Religjion Archives - Zyrtare.net

Ruajtja e dëgjimit, hapi i parë drejt pastrimit të shpirtit
Hfz. Mehas Alija

Të nderuar vëllezër e motra!

Në kuadër të serisë sonë të hutbeve me temën „Njeriu i mirë“, sot do të ndalemi te një cilësi shumë e rëndësishme: ruajtja e dëgjimit nga ajo që e ndot shpirtin dhe e largon njeriun nga e mira.

Njeriu i mirë nuk është vetëm ai që nuk u bën keq të tjerëve, por edhe ai që kujdeset për atë që hyn në shpirtin e tij. Sepse jo çdo gjë që dëgjojmë është e dobishme dhe jo çdo fjalë që arrin te veshët tanë e meriton të zërë vend në zemrën tonë.

Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë:

أَفَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَٰهَهُ هَوَاهُ وَأَضَلَّهُ اللَّهُ عَلَىٰ عِلْمٍ وَخَتَمَ عَلَىٰ سَمْعِهِ وَقَلْبِهِ وَجَعَلَ عَلَىٰ بَصَرِهِ غِشَاوَةً فَمَن يَهْدِيهِ مِن بَعْدِ اللَّهِ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

“A e ke parë atë që epshin e vet e ka marrë për zot? Allahu, duke e ditur gjendjen e tij, e ka lënë të humbur, ia ka vulosur dëgjimin dhe zemrën e tij, kurse para syve të tij ka vendosur një perde. Kush mund ta udhëzojë atë, përveç Allahut? A nuk po merrni mësim?“ (El-Xhathije, 23).

Xhemat i nderuar!

Në këtë ajet përmenden tri gjëra: dëgjimi, zemra dhe shikimi. Këto nuk janë të rastësishme. Ajo që dëgjojmë ndikon në atë që mendojmë. Ajo që mendojmë ndikon në atë që ndiejmë. Dhe ajo që mbartim në zemër ndikon në mënyrën se si e shohim dhe e kuptojmë botën apo në mënyrën se si i ndërtojmë veprat tona.

Nëse njeriu vazhdimisht dëgjon përgojim, fjalë të pista, shpifje, urrejtje dhe përçarje, gradualisht mund të mësohet me to. Ajo që në fillim e shqetësonte, me kalimin e kohës mund t’i duket normale.

Por, nëse dëgjon Kur’an, fjalë të urta, këshilla të mira dhe fjalë që e afrojnë te Allahu, zemra e tij ushqehet me mirësi. Prandaj, duhet ta pyesim veten: Çfarë dëgjoj gjatë ditës? Me çfarë fjalësh e ushqej shpirtin tim? Çfarë ndikimi kanë bisedat, videot dhe përmbajtjet që i dëgjoj vazhdimisht?

Njeriu i mirë kujdeset jo vetëm për atë që del nga goja e tij, por edhe për atë që hyn në veshët e tij.

Nëse jemi njerëz të mirë, le të vazhdojmë të përmirësohemi dhe ta ruajmë këtë mirësi. E nëse kemi mangësi, le ta fillojmë ndryshimin pikërisht sot. Sepse nuk është kurrë vonë për ta pastruar zemrën dhe për ta përmirësuar veten.

Le të mos harrojmë: Ajo që sot dëgjon, nesër mund të bëhet ajo me të cilën jeton zemra jote.

Allahu na bëftë prej atyre që dëgjojnë fjalët e mira dhe ndjekin më të mirën prej tyre, na i pastroftë zemrat, na i ruajtë gjuhët dhe dëgjimin dhe na bëftë njerëz të mirë në besim, në familje dhe në shoqëri. Amin!

(Hutbeja e xhumasë, në xhaminë El-Hidaje St.Gallen, më 06.11.2026)

Kur pasuria bëhet më e rëndësishme se gjithçka tjetër
Falënderimi i takon Allahut, xh.sh., Zotit të të gjitha botëve. Le të dërgojmë salavate dhe selam mbi të Dërguarin dhe të dashurin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët e tij, familjen e tij dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut.

Vëllezër, ia përkujtoj vetes dhe juve besimin e palëkundur në Allahun, në melekët e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në caktimin e Allahut.

Vëllezër të dashur, në hutben e kaluar folëm për vëllezërit e Jusufit (alejhi selam) dhe për atë se si zilia mund ta çojë njeriun aq larg, saqë ai t’ia dëshirojë të keqen edhe vëllait të tij të një gjaku. Sot do të flasim për Karunin, njeriun të cilin pasuria e verboi aq shumë, saqë e harroi Allahun dhe mendoi se gjithçka që kishte ishte vetëm meritë e tij.

Kurani na tregon se Karuni i përkiste popullit të Musait (alejhi selam). Disa komentues të Kuranit thonë se ai ishte kushëri i Musait. Allahu i kishte dhënë pasuri të madhe, aq sa vetëm çelësat e depove të tij të thesarit i bartnin plot 60 mushka. Përveçse ishte jashtëzakonisht i pasur, Karuni ishte edhe i ditur. Madje, transmetohet se ishte ndër njohësit më të mirë të Librit të Allahut, Tevratit. Por, pavarësisht gjithë kësaj, Karuni ishte mosmirënjohës ndaj Allahut të Madhërishëm. Ai ishte mendjemadh.

Kur njerëzit e urtë të popullit të tij e panë se kishte devijuar nga rruga e drejtë, e këshilluan duke i thënë:

لَا تَفْرَحْ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْفَرِحِينَ. وَابْتَغِ فِيمَا آتَاكَ اللَّهُ الدَّارَ الْآخِرَةَ وَلَا تَنسَ نَصِيبَكَ مِنَ الدُّنْيَا
وَأَحْسِن كَمَا أَحْسَنَ اللَّهُ إِلَيْكَ وَلَا تَبْغِ الْفَسَادَ فِي الْأَرْضِ إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ الْمُفْسِدِينَ.

“Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen! Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërresëtarët.” (El-Kasas, 76-77).

Karuni, këtyre këshillave kaq të bukura të popullit të tij, iu përgjigj: “Kjo më është dhënë vetëm prej diturisë sime.” (El-Kasas, 78).

Me fjalë të tjera, Karuni mendonte se gjithçka e kishte arritur vetëm falë zgjuarsisë dhe aftësive të veta. Ai kishte harruar se kush ia kishte dhënë zgjuarsinë, dijen, shëndetin dhe mundësinë për ta fituar atë pasuri.

Por, kur e kaloi çdo kufi, erdhi çasti kur pasuria e tij nuk mundi ta ndihmonte më. Allahu e ndëshkoi duke bërë që Toka ta gëlltiste atë së bashku me gjithë pasurinë e tij. Gjithçka me të cilën krenohej dhe për shkak të së cilës mbahej me të madh nuk mundi ta shpëtonte. E gjithë ajo pasuri u zhduk në një çast.

E tani, kur e shikojmë historinë e Karunit, do të vërejmë se edhe sot, në mesin tonë, ka karunë të tillë. Ka njerëz që janë bërë mendjemëdhenj dhe të padrejtë. Kur i paralajmërojmë për veprimet e tyre të këqija, ata, njësoj si Karuni, thonë: “Të gjitha këto i kam fituar me duart e mia!” Por nuk është mirë të mendohet kështu! Vërtet nuk është mirë!

Mirë, ne jemi përpjekur, kemi punuar dhe kemi fituar, por kush na i ka dhënë këto duar? Kush na e ka dhënë shëndetin, mendjen dhe forcën për të punuar? Sa njerëz ka që janë më të zgjuar, më të ditur dhe më punëtorë se ne, e megjithatë kanë shumë më pak?

Vëllezër, detyra jonë është të punojmë, të përpiqemi dhe t’i shfrytëzojmë ato që na i ka dhënë Allahu, por në fund të fundit, furnizimin e jep vetëm Allahu dhe Ai përcakton se sa do t’i japë secilit. Prandaj, të mos bëhemi mendjemëdhenj kur fitojmë, e as të mos dëshpërohemi kur kemi më pak se të tjerët. Përpjekja është detyra jonë, ndërsa rezultati është në duart e Allahut. Kur ta kuptojmë këtë, do të jemi më mirënjohës dhe më të kënaqur me atë që kemi.

Vëllezër, ne nuk po themi se pasuria në vetvete është diçka e keqe. Përkundrazi, është mirë kur njeriu ka pasuri. Është mirë kur njeriu punon ndershmërisht, fiton hallall, ka shtëpinë e vet dhe mund t’ia sigurojë familjes së tij një jetë të mirë. I Dërguari i Allahut (savs) na ka mësuar se besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët, ndonëse te të dy ka mirësi. Pra, problemi nuk qëndron te ajo që posedon njeriu, por te ajo që pasuria e bën njeriun të bëhet.

E tani, vëllezër, le të ndalemi pak dhe ta shikojmë veten! Jo shumë kohë më parë, nuk kishim shtëpi të mëdha, vetura, telefona celularë dhe as këtë bollëk ushqimi. Jetonim më thjesht. Shtëpitë ishin më të vogla, por shpesh qëndronim musafirë te njëri-tjetri. Ushqimi ishte më i pakët, por hanim të gjithë së bashku rreth sofrës. Udhëtonim në këmbë, por megjithatë vizitonim njëri-tjetrin më shpesh.

E sot! Kemi shtëpi më të mëdha, kemi vetura, telefona dhe më shumë nga gjithçka sesa kemi pasur ndonjëherë, por e vizitojmë njëri-tjetrin gjithnjë e më pak. Komunikojmë gjithnjë e më pak. Gjithnjë e më rrallë hamë së bashku.

Përse ndodh kjo? Kjo ndodh, vëllezër të dashur, sepse pasuria na është bërë më e rëndësishme se familja, farefisi, miqtë, feja dhe nderi… Pasuria! Pasuria! Pasuria! E megjithatë, kurrë nuk kemi qenë më të pakënaqur se sot.

I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: “Nuk është pasuria në shumësinë e pasurisë materiale, por pasuria e vërtetë është pasuria e shpirtit.”

Njeriu mund të ketë shumë, e megjithatë të jetë i pakënaqur. Po ashtu, mund të ketë shtëpi modeste dhe furnizim të ndershëm e hallall, dhe të jetë mirënjohës dhe i kënaqur me atë që ka.

Vëllezër, le të reflektojmë mbi fatin e Karunit. Njerëzit e admironin për shkak të pasurisë së tij, por kur e goditi ndëshkimi i Allahut, asgjë nuk mundi ta ndihmonte.

Prandaj, sot duhet të ndryshojmë diçka. Nëse për shkak të pasurisë jemi bërë mendjemëdhenj, le të kthehemi te modestia. Nëse i kemi harruar prindërit, fqinjët dhe miqtë, le t’i vizitojmë. Nëse nuk i kemi ndihmuar të afërmit tanë, ndonëse kemi pasur mundësi, le t’u ndihmojmë. Nëse dikujt ia kemi mohuar të drejtën e tij, le t’ia kthejmë atë. Nëse kemi hyrë në borxhe vetëm për t’u treguar para njerëzve, le të ndalojmë së garuari me njëri-tjetrin dhe të jetojmë në përputhje me mundësitë tona.

Të mos harrojmë: kur të largohemi nga kjo botë, shtëpia do të mbetet, vetura do të mbetet, paratë dhe toka do të mbeten. Me ne do të shkojnë vetëm veprat tona. Prandaj, është e rëndësishme që qysh sot ta pyesim veten: A do të na afrojë pasuria jonë tek Allahu, apo do të na largojë prej Tij?

O Allahu ynë, na dhuro pasuri hallall dhe bereqet në të! Na ruaj nga mendjemadhësia, mosmirënjohja dhe zilia! Bëj që të jemi mirënjohës për atë që kemi dhe që me pasurinë tonë t’i ndihmojmë të tjerët! Mos lejo që për hir të kësaj bote ta humbim fenë, familjen, farefisin, miqtë dhe nderin tonë! Amin!

Burimi: https://dzematdonjevukovije.org//

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Jeto si të duash, por mos harro se një ditë do të largohesh
Të nderuar vëllezër e motra!

Njeriu shpesh sillet sikur jeta do të zgjasë përgjithmonë. Ndonjëherë i lëndon të tjerët pa u menduar, bën padrejtësi sikur nuk do të japë llogari dhe i harron fjalët që ka thënë, plagët që ka shkaktuar dhe besimin që ka tradhtuar.

Por besimtari duhet ta dijë se jeta nuk është vetëm një mundësi për të vepruar, por edhe një përgjegjësi për të cilën do të japim llogari para Allahut.

Pejgamberi Muhammed a.s. na ka mësuar një të vërtetë të madhe përmes një këshille që Xhibrili a.s. ia dha atij.

Pejgamberi a.s. ka përcjellë se Xhibrili a.s. i ka thënë:

«O Muhammed, jeto sa të duash, por dije se një ditë do të vdesësh! Duaje kë të duash, por dije se një ditë do të ndahesh prej tij! Dhe vepro çfarë të duash, sepse një ditë do të përballesh me veprat e tua!»

Kjo këshillë përmendet në transmetime me vlerësime të ndryshme për zinxhirin e transmetimit; disa dijetarë e kanë konsideruar të dobët, ndërsa të tjerë e kanë përforcuar përmes transmetimeve mbështetëse. Prandaj, le ta marrim si një këshillë të urtë që na kujton tri të vërteta të mëdha:

E vërteta e parë: Jeto sa të duash, por një ditë do të vdesësh.

Vëllezër të dashur, pavarësisht sa gjatë jetojmë, sa pasuri grumbullojmë dhe sa plane bëjmë, vdekja mbetet e pashmangshme. Allahu i Madhërishëm thotë:

“Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen.” (Ali Imran, 3:185)

Prandaj, pyetja nuk është vetëm sa gjatë do të jetojmë, por çfarë do të lëmë pas vetes. A do të na kujtojnë njerëzit për mirësinë tonë, për drejtësinë dhe fjalët e mira, apo për padrejtësitë që u kemi bërë?

E vërteta e dytë: Duaje kë të duash, por një ditë do të ndahesh prej tij.

Sa njerëz që i kemi dashur janë larguar nga kjo botë! Sa miq, prindër dhe të afërm i kemi përcjellë për në banesën e fundit! Një ditë do të vijë radha edhe për ne.

Prandaj, mos e shty pajtimin me dikë që e ke lënduar. Mos e lër për nesër kërkimin e faljes. Mos e shndërro krenarinë në pengesë për ta ndrequr një marrëdhënie. Thuaje fjalën e mirë sa je në kohë dhe bëje të mirën sa e ke mundësinë.

E vërteta e tretë: Vepro çfarë të duash, por një ditë do të përballesh me veprat e tua.

Njeriu mund të fshehë të vërtetën nga njerëzit, por nuk mund ta fshehë nga Allahu. Mund ta lëndojë dikë dhe të vazhdojë jetën sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Mund t’ia cenojë dikujt nderin, t’ia shkelë të drejtën, ta tradhtojë besimin ose të përhapë për të fjalë të pavërteta.

Por besimtari e di se çdo fjalë dhe çdo vepër ka peshën e vet para Allahut.

Pejgamberi a.s. na ka paralajmëruar për rrezikun e padrejtësisë dhe për pasojat e saj në Ditën e Gjykimit. Në hadithin e vërtetë për njeriun e falimentuar, ai shpjegon se dikush mund të vijë me namaz, agjërim dhe zekat, por të ketë fyer, shpifur, cenuar pasurinë ose derdhur gjakun e të tjerëve. Atëherë, të mirat e tij do t’u jepen atyre që u ka bërë padrejtësi; e nëse i mbarojnë të mirat, mbi të do të ngarkohen mëkatet e tyre. (Muslimi)

Prandaj, vëllezër e motra të nderuara, nuk mjafton vetëm të pyesim veten se sa jemi falur, sa kemi agjëruar dhe sa Kur’an kemi lexuar. Duhet të pyesim edhe: A i kemi ruajtur gjuhët tona? A kemi qenë të drejtë me familjen? A i kemi respektuar të drejtat e fqinjëve? A kemi qenë të ndershëm në tregti dhe të sinqertë në marrëdhëniet tona?

Sepse devotshmëria nuk dëshmohet vetëm në sexhde, por edhe në mënyrën se si sillemi me njerëzit kur ndërveprojmë apo kur kemi punë me ta.

Nuk duhet të presim që çdo padrejtësi të na kthehet patjetër në këtë botë, sepse Allahu është i Drejtë dhe gjykimi i Tij nuk kufizohet vetëm në jetën e kësaj bote. Por duhet të kemi frikë nga dita kur do të dalim para Tij dhe do të japim llogari për atë që kemi bërë.

Prandaj, nëse kemi gabuar, të pendohemi. Nëse kemi lënduar dikë, të kërkojmë falje. Nëse kemi marrë diçka që nuk na takon, ta kthejmë. Nëse kemi përhapur fjalë të pavërteta, ta ndreqim padrejtësinë që kemi bërë.

Le të mos harrojmë: jeta është e shkurtër, ndarja është e pashmangshme dhe takimi me veprat tona është një e vërtetë prej së cilës nuk mund të ikim.

O Allah, na i fal mëkatet tona, na ruaj nga padrejtësia ndaj të tjerëve, na pastro zemrat nga urrejtja dhe zilia dhe na bëj prej atyre që u sjellin njerëzve mirësi e jo dhimbje.

O Allah, na mundëso të takohemi me Ty me zemra të pastra, me vepra të mira dhe pa borxhe ndaj robërve të Tu.

Falënderimi i takon Zotit të botëve!

Hfz. Mehas Alija

Pozitat dhe privilegjet kalojnë, mbetet vetëm ajo që merr para Allahut Fuqiplotë
Në një kohë kur muslimanët shpesh përballen me qëndrime dhe fetva të gabuara të disa dijetarëve, myftinjve dhe atyre që kanë marrë përsipër përgjegjësinë të flasin në emër të fesë, veçanërisht shqetësues bëhet fakti kur në këto qëndrime ndihet më shumë frika nga sundimtarët e kësaj bote sesa frika nga Allahu. Kur pozita, privilegjet, funksionet zyrtare dhe dhuratat e shtrenjta bëhen më të fuqishme se detyrimi ndaj së vërtetës, atëherë dija pushon së qeni amanet dhe fillon t’i shërbejë atij të cilin, në të vërtetë, do të duhej ta korrigjonte.

Por pikërisht në kohë të tilla, shpresën në fuqinë e së vërtetës e rikthejnë shembujt e dijetarëve të mëdhenj islamë, të cilët historia muslimane i ka ruajtur nga harresa. Këta janë njerëz që, që në fillim, e kishin kuptuar natyrën e misionit të tyre dhe peshën e përgjegjësisë që mbart dija. Prandaj kanë mbetur të kujtuar si ruajtës të Sheriatit, mbrojtës të drejtësisë dhe njerëz që urdhëronin për të mirë dhe ndalonin nga e keqja, madje edhe përballë sundimtarëve, vendimet e të cilëve rrallëkush guxonte t’i vinte në dyshim.

Njëri prej këtyre shembujve ishte shejh Alauddin el-Xhemali, dijetar dhe jurist i njohur osman. Ai ushtroi funksione të ndryshme të rëndësishme në kohën e sulltan Bajazitit II, babait të sulltan Selimit I. Njihej për ndershmërinë, diturinë dhe devotshmërinë e tij të theksuar. Pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke lexuar Kuranin, duke studiuar literaturën islame, duke kryer ibadet, duke shkruar përgjigje për çështje juridike dhe duke dhënë fetva.

Për kujdesin e tij të madh gjatë dhënies së fetvave dëshmon edhe një transmetim, sipas të cilit, nga frika se rrethanat dhe gjendja e personit që parashtronte pyetjen mund ta shtynin të jepte një përgjigje që nuk ishte në përputhje me të vërtetën, ai nganjëherë mbyllej në shtëpinë e tij. Njerëzit ia përcillnin pyetjet përmes dritares së një dhome, ndërsa ai i shkruante përgjigjet e tyre, duke u përpjekur që, gjatë marrjes së një vendimi juridik, të qëndronte sa më larg çdo gjëje që mund të ndikonte në gjykimin e tij.

Megjithatë, devotshmëria e tij nuk nënkuptonte tërheqje përballë padrejtësisë. Përkundrazi, pikërisht frika ndaj Allahut e kishte bërë të patrembur përballë njerëzve. Ai e thoshte të vërtetën dhe e mbronte drejtësinë, pavarësisht se kush qëndronte në anën tjetër: një njeri i zakonshëm, një vezir apo vetë sulltani.

Kjo u dëshmua veçanërisht në një ngjarje me sulltan Selimin I.

Selimi I ishte sundimtar jashtëzakonisht i aftë, por edhe shumë i rreptë dhe luftarak. Natyra e tij e theksuar ushtarake pasqyrohej edhe në mënyrën se si sillej me nëpunësit shtetërorë. Njihej për ashpërsinë në ndëshkime dhe shpejtësinë në marrjen e vendimeve, ndërsa veçanërisht e kishin frikë ata që mbanin poste të larta shtetërore.

Një herë, ai kishte vërejtur lëshime te nëpunësit përgjegjës për thesarin shtetëror dhe kishte urdhëruar ekzekutimin e tyre. Sipas asaj që transmetohet, bëhej fjalë për rreth njëqind e pesëdhjetë veta.

Kur dëgjoi për këtë, shejh Alauddini, i cili në atë kohë ushtronte detyrën e myftiut suprem, nuk u fsheh pas pozitës së tij dhe as nuk e arsyetoi heshtjen me frikën nga zemërimi i sulltanit. Ai u nis drejt për tek ai.

Kur hyri brenda, e përshëndeti me selam dhe menjëherë i tha:

“Detyra e dijetarëve, të cilëve u është besuar përgjegjësia e dhënies së fetvave, është ta ruajnë ahiretin e sundimtarit të tyre. Kam dëgjuar se ke urdhëruar ekzekutimin e njëqind e pesëdhjetë nëpunësve dhe kam ardhur të të them se një vendim i tillë, nga këndvështrimi i Sheriatit, nuk është i drejtë.”

Sulltani mbeti i shtangur nga mënyra se si iu drejtua. E pushtoi zemërimi, sepse natyra e tij ishte e tillë që nuk i duronte lehtë kundërshtimet ndaj vendimeve të veta. Megjithatë, kësaj radhe nuk iu drejtua ndëshkimit. Vetëm e ngriti zërin dhe i tha shejhut:

“Mos u përziej në punët e sulltanit! Kjo nuk është në kompetencën tënde!”

Sikur shejh Alauddini të kishte heshtur pas kësaj, mund të thoshte se e kishte kryer detyrën e vet: ia kishte thënë të vërtetën sulltanit në sy, ndërsa sulltani ishte ai që vendoste nëse do ta pranonte apo do ta refuzonte atë.

Por një dijetar i vërtetë nuk e mat përgjegjësinë e tij me numrin e herëve që e ka thënë të vërtetën, por me faktin nëse qëndron deri në fund pas saj, pikërisht atëherë kur çmimi i saj bëhet i lartë.

Prandaj, shejh Alauddini nuk u tërhoq. Pa frikë, iu përgjigj sulltanit:

“Unë nuk po përzihem në pushtetin tënd. Po flas për atë që ka të bëjë me ahiretin tënd, dhe kjo është detyra ime. Nëse ua fal këtyre njerëzve, do të shpëtosh, por nëse nuk ua fal, të pret një ndëshkim i rëndë tek Allahu.”

Pikërisht këtu qëndron madhështia e një dijetari të vërtetë: ai nuk qëndron pranë pushtetit sepse pushteti është i fuqishëm, por qëndron pranë së vërtetës, sepse Allahu është mbi çdo pushtet. Detyra e tij nuk është t’ia zbukurojë sundimtarit vendimet, e as të kërkojë arsyetim fetar për zemërimin e tij. Detyra e tij është t’ia kujtojë ditën kur do të mbetet pa fron, pa ushtri, pa pozitë dhe pa gjithçka që ka pasur në dispozicion në këtë botë, ndërsa para Allahut do të japë llogari për çdo padrejtësi që ka bërë.

Dijetari që frikësohet se mos e humb pozitën bëhet shërbëtor i pushtetit, ndërsa dijetari që i frikësohet Allahut mbetet këshillues, korrigjues dhe dëshmitar i së vërtetës përballë pushtetit. I pari e ruan funksionin e vet, ndërsa i dyti e ruan amanetin e dijes. E kur një alim fillon të frikësohet më shumë nga sundimtari sesa nga Zoti i sundimtarëve, atëherë nuk bëhet më fjalë vetëm për një fetva të gabuar, por për tradhtimin e këtij amaneti.

Ky shembull nga e kaluara na kthen pashmangshëm te realiteti ynë. Ndërkohë që në disa vende muslimane dijetarët dhe thirrësit islamë kalojnë me vite pas hekurave për shkak të qëndrimeve të tyre dhe refuzimit për t’iu nënshtruar padrejtësisë, ku janë zërat e dijetarëve të tjerë? Ku janë ata të cilëve u janë besuar fetvatë dhe përgjegjësia e interpretimit të fesë, kur një dijetari i hiqet liria vetëm sepse ka thënë atë që pushteti nuk ka dashur ta dëgjojë?

Çfarë vlere ka dija e një dijetari nëse ai frikësohet ta thotë të vërtetën pikërisht atëherë kur ajo është më e nevojshme? Dhe çfarë vlere ka funksioni i myftiut nëse, për hir të tij, hesht për atë që do të duhej ta thoshte për hir të Allahut?

Sepse pushteti, pozitat dhe autoriteti kalojnë, e bashkë me to zhduken edhe të gjitha privilegjet e kësaj bote. Mbetet vetëm ajo me të cilën njeriu do të dalë para Allahut.

Abdusamed Nasuf Bušatlić; http://saff.ba//

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Festimi i Halloween-it (Nata e Shtrigave) në Arabinë Saudite
Halloween-i, i njohur në disa gjuhë si Nata e Shtrigave ose Nata e Magjistarëve, shënohet çdo vit më 31 tetor, në prag të festës së krishterë të Të Gjithë Shenjtorëve (1 nëntor).

Sot, kjo festë lidhet me maskimet, kungujt e gdhendur, kostumet e personazheve të frikshme dhe traditën e kërkimit të ëmbëlsirave nga fëmijët. Ajo ka origjinë të lashtë pagane dhe rrënjët e saj shtrihen më shumë se 2.000 vjet në të kaluarën.

Origjina e Halloween-it lidhet me festën kelte Samhain, që festohet në territorin e Irlandës së sotme dhe në treva të tjera kelte. Sipas besimeve popullore të asaj kohe, gjatë kësaj nate kufiri mes botës së të gjallëve dhe asaj të të vdekurve konsiderohej i hollë. Njerëzit ndiznin zjarre dhe maskoheshin për t’u mbrojtur nga shpirtrat e këqij.

Me përhapjen e krishterimit në Evropë, u vendos festa e Të Gjithë Shenjtorëve më 1 nëntor. Mbrëmja para saj quhej All Hallows’ Eve (Mbrëmja para Të Gjithë Shenjtorëve), nga e cila më vonë u zhvillua emri Halloween. Me kalimin e kohës, traditat pagane dhe ato të krishtera u ndërthurën, duke formuar festën që njihet sot.

Qëndrimi i Islamit ndaj festave pagane dhe joislame

Sipas mësimeve islame, muslimanët janë të urdhëruar të ruajnë veçantinë e festave të tyre fetare. Kur i Dërguari i All-llahut, Muhammedi s.a.v.s. , erdhi në Medinë dhe pa se banorët kremtonin dy festa të trashëguara nga periudha paraislame, tha:
“All-llahu ua ka zëvendësuar ato me dy ditë më të mira: Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin.” (Suneni i Ebu Davudit, nr. 1134)
Gjithashtu, ai ka thënë:
“Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.” (Suneni i Ebu Davudit, nr. 4031)

Duke u mbështetur në këto argumente dhe në konceptin e teshebbuhut (imitimit të veçorive fetare të bashkësive të tjera), shumë dijetarë islamë konsiderojnë se pjesëmarrja në festimin e Halloween-it nuk është e lejuar për muslimanët për shkak të origjinës dhe simbolikës së tij pagane e joislame.

Redaksia

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?
Falënderimi i takon Allahut, xh.sh., Zotit të të gjitha botëve. Le të dërgojmë salavate dhe selam mbi të Dërguarin dhe të dashurin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët e tij, familjen e tij dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut.

Vëllezër, ia përkujtoj vetes dhe juve besimin e palëkundur në Allahun, në melekët e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në caktimin e Allahut.

Vëllezër të dashur! Të premten para dy javësh folëm për rëndësinë e të pasurit kujdes se kë ndjekim dhe kujt i besojmë, ndërsa sot do të flasim për atë që fusim në zemrat tona dhe për mënyrën se si ajo që fusim në to mund të ndikojë në marrëdhëniet tona me njerëzit.

Njeriu rrallëherë bën mëkat të madh brenda natës. Zakonisht, kjo fillon shumë më herët. Fillon me një mendim, të cilit njeriu nuk i kushton rëndësi, por e lejon të hyjë në zemrën e tij. Kështu fillojnë urrejtja, grindja, ndërprerja e lidhjeve farefisnore… Kështu fillon edhe armiqësia ndërmjet njerëzve që deri dje ishin të bashkuar.

Në këtë kontekst, Kurani na flet për Jusufin (a.s.) dhe vëllezërit e tij. Ky tregim nuk është thjesht vetëm rrëfim për njerëzit e së kaluarës. Ai është tregim në të cilën mund ta njohim veten, familjen tonë, fqinjët tanë dhe marrëdhëniet tona me njerëzit.

Jusufi (a.s.) ishte veçanërisht i dashur për të atin, Jakubin (a.s.). Vëllezërit e tij e vunë re këtë dhe, pas njëfarë kohe, filluan ta vinin në pikëpyetje dashurinë e babait të tyre. Filluan ta krahasonin veten me Jusufin dhe thanë: “Jusufi dhe vëllai i tij, janë më të dashur se ne për babanë tonë, ndërkohë që ne jemi një grup i tërë. Babai ynë, me të vërtetë, po gabon.” (Jusuf, 8).

Le të shohim edhe një herë se si filloi gjithçka: fillimisht nisën të mendonin, pastaj të vinin në pikëpyetje, të bënin krahasime… “Përse ai e jo ne?” E gjithë kjo ende dukej e parrezikshme. Por pastaj erdhi hapi tjetër dhe ata thanë: “Vriteni Jusufin ose braktiseni në ndonjë vend të largët, se pastaj babai juaj do të kthehet nga ju…” (Jusuf, 9).

Nga xhelozia dhe zilia e zakonshme, ata arritën deri te vendimi për ta larguar fizikisht vëllanë e tyre të një gjaku. Dhe këtë e bënë: e larguan nga babai i tyre dhe e hodhën në një pus.

Sa e njohur na duket kjo, apo jo?

Tani, vëllezër të dashur, le ta pyesim veten: Si është e mundur që njeriu t’ia dëshirojë të keqen vëllait të tij të një gjaku? Si është e mundur që vëllai të bëhet armik i vëllait të vet?

Vëllezërit e Jusufit nuk u shndërruan brenda natës në njerëz që do ta hidhnin vëllanë e tyre në pus. Fillimisht erdhi mendimi, pastaj krahasimi, pakënaqësia, xhelozia, zilia, arsyetimi i veprimit të tyre dhe vetëm në fund mëkati i madh dhe padrejtësia.

Fatkeqësisht, një gjë e tillë ndodh edhe sot ndër ne. Madje edhe ndër ne që sot jemi mbledhur këtu dhe qëndrojmë së bashku para Allahut, në këtë saf tonin të xhumasë.

Sa herë kemi dëgjuar që vëllezërit e një gjaku grinden për tokën? Njëri thotë: “Atij i takoi më shumë.” Tjetri thotë: “Unë jam kujdesur më shumë për prindërit.” I treti thotë: “Prindërit më kanë bërë padrejtësi.” Pastaj ndahen, pushojnë së foluri me njëri-tjetrin, fëmijët e tyre nuk shoqërohen më, festat e Bajramit kalojnë pa urime, e gjithë kjo për shkak të një përfitimi të vogël të kësaj bote kalimtare.

Prandaj, sot dëshiroj t’i bëj fillimisht vetes, e pastaj edhe juve, disa pyetje, dhe secili le t’i përgjigjet vetes:

Çfarë na vlen fakti që kemi fituar edhe një arë, nëse për shkak të saj e kemi humbur vëllanë?
Çfarë na vlen shtëpia, nëse në të nuk ka qetësi?
Çfarë na vlejnë disa mijëra euro më shumë, nëse për shkak të tyre nuk ka bereqet?
Çfarë na vlen kjo botë kalimtare, nëse për shkak të saj e kemi humbur ahiretin e përjetshëm?

Se sa e gabuar është kjo rrugë, do ta shohim më së miri nga shembulli i shejtanit të mallkuar, Iblisit.

Në të vërtetë, në fillim Iblisi ishte njëri prej robërve më të përkushtuar të Allahut. Por, kur Allahu e krijoi Ademin dhe e urdhëroi Iblisin që t’i bënte sexhde, Iblisi refuzoi dhe tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.“ (El-A’raf, 12).

Vëllezër, le ta shohim këtë sëmundje që e njohim kaq mirë: “Unë jam më i mirë se ai.”; “A e di ti se kush jam unë?”

Iblisi nuk tha: “Nuk besoj më në Allahun”, e pastaj Allahu e mallkoi. Jo, ai vazhdonte të besonte se Allahu është Zoti i Vetëm. Por filloi ta krahasonte veten me Ademin. Filloi ta ngrinte veten mbi Ademin. Filloi ta kishte zili Ademin dhe, për këtë arsye, refuzoi t’i bindej Allahut.

Prandaj, vëllezër të dashur, duhet të kemi kujdes për zemrat tona. Sepse zilia nuk i shkatërron vetëm marrëdhëniet me njerëzit e tjerë, por edhe qetësinë e vetë njeriut. Ajo i shkatërron veprat e mira të njeriut.

Kjo botë është kalimtare, ndërsa përfitimet nga marrëdhëniet e mira farefisnore dhe fqinjësore janë të përjetshme, sepse në hadith thuhet:

“Lidhjet farefisnore janë të varura për Arshin dhe thonë: ‘Kush na mban dhe na ruan, Allahu do ta mbajë lidhjen me të, ndërsa kush na ndërpret, Allahu do ta ndërpresë lidhjen me të.’” “ Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore.”

Vëllezërit e Jusufit bënë vepër të tmerrshme. E hodhën vëllanë e tyre në pus. Por le të shohim se çfarë ndodhi më pas. Allahu nuk e braktisi Jusufin (a.s.), por i dha atë që vëllezërit e tij as që mund ta përfytyronin. Jusufi u bë sundimtar, ndërsa vëllezërit e tij erdhën për t’i kërkuar ushqim.

Dhe, në vend që të hakmerrej ndaj tyre, ndonëse kishte pushtet, pozitë dhe fuqi…

Jusufi tha: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!” (Jusuf, 92). Pastaj u dha atë që dëshironin, madje edhe më shumë.

Vëllezër, nëse i ruajmë lidhjet tona farefisnore dhe fqinjësore, Allahu nuk do të na braktisë as neve. Ndoshta tani na është bërë padrejtësi, por Allahu, nëse jemi në të drejtën tonë, me siguri do të na e kompensojë në një mënyrë ose në një tjetër.

Prandaj, le t’i kapërcejmë mosmarrëveshjet tona të vogla të kësaj bote, të mos e kemi zili njëri-tjetrin dhe t’ia dëshirojmë vëllait tonë musliman atë që ia dëshirojmë vetes.

Ne nuk do të kemi më pak nëse vëllai ynë ka më shumë, e as nuk do të jemi më të lumtur nëse atij i shkon më keq. Përkundrazi, kur t’ia dëshirojmë të mirën njëri-tjetrit, do të gëzohemi për lumturinë e tjetrit sikur të ishte lumturia jonë, dhe të gjithëve do të na jetë më lehtë dhe më bukur të jetojmë.

Sepse kjo botë është tepër e shkurtër që ta shpenzojmë me zili, zemërim dhe grindje, ndërsa përgjegjësinë për llogarinë në ahiret secili prej nesh e bart për vete.

Prandaj, le të jetë lutja jonë përmbyllëse e ngjashme me veprimin e Jusufit:

O Allah, fali vëllezërit tanë, miqtë tanë dhe fqinjët tanë! Shtoja pasurinë e tyre! Jepu qetësi në shtëpitë e tyre, lumturi fëmijëve të tyre dhe sukses në punët e tyre!

O Allah, të lutemi, jepu çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër! Amin!

Burimi: https://dzematdonjevukovije.org//

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Devotshmëria nuk është varfëri, dobësi dhe tërheqje nga jeta
Shejh Selman el-Avde

Një nga thëniet që Sherif Ridaja, në veprën Nehxhul-belaga, si edhe të tjerë, ia kanë atribuar Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, është: “Dynjaja dhe ahireti janë dy rivale; kush e do njërën, do ta urrejë tjetrën.”

Ky kuptim shpesh përcillet në vaze tradicionale pa ndonjë mendim më të thellë, ndërsa të pakujdesshmit dhe ata që i janë dorëzuar pasivitetit e pranojnë atë si ngushëllim për atë që kanë humbur nga të mirat e kësaj bote, nga suksesi dhe realizimi i interesave të tyre. Jo rrallë, këtë e fshehin duke e quajtur zuhd, kënaqësi me atë që posedojnë apo me ndonjë shprehje tjetër lavdëruese.

Një kuptim i tillë e lë njeriun të përçarë ndërmjet dynjasë dhe ahiretit, sikur ndërmjet tyre medoemos të ekzistojë konflikt dhe sikur njeriu të jetë i detyruar ta zgjedhë njërën në dëm të tjetrës.

Ndër transmetimet që përmenden shpesh në këtë kuptim është edhe ai: “Dynjaja është e mallkuar dhe e mallkuar është gjithçka që gjendet në të, përveç përmendjes së Allahut dhe asaj që lidhet me të, dijetarit dhe atij që mëson.” Këtë transmetim e shënojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe të tjerë, nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, si fjalë që i atribuohen të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Mirëpo, ky transmetim është i dobët (daif), si për sa i përket zinxhirit të transmetuesve (senedit), ashtu edhe për sa i përket vetë tekstit (metnit).

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk ishte prej atyre që mallkonin dhe fyenin, siç përmendet në transmetimin që e shënojnë imamët Buhariu dhe Muslimi në Sahihët e tyre. Prandaj, nëse ai e ka mallkuar tërë dynjanë dhe gjithçka që gjendet në të, çfarë ka mbetur atëherë që nuk është përfshirë në mallkim? A do ta bënte një gjë të tillë ai që e ndalonte mallkimin madje edhe të kafshës?

Lidhja e devotshmërisë me varfërinë, sëmundjen, dobësinë, tërheqjen nga jeta dhe pakujdesinë – të gjitha këto janë kuptime negative që me kalimin e kohës janë futur në perceptimet e disa njerëzve të mirë. Ndonjëherë, për këto kuptime mbështeteshin në transmetime joautentike, ndërsa herë të tjera në tekste autentike, të cilave u atribuonin kuptime që ato në të vërtetë nuk i përmbajnë.

Çrrënjosja e këtyre kuptimeve është një nga domosdoshmëritë e ripërtëritjes fetare dhe shoqërore. Suksesi në dynja nuk do të thotë dështim në ahiret. Përkundrazi, ata që ishin më të mirët në xhahilijet mund të jenë më të mirët edhe në Islam, nëse e kuptojnë dhe e zbatojnë atë siç duhet.

Suksesi më i madh në dynja janë lumturia, gëzimi dhe qetësia e zemrës, ndërsa pjesa e të devotshmëve në këtë është më e madhja, në përputhje me ajetin: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (En-Nahl, 97).

Edhe pse besimtarët, sikurse njerëzit e tjerë, mund të goditen nga sëmundje trupore ose shpirtërore, si depresioni dhe ankthi, në përgjithësi ata janë më të gatshëm që nga rrethanat e jetës të nxjerrin frymëzim për lumturi dhe kënaqësi.

Edhe pasuria është formë e suksesit në dynja. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Sa e mirë është pasuria e mirë në duart e njeriut të mirë!” (Hadithin e shënon imam Ahmedi).

Sahabët thoshin: “O i Dërguari i Allahut, njerëzit e pasur i morën shpërblimet!” Të pasurit japin sadaka, e kryejnë haxhillëkun, shpenzojnë në rrugën e Allahut dhe marrin pjesë, së bashku me besimtarët e tjerë, në namaz dhe dhikër. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë.

Edhe fëmijët janë nga dhuratat më të bukura të dynjasë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t’i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta.” (Et-Tur, 21).

Edhe martesa e suksesshme është mirësi dhe sukses. Ajo është mjet për ruajtjen e dëlirësisë, për mbrojtjen nga mëkatet dhe për rritjen e pasardhësve të mirë e të shëndetshëm. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, intimitetin bashkëshortor e ka bërë formë sadakaje, siç përmendet në hadithin që e shënon imam Muslimi nga Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ky kuptim është i huaj për ata që përpiqen ta ndajnë fenë nga jeta, sepse nuk e kuptojnë natyrën e vërtetë të devotshmërisë.

Autoriteti, fama dhe njohja mund të jenë ndër synimet e dynjasë, por në vetvete janë mjet neutral. Madje, ato mund të bëhen edhe shkak i madh për suksesin e njeriut në ahiret. Lutja e besimtarit i përmban edhe këto fjalë: “… dhe bëna shembull për të mirët!” (El-Furkan, 74).

Dihet se prijësia lidhet me dijen; prijësit janë të njohur nga pasuesit e tyre për shumë hollësi të dijes dhe veprave të tyre, e aq më tepër për personalitetet dhe emrat e tyre. Prandaj, njerëzit më të njohur në histori ishin pikërisht pejgamberët: Muhamedi, Ibrahimi, Musai, Isai dhe të dërguarit e tjerë, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të gjithë ata.

T’u bësh mirë njerëzve – përmes bamirësisë, ofrimit të ndihmës, pajtimit të të përçarëve ose përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve – bën pjesë në veprat për të cilat njeriu shpërblehet, madje edhe kur i kryen ato spontanisht, pa ndonjë qëllim të veçantë. Në këtë ka nxitje për njeriun që të nxitojë në bërjen e së mirës dhe të mos ngurrojë kur i jepet mundësia: “… dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin.” (El-Haxh, 77).

Nëse zemra jote zbutet ndaj të varfrit, jetimit, të pafuqishmit ose të pastrehut, ose i del në ndihmë me fjalë, me lot, me pasuri apo me çfarëdo forme tjetër mbështetjeje, kjo është vepër me të cilën i afrohesh Allahut dhe kërkon afërsinë e Tij, e njëkohësisht është një nga shkaqet më të mëdha të suksesit, shpëtimit dhe lumturisë në dynja.

Ndër çështjet interesante për të cilat dijetarët kanë diskutuar është edhe çështja se kush është më i mirë: i pasuri falënderues apo i varfri durimtar, përkatësisht i sëmuri durimtar apo njeriu i shëndetshëm që është falënderues ndaj Allahut. Ibnul-Kajjimi e ka përmendur lidhur me këtë një diskutim të gjerë dhe ka sjellë mendime të ndryshme. Megjithatë, më afër së vërtetës është se përparësia ndërmjet tyre nuk përcaktohet as nga pasuria dhe as nga varfëria, as nga sëmundja dhe as nga shëndeti, por nga devotshmëria, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (El-Huxhurat, 13).

Bëhet fjalë për dy grupe njerëzish, por edhe për dy gjendje të ndryshme nëpër të cilat mund të kalojë njeriu. I njëjti njeri mund të jetë herë i pasur e herë i varfër; i shëndetshëm e më pas i sëmurë; në bollëk e pastaj në skamje. Ajo që ndryshon janë rrethanat, ndërsa kriteri i vlerës së njeriut mbetet i njëjtë – devotshmëria e tij.

Suksesi në dynja, i cili shfaqet në gjerësinë e mundësive të jetës, në bollëkun e pasurisë, në shëndetin e trupit, në jetën e mirë bashkëshortore dhe familjare, në pasardhësit dhe në suksesin në atë me të cilën merret njeriu, është dhuratë e bukur dhe e çmuar. Njerëzit, sipas natyrës së tyre, synojnë dhe përpiqen ta arrijnë atë. Ndër ta ka prej atyre të cilëve u është mundësuar kjo, por edhe prej atyre të cilëve u është mohuar.

Pra, ekziston lidhje pozitive ndërmjet suksesit në dynja dhe suksesit në ahiret. Allahu i Lartësuar thotë: “Pa dyshim miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. – (Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut). – Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën. S’ka ndryshim në fjalët e Allahut; kjo është fitorja madhështore.” (Junus, 62–64).

Kjo aspak nuk do të thotë se dyert e Xhenetit, mëshirës së Allahut, mirësisë së Tij dhe dhuntive të ahiretit janë të mbyllura para atyre të cilëve u është mohuar kënaqësia me begatitë e dynjasë ose që janë sprovuar me fatkeqësitë e saj. Përkundrazi, dyert e Xhenetit janë të hapura gjerësisht edhe para atyre që vuajnë nga uria dhe skamja, sëmundja, humbja e pasurisë, vështirësitë në familje ose sprovat me pasardhësit, si dhe para të varfërve që nga kënaqësitë e dynjasë nuk kanë përfituar pothuajse asgjë.

Ngushëllimi dhe inkurajimi i tyre më i madh është njohja se në ahiret i pret kënaqësi e përhershme dhe se asnjë vështirësi që e përballojnë me durim në dynja nuk do të jetë e kotë. Pikërisht atyre u janë drejtuar porositë kuranore për durimin: “… Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”(Ez-Zumer, 10).

Besimtari kalon nëpër gjendje të ndryshme të jetës dhe në secilën prej tyre ekziston një formë adhurimi ndaj Allahut që u përshtatet rrethanave të tij.

Këtë e dëshmojnë fjalët e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Sa e çuditshme është çështja e besimtarit! Për të gjithmonë është mirë. Një gjendje e tillë nuk është për askënd tjetër përveç besimtarit. Kur është në bollëk, ai e falënderon Allahun dhe kjo është mirë për të; e nëse e godet ndonjë fatkeqësi, ai duron për hir të Allahut dhe përsëri kjo është mirë për të.” (Hadithin e shënon imam Muslimi).

Gara e ndershme në atë që sjell dobi dhe sukses në dynja është e lavdërueshme. Ajo është një nga shkaqet e përmirësimit të jetës, veprimit më të mirë të njerëzve, zhvillimit të shoqërisë, zbulimit të aftësive të fshehura dhe lindjes së ideve dhe krijimtarisë së re. Allahu i Lartësuar ia ka dhënë njeriut mundësinë që ta shfrytëzojë botën që e rrethon dhe ia ka nënshtruar atij atë që gjendet në qiej dhe në Tokë.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai. Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” (El-Mulk, 15).

Pastaj thotë: “Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.” (El-Xhathije, 13).

Varfëria, sëmundja, privimi dhe dështimi në jetë, megjithatë, mund të shoqërohen me mosbesim, padrejtësi, pakënaqësi ndaj caktimit të Allahut dhe pafuqishmëri. Atëherë njeriu e humb edhe dynjanë, edhe ahiretin.

Dhe, anasjelltas, pasuria, shëndeti dhe fuqia mund të bëhen shkak i mendjemadhësisë, mosmirënjohjes dhe tejkalimit të dhunshëm të kufijve. Prandaj, një nga lutjet e besimtarit është: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare, 201).

Prandaj, është e nevojshme që t’i rregullojmë sërish përfytyrimet tona për dynjanë dhe ahiretin, t’i korrigjojmë kuptimet e gabuara dhe t’i largojmë paqartësitë që me kalimin e kohës janë grumbulluar. Kështu, në dynja do të jemi ndër ata që garojnë në të mirë, ndërsa në ahiret ndër ata që kanë arritur sukses.

Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmuesi i robërve të Tij të devotshëm.

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Edhe kundër dëshmitarëve ka dëshmitar
Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se i Dërguari i Allahut (savs) ka thënë:

“Personi i parë që do të thirret dhe do të sillet para llogarisë në Ditën e Kiametit do të jetë Nuhu (a.s.) bashkë me popullin e tij. Atij do t’i bëhet kjo pyetje: ‘A ua përcolle popullit tënd atë me të cilën të dërguam?’ Ai do të përgjigjet: ‘Po, o Zoti im!’

Pastaj popullit të tij do t’i bëhet kjo pyetje: ‘A jua përcolli Nuhu Shpalljen e Allahut?’ Ata do të përgjigjen: ‘Jo, pasha Allahun! Sikur të na kishe dërguar një të dërguar, ne do t’i kishim pasuar ajetet e Tua dhe do të ishim bërë besimtarë. Ai nuk na përcolli asgjë nga ato që ishte urdhëruar të na përcillte.’

Atëherë Nuhut (a.s.) do t’i thuhet: ‘Ata pretendojnë se ti nuk u ke përcjellë asgjë. A ke ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në favorin tënd dhe kundër tyre?’

Ai do të përgjigjet: ‘Po.’  ‘Kë ke?’ – do të pyetet.

Ai do të thotë: ‘Umetin e Muhamedit (savs).’

Pastaj do të thirret umeti i Muhamedit (savs) dhe do të pyetet, ndërsa ata do të përgjigjen: ‘Po, ne dëshmojmë se Nuhu ua përcolli shpalljen popullit të tij.’

Atëherë populli i Nuhut do të pyesë: ‘Si mund të dëshmoni kundër nesh, kur ne kemi qenë populli i parë, ndërsa ju jeni populli i fundit të cilit i është shpallur Libri?’

Ata do të përgjigjen: ‘Ne dëshmojmë se Allahu na dërgoi një të Dërguar dhe na shpalli një Libër. Në atë Libër gjendet lajmi dhe rrëfimi për ju.’” (Tenbihul-gafilin).

Ebu Hurejre (r.a.) ka thënë: “Ne jemi umeti i fundit në këtë botë, por do të jemi të parët në Ditën e Kiametit.” Për këtë flasin fjalët e Allahut të Lartësuar: “ Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju…” (El-Bekare, 143).

Allahu i Lartësuar çdo populli i ka dërguar të dërguar. Askënd nuk e ka ndëshkuar pa e paralajmëruar më parë. Sipas asaj që ka thënë i Dërguari i Allahut (savs), numri i atyre që kanë paralajmëruar njerëzit ka qenë 124 000 (njëqind e njëzet e katër mijë). Askush nuk do të mund të thotë në Ditën e Gjykimit se paralajmërimi, shpallja, fjala e Allahut dhe thirrja e Tij nuk i kanë arritur.

“Sa herë që aty të hidhet ndonjë grup, rojtarët e tij do t’i pyesin: “A nuk ju erdhi ndonjë paralajmërues?!” – Po – do të përgjigjen ata – na ka ardhur vërtet paralajmërues, por ne i quajtëm ata gënjeshtarë dhe thamë: “Allahu nuk ka shpallur asgjë; ju jeni në një humbje të madhe!” – Ata do të thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të ishim midis banorëve të Zjarrit Flakërues!” (El-Mulk, 8–10).

Nuhu (a.s.), pa u lodhur dhe pa kursyer asgjë nga vetja, e thirri popullin e tij për “një mijë vjet pa pesëdhjetë”. Ai i ftonte në anijen e shpëtimit, sepse shpëtim nuk ka jashtë anijes që i dërguari i ndërton për çdo popull të vetin.

Ata i mbyllnin veshët që të mos e dëgjonin, i mbulonin kokat që të mos e shihnin atë që i paralajmëronte dhe i ftonte drejt shpëtimit. Tani, kur në Ditën e Gjykimit janë përballur me të para Zotit të tyre, shpëtimin e kërkojnë përmes mohimit. Thonë: “Ai nuk na solli asgjë dhe nuk na paralajmëroi fare. Po të kishte bërë një gjë të tillë, ne do t’i ishim përgjigjur thirrjes së tij.”

Por ka dëshmitarë që vërtetojnë se gjërat kanë qenë ndryshe. Dëshmitarë që e dinë se Nuhu (a.s.) i ftonte njerëzit ditën dhe natën dhe se këtë e bënte me përkushtim të madh.

Ne jemi dëshmitarët, umeti i Muhamedit (savs). Allahu i Lartësuar na ka rrëfyer historinë e Nuhut dhe të gjithë të dërguarve të tjerë, prandaj ne e dimë të vërtetën. Këtë të vërtetë do ta themi para Zotit të botëve dhe do të dëshmojmë kundër të humburve që e mohojnë atë.

Edhe kundër dëshmitarëve ka dëshmitar! Ashtu siç popujt e mëparshëm do të dalin me të dërguarit e tyre para Gjykatësit të Drejtë në Ditën e Kiametit, edhe ne, umeti i fundit, që do të dëshmojmë kundër të tjerëve dhe do të jemi dëshmitarë të fjalës përfundimtare të Allahut, do të përballemi me gjykimin dhe me dëshmitarin që do të dëshmojë kundër nesh.

“… dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju…” (El-Bekare, 134).

Të vetëdijshëm dhe të bindur se para Gjykatësit të Drejtë dhe të Gjithëdijshëm do të përballemi me dëshmitarin që do të dëshmojë kundër nesh, shtrojmë pyetjen:

Si do ta arsyetosh para Zotit të Gjithëfuqishëm dhe të Dërguarit të Tij mosbesimin tënd, kur dëshmitë për ekzistencën e Allahut gjenden kudo rreth teje, madje edhe brenda teje? Këto dëshmi janë të pranishme njësoj për të gjithë njerëzit, por disa prej tyre kanë sy e nuk shohin me ta, kanë veshë e nuk dëgjojnë me ta dhe kanë zemër, por nuk kuptojnë me të.

Si do ta arsyetosh para të Gjithëfuqishmit dhe të Dërguarit të Tij të dashur padijen tënde rreth fesë, kur Ai, i Lartësuari, e ka bërë Shpalljen të lehtë për t’u kuptuar? Mjafton që njeriu të mendojë. Është e lehtë të kuptosh se çfarë është hallall e çfarë haram, si dhe të kuptosh se kjo është përcaktuar për të mirën e njeriut, për të mirën tënde.

Si do ta arsyetosh në Gjykimin e Ditës së Kiametit faktin që nuk je falur, kur në Kuranin që ke në shtëpi, në Kuranët që kemi në shtëpitë tona, Allahu i Madhërishëm thotë qartë se namazi është: “Vërtet, namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (En-Nisa, 103).

Ku e ke arsyetimin për faktin që nuk i dërgon fëmijët në mekteb dhe nuk ua mëson bazat e fesë sonë, kur të ka arritur paralajmërimi që thotë: “O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri!” (Et-Tahrim, 6).

Si mund ta arsyetosh qëndrimin tënd të pakujdesshëm ndaj prindërve dhe mosbindjen ndaj tyre, kur në Librin që e lexojmë, që e mësojmë dhe që e përfundojmë së bashku gjatë Ramazanit, Allahu i Lartësuar urdhëron: “Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (El-Isra, 24).

Si do ta arsyetosh papërgjegjësinë ndaj bashkësisë dhe ndaj së mirës sonë të përbashkët? Allahu i Lartësuar na e tregon rrugën nëpër të cilën duhet të ecim, në mënyrë që të kemi sukses si bashkësi dhe si popull: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!”  (Alu Imran, 103).

Allahu i Madhërishëm na urdhëron që të mos i përvetësojmë padrejtësisht pasurinë e tjetrit, si dhe të largohemi nga alkooli dhe bixhozi.

Si do ta arsyetojmë pjesëmarrjen tonë në korrupsion dhe në shkatërrimin e shoqërisë, kur në Shpalljen që na ka arritur, Allahu i Lartësuar kërkon shprehimisht prej nesh që të mos e përvetësojmë pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar?

Si do ta arsyetojmë përhapjen kaq të madhe të bixhozit dhe të veseve të tjera në shoqërinë tonë, kur detyra kryesore e çdo muslimani është që të luftojë kundër së keqes dhe të urdhërojë për të mirë? Nuk ka shpëtim për ata që nuk veprojnë kështu.

Më kot do të arsyetohet populli i Nuhut, sepse dëshmitarët do ta thonë të vërtetën për ta para Zotit të botëve. Askush nuk do të mund ta arsyetojë mëkatin e bërë, sepse i Dërguari i fundit do të dëshmojë se na e ka përcjellë paralajmërimin dhe thirrjen drejt shpëtimit.

O Allahu i Lartësuar, na bëj të vetëdijshëm për rëndësinë e Fjalës Sate, e cila i ka prekur veshët tanë, dhe na ndihmo që ajo të zërë vend në zemrat tona, në mënyrë që të qëndrojmë larg mëkateve dhe të njihemi sipas veprave tona të mira! Amin!

Hatib: Izet ef. Čamdžić

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes
Më thua: “Ka qenë një vit i keq, falë Zotit shpëtuam.” Nëse me shpëtim e ke fjalën se nuk vdiqëm, atëherë po — shpëtuam!
Por unë shpëtimin e kuptoj ndryshe, si kalim mbi urën e Siratit drejt Xhennetit.
Të gjitha tjerat veç kësaj janë fitore të zbrazëta!

I dashuri im,
nuk është fitore vetëm të jetosh, as humbje të vdesësh!
E rëndësishme është si jeton dhe për çfarë vdes!
Nuk e di pse, derisa të shkruaj, më shkon mendja te Mus’ab ibn ‘Umejri, në ditën e Uhudit.
Mus’abi, djaloshi i bukur, i pasur dhe i përkëdhelur nga fisi Kurejsh.
E shtrijnë mbi rërën e shkretëtirës, duke pritur t’ia hapin varrin.
Por nuk gjetën mjaftueshëm pëlhurë për t’ia mbuluar tërë trupin — nëse ia mbulonin kokën, i mbeteshin këmbët të zbuluara, dhe nëse ia mbulonin këmbët, i zbulohej koka.

Sipas matjeve të kësaj bote,
një vdekje e tillë pas një jete në begati duket si një fat i mjerë dhe tragjik.
Por e vërteta është se atë ditë Mus’ab ibn ‘Umejr përjetoi çastin e tij më të lumtur!
Nëse jeta është vetëm shpëtim dhe mbijetesë, atëherë ka shumë të mbijetuar.
Nëse vdekja është humbje, atëherë të gjithë në fund do të jemi të humbur!
Ajo për të cilën duhet vërtet të shqetësohemi është:
Si do të jetë nata jonë e parë në varr?
A do të jetë një kopsht nga kopshtet e Xhennetit apo një gropë nga gropat e zjarrit?
Imagjino bashkë me mua thjeshtësinë dhe njëkohësisht ndërlikimin e kësaj pyetjeje!
Diploma jote e doktoraturës atëherë nuk do të të ndihmojë, nëse zemra jote nuk e ka mbajtur mirë mend mësimin e parë të shkollës fillore:
Kush është Zoti yt?
Cila është feja jote?
Kush është Pejgamberi yt?

Paqe zemrës sate.

Autori: Ed’hem Sherkavi
Përkthim: Redaksia

Mësimi moral i sotëm
Autor: Mustafa Cerić

Në çfarë mbështetesh?
Një thënie e urtë thotë:

“Kush mbështetet te njerëzit, do të lodhet; kush mbështetet te pasuria, do të vuajë nga mungesa; kush mbështetet në dijen e vet, do ta humbasë rrugën; kush mbështetet në pushtetin e vet, do të poshtërohet. Ndërsa kush mbështetet tek All-llahu, nuk do të mbetet pa përkrahje as në lodhje, as në skamje, as përballë lajthitjes dhe as përballë poshtërimit.”

Kuptimi i kësaj thënieje, të cilën duhet ta kuptojmë me zemër, por edhe me gjykim të kthjellët. Sepse edhe besimtari lodhet, varfërohet, gabon, edhe besimtarit njerëzit i bëjnë padrejtësi. Mbështetja tek All-llahu nuk nënkupton jetë pa sprova, por se sprova nuk e ka fjalën e fundit për kuptimin e jetës së tij.

Njeriu ka nevojë për njerëz, mjete për jetesë, dituri dhe rend shoqëror të rregulluar. Por asnjëra prej këtyre të mirave nuk mund ta mbajë peshën e besimit tonë të pakushtëzuar. Gjithçka që është e ndryshueshme mund të na shërbejë, por nuk mund të na mbrojë përfundimisht nga frika e ndryshimit.

Kush mbështetet te njerëzit, do të lodhet.

Është mirë t’u besosh njerëzve, sepse pa besim nuk ka familje, miqësi apo shoqëri. Por është e lodhshme ta lidhësh vlerën dhe paqen tënde me miratimin e tyre. Edhe ata që na duan kanë kufizime; prandaj duaji, pranoje ndihmën e tyre dhe ji mirënjohës, por mos kërko prej tyre të jenë të pagabueshëm.

Kush mbështetet te pasuria, do të vuajë nga mungesa.

Ka skamje të dorës së zbrazët dhe skamje të zemrës së trazuar. E para kërkon ndihmën tonë; e dyta kërkon ta rishqyrtojmë se çfarë na mjafton. Dikush ka pak dhe është i qetë, ndërsa dikush ka shumë, por çdo fitim ia shton frikën se ende nuk ka mjaftueshëm.

Paraja mund ta paguajë shtratin, por nuk mund ta urdhërojë gjumin. Mund ta lehtësojë mjekimin, por nuk mund ta premtojë shërimin. Mund të tërheqë shoqëri, por nuk mund ta blejë sinqeritetin.

Puno dhe fito me ndershmëri, kujdesu për familjen dhe ndihmoje nevojtarin. Pasuria nuk është as virtyt, as ves në vetvete; rëndësi ka si fitohet, për çfarë shërben dhe çfarë i bën zemrës. Ajo bëhet bekim kur ua lehtëson të tjerëve hallin, e barrë kur na bën më pak njerëzorë.

Kush mbështetet në dijen e vet, do ta humbasë rrugën.

Këtu nuk bëhet fjalë për dënimin e dijes, por për rrezikun e vetëkënaqësisë.

Dija është një e mirë e madhe, por vetëkënaqësia mund ta bëjë njeriun të pushojë së mësuari, ta mbrojë gabimin me fjalë të ditura dhe ta ngatërrojë aftësinë për të argumentuar me dashurinë për të vërtetën. Rreziku nis kur bëhet më e rëndësishme të kemi të drejtë sesa të mësojmë çfarë është e drejtë.

Prandaj dituria e vërtetë sjell përulësi: gatishmërinë për të verifikuar, për të dëgjuar dhe për ta pranuar kufirin e të kuptuarit tonë. Fjalia “nuk e di” ndonjëherë e ruan dinjitetin e dijes më shumë se një ligjërim i tërë me të cilin fshehim padijen.

Mbështetja tek All-llahu na obligon ta përdorim arsyen me ndërgjegje. Të mos i shërbehemi së vërtetës për hir të reputacionit tonë, por të jemi të gatshëm ta vëmë reputacionin tonë në rrezik për hir të së vërtetës.

Kush mbështetet në pushtetin e vet, do të poshtërohet.

Pushteti është sprovë, sepse lehtë i krijon njeriut përshtypjen se i përket edhe ajo që vetëm përkohësisht i është besuar.

Rreth pozitës mblidhen njerëz, hapen dyer dhe vijnë lavdërime, por jo çdo nderim është i sinqertë. Prandaj, ai që ka pushtet duhet të pyesë veten nëse bashkëpunëtori guxon t’ia thotë të vërtetën dhe nëse më i dobëti mund ta kërkojë të drejtën pa frikë.

Ai që pushtetin e kupton si amanet lë pas një rend më të drejtë dhe njerëz më të aftë. Pozita ka afat, por pasojat e veprimeve tona jetojnë më gjatë se ajo.

Ndërsa kush mbështetet tek All-llahu…

…ka kujt t’ia kthejë zemrën kur zhgënjimi ia copëton.

Një mbështetje të tillë e quajmë tevekkul (mbështetja All-llahut): të bëjmë atë për të cilën jemi përgjegjës, t’i përdorim mjetet që kemi në dispozicion dhe ta pranojmë se përfundimi nuk është plotësisht në duart tona.

Tevekkuli shkon krahas punës, mësimit, këshillimit, mjekimit dhe ndreqjes së gabimeve. Ai na mëson të përpiqemi pa mendjemadhësinë se kontrollojmë gjithçka dhe ta përballojmë humbjen pa e quajtur të kotë çdo përpjekje. Besimi nuk kërkon të shtiremi të paprekshëm, por të kthehemi nga cenueshmëria te përgjegjësia dhe shpresa.

Prandaj mësimi moral i sotëm është i thjeshtë, por kërkues:

Mos kërko nga e përkohshmja të të garantojë siguri të përhershme.

Ji besnik ndaj njerëzve, por lër vend për dobësitë e tyre. Fito pasuri, por ruaje lirinë për ta ndarë atë. Shtoje dijen, por kultivo gatishmërinë për t’u korrigjuar. Pranoje përgjegjësinë, por kujto se do të japësh llogari për mënyrën si e ke bartur.

Dhe çdo ditë bëj një të mirë që nuk do të varet nga lavdërimi, prano një të vërtetë që nuk do t’i shërbejë krenarisë sate dhe hidh një hap që e di se është i drejtë, edhe nëse ende nuk ia sheh frytin.

O All-llah i Mëshirshëm, na dhuro zemër që mbështetet te Ti dhe duar që punojnë me ndërgjegje. Na ruaj nga zhgënjimi që shndërrohet në urrejtje ndaj njerëzve, nga lakmia që fshihet pas frikës së varfërisë, nga mendjemadhësia që paraqitet si dije dhe nga arbitrariteti që fshihet pas përgjegjësisë.

Kur kemi, na mëso të ndajmë. Kur dimë, na mëso të dëgjojmë. Kur vendosim, na bëj të drejtë. Kur pengohemi, na jep forcë ta pranojmë dhe të ngrihemi.

Le të jetë mbështetja jonë te Ti burim guximi për t’i përmbushur detyrimet tona dhe qetësie përballë asaj që nuk është në fuqinë tonë. Amin!

Përshtatje: Redaksia

Një ditë ti do të jesh tema e një hutbeje të tillë, andaj përgatite përgjigjen!
Falënderimi i takon Allahut të Plotfuqishëm, Zotit të të gjitha botëve. Le të sjellim salavate dhe selam mbi të dërguarin e fundit dhe të dashurin të Allahut, Muhamedin a.s., mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut.

Vëllezër të dashur! Po e këshilloj veten dhe juve për besim të palëkundur në Allahun, në melekët e Tij, në librat e Tij, në pejgamberët e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në caktimin e Tij.

Allahu, xh.sh., thotë: “Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta).” (El-Enbija’, 1)

Vëllezër të dashur! Sot do të flas me fjalët e atyre që umeti i ka quajtur dritë, të vërtetë dhe zë i ndërgjegjes. Nuk do të jenë fjalë të ndonjë oratori të madh, por fjalë të njerëzve që netët i kalonin në lot, ndërsa ditët në luftë kundër padrejtësisë dhe egos së tyre. Fjalë që nuk janë thënë para kamerave, as për duartrokitje, por para Allahut dhe për Allahun e Plotfuqishëm.

Këto janë fjalë të (1) Hasan El-Basriut, (2) Ebu Hazim Selemes bin Dinarit dhe (3) Omer bin Abdulazizit – tre njerëz që jetuan thjesht, folën pak, por kur flisnin, fjalët e tyre i shponin zemrat. Këshillat e tyre janë pa zbukurime, por me të vërtetën. Pa filozofi, por me peshë.

Prandaj, le t’i hapim zemrat tona. Sepse ndoshta pikërisht ndonjëra prej këtyre fjalive do të jetë kthimi im dhe i yti tek Allahu.

Hasan el-Basriu, është një prej tabiinëve, nxënës i sahabëve, ka jetuar në Basra dhe është i njohur për urtësinë, modestinë dhe fjalët e ashpra të së vërtetës. Ai thotë: „O njerëz, unë nuk ju këshilloj për t’ju qortuar, por për t’ju zgjuar. Kam parë njerëz që frikësoheshin nga Allahu dhe nuk kishin kohë të qeshnin, ndërsa sot shoh njerëz që flasin për Xhehenemin dhe qeshin sikur nuk kanë punë me të. Pasha Allahun, sikur vdekja të ishte në mendjen tuaj sa është dynjaja në zemrat tuaja, ju nuk do të ndërtonit shtëpi sikur do të banonit përgjithmonë në to, e as nuk do t’ia kishit lakmi atij që ka më shumë – ndoshta pikërisht ajo është shkaku i shkatërrimit të tij. O biri i Ademit, ti je vetëm një grumbull ditësh. Kur kalon një ditë, shkon edhe një pjesë e jote.“

Ebu Hazim Seleme bin Dinar është dijetar dhe asket nga Medina, bashkëkohës i tabiinëve, i njohur për ligjërimet e tij të thella të devotshmërisë. Njëherë e pyeti një njeri: “Si je, o Ebu Hazim?” Ai u përgjigj: “Çfarë mendon për një njeri që çdo ditë përcjell njëri pas tjetrit në varr, dhe nuk e di kur është radha e tij? Si duhet të ndihet ai?” Njeriu heshti. Kurse Ebu Hazimi i tha: „Nëse je në lajthitje, mos e mashtro veten. E nëse e di (të vërtetën), atëherë përgatitu!”

Omer bin Abdulazizi njihet si “halifi i pestë i drejtë”, ishte halif Emevit, i njohur për drejtësinë, përulësinë dhe ringjalljen e Sunetit. Ai thotë: “O njerëz, jeta juaj nuk është pronë e juaj, ajo është amanet. Edhe koha që e keni është kapital që po e shpenzoni: A do ta shpenzoni për ahiret, apo do të zgjoheni kur të jetë tepër vonë? Mos u mashtroni: çdo ditë jeni më afër varrit. Ato që keni punuar, do të dalin para jush si dëshmitarë. Ku janë ata që uleshin këtu para jush? Ku janë ata që mbillnin, blinin, ndërtonin, trashëgonin, qeshnin? Të gjithë kanë shkuar. Kanë mbetur vetëm veprat e tyre. Prandaj, bëni drejtësi. Lërini mëkatet. Kërkoni falje. Pajtohuni. Mësoni diçka të dobishme. Jepni sadaka, qoftë edhe me një buzëqeshje, me një fjalë të mirë, me një ndjesë, me një selam. Mos lejoni që vdekja t’ju vijë si befasi. Sepse ajo nuk pyet as për moshën, as për profesionin, as për nderin. O njerëz, kthehuni tek Allahu sa jeni ende gjallë. Sepse kur shpirti të arrijë në fyt, dyert e pendimit do të mbyllen.”

O vëllezër të dashur! Këto nuk janë fjalët e mia, por janë fjalë të atyre që i frikësoheshin Allahut më shumë sesa që ne i frikësohemi dështimit, varfërisë apo lajmeve të titujve kryesorë. Le të mësojmë prej tyre derisa ende kemi mundësi. Sepse po afrohet dita kur edhe ne do të përmendemi, ose për të mirë, ose për mundësinë e humbur.

O Zoti ynë, na dhuro mundësinë që të zgjohemi para se shpirtrat tanë të na dalin nga trupat! Amin!

Burimi: https://dzematdonjevukovije.org//

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

“Ulu, ti nuk e njeh atë” – shkolla e hz. Omerit për njohjen e njerëzve
Transmetohet se në kohën e hilafetit të hazreti Omerit, radijallahu anhu, shpërtheu një mosmarrëveshje ndërmjet dy njerëzve, të cilët vendosën ta paraqisnin çështjen para prijësit të besimtarëve. Njëri prej tyre solli një njeri që duhej të dëshmonte në favor të tij. Kur dëshmitari qëndroi para Omerit, radijallahu anhu, ai i tha:

“Unë nuk të njoh. Dhe nuk është aspak mangësi që nuk të njoh. Sill dikë që të njeh.”

Atëherë u ngrit njëri prej të pranishmëve dhe tha:

“Unë e njoh atë, o prijës i besimtarëve.”

Omeri, radijallahu anhu, e pyeti:

“Si e njeh?”

Burri u përgjigj:

“E njoh si njeri të drejtë dhe të ndershëm.”

Hazreti Omeri atëherë e pyeti:

“A është fqinj i afërt i yti, në mënyrë që ta njohësh jetën dhe sjelljen e tij?”

Burri u përgjigj:

“Jo, o prijës i besimtarëve.”

Omeri pastaj e pyeti:

“A ke bërë ndonjëherë tregti me të, në mënyrë që përmes kësaj të mund ta njihje devotshmërinë e tij, ndershmërinë dhe qëndrimin e tij ndaj pasurisë së huaj?”

Burri u përgjigj:

“Jo.”

Pastaj hazreti Omeri e pyeti:

“A ke udhëtuar me të? Sepse gjatë udhëtimit zbulohen më së miri karakteri, morali dhe natyra e vërtetë e njeriut.”

Burri u përgjigj:

“Jo.”

Atëherë hazreti Omeri i tha:

“Ndoshta vetëm e ke parë në xhami duke u falur?”

Burri u përgjigj:

“Po.”

Omeri, radijallahu anhu, atëherë i tha:

“Ulu, sepse në të vërtetë ti nuk e njeh atë.”

Pastaj iu drejtua njeriut që e kishte sjellë dëshmitarin dhe i tha:

“Sill dikë që të njeh vërtet.”

Këto fjalë të Omerit nuk ishin vetëm gjykim në një mosmarrëveshje. Ato janë mësim për brezat se si vlerësohen njerëzit dhe si dallohet vlera e vërtetë nga ajo e dukshme.

Hazreti Omeri e dinte se ndër njerëz kishte, se ka dhe se gjithmonë do të ketë të tillë që vijnë në xhami, falin namazin, por namazin e tyre e lënë në prag të xhamisë sapo dalin prej saj. Pastaj dalin mes njerëzve dhe përvetësojnë padrejtësisht pasurinë e huaj, cenojnë nderin e të tjerëve dhe i fyejnë ata.

Ku janë atëherë kuptimet e namazit dhe ndikimi i tij në sjelljen e njeriut, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” (El-Ankebut, 45).

Namazi që nuk e ndryshon sjelljen e njeriut është vetëm lëvizje e jashtme. Besimi që nuk e përmirëson marrëdhënien me njerëzit mbetet pa mesazhin e tij më të thellë.

Omeri, radijallahu anhu, i njihte mirë njerëzit. Atë nuk mund ta mashtronte dhe as ta mahniste fakti që dikush, kur vinte koha e namazit, nxirrte misvakun nga xhepi dhe pastronte dhëmbët me të, duke krijuar përshtypjen se po e ndiqte Sunetin e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem.

Sepse ai e dinte se po ky njeri, pas namazit dhe pasi të dilte nga xhamia, pikërisht me ata dhëmbë dhe me atë gjuhë do ta “hante” mishin e vëllait të vet, duke ia cenuar nderin përmes përgojimit, fyerjes dhe shpifjes.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se, vërtetë, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urreni këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” (El-Huxhurat, 12).

Hazreti Omeri e dinte se do të vinte koha kur disa njerëz do ta matnin devotshmërinë e tyre me gjurmët në ballë nga sexhdet e shumta, ndërsa do të harronin se vlera e vërtetë e besimtarit shihet në marrëdhënien e tij me prindërit, farefisin, fqinjët dhe njerëzit përreth tij.

Njeriu mund ta ketë gjurmën e sexhdes në ballë, ndërsa zemrën mund ta ketë të ashpër dhe të ngurtë si guri, madje edhe më të fortë se guri. Mund të qëndrojë gjatë në namaz, ndërsa të jetë i rëndë për ata që i ka më të afërt. Mund ta lexojë Kuranin, ndërsa t’i ndërpresë lidhjet farefisnore.

I njëjti parim vlen edhe për marrëdhënien me fqinjin. Njeriu mund të agjërojë, të falet, ta kryejë haxhillëkun dhe umren, por nëse fqinji i tij nuk është i sigurt nga gjuha, dora dhe veprimet e tij, atëherë diçka serioze mungon në kuptimin e fesë.

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Pasha Allahun, nuk është besimtar! Pasha Allahun, nuk është besimtar! Pasha Allahun, nuk është besimtar!”

Sahabët e pyetën: “Kush, o i Dërguari i Allahut?”

I Dërguari i Allahut tha: “Ai, nga e keqja e të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.”

Besimtari i vërtetë nuk është ai prej të cilit njerëzit largohen, por ai pranë të cilit njerëzit ndihen të sigurt.

Omeri e dinte se do të vinte koha kur disa njerëz do ta lexonin Kuranin, do të shkonin në xhami dhe do të flisnin për fenë, ndërsa megjithatë do ta merrnin padrejtësisht pasurinë e jetimëve, do t’ua mohonin punëtorëve të drejtat e tyre, do ta zvarritnin pagesën dhe do ta keqpërdornin pasurinë shtetërore sikur ta kishin trashëguar nga baballarët e tyre.

Sepse devotshmëria e njeriut nuk matet vetëm me atë që bën në xhami, por edhe me atë që bën në rrugë, në punë, në familje dhe në shoqëri.

Ky ishte hazreti Omeri, radijallahu anhu, i cili e dinte se do të vinte koha kur muslimanët do të faleshin, do të agjëronin, do ta kryenin haxhillëkun dhe umren; madje, disa prej tyre mund të ishin edhe hatibë, dijetarë, thirrës ose myftinj, bartës të titujve më të lartë akademikë në shkencat e Sheriatit.

Megjithatë, dituria e tyre nuk do të ishte dritë që e udhëzon njeriun drejt së vërtetës dhe drejtësisë, por mjet për ta arsyetuar padrejtësinë dhe për t’u shërbyer pushtetarëve.

Ata do të mbështesnin vrasjen e të pafajshmëve, do t’u brohorisnin kriminelëve dhe do të duartrokitnin xhelatët që vrasin popullin e tyre, e dëbojnë nga vatrat e tij, e burgosin dhe ia cenojnë nderin dhe dinjitetin.

Vërtetësinë e paralajmërimit të Omerit, radijallahu anhu, e kemi njohur me dhimbje edhe gjatë agresionit cionist në Gaza. Ndërsa mijëra civilë të pafajshëm, gra dhe fëmijë, vriteshin nën bombardimet shkatërruese dhe lagje të tëra shndërroheshin në rrënoja, shumë dijetarë të oborreve pothuajse çdo ditë dënonin forcat palestineze të rezistencës, duke u përpjekur t’i paraqisnin ato si fajtorët kryesorë për tragjedinë.

Ndërkohë, prej tyre nuk mund të dëgjohej asnjë fjalë e qartë dhe e vendosur dënimi ndaj agresionit cionist, krimeve masive, shkatërrimit dhe urisë së popullsisë së Gazës.

Me këtë, edhe një herë dëshmuan se dijetari që e nënshtron diturinë e tij ndaj interesave të pushtetarëve mund të shndërrohet në zëdhënës të padrejtësisë, në vend që të jetë dëshmitar i së vërtetës dhe mbrojtës i të shtypurve.

Ky ishte Omeri i urtë, njeri me mprehtësi të jashtëzakonshme, i cili me moralin, drejtësinë dhe largpamësinë e tij formësoi breza të personaliteteve të vërteta njerëzore.

E si mund ta mashtronin Omerin përshtypjet e jashtme, kur pikërisht ai kishte thënë: “Unë nuk përdor dredhi dhe mashtrim, por nuk jam as njeri që mashtruesit mund ta mashtrojnë.”

Me këtë ai donte të thoshte: nuk jam as intrigant e as i korruptuar, por intrigat dhe prishja e të tjerëve nuk do të më mashtrojnë.

Duke e komentuar këtë thënie të Omerit, Ibnul-Kajjim el-Xheuzijje ka thënë: “Omeri ishte tepër i matur që dikush të mund ta mashtronte dhe tepër i devotshëm që ai t’i mashtronte të tjerët.”

Omeri, radijallahu anhu, e dinte se kohët do të ndryshonin, se kriteret do të çrregulloheshin tërësisht, jo vetëm në sjelljen e njerëzve, por edhe në vlerat dhe pozitat e tyre.

E si të mos e dinte këtë, kur ai ishte njëri prej njerëzve më të afërt me të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë:

“Para Kiametit do të vijnë vite mashtrimi dhe hileje, kur gënjeshtari do të konsiderohet i sinqertë, ndërsa i sinqerti do të konsiderohet gënjeshtar; kur mashtruesve do t’u besohet, ndërsa njerëzve të besueshëm nuk do t’u besohet; dhe kur do të flasin ruvejbidet.”

E pyetën: “O i Dërguari i Allahut, kush është ruvejbidi?”

Ai u përgjigj: “Është i marri (njeri i përçmuar) që do të flasë dhe do të veprojë në emër të interesave të përgjithshme të popullit.” (Hadithin e transmetojnë Hakimi, Ahmedi dhe Ibni Maxhe.)

Ky është njëri prej çrregullimeve më të rënda që mund ta godasë një popull: kur ata që duhet të heshtin bëhen më të zëshmit, ndërsa ata, zëri i të cilëve duhet të jetë udhërrëfyes, heshtin; kur përvoja zëvendësohet me padijen, urtësia me sipërfaqësinë, ndërsa ndjenja e përgjegjësisë ia lë vendin etjes për pozitë dhe ndikim.

Rreziku më i madh për një shoqëri lind atëherë kur kriteret çrregullohen, kur dituria matet me tituj, ndërsa vlera e njerëzve me afërsinë e tyre me pushtetarët.

Nëse Omeri e dinte se do të vinte koha kur njerëzit e pavlerë dhe të paaftë do të bëheshin ata që vendosin për fatin e popujve dhe i marrin vendimet më të rëndësishme, si dhe se besimi do të humbiste atëherë kur përgjegjësitë do t’u besoheshin atyre që nuk janë të denjë për to, atëherë është e kuptueshme përse i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Kur të humbet amaneti, prite Kiametin.”

Ata pyetën: “E si do të humbet amaneti, o i Dërguari i Allahut?”

Ai u përgjigj: “Kur çështjet t’u besohen atyre që nuk janë të aftë për to, atëherë prite Kiametin.” (Hadithin e transmeton imam Buhariu).

Pikërisht për këtë, fjalët e Omerit:

“Ulu, sepse ti nuk e njeh atë”, kanë mbetur si një kriter dhe rregull i përhershëm në vlerësimin e njerëzve. Ato na mësojnë se kriteret e vlerës së njeriut duhet të jenë të qarta dhe të sakta, në mënyrë që të mos na mashtrojnë as pamja e jashtme, as elokuenca, as titujt akademikë dhe, më së paku, dukja e devotshmërisë dhe frikës ndaj Allahut.

Duke e shpjeguar thellësinë e këtyre fjalëve, hazreti Omeri ia tregoi atij njeriu dallimin thelbësor ndërmjet asaj që shihet dhe asaj që njeriu është në të vërtetë, duke i thënë:

“Ndoshta vetëm e ke parë në xhami duke u falur?”

Me fjalë të tjera, ndoshta e ke parë vetëm pamjen e jashtme të devotshmërisë së tij, një skenë që lë përshtypjen e përulësisë dhe frikës ndaj Allahut, ndërsa realiteti i jetës dhe sjelljes së tij është krejtësisht ndryshe.

Abdusamed Nasuf Bušatlić

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Arti i negocimit dhe aftësia politike e Pejgamberit a.s.
Aftësia politike e treguar nga Muhammedi a.s. meriton të theksohet në mënyrë të veçantë. Në rrethimin e Medines, në luftën e Hendekut (v. 627), ai zhvilloi negociata të fshehta me fisin Gatafan.

Ujejne ibn Hisn el-Fezeriju nga gatafanët hyri në kampin e Muhammedit a.s. nën besë (siguri e garantuar, أَمَانٌ), dhe atij iu ofrua një e treta e të korrave të hurmave të Medinës, në këmbim të tërheqjes së Gatafanit nga rrethimi.

Pasi u përpoq, por pa sukses, të negocionte për një pjesë më të madhe, Ujejne e pranoi marrëveshjen, ndërsa Muhammedi a.s. i kërkoi Osman ibn Affanit ta hartonte atë.

Megjithatë, para se plani të vihej në zbatim, Muhammedi a.s. u konsultua me ensarët e moshuar. Ata mbetën të habitur dhe i kërkuan ta rishqyrtonte vendimin për t’u dhënë pasuri armiqve të tyre të kahershëm. Fisit të Gatafanit nuk do t’i jepnin “asgjë tjetër përveç shpatës!”

Muhammedi a.s., si gjithmonë një njeri i shurās dhe i konsultimit, e pranoi këshillën e tyre dhe e tërhoqi ofertën.

Ujejne u kthye në kampin e tij duarbosh, por tashmë e kuptonte me dhimbje se kurejshët së shpejti do të merrnin vesh për përpjekjen e tij për të ndryshuar anë për shkak të interesit më të madh financiar. Ata do ta përbuznin dhe do ta tallnin Gatafanin për këtë pabesi. Që nga ai çast, nuk mund të mbështeteshin më në asnjë lloj besnikërie të ndërsjellë.

Akoma më keq, Ujejne kishte parë me sytë e tij se sa të vendosur ishin njerëzit e Muhammedit a.s. në luftë. Në vend që të ishin në prag të rrënimit pas javësh rrethimi, siç kishte pritur ai, ata vazhdonin të qëndronin të palëkundur dhe të zjarrtë në luftë.

Gatafani u tërhoq menjëherë pas kësaj.

Resul Mehmedovic

(Islampress)

Xhemat i dashur, mendjen në kokë!
Falënderimi i takon Allahut të Madhërishëm, Zotit të të gjithë botëve. Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut dhe të dashurin e Tij, Muhamedin (savs), mbi shokët e tij, familjen e tij dhe të gjithë robërit e mirë të Allahut.

Vëllezër, ia kujtoj vetes dhe juve besimin e palëkundur në Allahun, në melekët e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në caktimin e Allahut.

Të dashur vëllezër! Njeriu gjatë jetës së tij vazhdimisht, e sidomos në këto ditë, bën llogari. Çfarë më leverdis? Çfarë do të fitoj? Çfarë më sjell dobi? Ku mund të dal më mirë? Cili është interesi im? Dhe le të llogarisë. Kjo në vetvete nuk është e keqe, sepse Islami nuk kërkon prej nesh që të jemi naivë dhe të mos e shikojmë dobinë dhe interesin tonë. Por na mëson një gjë të rëndësishme: jo çdo dobi është e mirë për ne.

Në këtë kontekst, Mark Aureli, perandori dhe filozofi romak, në veprën e tij „Vetvetes“, ka shënuar një mendim interesant: „Kurrë mos e konsidero të dobishme për veten tënde diçka që një ditë mund të të detyrojë ta shkelësh fjalën tënde, ta humbasësh nderin tënd, të urresh, të dyshosh, të mallkosh, të shtirësh ose të dëshirosh diçka që duhet të fshihet pas mureve ose perdeve.“

E thënë bukur. Sepse njeriu ndonjëherë fiton diçka, por e humb veten. E fiton një punë, por e humb fytyrën dhe nderin. E fiton një pozitë, por për shkak të saj i tradhton njerëzit të cilëve u ka dhënë fjalën. Fiton pasuri, por e humb gjumin e qetë. E fiton dynjanë, por e humb atë që është shumë më e rëndësishme: ahiretin.

Dhe atëherë pyesim veten: a ishte vërtet kjo dobi?

Allahu i Lartësuar thotë: “Mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (El-Bekare, 216).

Të dashur vëllezër! Siç e shihni, jo çdo fitim është i mirë dhe as çdo humbje nuk është e keqe. Prandaj, Islami na mëson të mos e pyesim vetëm: „Çfarë do të fitoj tani?“, por edhe: „A do të më sjellë kjo dobi edhe nesër, apo një ditë mund të pendohem për këtë?“

Sepse ajo që duket si fitim në dynja, mund të jetë humbje e madhe në ahiret. Allahu i sheh të gjitha, i dëgjon të gjitha dhe di gjithçka. Prandaj, o muslimanë, o xhemat i dashur, në këtë kohë sprovash, trazirash dhe zemërimi, mendjen në kokë dhe të shikojmë mirë se çfarë premtojmë, për çfarë merremi vesh dhe çfarë bëjmë, sepse një ditë të gjitha këto do të na kërkohen llogari. E se si do të jetë fitimi, Allahu e di më së miri.

E, meqë jemi te fitimi, do t’jua kujtoj një fitim të sigurt, një tregti të sigurt. Një tregti në të cilën askush që investon me zemër të sinqertë dhe shpirt të pastër nuk do të humbasë. Një tregti në të cilën, nëse investoni një euro, i fitoni prej 10 deri në 700 herë më shumë.

I Dërguari i Allahut (savs) ka thënë: „Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe veprat e këqija dhe i ka sqaruar ato. Atij që synon të bëjë një vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu ia shënon një vepër të mirë të plotë. E nëse e bën, ia shënon prej 10 deri në 700 vepra të mira, madje edhe më shumë. Ndërsa atij që synon të bëjë një vepër të keqe, por nuk e bën, Allahu ia shënon një vepër të mirë të plotë. E nëse e bën, Allahu ia shënon vetëm një vepër të keqe.“

Ndërsa Allahu i Madhërishëm thotë:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ وَإِن تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِن لَّدُنْهُ أَجْرًا عَظِيمًا

“Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.” (En-Nisa, 40).

Kjo është tregtia me Allahun. E vetmja tregti e sigurt. E vetmja marrëveshje e sigurt. I vetmi fitim i garantuar.

Për këtë ishin të vetëdijshëm muslimanët e parë. Kështu transmetohet se tek Osmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, erdhën nga Shami (Siria e sotme) 700 deve të ngarkuara me mall. Tregtarët erdhën për t’ia blerë mallin, ndërsa ai kërkoi që ta rrisnin çmimin e mallit. Kur ata e rritën çmimin, ai tha: „Nuk mjafton kjo. Unë kam ofertë më të mirë.“ Ata vazhduan ta rrisnin çmimin, derisa e dhjetëfishuan atë. Pastaj thanë: „Në gjithë vendin tonë askush nuk mund të të paguajë më shumë se kaq.“ Ndërsa ai tha: „Allahu më ofron një çmim 700 herë më të madh. Bëhuni dëshmitarë se të gjithë këtë ia jap Allahut.“ Pastaj të gjithë mallin ua shpërndau të varfërve!

Vëllezër! Nuk mund të japim të gjithë si Osmani, Allahu qoftë i kënaqur me të. Por mund ta ndihmojmë të mirën që bëhet rreth nesh. Dikush me një euro, dikush me dhjetë euro, dikush me punën e tij, dikush me kohën e tij, e dikush me një fjalë të mirë.

Dhe në fund, të dashur vëllezër!  Le të shikojmë mirë se ku po investojmë, me kë po merremi vesh dhe me kë po bëjmë tregti. Sepse nuk është e rëndësishme vetëm se sa kemi fituar. E rëndësishme është se çfarë kemi humbur për shkak të saj.

Prandaj, le ta ruajmë fytyrën, nderin dhe dinjitetin tonë. Le ta ruajmë fjalën tonë. Le ta ruajmë amanetin tonë. Le ta ruajmë fenë tonë. Le të mos e shesim atë që nuk mund të blihet me para.

O Zoti ynë! Na dhuro gjykim të drejtë që ta dallojmë dobinë nga dëmi, të vërtetën nga gënjeshtra, amanetin nga tregtia dhe atë që është e drejtë nga ajo që vetëm përkohësisht na përshtatet.

O Zoti ynë! Na ruaj që për shkak të dobisë së kësaj dynjaje të mos e shesim fenë tonë, nderin dhe dinjitetin tonë. Na dhuro që të jemi njerëz që e mbajnë fjalën, njerëz të amanetit dhe njerëz që të frikësohen vetëm Ty! Amin!

Burimi: https://dzematdonjevukovije.org//

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Përshkrimi i Muhammedit s.a.v.s | Islam Press
Për ta përshkruar Pejgamberin e All-llahut, Muhammedin s.a.v.s. , nuk mjaftojnë vetëm fjalët, sepse fjalët janë të kufizuara në një mënyrë të tillë që ato e kufizojnë atë që përshkruhet. Kjo paraqet vetëm një përpjekje për ta shprehur me fjalë një pjesë të përshkrimit të Pejgamberit s.a.v.s., përmes fjalës së shokëve të tij.

Hind Ibn Ebu Hala’, Resulullahun s.a.v.s. si më poshtë: “Resulullahu, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, ishte shpesh i zhytur në mendime, nuk kishte kohë të lirë, nuk i pëlqenin fjalët boshe dhe shumë heshtte. Fjalimet e tij fillonin dhe e mbaronin me elokuencë, me gojë plot dhe jo me nofulla të shtrënguara, fliste shkurt, jo shumë gjatë, në mënyrë shumë të qartë dhe nuk përdorte fjalë boshe. Gjërat me rëndësi për mbamendje i përsëriste nga tri herë që të jetë plotësisht i qartë dhe të mos harrohen dhe të përcillen deri tek ne me një saktësi kirurgjikale. Gjithmonë e falënderonte All-llahun për bekimet e dhuruara dhe nuk ankohej asnjëherë për asgjë. Nuk zemërohej për asgjë që i përkiste atij kur dikush tregohej i vrazhdë dhe i pasjellshëm ndaj tij, ndërsa pa masë zemërohej dhe skuqej në fytyrë nëse tregohej mosrespektim ndaj Fjalës së All-llahut.

Me buzëqeshjen e tij ai gjithmonë e mposhtte të qeshurën, qeshte ëmbël dhe nuk e ngrinte zërin. E ruante gjuhën nga gjërat që nuk kanë të bëjnë me të. Gjithmonë i tubonte shokët e tij dhe asnjëherë nuk bënte përçarje. I respektonte përfaqësuesit e çdo fisi që vinte tek ai. Ruhej nga njerëzit dhe ishte i kujdesshëm ndaj tyre, edhe pse nuk kishte frikë se do t’i bënin keq. I vizitonte shokët e tij. I pëlqente të dinte çfarë ndodhte në mesin e popullit. E përkrahte të mirën dhe gjithmonë nxitonte drejt së mirës dhe bamirësisë. E urrente të keqen dhe e pengonte atë, qoftë me dorë, fjalë ashtu siç na porositi dhe neve. Ishte i matur dhe nuk ishte i paqëndrueshëm.

Për çdo gjë e kishte masën e duhur. Nuk ia mohonte të drejtën atij që e meritonte, por nuk ia jepte atij që nuk e meritonte. Kjo vlente edhe për ata që njerëzit i zgjidhnin nëpër poste. Më së shumti i vlerësonte ata që udhëzonin drejt së mirës. I çmonte ata që ishin bujarë dhe që u ndihmonin të tjerëve dhe gjithmonë e theksonte ndihmesën e nevojtarëve. Nuk rrinte asnjëherë bosh, vazhdimisht bënte dhikr. Nuk qëndronte gjatë askund dhe nuk kishte vend të caktuar për t’u ulur. Ndërsa hynte në ndonjë tubim, ulej në vendin e parë të lirë, dhe këtë ua rekomandonte edhe të tjerëve, nuk shkonte në krye të ndejës ashtu siç veprojnë sot udhëheqësit e popullit. I respektonte të gjithë anëtarët e shoqërisë dhe ua kushtonte kujdesin e duhur, që askush të mos mendonte se ishte më pak i rëndësishëm se tjetri. Kushdo që ulej pranë tij për ndonjë nevojë, e dëgjonte me durim dhe e dëgjonte me kujdes dhe kurrë gjatë bisedës nuk e ndërpriste bashkëbiseduesin. Kushdo që kërkonte diçka prej tij, nëse mundej ia jepte, e nëse nuk kishte, e ngushëllonte me fjalë të bukura apo e porosiste dikë që kishte mundësi ta ndihmojë. Për shkak të kujdesit dhe vëmendjes së tij, njerëzit e konsideronin “baba”, ndërsa ai i quante ata më të afërmit e tij, apo të rinjve u thoshte, biri im. Shkalla e vlerësimi tek ai ishte sipas devotshmërisë, ndërsa kush më mirë se ai e dinte kush është i tillë.

[Islampress.ch]

Problemi nuk është se flet Ruvejbidi, por se ne e dëgjojmë atë
Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, Zotit të të gjitha botëve. Të dërgojmë salavate dhe selame për të Dërguarin dhe të dashurin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), për shokët e tij, familjen e tij dhe për të gjithë robërit e mirë të Allahut.

Vëllezër të nderuar! E përkujtoj veten dhe juve për besimin e palëkundur në Allahun, në melekët e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në caktimin e Allahut.

Duke menduar se për çfarë të flas sot në hutbe, fillova t’i lexoj hadithet e të Dërguarit të Allahut (savs), lidhur me gjërat dhe ngjarjet që do të shfaqen para Ditës së Gjykimit. Ndër këto hadithe hasa në një që më bëri veçanërisht përshtypje.

Më bëri përshtypje sepse flet për dukuri të cilat, kur shikojmë rreth nesh, na duken çuditërisht të njohura.

Prandaj, le ta dëgjojmë se çfarë thotë Pejgamberi ynë (savs), në hadithin që e transmeton Ebu Hurejre (r.a.):

“Para Ditës së Gjykimit do të vijnë vite mashtrimi dhe gënjeshtre, kur gënjeshtarët do të konsiderohen të sinqertë, ndërsa njerëzit e sinqertë do të konsiderohen gënjeshtarë; kur njerëzit do t’u besojnë mashtruesve dhe nuk do t’u besojnë njerëzve të besueshëm; kur do të flasin ruvejbidët.”

Sahabët pyetën: “O i Dërguari i Allahut, po kush është ruvejbidi?”

Pejgamberi (savs) u përgjigj: “Ai është njeriu i pamend (i parëndësishëm, i paaftë), i cili do të dalë dhe do të flasë në emër të interesave të përgjithshme të popullit.”

Vëllezër të dashur, nëse e shikojmë pak më me kujdes këtë hadith, do të shohim se Pejgamberi (savs), nuk flet për një kohë kur nuk do të ketë njerëz të ditur, profesionistë, të sinqertë e të besueshëm. Përkundrazi! Në një kohë të tillë do të ketë njerëz të ditur, profesionistë, të sinqertë dhe të besueshëm, por ata do të jenë në margjinat e shoqërisë, sepse në shoqëri do të jenë çrregulluar kriteret e vlerave.

Dhe për këtë arsye njeriu sot duhet ta pyesë veten:

Vëllezër, a nuk po jetojmë pikërisht ne në kohën për të cilën flet Pejgamberi (savs) në këtë hadith?

A nuk po jetojmë në një kohë kur vlerësohet më shumë një diplomë e blerë sesa ajo që është lagur me gjak dhe djersë?

A nuk po jetojmë në një kohë në të cilën ne dhe fëmijët tanë i vlerësojmë, i duam dhe i respektojmë më shumë disa youtuberë dhe cirkusantë të tjerë të internetit, të cilët nuk kanë bërë asnjë ditë shkollë serioze, sesa profesorët, mjekët, inxhinierët, dijetarët… njerëzit nga të cilët varet jeta jonë?

A nuk po jetojmë në një kohë kur prindi vjen te mësuesi, pacienti te mjeku, njeriu i zakonshëm te dijetari, te inxhinieri… dhe fillon t’u tregojë se si duhet të japin mësim, të shërojnë, të mbajnë ligjërata, të punojnë?

A nuk po jetojmë në një kohë kur njerëzit e ndershëm, të sinqertë, të drejtë dhe profesionistë janë shtyrë në skajet e shoqërisë sonë, ndërsa vendet në majë, pozitat më të mira, i kanë zënë njerëz me të kaluar, moral dhe arsimim të dyshimtë?

A nuk po jetojmë në një kohë kur më parë do t’i besojmë atij që na thotë atë që duam ta dëgjojmë, sesa atij që na thotë atë që duhet ta dëgjojmë?

Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron rreziku më i madh. Sepse, vëllezër, problemi nuk është vetëm se ekzistojnë njerëz që flasin për gjëra që nuk i dinë. Ata kanë ekzistuar gjithmonë. Problemi lind atëherë kur ne fillojmë t’u besojmë njerëzve të tillë.

Ruvejbidi mund të flasë, por ai nuk mund t’ia japë vetes autoritetin. Ne ia japim atë. Ne e ndjekim. Ne e dëgjojmë. Ne i shpërndajmë publikimet e tij. Ne e duartrokasim. Ne i japim hapësirë dhe pozitë.

Muslimani duhet të ketë kriter. Duhet të dijë kujt i beson. Duhet të dijë prej kujt e merr dijen. Duhet ta dallojë dijen nga mendimi, faktin nga supozimi, të vërtetën nga propaganda dhe këshillën nga manipulimi.

Dhe tani vijmë te pyetja më e rëndësishme.

Si ta ruajë besimtari fenë, moralin, kthjelltësinë dhe qëndrueshmërinë e tij në rrugën e së mirës, në një kohë trazirash të përgjithshme?

Përgjigjja në këtë pyetje është:

Nuk ka shpëtim për njeriun, në përgjithësi, e veçanërisht në kohë fitnesh dhe trazirash, përveçse në pasimin e qëndrueshëm të Kuranit dhe Sunetit dhe në kërkimin e strehimit tek Allahu i Lartësuar, përmes adhurimit të sinqertë dhe devotshmërisë.

Sepse, kur njeriu e humb frikën ndaj Allahut, atëherë ai i frikësohet çdo Abdullahu (lexo: njeriut). Kur njeriu e humb mbështetjen tek Allahu, atëherë çdo erë mund t’ia ndryshojë drejtimin.

Sot e tërheq një tregim. Nesër një tjetër. Ndërsa besimtari nuk duhet të jetë njeri të cilin e drejton çdo lajm i ri. Besimtari duhet të ketë drejtimin e tij. Dhe atë drejtim e përcaktojnë Kurani dhe Suneti.

Për të gjitha këto themi se ne, muslimanët, nuk kemi nevojë më të madhe sesa nevojën për adhurim të sinqertë, veçanërisht në kohën e sotme, në kohën e fitneve dhe trazirave, valët e të cilave nga të gjitha anët përplasen mbi anijen e jetës në të cilën lundrojmë.

Dhe, meqë e përmendëm anijen, le ta dëgjojmë tregimin e Imam Gazaliut për një grup njerëzish që udhëtonin me anije.

Kur arritën në një ishull të pasur me gjelbërim, kopshte të mrekullueshme, lule të shumëllojshme dhe fruta të shijshme, kapiteni i anijes vendosi që të pushonin aty. Ai i njoftoi udhëtarët se nisja përsëri do të bëhej në agimin e ditës së dytë dhe i paralajmëroi që të mos largoheshin shumë nga anija, në mënyrë që të mos vonoheshin.

Udhëtarët u ndanë në tri grupe.

Grupi i parë qëndroi pranë anijes. Ata shijonin pamjen e bukur, hanin frutat që i kishin pranë, por sytë i mbanin vazhdimisht të drejtuar nga anija. Kur në mëngjes kapiteni thirri për nisje, ata ishin të parët që hipën në anije.

Grupi i dytë, i mahnitur nga bukuria dhe frutat e ishullit, u largua pak më shumë nga anija, por zemrat i kishin të kthjellëta; kishin frikë se mos anija nisej dhe ata mbeteshin në ishull. Sapo dëgjuan zërin e kapitenit në mëngjes, nxituan të hipnin në anije dhe arritën në çastin e fundit.

Grupi i tretë, i dehur nga bukuria dhe frutat e ishullit, u fut thellë në brendësi të tij, duke harruar plotësisht anijen. Kur kapiteni thirri për nisje, askush prej tyre nuk e dëgjoi thirrjen e tij. Kështu, anija u largua, ndërsa ata mbetën dhe humbën jetën në ishull, së bashku me frutat mashtruese që kishin marrë me vete.

Vëllezër, kjo histori nuk është vetëm historia e disa njerëzve në një ishull. Kjo është historia jonë.

Anija është jeta jonë. Ishulli është dynjaja. Ndërsa thirrja e kapitenit është thirrja që çdo ditë na kujton se udhëtimi ynë është i përkohshëm.

Siç e pamë, grupi i parë dhe grupi i dytë nuk u larguan nga ishulli duarbosh. Edhe ata hëngrën fruta. Edhe ata shijuan bukurinë e tij. Por nuk e harruan anijen.

Pra, problemi nuk është që njeriu të ketë dynja. Problemi është kur dynjaja e ka njeriun.

Prandaj, secili prej nesh duhet ta pyesë sinqerisht veten:

A jam mjaftueshëm pranë anijes që ta dëgjoj thirrjen dhe të hipi në të?

Prandaj, vëllezër, në kohën e trazirave në të cilën po jetojmë dhe të trazirave edhe më të mëdha që po vijnë, le ta ruajmë fenë tonë, ta ruajmë namazin, ta ruajmë zemrën, ta ruajmë gjuhën, ta ruajmë nderin dhe dinjitetin tonë dhe të mos lejojmë që fitnet dhe njerëzit e prishur të kohës sonë të na largojnë nga ajo me të cilën Allahu është i kënaqur.

Një ditë edhe ne do ta dëgjojmë thirrjen. Atëherë nuk do të ketë rëndësi se sa shumë e kemi admiruar ishullin, sa shumë fruta kemi mbledhur dhe sa larg kemi shkuar. Do të ketë rëndësi vetëm një gjë:

A kemi qenë mjaftueshëm pranë anijes për ta dëgjuar thirrjen dhe për të hipur në të?

Ta kujtojmë: Ne jemi vetëm udhëtarë dhe të mos harrojmë se ku po udhëtojmë!

O Zoti ynë, kur të vijë thirrja për nisje, na bëj prej atyre që do ta dëgjojnë, do t’i përgjigjen dhe do të hipin në anijen e shpëtimit që çon drejt kënaqësisë Tënde dhe Xhenetit.

Amin!

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Pse nuk mund të koncentrohemi në namaz?
Shumë njerëz e fillojnë namazin me qëllim të sinqertë që të jenë të përqendruar dhe të përulur para Allahut, por nuk kalon shumë kohë dhe mendja e tyre fillon të endet. Papritur u kujtohet ndonjë takim, një bisedë e vjetër, një punë e papërfunduar ose ndonjë shqetësim që i rëndon. Kur e përfundojnë namazin, mezi kujtojnë se çfarë kanë lexuar ose sa rekate kanë falur.

Për këtë arsye, shumë besimtarë ndiejnë trishtim, madje ndonjëherë edhe faj, duke menduar se mungesa e përqendrimit është shenjë e dobësisë së imanit. Mirëpo, realiteti është më i ndërlikuar se kaq.

Truri i njeriut, nga natyra e tij, nuk pushon së prodhuari mendime dhe priret të merret me ato gjëra me të cilat njeriu është marrë gjatë ditës. Ai që kalon orë të tëra me telefonin, lajmet, mesazhet e punës dhe përmbajtjet e shkurtra e të shpejta video, e më pas qëndron në namaz, mund të vërejë se mendjes së tij i nevojitet një kohë e caktuar që nga zhurma e jetës së përditshme të kalojë në qetësinë e ibadetit.

Prandaj, përqendrimi dhe përulësia në namaz nuk janë gjendje që vijnë vetvetiu. Ato janë aftësi që kërkojnë përgatitje dhe përpjekje, ashtu siç i nevojitet trupit stërvitja për t’u bërë më i fortë.

Një nga gjërat që ndihmojnë më së shumti në arritjen e përqendrimit në namaz është përgatitja shpirtërore para tij: të shkosh më herët, të marrësh abdes me qetësi dhe me vetëdije të plotë, si dhe të kujtosh se para Kujt do të qëndrosh. Sepse ato pak minuta përfaqësojnë takimin me Allahun, i cili nuk mund të krahasohet me asnjë takim tjetër.

Gjithashtu, kuptimi i domethënies së asaj që lexohet në namaz ndihmon që mendja dhe zemra të ecin në të njëjtin drejtim. Atëherë fjalët nuk mbeten vetëm shprehje të njohura që gjuha i përsërit, por shndërrohen edhe në kuptime që bëhen të gjalla dhe të pranishme në zemrën e njeriut.

Nuk duhet lejuar që shpërqendrimi të bëhet shkak për dorëzim në luftën me vetveten. Sa herë që mendja largohet drejt shqetësimeve të kësaj bote, kthimi i saj përsëri në namaz është pjesë e vetë ibadetit. Shejtani përpiqet vazhdimisht ta pengojë falësin dhe t’ia largojë vëmendjen, sepse namazi me përulësi dhe përqendrim është një nga mjetet më të mëdha për pastrimin e zemrës.

Përulësia në namaz nuk do të thotë që mendja të jetë plotësisht e zbrazët nga çdo mendim. Ajo do të thotë që zemra, sa herë që largohet, të kthehet përsëri tek Allahu dhe që njeriu të këmbëngulë në këtë përpjekje, derisa namazi të bëhet prehje për shpirtin, pasi në fillim ishte luftë me shpërqendrimin e vet.

Dr. Abdul-Kerim Bekkar

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

Frutat e sinqeritetit | Islam Press
Në një mbretëri të largët lindore jetonte një mbret i urtë, i cili po i afrohej moshës së pleqërisë. Ai e dinte se duhej të zgjidhte pasardhësin e tij, por nuk dëshironte ta bënte sipas traditës, duke zgjedhur fëmijët ose shërbëtorët e vet. Ai vendosi t’i provonte zemrat e rinisë së mbretërisë.

Një ditë i mblodhi të gjithë të rinjtë dhe u tha: “Koha ime po mbaron. Dua që mbreti i ardhshëm të jetë njëri prej jush. Secilit do t’ju jap nga një farë të veçantë. Mbilleni, ujiteni dhe pas një viti silleni këtu. Bima që do të rritni do të tregojë kush prej jush është i denjë për fronin.”

Mes të rinjve ishte edhe një djalosh i quajtur Ling. Ai e mori farën, shkoi në shtëpi dhe me gëzim ia tregoi nënës së tij ndodhinë. Ajo e ndihmoi ta përgatiste vazon dhe dheun. Lingu e mbolli farën dhe çdo ditë e ujiste me kujdes, duke pritur me padurim shenjën e parë të rritjes.

Javët kaluan. Shokët e tij filluan të flisnin për bimët që po rriteshin. Por në vazon e Lingut nuk kishte asgjë. Kaluan tre javë, katër, pesë… asnjë ndryshim. Ai filloi të mendonte se kishte dështuar. Edhe pas gjashtë muajsh, vazoja e tij mbetej bosh.

Megjithatë, Lingu nuk u dorëzua. Ai vazhdoi ta ujiste farën, duke shpresuar se ndoshta një ditë do të mbinte.

Pas një viti, të rinjtë u kthyen në pallat me pemë të larta, lule shumëngjyrëshe dhe bimë të mrekullueshme. Lingu, me zemër të rënduar, mori vazon e tij bosh. Disa qeshën me të, të tjerë ndjenë keqardhje.

Kur mbreti hyri, ai u mahnit nga bukuria e bimëve. Por papritmas vërejti Lingun që fshihej pas të tjerëve. E thirri përpara. Lingu u tremb, mendoi se mbreti do ta qortonte.

Mbreti e pyeti për emrin, dhe pasi turma u qetësua, tha me zë të lartë:

“Ky është mbreti juaj i ri!”

Të gjithë u habitën. Lingu vetë nuk mund ta besonte.

Mbreti vazhdoi: “Një vit më parë, ju dhashë fara të ziera — fara që nuk mbijnë kurrë. Ju të gjithë, përveç Lingut, i zëvendësuat farat e mia me të tjera. Lingu është i vetmi që tregoi sinqeritet, guxim dhe besnikëri. Ai solli vazon bosh, por zemrën e tij të pastër. Prandaj, ai është i denjë të jetë mbret.”

Çfarë mbjell, atë do të korrësh

Nëse mbjell sinqeritet, do të korrësh besim.

Nëse mbjell mirësi, do të korrësh miq.

Nëse mbjell përulësi, do të korrësh madhështi.

Nëse mbjell këmbëngulje, do të korrësh fitore.

Nëse mbjell kujdes, do të korrësh harmoni.

Nëse mbjell punë të palodhshme, do të korrësh sukses.

Nëse mbjell falje, do të korrësh pajtim.

Nëse mbjell durim, do të korrësh përmirësim.

Nëse mbjell besim, do të korrësh mrekulli.

Kujdes çfarë mbjell sot, sepse frutat e së nesërmes janë pasqyra e zgjedhjeve të tua. Farat që mbjell në zemër, në sjellje dhe në vepra, do ta ndërtojnë jetën tënde — ose drejt dritës, ose drejt errësirës.

Përshtatje,
[islampress.ch]

Statusi i akikës në Islam sipas dijetarëve hanefi
Në lidhje me therrjen e kurbanit apo akikës me rastin e lindjes së fëmijës, dijetarët kanë qëndrime të ndryshme. Disa thonë është se është vaxhib, disa të tjerë thonë se është sunet, ndërsa disa të tjerër, përfshirë dijetarët e medh’hebit hanefi, thonë se është mustehab. Madje ka prej tyre që thonë se nuk është as sunet.

Ebu Rafi’u r.a. transmeton se, kur hazreti Fatimja e lindi hazreti Hasanin, dëshironte të bënte akika për të. Pejgamberi a.s. i tha: “Mos bëj akika për të; por rruajani kokën dhe jep sadaka në argjend, në peshën e flokëve të tij, për të varfrit ose për banorët e Suffes (Ehlu’s-Suffe).” (Ahmedi në Musnedin e tij).

Gjithashtu, transmetohet:

“Zekati e ka shfuqizuar çdo lëmoshë tjetër që ishte caktuar në Kur’an; larja për shkak të xhunubllëkut e ka shfuqizuar çdo larje tjetër; agjërimi i Ramazanit e ka shfuqizuar çdo agjërim tjetër; ndërsa kurbani i Bajramit e ka shfuqizuar çdo therje tjetër.” (Imam Bejhekiu në Sunen el-Kubra)

Dijetarët hanefijë e kanë kuptuar këtë hadith, si dhe disa transmetime të tjera, si dëshmi se dispozita e akikës është shfuqizuar dhe se ajo nuk është sunet.

Megjithatë, ndër dijetarët e medhhebit hanefij ka pasur njëfarë mospajtimi lidhur me statusin juridik të akikës:

Disa kanë thënë se ajo është mekruh, pra vepër e papëlqyer.

Të tjerë kanë anuar nga mendimi se ajo është mubah, pra e lejuar, por jo sunet.

Në librin e fetvave “El-Fetava el-Hindijje” përmendet:

Muhammedi Esh-Shejbani,  Allahu e mëshiroftë, ka thënë lidhur me akikën: “Kush dëshiron, le ta bëjë; e kush nuk dëshiron, le të mos e bëjë.’ Kjo tregon se ajo është e lejuar, gjë që përjashton të qenit e saj sunet. Ndërsa në veprën “El-Xhamiu’s-Sagir” është përmendur: ‘Nuk bëhet akika as për djalin dhe as për vajzën.’ Kjo është shenjë e papëlqyeshmërisë së saj, siç përmendet në Bedai’ në kapitullin e kurbanit.” (El-Fetava el-Hindijje.)

Imam Ebu Bekr el-Kasani thotë:

«Kjo tregon papëlqyeshmërinë e saj, sepse akika më herët konsiderohej një vepër e lavdërueshme; e kur kjo vlerë e saj u shfuqizua, nuk mbeti tjetër veçse papëlqyeshmëria.” (Bedai’u’s-Sanai’ fi Tertibi’sh-Sherai’.)

Përfundim

Sipas këtij interpretimi, ky është qëndrimi në medhhebin hanefij: akika nuk konsiderohet sunet. Disa dijetarë të hershëm hanefijë e kanë konsideruar atë të lejuar, ndërsa disa të tjerë të papëlqyer.

Një person mund të ndjekë një medhheb tjetër dhe të therë akika duke e konsideruar atë sunet, me kusht që të respektojë rregullat e marrjes së lehtësimeve fetare dhe të mos përziejë qëndrime juridike në mënyrë të paarsyeshme.

Sipas shumicës së dijetarëve bashkëkohorë hanefijë, therja e një kafshe për të porsalindurin konsiderohet mustehab, pra vepër e pëlqyeshme dhe e lavdërueshme, por jo sunet. Ajo shprehet si falënderim ndaj Allahut për begatinë e fëmijës, ndërsa mishi i ndarë për të tjerët konsiderohet sadaka.

Allahu i Lartësuar e di më së miri.

Redaksia: Islampress.ch

Kur padituria flet më zëshëm se dituria
Falënderimi i takon Allahut të Madhërishëm, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavate dhe selame mbi të Dërguarin e fundit të Allahut dhe të dashurin e Tij, Muhamedin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), mbi shokët e tij, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut.

Vëllezër, e këshilloj veten dhe juve që të kemi besim të fortë në Allahun, në melekët e Tij, në Librat e Tij, në të Dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në caktimin e Allahut.

Të dashur vëllezër, nëse sot do të pyesnim se cilat janë gjërat themelore në Islam, besoj se shumica prej nesh menjëherë do të thoshte: të besojmë në Allahun, ta falim namazin, ta agjërojmë ramazanin, ta japim zekatin dhe ta kryejmë haxhillëkun, për atë që ka mundësi. Dhe vërtet, këto janë themelet e fesë sonë.

Por, të dashur vëllezër, ekziston diçka që duhet t’i shoqërojë të gjitha këto, e ajo është sjellja e mirë.

Sepse njeriu mund të dijë shumë gjëra, mund të bëjë shumë ibadete, mund të falet dhe të agjërojë gjatë, mund të ketë edhe tituj të ndryshëm, por nëse sillet keq ndaj njerëzve që e rrethojnë, nëse në situata të ndryshme nuk di të tregojë moral të mirë, atëherë duhet ta pyesim veten se sa gjurmë kanë lënë këto ibadete në sjelljen e tij, sepse pikërisht këtë gjë është dashur ta bëjnë.

Prandaj nuk duhet të na befasojë fakti që i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë se devotshmëria ndaj Allahut dhe sjellja e mirë janë ato që më së shumti do t’i fusin njerëzit në Xhenet.

Vëllezër, Islami nuk na mëson vetëm se si të falemi, të agjërojmë dhe të lexojmë Kuran. Islami na mëson edhe se si të bisedojmë, si të dëgjojmë, si të pyesim, si të sillemi me më të moshuarin dhe më të riun, me prindin, me fqinjin, me mikun, por edhe me atë prej të cilit e mësojmë fenë tonë.

Dhe pikërisht këtu vijmë te një çështje e rëndësishme për të cilën ndoshta nuk flasim mjaftueshëm, ose flasim, por nuk e zbatojmë: marrëdhënia jonë ndaj dijetarit, alimit, mësuesit dhe atij prej të cilit e mësojmë fenë tonë.

Allahu i Madhërishëm thotë:

قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ – “Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” (Ez-Zumer, 09).

I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), në një hadith kudsij ka thënë: “Kush i bën keq një veliu (të dashurit dhe të mbrojturit) Tim, Unë i kam shpallur luftë atij!” Për këtë imam Shafiu dhe Ebu Hanife kanë thënë: “Nëse dijetarët nuk janë evlijatë e Allahut, atëherë Allahu nuk ka evlija.”

Vëllezër, e gjithë kjo nuk do të thotë se dijetari është i paprekshëm. Nuk do të thotë se alimi është i pagabueshëm dhe se fjala apo puna e tij nuk duhet të verifikohet. Nuk do të thotë as se çdo person që mban titullin e dijetarit automatikisht ka të drejtë. Por do të thotë se dija ka vlerën e saj, ndërsa ai që bart dijen ka të drejtën dhe pozitën e tij.

I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që nuk e respekton të moshuarin, as ai që nuk tregohet i mëshirshëm ndaj të riut dhe as ai që nuk e di të drejtën dhe vlerën e të diturit.”

Prandaj, vëllezër, ju lutem që sot t’i mësojmë disa gjëra.

Së pari: Ta respektojmë dijen dhe bartësit e saj!

Sot njeriut i mjafton një telefon, disa minuta në internet dhe tashmë mund t’i shkojë mendja se është bërë dijetar. Lexon një publikim, shikon një video dhe tashmë ia jep vetes të drejtën të gjykojë dhe të flasë se çfarë është hallall, çfarë është haram, kush ka të drejtë, kush ka gabuar dhe kush ka devijuar.

Por nuk është mirë kështu! Sepse dija islame nuk fitohet në këtë mënyrë. Dijetari ka mësuar me vite, ka lexuar, ka dëgjuar, ka verifikuar, ka krahasuar mendimet, ka mësuar nga dijetarë të tjerë dhe vetëm pastaj ka folur. Prandaj, respektimi i dijetarit nuk është respektimi i njeriut për shkak të personalitetit të tij, por respektimi i dijes që ai bart dhe i amanetit që ka marrë përsipër.

Së dyti: Të dëgjojmë, të pyesim dhe të mos flasim pa dije

Kur ulemi para një njeriu të ditur për të dëgjuar një ligjëratë, ose kur dëgjojmë hutben, detyra jonë e parë është të dëgjojmë. Nuk kemi ardhur për ta plotësuar ligjërimin e tij, për t’i hedhur fjalë, për ta korrigjuar apo për të zhvilluar bisedë derisa ai flet.

Hasan bin Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), e këshillonte të birin e tij: “O biri im, kur ulesh me dijetarët, përpiqu të dëgjosh më shumë sesa të flasësh dhe mëso mirë të dëgjosh, ashtu siç mëson të heshtësh mirë. Dhe mos ia ndërprit askujt fjalën derisa ta përfundojë, sado e gjatë që të jetë.”

Le ta shikojmë këtë edukatë, vëllezër: “Mos ia ndërprit askujt fjalën derisa ta përfundojë, sado e gjatë që të jetë.”

Kur alimi flet, ta lëmë ta përfundojë mendimin e tij. Të mos ia ndërpresim fjalën, të mos i flasim nga vendi, të mos komentojmë anash atë që po thotë dhe të mos e ndërpresim. Nëse diçka nuk e kuptojmë ose nuk pajtohemi me diçka, ta mbajmë mend dhe pas ligjëratës të pyesim ose ta verifikojmë.

Nëse dikush ka ndonjë nevojë të ngutshme dhe duhet të dalë, le të ngrihet dhe të dalë. Por nuk është e hijshme të hedhim fjalë për shkak të gjatësisë së ligjëratës ose hutbes, të komentojmë se sa ka mbetur deri në fund apo në çfarëdo mënyre ta pengojmë atë që flet.

Nëse e bëjmë këtë gjatë ligjëratës, tregojmë mungesë kulture. Ndërsa nëse e bëjmë gjatë hutbes, atëherë jo vetëm që i pengojmë të tjerët që kanë ardhur për të dëgjuar, por edhe vetes ia mohojmë dobinë dhe shpërblimin për të cilin kemi ardhur në xhami.

Sepse ai që nuk di të dëgjojë, vështirë se do të dijë edhe të mësojë. Prandaj, prej edukatës ndaj njeriut të ditur është: ta dëgjojmë kur flet, të mos ia ndërpresim ligjërimin dhe t’i japim mundësi ta përfundojë atë që ka filluar.

Së treti: Nëse mendojmë se alimi ka gabuar, të mos nxitojmë me gjykimin

Respektimi i dijetarëve nuk do të thotë ndjekje e verbër. Edhe alimi është njeri. Mund të gabojë. Mund të harrojë diçka. Mund ta vlerësojë gabimisht një çështje, rrethanat ose mënyrën se si do ta thotë diçka. Mund të shprehet gabimisht. Mund ta mbështesë njërin prej disa mendimeve të pranuara. Prandaj, nëse dëgjojmë diçka që na duket e gabuar, të mos themi menjëherë: “Ky nuk ka haber”, “ky nuk e njeh fenë”, “ky ka devijuar”, “ky është kështu ose ashtu”.

Së pari ta verifikojmë. Ta pyesim një dijetar tjetër, të ditur dhe kompetent. T’i pyesim ata që e njohin atë fushë. Sepse vetëm pse kemi mësuar disa sure, kemi dëgjuar disa ligjërata ose kemi lexuar disa tekste, nuk do të thotë se jemi bërë kompetentë për të gjykuar mbi dijen, punën dhe ekspertizën e një dijetari.

Nëse çdo njeri që ka lexuar diçka do të kishte të drejtë ta korrigjonte alimin, dijetarin dhe t’i tregonte se si duhet të punojë, atëherë me të drejtë mund të pyesim: Përse na duhen njerëzit e ditur, përse na duhen institucionet, përse na duhen vitet e shkollimit dhe përvoja e tyre?

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se muslimani i zakonshëm nuk ka të drejtë të pyesë, të kërkojë sqarim ose të tregojë për atë që nuk i është bërë e qartë. Por ekziston dallimi midis pyetjes dhe gjykimit, midis kërkimit të sqarimit dhe poshtërimit publik të dijetarit.

Vëllezër, ta kujtojmë: nuk është e njëjta gjë t’i tregosh dikujt për një gabim dhe ta poshtërosh njeriun.

Nuk është e njëjta gjë të thuash: “Unë kam dëgjuar ndryshe, a mund ta shqyrtojmë këtë?” dhe të thuash: “Ti nuk ke haber.” Nuk është e njëjta gjë të thuash: “A nuk do të mund të bëhej kështu?” dhe të thuash: “Kështu do të bëhet.”

Njëra është kërkimi i së vërtetës, i së mirës dhe i më të mirës, ndërsa tjetra është mungesë kulture, mendjemadhësi dhe arrogancë. Njeriu mund ta ndërtojë reputacionin e tij për vite të tëra, ndërsa një fjalë e keqe mund t’i shkaktojë dëm të madh. Prandaj është e nevojshme të kemi sjellje të mirë ndaj dijetarëve.

Por, vëllezër, këtu nuk duhet të ndalemi.

Sepse ashtu siç muslimani e ka për obligim të dijë se si do të sillet ndaj dijetarit, edhe dijetari e ka për obligim të dijë se si do të sillet ndaj atij të cilin e mëson.

Për këtë, nëse do Allahu, do të flasim në hutben e ardhshme.

Vetëm edhe një gjë! Pas hutbes të mos themi: “Hoxha sot foli se si populli duhet t’i respektojë hoxhallarët.” Jo, vëllezër. Ne folëm për atë se Islami kërkon që ta respektojmë dijen dhe ata që e bartin atë. E kjo është shumë më e gjerë sesa respektimi i cilitdo individ.

E lusim Allahun e Madhërishëm që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, ta përmirësojë sjelljen tonë, të na dhurojë dije të dobishme dhe t’i bashkojë zemrat tona në rrugën e së mirës. Amin!

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)