.

Ndërsa kujtesa afatgjatë ruan informacionin në mënyrë më të përhershme, ku hipokampusi dhe lobet temporale merren me faktet dhe ngjarjet, ndërsa amigdala dhe truri i vogël përpunojnë kujtimet emocionale apo procedurale.

Psikologu George Miller thotë që ne mund të mbajmë vetëm rreth shtatë njësi informacioni në çdo kohë. Ky kufizim ndikon drejtpërdrejt në efektivitetin e mësimit. Por përmes strategjive të duhura shkencore, ne mund ta bëjmë procesin e ruajtjes së informacionit shumë më efikas dhe të qëndrueshëm në kohë.

1. Vendoseni telefonin mënjanë

Telefonat inteligjentë zvogëlojnë kapacitetin e kujtesës suaj të punës. Edhe vetëm prania e tyre pranë, qoftë edhe përmbys apo në heshtje, konsumon burime mendore pasi një pjesë e trurit vazhdon ta monitorojë atë.

Rezistenca ndaj dëshirës për të kontrolluar njoftimet krijon një dukuri që quhet “arratisje e trurit”. Zgjidhja është e thjeshtë: largimi i tij i përkohshëm nga shikimi çliron vërtet kapacitetin tuaj mendor për detyrën që keni në dorë.

2. Ndaloni garat mendore

Stresi dhe ankthi zënë një hapësirë të çmuar në mendje. Kur shqetësoheni, një pjesë e kujtesës suaj të punës është tashmë në përdorim. Teknikat e frymëmarrjes si “psherëtima ciklike” – frymëmarrje e thellë me hundë, dhe një frymëmarrje e dytë më e shkurtër dhe nxjerrje e ngadaltë me gojë – mund të qetësojnë sistemin nervor brenda pesë minutave, duke krijuar kushte ideale për përqendrim.

3. Filloni të ndani

Gjithkush mund ta zgjerojë kujtesën përmes teknikës “chunking”, grupimit të informacionit në njësi kuptimplota. Nëse po bëni një prezantim dikur, në vend të shumë pikave të shpërndara, grupojini ato në tre ose katër tema kryesore. Duke e organizuar informacionin në modele logjike, e zvogëloni ngarkesën njohëse dhe e bëni atë më të paharrueshme për audiencën dhe veten tuaj.

4. Bëhuni një rikuperues

Psikologu Hermann Ebbinghaus, tregoi se ne humbasim afërsisht gjysmën e informacionit të ri brenda 30 minutash. Për ta luftuar këtë “kurbë të harresës”, përdorni praktikën e rikuperimit. Në vend që të rilexoni shënimet, testoni veten me karta mësimore ose shpjegojeni materialin me zë të lartë. Kjo forcon rrugët e hyrjes në informacion dhe krijon lidhje më të forta sinjalizuese në tru.

5. Jepini vetes një periudhë pushimi

Studimet tregojnë se kujtesa është më efektive kur seancat e studimit shpërndahen në kohë në vend që të grumbullohen të gjitha menjëherë. Pushimi lejon konsolidimin e informacionit në kujtesën afatgjatë.

Një rregull i mirë është të krijoni hapësira pushimi që zënë dhjetë deri në njëzet për qind të kohës së mbetur deri në afatin tuaj. Kujtesa nuk ka të bëjë vetëm me inteligjencën, por mbi të gjitha me strategjinë e duhur. /tesheshi.com/

Lufta ndaj kancerit: shkaqet dhe fuqia e parandalimit
Kuptimi i origjinës së tumoreve mbetet një nga sfidat më të mëdha të mjekësisë moderne, ku ndërthuren proceset komplekse biologjike me faktorët e jashtëm.

Ndonëse shkenca ende nuk ka një përgjigje të vetme dhe përfundimtare për çdo rast, sot njihen qartë elementët që rrisin rrezikun, duke nisur nga procesi natyror i plakjes e deri te ndikimi i mjedisit dhe sjelljeve tona të përditshme.

Së pari, shkenca sot pohon se tumoret zhvillohen për shkak të mutacioneve gjenetike që çojnë në përhapjen e pakontrolluar të qelizave. Megjithëse disa nga këto mutacione janë të trashëguara, shumica e tyre shkaktohen nga faktorë të jashtëm ose mjedisorë.

Një rol gjithnjë e më i rëndësishëm po i njihet “epigjenetikës”, e cila studion se si faktorët e jashtëm mund të “ndezin” ose “fikin” disa gjenet pa ndryshuar strukturën e ADN-së, duke hapur rrugë të reja për trajtime farmakologjike që mund të korrigjojnë këto procese.

Së dyti, plakja konsiderohet faktori më i rëndësishëm i rrezikut, pasi shumica e rasteve diagnostikohen te personat mbi gjashtëdhjetë vjeç. Në vende si Italia, rreth gjysma e treqind e gjashtëdhjetë mijë rasteve vjetore i përkasin kësaj grupmoshe, duke i bërë tumoret patologji tipike të moshës së thyer.

Kjo shpjegon edhe rritjen e rasteve globale paralelisht me zgjatjen e jetëgjatësisë mesatare, ndërsa trashëgimia e mirëfilltë familjare përbën vetëm një pjesë të vogël të rasteve totale.

Së treti, stili i jetesës luan një rol përcaktues, pasi më shumë se një në tre raste kanceri mund të parandalohet përmes zakoneve të shëndetshme. Shmangia e duhanit dhe alkoolit, ushqyerja e balancuar dhe aktiviteti fizik i rregullt (si ecja e shpejtë tridhjetë minuta në ditë), janë hapat kryesorë mbrojtës.

Mbipesha dhe obeziteti mbeten faktorë rreziku kritikë për organe si veshka, pankreasi dhe gjiri, ashtu si dhe ekspozimi i pakujdesshëm ndaj rrezeve të diellit për lëkurën.

Së katërti, mjedisi ku jetojmë dhe punojmë ndikon në rreth pesë për qind të rasteve të neoplazive. Ekspozimi ndaj substancave natyrore si azbesti, arseniku apo nikeli, si dhe ndaj produkteve kimike industriale si benzeni e dioksinat, rrit ndjeshëm rreziqet për kategori të caktuara punonjësish.

Po ashtu, ndotja atmosferike dhe rrezatimet jonizuese (si rrezet X) janë klasifikuar si faktorë kancerogjenë që mund të dëmtojnë mushkëritë dhe sistemin urinar.

Së fundi, infeksionet virale dhe bakteriale janë përgjegjëse për të paktën një në gjashtë tumore në shkallë globale. Viruse si HPV, hepatiti B dhe C, apo bakteri Helicobacter pylori, janë shkaktarët kryesorë të tumoreve në qafën e mitrës, mëlçi dhe stomak.

Fatmirësisht, shumë prej këtyre rasteve sot janë plotësisht të parandalueshme përmes vaksinave ekzistuese dhe terapive specifike me antibiotikë që luftojnë infeksionin përpara se ai të degjenerojë në sëmundje. /tesheshi.com/

Ky zakon i gjumit mund të përmirësojë shëndetin e zemrës tuaj
Një studim i ri mbi gjumin dhe zakonet e tij, ka një mesazh të qartë për ata që duan të ulin rrezikun e problemeve të mëdha kardiovaskulare, siç është ataku në zemër ose goditja në tru: përmbajuni një orari të rregullt fjetjeje.

Ndërsa kërkimet shpesh përqendrohen te cilësia dhe kohëzgjatja, studiuesit nga Universiteti i Oulut në Finlandë, zbuluan se të shkosh në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë është po aq e rëndësishme, veçanërisht nëse nuk flini më shumë se tetë orë.

Studiuesit matën aktivitetin e 3.231 individëve në moshën 46 vjeç përmes pajisjeve gjatë një jave. Kur pjesëmarrësit që flinin më pak se tetë orë u ndanë në grupe (të rregullt, mjaft të rregullt dhe të parregullt), të dhënat treguan se ata në grupin e parregullt kishin dyfishin e rrezikut për një ngjarje serioze kardiake gjatë dekadës së ardhshme, krahasuar me ata që flinin rregullisht.

Po ashtu, u pa se më shumë ndryshueshmëri në “pikën e mesme” të gjumit (mesi midis kohës së gjumit dhe zgjimit) ishte gjithashtu e lidhur me shëndet më të keq të zemrës.

Studiuesja Laura Nauha, shpjegon se rregullsia pasqyron ritmet e jetës së përditshme. Megjithatë, ekziston një paralajmërim: ky rrezik u shfaq vetëm te ata që flinin më pak se sasia mesatare (tetë orë).

Duket se gjumi i mjaftueshëm ndihmon në mbrojtjen nga efektet negative të një orari të çrregullt. Interesante është fakti se orari i zgjimit nuk dukej se kishte rëndësi. Lidhja ekzistonte vetëm për ndryshimet e mëdha në kohën e shkuarjes në shtrat.

Në grupin e atyre me një rregjim gjumi të parregullt, ndryshueshmëria mesatare gjatë javës ishte 108 minuta, krahasuar me vetëm 33 minuta në grupin e të rregulltve.

Shkencëtarët mendojnë se ritmet tona cirkadiane – ciklet natyrore njezëtekatër orëshe të trupit – e shpjegojnë këtë lidhje. Ndryshimi i vazhdueshëm i orarit i prish këto ritme, duke mos i lejuar zemrës periudha të duhura pushimi dhe rikuperimi.

Gjithashtu, një rol luajnë edhe faktorë të botës reale si stresi i punës dhe shëndeti mendor. Sëmundjet kardiovaskulare, mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në nivel global, me pothuajse 18 milionë vdekje në vit.

Gjetjet e këtij studimi, të publikuara në BMC Cardiovascular Disorders, na kujtojnë se stabiliteti i rutinës sonë është një mjet i fuqishëm për parandalimin e sëmundjeve të rënda. /tesheshi.com/

Sekreti i gjarpërinjve: si qëndrojnë ngritur dhe lëvizin pa këmbë?
Në botën e egër, mbijetesa kërkon lëvizje të jashtëzakonshme, por asnjë nuk është aq mbresëlënëse sa aftësia e gjarpërinjve për t’u ngritur vertikalisht në ajër.

Pa pasur asnjë kockë apo gjymtyrë për t’u mbështetur, këto kafshë arrijnë të qëndrojnë drejt si shtylla të gjalla.

Një studim i fundit në Royal Society Publishing, ka analizuar se si muskujt e tyre punojnë në sinkron për të sfiduar gravitetin, duke hapur rrugën edhe për teknologji të reja në robotikë.

Shumë lloje gjarpërinjsh janë në gjendje të ngrihen nga toka, shpesh si një paraprirje për sulm, por gjarpërinjtë arborealë janë specializuar në këtë lëvizje në dukje të panatyrshme.

Ata duhet të qëndrojnë drejt për të lëvizur nga dega në degë, duke mbajtur nganjëherë deri në 70 për qind të trupit të tyre vertikalisht.

Ekipi kërkimor, i përbërë nga specialistë të anatomisë, matematikës dhe fizikës, u fokusua në dy specie specifike: gjarpri i pemës kafe (Boiga irregularis) dhe pitoni ametist (Simalia amethistina).

Studiuesit ndërtuan në laborator platforma që imitonin degët e pemëve dhe përdorën kamera me definicion ultra të lartë për të vëzhguar çdo lëvizje muskulore.

Zbulimi ishte befasues, pasi përpara këtij studimi mendohej se mënyra më efikase për t’u ngritur ishte ngurtësimi i të gjithë trupit.

Në realitet, gjarpërinjtë e përqendrojnë ngurtësinë e tyre vetëm në një rajon specifik të trupit që shërben si bazë për ngritje, ku e gjithë forca muskulore përqendrohet në atë pjesë të vetme për të mbajtur pjesën tjetër të trupit drejt.

Kjo kërkon jo vetëm forcë, por edhe një proprioceptim të konsiderueshëm, domethënë aftësinë për të perceptuar pozicionin e dikujt në hapësirë edhe pa përdorimin e shikimit, fakt që vërtetohet nga aftësia e tyre për t’u ngritur edhe në errësirë të plotë.

Ky studim nuk zbulon vetëm një sekret biologjik, por sipas autorëve, ai mund të ketë edhe zbatime praktike në krijimin e robotëve që NASA po ndërton për eksplorimin e mëtejshëm të Hënës. /tesheshi.com/

A po u vjen fundi alergjive?
Më shumë se 400 milionë njerëz në botë vuajnë nga riniti alergjik, i njohur si “ethet e sanës”. Ky inflamacion i kanaleve të hundës, shkaktohet nga reagimi i gabuar i sistemit imunitar ndaj polenit, pluhurit apo qimeve të kafshëve. Përveç simptomave dobësuese si teshtimat dhe vështirësia në frymëmarrje, alergjitë e patrajtuara rrisin rrezikun e infeksioneve […]

Pse gurët e tëmthit vlejnë më shumë se ari…
Nëse dikush do të pyeste se cili është nënprodukti më i vlefshëm i industrisë së mishit, shumë pak njerëz do të thoshin gurët e tëmthit të lopës. Por e vërteta është se ato vlejnë sot më shumë se ari.

Për mijëra vjet, gurët e tëmthit të lopës janë përdorur në mjekësinë tradicionale kineze për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve serioze, duke përfshirë hipertensionin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Ndërsa sot popullata kineze vuan nga një shkallë goditjesh në tru 3 herë më të lartë se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kërkesa për gurë në tëmth është më e lartë se kurrë më parë, dhe po kështu ka ndodhur edhe me çmimin e tyre.

Sipas Wall Street Journal, në vitin 2025, çmimi i gurëve të tëmthit të lopës u rrit në 5.800 dollarë për ons (28.4 gram), ose 2 herë më të shtrenjta se ari. Të shitura nën emrin  Niu Huang  (牛黄), gurët e tëmthit të gjedhit përdoren kryesisht në formulimin e  Angong Niuhuang Wan, një ilaç tradicional i përshkruar për gjendje të rënda neurologjike si goditjet në tru, komat febrile, çrregullimet e vetëdijes, etj.

Problemi i gurëve në tëmth te lopët ka qenë gjithmonë mungesa e tyre. Mundësitë e formimit të gurëve në tëmth te lopët rriten me moshën, por shumica e thertoreve në mbarë botën preferojnë të therin bagëtinë në mosha më të reja për të përmirësuar efikasitetin.

Mungesa dhe çmimet në rritje të gurëve në tëmth, kanë nxitur trazira në rajonet e rritjes së bagëtive si Brazili, Australia dhe Teksasi në SHBA. Kohët e fundit, incidentet e kontrabandës së gurëve të tëmthit dhe grabitjeve janë shtuar në Bahetus, Brazil.

Persona të armatosur sulmojnë fermat e bagëtive jo për të vjedhur kafshët, por çdo gur tëmthi që mund të gjejnë. Po ashtu është shtuar kontrabanda e gurëve të tëmthit nga punonjësit e thertoreve.

Ashtu siç kërkesa për diamante natyrale çoi në krijimin e diamanteve të prodhuara në laborator, edhe studiuesit kinezë kanë zhvilluar gurë të tëmthit të “kultivuar” që riprodhojnë pjesërisht efektet neurombrojtëse dhe hepatombrojtëse të produktit natyror, me një profil të kontrolluar toksiciteti.

Gurët natyrorë ende konsiderohen standardi i artë, por këto alternativa sintetike, të rritura në laborator, mund të parandalojnë disi rritjen e mëtejshme të çmimeve. Është interesant fakti që në Kinë është rritur edhe kërkesa për gurë të tëmthit njerëzor, ku çmimet për një gur të vetëm shkojnë deri në 1.270 dollarë.

Çmimi i gurëve varet nga madhësia e tyre dhe karakteristikat e tjera, por në përgjithësi, sa më të mëdhenj të jenë gurët, aq më i lartë është çmimi i tyre. Dhjetëra reklama me gurë të tëmthit njerëzor në shitje janë identifikuar vetëm në një platformë online. /tesheshi.com/

Rritja e nivelit të deteve, më e frikshme sesa mendohej
Një studim i ri i botuar në revistën shkencore “Nature”, ka nxjerrë në dritë një fakt shqetësues: pothuajse të gjitha vlerësimet e deritanishme për rritjen e nivelit të detit janë të pasakta.

Hulumtimi, i cili analizoi 385 studime të kryera midis viteve 2009-2025, arriti në përfundimin se 99 për qind e tyre kanë keqpërdorur të dhënat, duke çuar në një nënvlerësim të madh të rrezikut për popullsinë botërore.

Problemi kryesor qëndron te metodologjia. Shumica e studiuesve kanë përdorur modele matematike teorike të formës së Tokës, të njohura si “gjeoidë”, në vend të matjeve aktuale të nivelit të detit.

Vetëm 0.3 për qind e studimeve i kanë përdorur këto modele në mënyrë korrekte. Në rajonet tropikale dhe Azinë Juglindore, hendeku midis modelit teorik dhe nivelit real të detit mund të kalojë 1 metër.

Mesatarisht, studimi tregon se niveli i detit është 27 Problemi kryesor qëndron te metodologjia. Shumica e studiuesve kanë përdorur modele matematike teorike të formës së Tokës, të njohura sicentimetra më i lartë se sa sugjerohej më parë. Ky gabim ka pasoja zinxhir në politikat globale. Shumë nga këto studime janë cituar në raportet e IPCC-së (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike).

Duke aplikuar korrigjimin e ri, numri i njerëzve që jetojnë në zona bregdetare të ulëta (nën 10 metra mbi nivelin e detit) rritet nga 896 milionë që vlerësonte IPCC, në një shifër tronditëse midis 966 milionë dhe 1.07 miliardë njerëzish.

Rritja e nivelit të detit shkaktohet nga shkrirja e akullnajave dhe zgjerimi termik i ujit, i cili thith 90 për qind të nxehtësisë së tepërt të prodhuar nga emetimet ndotëse në atmosferë. Megjithatë, matja e saktë është e vështirë sepse sipërfaqja e oqeanit nuk është e rrafshët. Sipas autorit të studimit të fundit Philip Minderhoud, kjo është një “pikë e verbër metodologjike”.

Shembulli i Deltës së Lumit Mekong në Vietnam është alarmues. Gjatë 25 viteve së fundit, sipërfaqja e deltës është fundosur mesatarisht me 18 centimetra, në një rajon ku lartësia mesatare është vetëm 82 centimetra mbi nivelin e detit.

Në vitin 2020, ky proces la mbi 200.000 familje pa ujë të pijshëm. Nëse nivelet e detit rriten me 1 metër deri në vitin 2100, siç parashikojnë skenarët aktualë, midis 77 dhe 132 milionë njerëz mund të gjenden duke jetuar në zona që teknikisht janë nën nivelin e detit.

Aktualisht, rreth 80 milionë njerëz jetojnë tashmë nën këtë nivel, 50 milionë më shumë se sa mendohej më parë, duke mbijetuar vetëm falë infrastrukturës mbrojtëse. Përfundimi është i qartë: shumë zona bregdetare janë tashmë shumë më afër pragut të përmbytjeve sesa tregojnë hartat.

Edhe pse teknologjia mund të ndihmojë, kostoja e saj mbetet e lartë, duke i lënë rajonet më të varfra të ekspozuara ndaj një rreziku që është shumë më i pranishëm nga sa e kishim parashikuar. /tesheshi.com/

Algoritmet çelin epokën e re të kurimit të sëmundjeve
Sot njerëzimi po përballet me kërcënime masive si rezistenca ndaj antibiotikëve, e cila rrezikon të shkaktojë 8 milionë vdekje në vit deri në 2050. Por Inteligjenca Artificiale po ofron një mburojë të re.

James Collins në MIT, ka demonstruar fuqinë e kësaj teknologjie duke shqyrtuar 45 milionë struktura kimike brenda pak ditësh, proces që tradicionalisht do të kërkonte vite. Përmes kësaj metode, ai ka identifikuar përbërës të rinj kundër superbaktereve si MRSA dhe gonorreja, të cilat po bëheshin të pathyeshme nga mjekësia klasike.

Por ky revolucion nuk ndalet vetëm te bakteret. Në Universitetin e Kembrixhit, shkencëtarët po përdorin mësimin automatik për të kuruar sëmundjen e Parkinsonit. Për herë të parë pas dy shekujsh pasiguri, IA po identifikon molekula që mund të stabilizojnë proteinat në tru, duke synuar ndalimin e sëmundjes përpara se të shfaqen simptomat e para.

Fuqia e IA-së qëndron në aftësinë për të lundruar në një “univers” molekulash më të madh se numri i atomeve në hapësirë, duke e bërë kërkimin miliona herë më të shpejtë dhe më të lirë. Një tjetër front premtues është ripërdorimi i barnave ekzistuese.

Shembulli i David Fajgenbaum, i cili shpëtoi veten nga sëmundja vdekjeprurëse Castleman duke përdorur një ilaç për transplantin e veshkave, ka frymëzuar krijimin e platformave si “Every Cure”.

Këto algoritme krahasojnë mijëra barna të miratuara me 17.000 sëmundje të ndryshme, duke gjetur kura të fshehura për sindromën Pitt-Hopkins apo kanceret e rralla të fëmijëve që shpesh anashkalohen nga industria farmaceutike.

Ndërkohë, në Universitetin McGill, studiuesit po krijojnë “qeliza virtuale” për të simuluar progresin e sëmundjeve të mushkërive si Fibroza Pulmonare Idiopatike, duke testuar trajtime në mjedise dixhitale përpara se ato të kalojnë te pacienti.

Edhe pse mbeten ende sfida siç është privatësia e të dhënave farmaceutike, ekspertët parashikojnë që brenda dekadës shumica e zhvillimit të barnave do të udhëhiqet nga Inteligjenca Articifiale.

Ky tranzicion po e kthen mjekësinë nga një proces prove dhe gabimi në një shkencë super të saktë, duke ofruar shpresë për miliona njerëz që vuajnë nga gjendje shëndetësore që dikur konsideroheshin të pashërueshme. /tesheshi.com/