Kosovë Archives - Zyrtare.net

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg
Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar të vizitohet nga mjekët e Hagës, duke treguar se ka disa probleme me shiqim.

Gucati tha të enjten ka treguar se vetë personalisht i ka kërkuar Krasniqit që të mos e refuzojë asistencën mjekësore, pasi është diçka e domosdoshme.

Kreu i OVL-UÇK’së ka treguar se përgjatë këtij muaji do t’i takojë në Hagë edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin me 11 dhe 12 nëntor dhe Rexhep Selimin në fund të muajit.

”Ka pasë t’i bëjë kontrollat e syve, ka refzu prapë. Unë u mundova ta bindë. Edhe shokët brenda janë munduar”, ka deklaruar Gucati në RTV 21.

Sa i përket Ligjit për Specialen, Gucati ka thënë se është Ligj i mirë dhe ka bërë thirrje që Kurti të mos bëjë ndonjë marrëveshje me BE-në në dëm të interesit të vendit sa i përket diskutimeve për Ligjin në fjalë.

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës dhe ruajtjes së së vërtetës historike.

“E vërteta historike nuk duhet të humbasë, e as drejtësia të mbetet e papërfunduar. Dhe është përgjegjësi e jona që të mos lejojmë asnjëherë që e vërteta për luftën të harrohet, të relativizohet apo të shtrembërohet. Prandaj, puna e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, është një investim në kujtesën tonë kolektive dhe në trashëgiminë që ua lëmë brezave të ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit ka pranuar raportin e punës nga drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi, ku janë të renditura të arriturat e institucionit.

“Sot pranova raportin e punës nga drejtori i këtij instituti, Atdhe Hetemi, ku janë të radhitura të arriturat mbresëlënëse. Ky Institut po krijon një bazë të qëndrueshme dokumentare dhe shkencore, e cila i shërben ruajtjes së vërtetës historike, po ashtu edhe sistemit të drejtësisë, në veçanti Prokurorisë së Shtetit, sepse dokumentimi i krimeve është i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës dhe vënien para drejtësisë të atyre që kryen krime ndaj popullit tonë”, ka shkruar ai.

Kurti ka përmendur edhe publikimin e listës preliminare të viktimave të luftës 1998-1999, në fund të muajit korrik, duke theksuar se ajo ndihmon institucionet në dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.

Përveç kësaj, ai ka bërë të ditur se gjatë këtij viti është avancuar puna shkencore, është zgjeruar bashkëpunimi ndërkombëtar përmes 21 marrëveshjeve me institucione partnere, si dhe janë realizuar mbi 127 intervista me të mbijetuarit, në kuadër të projektit “Kujtesa e masakrave”.

“Secila dëshmi e mbledhur dhe secili dokument i arkivuar i shërben ndërtimit të një kujtese institucionale për krimet e kryera gjatë luftës”, ka përfunduar Kurti.

Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me familjen Dehari, duke kërkuar nga ai që të marrë përgjegjësi për zbardhjen e rasteve që presin drejtësi në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se Kryeprokurori i Shtetit duhet të angazhohet për zbardhjen e çdo rasti, pa dallim, duke theksuar se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe duhet të trajtohen njësoj edhe nga Prokuroria.

Ai ka përmendur edhe familjet që prej vitesh presin drejtësi dhe zbardhjen e rasteve të rënda që kanë përjetuar.

“Tash, mos harro: ke me i pritë në zyrën tënde të gjitha familjet që kanë raste të rënda nga e kaluara, të cilat ende presin drejtësi dhe zbardhje”, ka shkruar Sadiku.

Në fund, deputeti i LDK është drejtuar drejtpërdrejt Kryeprokurorit Zejnullah Gashi duke i kërkuar që të mos sillet si politikan, por ta përmbushë detyrën me përgjegjësi ose të largohet nga posti.

“S’je politikan. Ose përmbushe detyrën me përgjegjësi, ose çohu prej asaj karrige dil lyp vota”, ka shkruar Sadiku.

Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, ja çfarë iu premtoi atyre
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, me ç’rast është njohur nga afër me punën e tyre dhe njëkohësisht ka dëgjuar drejtpërdrejt arritjet, problemet dhe sfidat me të cilat përballen komunat.

Kryetarët e komunave e uruan Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës dhe shprehën mbështetjen e tyre për të.

Sipas Presidentes, pushteti lokal është niveli i qeverisjes më i afërt me qytetarin. Ajo ka thënë se komunat janë dera e parë ku qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.

Presidentja Shiroka Pula, ka theksuar se në nivelin lokal, qytetarët e shohin çdo ditë se si funksionojnë institucionet dhe sa përgjegjësi tregojnë ato.

Sipas saj, komunat janë edhe urë lidhëse ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të nivelit qendror.

Presidentja Shiroka Pula i ka siguruar kryetarët e komunave se brenda kompetencave të saj, do t’i mbështes ata.

Ajo është zotuar se në takimet e saj me përfaqësues të shteteve të tjera, institucione ndërkombëtare dhe partnerë zhvillimorë, do ta prezantojë potencialin e komunave tona dhe se do të angazhohet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për mundësi të reja të financimit të projekteve nga donatorët ndërkombëtarë.

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka diskutuar për punën legjislative që e pret Kuvendin dhe proceset e rëndësishme politike në vend.

Përmes një njoftimi, Hargreaves ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave të Bashkimit Evropian dhe Planit të Rritjes.

Një tjetër temë e diskutimit ishte strategjia shtetërore për procesin e ankesave pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas ambasadorit britanik, është diskutuar rëndësia që kjo strategji të jetë në interesin më të mirë të Kosovës, duke respektuar njëkohësisht zotimet ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit.

Si u organizua dorëzimi i Thaçit në EULEX? Çollaku zbulon marrëveshjen me Specialen
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit gjatë kohës sa ishte president, Bekim Çollaku, ka zbuluar detaje nga marrëveshja që ishte arritur me Gjykatën Speciale për mënyrën se si do të bëhej dorëzimi i Thaçit te EULEX-i, në nëntor të vitit 2020.

Çollaku ka treguar se ishte dakorduar që në momentin e largimit të Thaçit nga Presidenca të mos kishte prani të shtuar policore dhe që vetëm një veturë me targa civile, me një ose dy pjesëtarë të stafit të Gjykatës Speciale, t’i printe automjetit të presidentit.

“Po e zbuloj për herë të parë dakordimin me stafin e Gjykatës Speciale, që të ketë vetëm një makinë me targa civile, me një apo dy personel, staf të Gjykatës Speciale, të cilët kanë qenë të obliguar t’i paraprijnë makinës së presidentit Thaçi, ku është vetëdorëzuar presidenti Hashim Thaçi”, ka deklaruar Çollaku.

Ai ka theksuar se Thaçi nuk ishte arrestuar, por ishte dorëzuar vetë, sipas dakordimit të arritur paraprakisht.

Çollaku ka rrëfyer edhe për momentet kur ishte konfirmuar aktakuza ndaj Thaçit, duke treguar se kishin pasur informacione paraprake për këtë zhvillim, para se atë zyrtarisht t’ia komunikonte presidentit shefi i EULEX-it.

“Ne kemi pasur informacion që aktakuza ishte konfirmuar. E kemi pasur edhe unë edhe presidenti. Para se të vinte shefi i EULEX-it”, ka thënë ai.

Sipas Çollakut, mënyra se si ishte bërë publike aktakuza ua kishte bërë të qartë se përballja me drejtësinë në Hagë ishte tashmë e përgatitur.

“Kemi qenë të përgatitur që mund të ndodhte. Nga mënyra se si ishte bërë publike, nënkuptonte që tashmë gjithçka ishte përgatitur”, ka shtuar ai.

Ish-bashkëpunëtori i Thaçit ka përshkruar edhe ditën e 4 nëntorit 2020, kur ishte konfirmuar aktakuza, si dhe orët e fundit para nisjes së presidentit drejt Hagës, më 5 nëntor.

Ai ka treguar se kishte qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në Presidencë, së bashku me Thaçin dhe Kadri Veselin, duke veçuar qetësinë me të cilën presidenti e kishte përballuar situatën.

“Kam qenë në zyrë deri në orët e para të mëngjesit të datës 5. Ishte e habitshme qetësia. Një përmbajtje absolute. Gjakftohtësi e ruajtje e racionalitetit në mendime për atë se si duhet ecur tutje”, ka rrëfyer Çollaku.

Ai ka thënë se largimi i Thaçit drejt Hagës ishte emocional për bashkëpunëtorët në Presidencë. Sipas tij, shumë prej tyre nuk arritën t’i përmbanin lotët, përfshirë edhe vetë atë, ndonëse kishte qarë jashtë pranisë së Thaçit.

Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara, ndërsa më 5 nëntor 2020 u nis drejt Hagës për t’u përballur me akuzat.

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar për një arritje të rëndësishme në shëndetësinë publike, pasi sot në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë është realizuar lindja e parë e një pacienteje që kishte arritur shtatzëninë përmes procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF).

Sipas njoftimit të QKUK-së, bëhet fjalë për një paciente 31-vjeçare, shtatzënia e së cilës ishte arritur përmes këtyre procedurave në sektorin publik shëndetësor në Kosovë.

QKUK e ka cilësuar këtë ngjarje si një moment të veçantë dhe arritje të rëndësishme për shëndetësinë publike, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit shëndetësor.

Po ashtu, ky sukses shihet si një shpresë e re për çiftet që përballen me infertilitetin, pasi dëshmon se edhe në institucionet publike në Kosovë po krijohen mundësi për realizimin e ëndrrës së prindërimit.

Në fund, QKUK ka theksuar se kjo arritje përfaqëson një hap përpara në avancimin e shërbimeve shëndetësore publike në vend.

Banka Zhvillimore mbetet premtim edhe pas pesë vjetësh
Kreditë bankare janë një nga burimet kryesore të financimit për bizneset prodhuese në Kosovë. Por, normat e interesit dhe afatet e kthimit shpesh ua vështirësojnë investimet për zgjerimin e prodhimit.

Shpejtim Kuçi, drejtor menaxhues i kompanisë së këpucëve “Solid Shoes”, në Suharekë, thotë se bizneset duhet të fillojnë kthimin e kredive para se investimet të gjenerojnë të ardhura.

Blerja dhe instalimi i makinerive, nisja e prodhimit dhe shitja e produkteve kërkojnë kohë, ndërsa këstet e kredisë fillojnë të paguhen më herët.

“Dhe ende pa siguruar të hyra apo fitim, në muajin pasues duhet të fillojë pagesa e këstit të kredisë, me kamata të larta. Kjo është e papërballueshme për shumë biznese”, thotë Kuçi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe kompania që ai drejton, ka kredi bankare.

Kuçi beson se një bankë zhvillimore, me interesa më të ulëta dhe afate më të gjata kthimi, do t’u mundësonte prodhuesve të investonin më shumë. Por, sipas tij, Kosova është vonuar në krijimin e një institucioni të tillë.

Themelimi i Bankës Zhvillimore është një nga premtimet e kahershme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjashtë vjet pas fillimit të qeverisjes së saj të parë, banka ende nuk është themeluar.

Qeveria ka ndërmarrë disa hapa përgatitorë, por ende nuk dihet se sa do të kushtojë krijimi i saj, si do të financohet dhe çfarë kushtesh do t’u ofrojë bizneseve.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se banka mund të ndihmojë investimet dhe prodhimin vendor, por paralajmërojnë se rezultatet do të varen nga menaxhimi profesional dhe pavarësia nga ndikimet politike.

Miliarda euro kredi, por prodhimi mbetet prapa tregtisë

Vlera e kredive në Kosovë është rritur ndjeshëm viteve të fundit.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në gusht të këtij viti, kreditë e qytetarëve dhe bizneseve tejkaluan shtatë miliardë euro, nga të cilat mbi katër miliardë euro u përkisnin bizneseve.

Bizneset paguajnë mesatarisht rreth 7 për qind interes për kreditë, ndërsa për kategori të caktuara normat arrijnë deri në 7.8 për qind.

Për prodhuesit, megjithatë, sfidë nuk është vetëm interesi, por edhe koha që u nevojitet investimeve për të gjeneruar të ardhura.

“Banka Zhvillimore duhet të ketë norma të ulëta të interesit, periudha afatgjata të kthimit dhe periudha ‘grejs’”, thotë Kuçi.

Periudha ‘grejs’ është një afat lehtësues gjatë të cilit huamarrësi mund të mos paguajë shumën bazë të kredisë, sipas kushteve të marrëveshjes.

Pse nevojitet një bankë tjetër?

Banka Zhvillimore nuk do të ishte mekanizmi i parë për lehtësimin e financimit të bizneseve në Kosovë.

Tashmë funksionon Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, i cili u ndihmon ndërmarrjeve të marrin kredi duke garantuar një pjesë të rrezikut për bankat.

Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, deri në shkurt të vitit 2026, Fondi kishte mbështetur me garanci mbi 20 mijë kredi, me vlerë të përgjithshme mbi një miliard euro, nga të cilat kishin përfituar afro 13 mijë ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.

Garancitë kanë ndihmuar veçanërisht bizneset që nuk kanë kolateral të mjaftueshëm ose histori kreditore.

Megjithatë, Banka Botërore vëren se mungesa e monitorimit sistematik e bën të vështirë të vlerësohet nëse ky financim ka ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës.

Në korrik, Fondi njoftoi edhe për zgjerimin e një programi garancish, të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe banka gjermane për zhvillim, KfW, për lehtësimin e kreditimit të ndërmarrjeve.

Ndryshe nga fondet e garancisë, të cilat mbështesin kreditë e institucioneve financiare ekzistuese, një bankë zhvillimore mund të financojë drejtpërdrejt investime afatgjata dhe sektorë që nuk marrin financim të mjaftueshëm nga tregu.

Por, ende nuk është e qartë se cilat nevoja të pambuluara do t’i adresonte Banka Zhvillimore e Kosovës dhe si do të bashkëpunonte me mekanizmat ekzistues.

Nga premtimi te projektligji

Ideja e Bankës Zhvillimore është pjesë e programit ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje prej vitesh.

Në shkurt të vitit 2021, para ardhjes në pushtet me mandat të plotë, kryetari i saj, Albin Kurti, kishte folur për kredi me interesa nën 3 për qind dhe periudha më të gjata lehtësuese për kthimin e tyre.

Më shumë se pesë vjet pas kësaj deklarate, institucioni ende nuk është themeluar.

Në mars të këtij viti, Ministria e Financave njoftoi nënshkrimin e marrëveshjeve me Bankën Botërore, në vlerë të përgjithshme prej rreth 96 milionë eurosh, për forcimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë.

Njëra marrëveshje, në vlerë prej rreth 50 milionë eurosh, përfshin mbështetjen për themelimin e Bankës Zhvillimore, krahas forcimit të institucioneve ekzistuese financiare, zgjerimit të garancive kreditore dhe zhvillimit të infrastrukturës së pagesave.

Banka Botërore e miratoi financimin e projektit në janar të vitit 2025, por ende nuk dihet se sa mjete do të ndahen konkretisht për bankën e re.

Në qershor, ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, formoi një grup punues për hartimin e projektligjit për Bankën Zhvillimore.

Sipas programit të Qeverisë, projektligji pritet t’i dërgohet Kuvendit në maj të vitit 2027 – më shumë se gjashtë vjet pas premtimit fillestar të Vetëvendosjes.

Ministria e Financave nuk dha informacione për përbërjen e grupit punues dhe ecurinë e hartimit të projektligjit.

Nuk është bërë i ditur as afati kur banka mund të fillojë dhënien e kredive.

Çfarë premton Qeveria?

Qeveria e ka paraqitur Bankën Zhvillimore si një instrument për nxitjen e prodhimit vendor, investimeve dhe eksporteve.

“Prodhimi është themeli i zhvillimit tonë ekonomik”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë prezantimit të programit të ri qeveritar në Kuvend, më 13 shtator.

Sipas tij, bizneset që investojnë në prodhim dhe krijojnë vende pune, do të kenë qasje më të lehtë në kredi dhe kosto më të ulët financimi.

Po sipas tij, Banka Zhvillimore do të financojë drejtpërdrejt projekte strategjike, do të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes bankave dhe do t’u ofrojë prodhuesve e eksportuesve garanci për pagesa.

Megjithatë, hollësitë e funksionimit të saj – përfshirë kapitalin fillestar, kriteret për përfituesit dhe normat e interesit që do t’i ofrojë – nuk janë bërë ende të ditura.

Kush do ta paguajë koston e kredive më të lira?

Një tjetër çështje e pazgjidhur është mënyra e financimit të bankës dhe rreziku që mund të marrë përsipër shteti.

Bankat zhvillimore mund të financohen nga buxheti publik, institucionet financiare ndërkombëtare apo burime të tjera, varësisht nga modeli i tyre.

Por, kreditë me interesa më të ulëta nuk janë pa kosto.

Nëse banka financon projekte me kushte më të favorshme ose merr përsipër rreziqe më të larta, duhet të përcaktohet kush do t’i mbulojë kostot dhe humbjet e mundshme.

Në rastin e Kosovës, ende nuk dihet sa kapital do të investojë shteti, nëse do të ketë subvencione nga buxheti dhe kush do t’i përballojë humbjet nga kreditë që nuk kthehen.

Interesa më të ulëta, por edhe rrezik politik

Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik dhe ish-anëtar i Bordit të BQK-së, thotë se Banka Zhvillimore duhet të përqendrohet në financimin e investimeve, veçanërisht në industrinë prodhuese, dhe jo në pranimin e depozitave nga qytetarët.

Sipas tij, kjo do të mund të nxiste prodhimin vendor dhe të ndikonte në uljen e deficitit tregtar.

“Kjo bankë mund të ndikojë në uljen e normave të interesit në bankat tjera komerciale, duke rritur ofertën e kredive afatgjata”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Por, Bektashi paralajmëron se rezultatet do të varen nga menaxhimi profesional, transparenca dhe shmangia e ndërhyrjeve politike.

Rezerva shpreh edhe Edison Jakurti, ligjërues i ekonomisë në Abilene Christian University, në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Ai vlerëson se banka mund të ndihmojë industrinë prodhuese, por dyshon në aftësinë e institucioneve për ta menaxhuar në mënyrë të pavarur dhe efikase.

“Mjafton të shohim ngecjen disavjeçare të Fondit Sovran dhe mungesën e përmirësimeve thelbësore në performancën e ndërmarrjeve publike. Në këto rrethana, është vështirë të pritet që themelimi i një institucioni tjetër, në vetvete, të sjellë rezultate të ndryshme”, thotë Jakurti për Radion Evropa e Lirë.

Ligji për Fondin Sovran – një mekanizëm i propozuar nga Qeveria për menaxhimin e pasurive shtetërore – u miratua në dhjetor të vitit 2023, por u dërgua për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, të cilat pretenduan se binte ndesh me parimet e ekonomisë së lirë të tregut.

Në raportin e vitit 2025 për Kosovën, Komisioni Evropian konstatoi se krijimi i Fondit Sovran ishte vonuar për shkak të shqyrtimit kushtetues.

Jakurti vlerëson se përplasjet politike rreth projekteve të tilla kanë penguar zbatimin e politikave publike dhe se krijimi i institucioneve të reja nuk garanton rezultate pa përmirësuar funksionimin dhe pavarësinë e tyre.

BQK-ja: Banka e re nuk duhet të cenojë konkurrencën

Në Kosovë operojnë dhjetë banka komerciale, të cilat licencohen dhe mbikëqyren nga BQK-ja.

Por, modeli i licencimit dhe mbikëqyrjes së Bankës Zhvillimore ende nuk është përcaktuar.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, BQK-ja konfirmon se ka marrë pjesë në konsultimet paraprake për rolin dhe arkitekturën financiare të bankës, në kuadër të projektit me Bankën Botërore.

Sipas saj, modeli përfundimtar juridik, institucional dhe operacional, përfshirë licencimin dhe mbikëqyrjen, duhet të përcaktohet me ligj.

BQK-ja thekson se banka e re duhet të adresojë nevojat e pambuluara për financim, “pa cenuar konkurrencën në sektorin financiar dhe duke respektuar parimet e financimit të qëndrueshëm”.

Kjo do të kërkojë një model që mundëson financim më të favorshëm për sektorë të caktuar, pa krijuar konkurrencë të pabarabartë me bankat komerciale.

Çfarë tregojnë përvojat e rajonit?

Maqedonia e Veriut ka një bankë zhvillimore që nga viti 1998, e cila mbështet ndërmarrjet, eksportet dhe investimet përmes kredive dhe garancive.

Në një program të mbështetur nga Qeveria, bizneset mund të përfitojnë kredi me interes vjetor prej 1.95 për qind, afat kthimi deri në 15 vjet dhe periudhë ‘grejs’ deri në tre vjet. Kreditë shpërndahen përmes bankave komerciale.

Sipas Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut, deri në janar të këtij viti ishin vënë në dispozicion mbi 224 milionë euro për mbështetjen e investimeve të bizneseve.

Ndërkaq, sipas një vlerësimi të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), banka kishte menaxhuar linja kreditore prej 62 milionë eurosh gjatë vitit 2024, për financimin e 278 projekteve.

Megjithatë, OECD-ja vëren se, pavarësisht monitorimit të aktiviteteve të bankës, nuk janë kryer vlerësime të ndikimit të programeve të saj në përmirësimin e qasjes së bizneseve në financim.

Edhe Shqipëria ka ndërmarrë hapa për krijimin e një banke zhvillimore. Ligji për themelimin e saj u miratua në mars të vitit 2025, ndërsa në dhjetor banka u regjistrua si shoqëri aksionare.

Me kapital fillestar të paraparë prej dhjetë miliardë lekësh, apo mbi 100 milionë euro, ajo synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, eksportet dhe projektet infrastrukturore.

A mund ta ndryshojë banka ekonominë e Kosovës?

Nevoja për të mbështetur prodhimin vendor pasqyrohet edhe në bilancin tregtar të Kosovës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar importet tejkaluan shtatë miliardë euro, ndërsa eksportet e mallrave arritën në rreth një miliard euro.

Një bankë zhvillimore mund t’u krijojë bizneseve mundësi për të investuar në makineri, teknologji dhe kapacitete të reja prodhuese.

Por, financimi më i lirë nuk i zgjidh vetvetiu pengesat e prodhimit, përfshirë kostot e operimit, mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe konkurrencën në tregjet ndërkombëtare.

Mbetet gjithashtu e paqartë nëse banka do të financojë investime që bizneset nuk arrijnë t’i realizojnë përmes bankave komerciale dhe mekanizmave ekzistues.

Për prodhues si Shpejtim Kuçi, kreditë afatgjata dhe me interesa më të ulëta do të krijonin më shumë mundësi për zgjerim.

“… dhe, rrjedhimisht, rritje të fuqisë punëtore”, përfundon ai./REL/

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve
Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, ka deklaruar se tashmë nuk është koha për dorëheqje morale, por për shkarkime të zyrtarëve përgjegjës.

Në Debat Plus, Rrahmani ka kërkuar që të shqyrtohet i gjithë funksionimi i sistemit dhe të ketë përgjegjësi për rastet e vrasjeve dhe dhunës në familje.

Ai ka thënë se institucionet është dashur të japin shembull përmes dorëheqjeve morale që në ditët e para pas rastit, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.“Është dashur që t’i japin standarde, siç ndodh në secilin vend të botës, me dorëheqje. Tashmë ka kaluar koha e dorëheqjes, tash është koha e shkarkimeve dhe që të duhej të bëhej nga kryeministri”, ka deklaruar ai.

Rrahmani ka kritikuar pushtetin për rritjen e rasteve të vrasjeve dhe dhunës në familje gjatë gati shtatë vjetëve të qeverisjes, duke thënë se sistemi nuk ka funksionuar siç duhet.Ai ka shtuar se Komisioni Hetimor parlamentar ka obligim të merret seriozisht me këtë çështje dhe të hetojë deri në fund përgjegjësitë institucionale.

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka pranuar se do të kandidojë për kryetar të partisë.

I ftuar në “Politiko”, Gashi ka thënë se beson se i plotëson kushtet për një garë të tillë.

Ai ka përmendur ambicien, profilin dhe programin si elemente që i konsideron të rëndësishme për kandidimin.

“Besoj që i plotësoj formalitetet dhe kushtet që i pata: ambicien, profilin e programin. Meqenëse s’jemi ende në atë fazë, por jemi në politikë për një kohë të konsiderueshme dhe kam kontributin tim, mendoj se ka ardhur koha t’i shoh mundësitë se si bashkërisht ta bëjmë LDK-në dhe Kosovën më të mirë. Mund ta thuash me zë të qartë dhe të lartë”, ka deklaruar Gashi në “Politiko”.

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi
Hulumtuesja Saranda Ramaj ka kritikuar mënyrën se si Policia e Kosovës e ka trajtuar rastin e Arlinda Zekajt, duke thënë se përgjegjësia për atë që ka ndodhur nuk mund t’i hidhet vetëm Prokurorisë.

Në Debat Plus, Ramaj ka thënë se Arlinda u ishte lënë amanet familjarëve në prani të policëve, ndërsa policët, sipas saj, e kishin marrë rolin e taksistit duke e dërguar nga stacioni policor në Pejë deri në Vitomiricë.

“Ajo u është lënë amanet familjarëve ne prani ne policëve dhe policët e luajnë rolin e taksistit.. Arlinda nuk ka pasur nevojë për taksist prej stacionit policor në Pejë deri në Vitomericë, e cila i ka shtatë minuta distancë me veturë nuk ka pasur nevojë për atë gjë”, ka theksuar ajo.

Ajo ka theksuar se Policia ka pasur përgjegjësi të ndërmarrë veprime, pasi sipas saj, zyrtarët policorë kishin parë tensionimin mes të dyshuarit dhe viktimës.

Ramaj ka kundërshtuar arsyetimin se Policia nuk ka përgjegjësi nëse nuk ka marrë udhëzime nga prokurori kujdestar, duke thënë se në situata të tilla policët duhet të veprojnë edhe pa pritur konsultimin me Prokurorinë.

Ajo ka thënë se mënyra se si polici komunikonte me Arlindën tregon për një problem sistemik në trajtimin e grave viktima të dhunës nga Policia e Kosovës.

“Sepse nuk mundesh me thonë po dyshoj që po do me vra , po s’ma ma qel prokurorja ose s’mund me kontaktu prokuroren kujdesore. Nuk është bash kështu… Mu çka më shqetëson, do te thotë biseda edhe tash që na Faruku (polici) ne kemi bo shumë personazhe, gjë që nuk është çështja e emrit personal të Farukut, po mënyra se si bisedon Faruku me tashmë viktimën ne tregon që përgjegjësia e Policisë së Kosovës e ka sistemin kështu, qysh i trajton viktimat gra. Po, tregon që është sistem”, ka deklaruar ajo.

Sipas Ramajt, çështja nuk ka të bëjë vetëm me përgjegjësinë e një zyrtari policor, por me mënyrën se si funksionon i gjithë sistemi në trajtimin e rasteve të tilla.

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit në udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Aksionin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.Ai bërë të ditur se operacioni po mbështet edhe nga stacionet policore rajonale.

Njoftimi:

Një operacion hetimor kunder lojrave të fatit është duke u zhvilluar në Rajonin e Prizrenit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, me mbështetjen dhe ndihmën e stacioneve policore dhe njësive të tjera policore të Rajonit të Prizrenit.

Informacione të tjera lidhur me operacionin do të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg
Makina u zhyt disa metra poshtë argjinaturës së linjës hekurudhore dhe u desh të ngrihej nga një vinç. Për pasagjeren 27-vjeçare, ndihma erdhi shumë vonë – ajo vdiq në vendin e aksidentit

I dehur, duke drejtuar makinën me shpejtësi në një kthesë ndërkohë që asnjëri nga pasagjerët nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Bashkudhëtarja 27-vjeçare që ndodhej në atë makinë vdiq në aksidentin që kishte ndodhur në korrik 2023. Shoferi akuzohet për vrasje të paqëllimshme, transmeton albinfo.ch.

I akuzuari tani 30-vjeçar nga Kosova mori një kolege 27-vjeçare, një repere, në Winterthur në korrik 2023 pasi kishte konsumuar disa birra (të paktën 0.83 promila përmbajtje alkooli në gjak) dhe kishte ndërmend ta çonte atë në shtëpi në Ettenhausen/TG në orën 22:30.

Para mbikalimit hekurudhor në Schneiterstrasse në Elgg, ai hyri në kthesën e djathtë me të paktën 88 km/orë (në vend të 80 km/orë të lejuar), shkruan 20minuten.ch.

Makina u zhyt disa metra poshtë argjinaturës së linjës hekurudhore aty pranë dhe u desh të ngrihej nga një vinç. Për pasagjeren e tij 27-vjeçare, ndihma erdhi shumë vonë – ajo vdiq në vendin e aksidentit.

Sipas aktakuzës, ai tejkaloi shpejtësinë fizike të lejuar për kthesën, e cila është 80 deri në 85 km/orë, duke e bërë të pamundur drejtimin e sigurt në kthesën e djathtë. Gjatë kësaj ngarjeje “të pamatur dhe shumë të rrezikshme”, Seat-i i tij u kthye në korsinë përballë dhe doli nga rruga në të majtë. Makina u përplas mbi parmakun mbrojtës, u ngrit në ajër dhe u përplas me forcë në tokë pranë shinave hekurudhore pas rreth 20 metrash.

Në gjyqin e së mërkurës para Gjykatës së Qarkut Winterthur, i pandehuri u parqit i tronditur, përcjell albinfo.ch. Ai deklaroi se po i nënshtrohet terapisë së traumës. Ai ka hequr dorë nga puna e tij si riparues karrocerie makinash dhe tani punon si asistent infermierie.

I pandehuri, i cili banon në kantonin e St. Gallenit, tha se përballja me makina të shkatërruara në punën e tij të përditshme i kishte shkaktuar kujtime të shkuara në të kaluarën. … Ai e kishte marrë patentën e drejtimit vetëm tre muaj e gjysmë para aksidentit, pasi i ishte hequr dy herë më herët atë vit për shpejtësi të lartë. Ai gjithashtu ka borxh 50,000 franga zvicerane nga një aksident me makinë që e shkaktoi vetë.

Lidhur me aksidentin, ai tha: “E pashë kolegen time dhe po flisja me të.” Ai pretendoi se e pa kthesën shumë vonë dhe në mënyrë refleksive frenoi fort, duke bërë që të devijonte në korsinë përballë. Ai këmbënguli se nuk po e ngiste mkinën me shpejtësi të lartë.

Prokurori, i cili është i specializuar në veprat penale të shpejtësisë së lartë, e ka akuzuar kosovarin për vrasje të paqëllimshme dhe ka kërkuar një dënim me gjashtë vjet burg. Ai gjithashtu po kërkon një dëbim dhjetëvjeçar nga vendi dhe që i akuzuari të paguajë shpenzimet e hetimit prej 35,000 frangash zvicerane.

“Qëllim apo neglizhencë?” Kjo është pyetja thelbësore për prokurorin. Nuk ishte thjesht një aksident; i akuzuari e kishte pranuar me vetëdije mundësinë e vdekjes së pasagjeres së tij. “Ai e njihte rrugën dhe kthesën dhe nuk duhej të kishte drejtuar kurrë nën ndikimin e alkoolit”, deklaroi prokurori.

I akuzuari ka tre dënime të mëparshme, të cilit i është hequr patenta e drejtimit disa herë. Përfundimi i prokurorit: “Mëshira për ata që ecin me shpejtësi nuk ka vend në gjykatë; kjo mëshirë i përket vetëm familjes së viktimës.”

Avokati që përfaqëson familjen e të ndjerës tha se nëna e viktimës ishte e shkatërruar dhe se dy motrat e saj kishin marrë trajtim psikologjik që nga incidenti, trnsmeton lbinfo.ch. “Një jetë familjare pa shqetësime nuk është më e mundur.”

Avokati mbrojtës i të akuzuarit mohon akuzën për drejtim të pakujdesshëm. Ai kërkon lirim nga akuzat për vrasje të paqëllimshme dhe heqje dorë nga dëbimi.

Ai duhet të gjobitet vetëm për shkelje të rregullave të trafikut, sipas avokatit.

Klienti i tij nuk është person që ka tejkaluar shpejtësinë: “Ai nuk po ngiste me një shpejtësi tepër të lartë; shenjat e rrëshqitjes e kundërshtojnë këtë.” Shpejtësia prej 88 km/orë është vetëm pak mbi kufirin e shpejtësisë së lejuar për kthesë. Makina doli nga kthesa për shkak të manovrës së papritur të frenimit: “Qëllimi, edhe nëse vetëm pjesërisht, nuk është provuar.”

Gjykata do të japë vendimin e saj të enjten në orën 16:00.

Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë
Aleanca ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, duke e cilësuar atë si dëshmi të stagnimit dhe degradimit institucional të Kosovës pas më shumë se gjashtë vitesh qeverisje.

Në reagimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Aleanca ka thënë se raporti përmban vlerësime të rënda për gjendjen në vend, me konstatime për mungesë progresi dhe progres të kufizuar në disa fusha.

Sipas Aleancës, raporti dëshmon se Kosova ka shënuar kthim prapa në rrugëtimin drejt integrimit evropian, ndërsa kriza politike dhe zgjedhjet e përsëritura kanë bllokuar institucionet dhe kanë lënë vendin pa orientim.

Në fushën e drejtësisë, Aleanca ka vlerësuar se premtimet për reforma të thella nuk janë përmbushur, duke theksuar se gjyqësori mbetet i cenueshëm nga ndërhyrjet dhe se rezultatet në luftën kundër korrupsionit janë të kufizuara.

Partia ka kritikuar gjithashtu menaxhimin e financave publike, duke thënë se qeveria ka injoruar rekomandimet e vitit të kaluar dhe ka dëmtuar menaxhimin e investimeve dhe besueshmërinë e Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë.

Ky subjekt politik ka kundërshtuar edhe narrativën e qeverisë për rritje ekonomike, duke theksuar se ekonomia e Kosovës vazhdon të përballet me konkurrueshmëri të dobët, varësi nga importet dhe papunësi, veçanërisht te gratë dhe të rinjtë.

Në reagim janë përmendur edhe problemet me mbrojtjen e të drejtave elementare, përhapjen e dhunës me bazë gjinore dhe presionet ndaj mediave.

“Aleanca ka paralajmëruar në vazhdimësi se kjo mënyrë e papërgjegjshme e udhëheqjes do t’i kushtojë shtetit tonë”, thuhet në reagim.

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës
Flaka Fazlija, e bija e doktorit të luftës, Fatmir Fazlija, ka rrëfyer në Klan Kosova për babanë e saj, një ditë pasi u gjetën mbetje mortore të tij, pas identifikimeve të para nga gërmimet në Kalludër dhe Jabukë.

Në emisionin “Kosova Today”, Flaka foli për kontributin e babait të saj si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificën për lirinë dhe dhimbjen e familjes për zhdukjen e tij.

“Babai im, doktor Fatmir Fazlija, është mbi të gjitha mantelbardhë i lirisë, mjek i luftës. Ka kontribuuar në kuadër të UÇK-së si mjek. Mbi të gjitha, në mesin e shumë ëndrrave të tij, ka qenë ëndrra jonë e përbashkët si popull, ëndrra për liri. Kjo ka bërë që të sakrifikojë një potencial të madh që ka pasur, një rrugë që e kishte filluar me shumë mbarësi dhe t’i dedikohet kauzës kombëtare”, u shpreh ajo.

Ajo tregoi se familja e saj e ka origjinën nga Drenica, ndërsa bëri të ditur se edhe daja i saj, Ali Haliti, është në mesin e personave të identifikuar në varrezën masive.

“Ne jemi me origjinë nga rajoni i Drenicës, vendlindja e UÇK-së, vendlindja e babait tim, por edhe e dajës tim, i cili është në mesin e kufomave të identifikuara në varrezën masive, Ali Haliti”, tha ajo.

Ajo rrëfeu edhe për faktin se nuk e ka njohur kurrë babanë, pasi ishte vetëm një muajshe kur ai u zhduk.

“Unë kam qenë e sapolindur kur është zhdukur babai, kam qenë njëmuajshe. Jo, babanë nuk e kam parë. Një ushtar i ka treguar që është bërë baba për herë të tretë, që kam lindur unë dhe më kanë quajtur me emrin Flaka. Unë linda në flakën e lirisë, edhe në kuptimin e flakës së shpresës”, rrëfeu Flaka.

Ndërkohë, Qeveria njoftoi të martën se ka pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave, përveç Fatmir Fazlijajt, janë identifikuar edhe Adem Ademi dhe Ali Haliti, pjesëtarë të Grupit të Intelektualëve.

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti
Një incident i rëndë ka ndodhur në këndin e lojërave në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë vetëm 7-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të tjerë, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë, të kontrolluara më pas nga menaxheri i këndit të lojërave, kanë ndihmuar në zbardhjen e rrethanave të sulmit.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është K. Feka 35 vjeçar, i cili dyshohet se e ka sulmuar fëmijën me duar dhe këmbë, pas një përleshjeje të çastit mes disa fëmijëve që po luanin.

Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 19:45, në këndin e lojërave brenda qendrës tregtare në Livagjë të Graçanicës.

Sipas informacioneve të siguruara, disa fëmijë ishin përfshirë në një kacafytje gjatë lojës, kur një person i rritur, që ndodhej pranë tyre, kishte vrapuar drejt njërit prej fëmijëve.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, sipas denoncimit, dyshohet se burri e sulmoi fizikisht 7-vjeçarin, duke e goditur me duar dhe këmbë edhe pasi fëmija kishte përfunduar në dysheme.

Pas incidentit, personi i dyshuar ishte larguar nga lokacioni.

Menaxheri kontrollon kamerat dhe njofton Policinë

Rasti ka dalë në pah një ditë më vonë, më 2 nëntor, kur menaxheri i këndit të lojërave, G.L. 31 vjeçar , ka njoftuar Policinë për incidentin, pasi kishte shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë.

Hetuesit kanë nisur mbledhjen e informatave dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe babai i të miturit, i cili ka deklaruar se deri në atë moment nuk kishte qenë në dijeni për sulmin ndaj djalit të tij.

Viktima është një fëmijë 7-vjeçar, ndërsa, për shkak të moshës dhe ndjeshmërisë së rastit, nuk do të publikon të dhëna të tjera që mund të çojnë në identifikimin e tij.

Për rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa Policia ka iniciuar hetimet për veprën penale “Sulmi”.

I dyshuari paraqitet në Polici, ndalohet për 48 orë

Më 3 nëntor, i dyshuari K. Feka është paraqitur në Stacionin Policor në Graçanicë, ku është intervistuar lidhur me incidentin.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ndaj tij është caktuar ndalimi deri në 48 orë.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësisë eventuale penale të të dyshuarit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Komisioni Evropian do ta publikojë sot Pakon Vjetore të Zgjerimit, në kuadër të së cilës përfshihet edhe Raporti për Kosovën për vitin 2026.

Sipas njoftimit, komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do t’i prezantojë gjetjet e kësaj pakoje para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Prezantimi do të mbahet sot, duke filluar nga ora 13:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Nga kontrata 54 mijë euro te posti i konsullit: Si përfitoi aktivisti i Guxo-s nga pushteti i Pecit, Gërvallës dhe Konjufcës
Një aktivist i Listës Guxo në Mitrovicë duket se ka përfituar në disa forma nga pushteti që kjo parti e ushtroi në institucionet e Kosovës.

Bëhet fjalë për Njazi Ajvazin, ish-anëtar i Kryesisë së partisë Guxo në Mitrovicë, i cili njihet si njeri i afër i Faton Pecit. Brenda pak viteve, ai ka përfituar shumë nga Qeveria Kurti.

Fillimisht, ai kishte përfituar një kontratë mbi 50 mijë euro nga një institucion që vepron në kuadër të ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, për të vazhduar më pas me punësim në Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Donika Gërvalla dhe në fund me një pozitë të lart në shërbimin diplomatik të Kosovës, e cila iu dha nga kryediplomati Glauk Konjufca.

Pecit i jep kontratë 54 mijë euro

Në vitin 2022, Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), institucion që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), e cila atëkohë drejtohej nga Faton Peci, i kishte dhënë Njazi Ajvazit një kontratë në vlerë prej 54 mijë eurosh.

Në atë kohë, Peci ishte njëri prej figurave kryesore të Listës Guxo dhe udhëhiqte degën e kësaj partie në Mitrovicë, ku Ajvazi ishte pjesë e Kryesisë.

Kontrata, të cilën e kishte siguruar gazeta Nacionale, kishte të bënte me marrjen e një lokali me qira për nevojat e Drejtorisë për Koordinimin e APK-së në Mitrovicë.

Kontrata parashihte që Agjencia Pyjore e Kosovës, Ajvazit do t’ia paguajë 900 euro në muaj, për një kohëzgjatje prej 5 vitesh.

Sipas nenit të parë të kontratës, qiradhënësi (Ajvazi) i jep me qira qiramarrësit (KAP) zyrat të cilat gjenden në Mitrovicë, rruga “Shala e Bajgorës”, të cilat do të shfrytëzohen për zyrat për nevojat e Drejtorisë për Koordinimin e APK-së në Mitrovicë.

Objekti i kontraktuar kishte sipërfaqe të përgjithshme prej 478 metra katrorë, prej tyre 195 metra katrorë janë zyre, ndërsa pjesa tjetër është parking (për 8 automjete).

Në nenin 4 të kontratës, thuhet se qiraja fillon të rrjedhë prej datës 1 korrik dhe do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2027.

Punësimi në MPJD

Por, përfitimet e Ajvazit nga institucionet shtetërore nuk përfunduan me kontratën e marrë nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Dy vjet më vonë, në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës drejtohej nga Donika Gërvalla, e cila njëkohësisht ishte edhe kryetare e Listës Guxo, Ajvazi u punësua në këtë ministri si zyrtar i shërbimit të jashtëm.

Më 30 tetor të vitit 2022, ai ishte punësuar në MPJD si zyrtar i shërbimit të jashtëm.

Sipas njoftimit për kandidatët fitues, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, Ajvazi kishte marrë më sa paku pikë nga kandidatët e pranuar.

Emërimi si konsull

Më 15 prill të vitit 2026, ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, e caktoi Ajvazin në shërbim diplomatik, duke e dërguar në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë.

Në vendimin që e ka siguruar gazeta Nacionale, Ajvazi është caktuar të shërbejë në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë me mandat katërvjeçar.

Sipas vendimit, ai punën në konsullatë e ka filluar nga data 3 gusht 2026.

Kështu, brenda disa vitesh, një anëtar i Kryesisë së Listës Guxo në Mitrovicë kaloi nga përfitues i një kontrate prej 54 mijë eurosh nga një institucion nën varësinë e ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci, në punonjës të MPJD-së gjatë drejtimit të Donika Gërvallës, për të përfunduar më pas në një pozitë konsullore me vendim të Glauk Konjufcës.

Foto: Njazi Ajvazi (djathtas), Enis Osmani – nënkryetar i Komunës dhe kryetar i GUXO në Mitrovicë (afër tij), Selman Ajvazi (i dyti nga ana e majtë) – vëllai i Njaziut, Lulzim Imeri (i pari majtas) – aktivist i GUXO dhe drejtues i një faqeje në Facebook që promovon punën e Faton Pecit dhe sulmon kundërshtarët e tij.

18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?
Disa ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar periudhën standarde katërvjeçare të shërbimit në misionet diplomatike ku janë të akredituar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se atyre u ka përfunduar ushtrimi i detyrës. Sipas legjislacionit, qëndrimi në të njëjtin mision mund të vazhdohet edhe pas katër vjetësh, në varësi të nevojave të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Të dhënat që Kallxo i ka siguruar nga MPJD-ja tregojnë se në listën e përfaqësuesve të Kosovës jashtë vendit, figurojnë 49 persona në pozita diplomatike dhe konsullore. Krahas ambasadorëve që kanë kaluar periudhën katërvjeçare të shërbimit, lista përfshinë edhe përfaqësues që kanë nisur misionet në vitet e fundit, si dhe konsuj të përgjithshëm në disa shtete.

Sipas kësaj liste, dhjetë ambasadorë kanë nisur misionet e tyre gjatë vitit 2021, ndërsa tetë të tjerë gjatë vitit 2022. Të tetëmbëdhjetit kanë kaluar periudhën standarde katërvjeçare të shërbimit gjatë kohës kur Kosova përbrenda ishte në krizë institucionale.

Edhe pse MPJD nuk e ndërlidh këtë gjë me situatën e brendshme, gjatë këtyre viteve, Kosova është përballur me një ngërç të zgjatur institucional, i cili nisi pas zgjedhjeve parlamentare të 09.02.2025 dhe vazhdoi edhe pas zgjedhjeve të 28.12.2025.

Pamundësia për konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit çoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 07.06.2026.

Ngërçi institucional mori fund më 06.10.2026, kur Justina Shiroka-Pula u zgjodh në pozitën e Presidentes së Kosovës.

Pas tejkalimit të ngërçit institucional, mbetet të shihet nëse do të ketë emërime dhe dekretime të reja në misionet diplomatike apo nëse përfaqësuesit aktualë do të vazhdojnë të shërbejnë në pozitat e tyre edhe për një periudhë tjetër.

Kush nisi punën në vitet 2021-2022?

Ambasadorët që kanë nisur misionet në vitin 2021 janë Skender Durmishi në Tiranë, më 12.10.2021; Faruk Ajeti në Berlin, më 25.11.2021; Dren Doli në Hagë, më 30.11.2021; Valdet Sadiku në Lubjanë, më 30.11.2021; Ilir Dugolli në Washington, më 06.12.2021; Xhabir Hamiti në Abu Dhabi, më 06.12.2021; Fuad Morina në Doha, më 21.11.2021; Ariana Zherka Hoxha në Podgoricë, më 15.12.2021; Martin Berishaj në Zagreb, më 13.12.2021; dhe Agron Bajrami në Bruksel, më 20.12.2021.

Për këta dhjetë ambasadorë, periudha katërvjeçare e shërbimit ka kaluar mes datave 12.10.2025 – kur e ka përmbushur këtë periudhë Skender Durmishi – dhe 20.12.2025 – kur këtë periudhë e ka kaluar Agron Bajrami.

Ndërkaq, tetë ambasadorë të tjerë kanë nisur misionet gjatë vitit 2022. Ilir Kapiti në Londër më 06.01.2022; Sabri Kiçmari në Tokio më 05.01.2022; Albesjana Iberhysaj Kapitaj në Pragë më 14.01.2022; Jetmira Bërdynaj në Kanberra më 11.03.2022; Florian Qehaja në Shkup më 25.05.2022; Nita Luci në Oslo më 08.06.2022; Agon Vrenezi në Ankara më 15.06.2022; dhe Blerim Reka në New York më 08.09.2022.

Për këtë grup, periudha katërvjeçare e shërbimit ka kaluar nga 06.01.2026, në rastin e Ilir Kapitit, deri më 08.09.2026, në rastin e Blerim Rekës.

Çfarë thotë MPJD-ja për periudhën katërvjeçare?

Në përgjigjen për Kallxo.com, MPJD-ja ka sqaruar se periudha katërvjeçare e shërbimit në të njëjtin mision diplomatik është standardi i përcaktuar me ligj, por se kjo periudhë mund të ndryshojë në varësi të nevojave të Ministrisë.

Sipas MPJD-së, neni 22 i Ligjit nr. 03/L-122 përcakton se përfaqësuesit diplomatikë qëndrojnë në shërbim në të njëjtin mision diplomatik për një periudhë katërvjeçare, përveç rasteve kur nevojat e Ministrisë kërkojnë ndryshe, sipas diskrecionit të ministrit.

“Lidhur me kohëzgjatjen e mandatit dhe statusin e ushtrimit të detyrës, ju njoftojmë se periudha e qëndrimit në një mision diplomatik, nuk përbën domosdoshmërisht konfirmim të përfundimit të ushtrimit të detyrës, pasi statusi i secilit ambasador përcaktohet në përputhje me vendimet përkatëse”- tha Ministria për Kallxo.com.

Ministria ka sqaruar gjithashtu se kalimi i katër vjetëve në një mision nuk nënkupton automatikisht përfundimin e funksionit të ambasadorit apo shefit të misionit.

Përfundimi i funksionit të shefit të misionit, sipas MPJD-së, bëhet përmes procedurave ligjore, përfshirë dekretin presidencial dhe njoftimin zyrtar të shtetit pranues përmes letrave të tërheqjes.

MPJD-ja nuk ka dhënë hollësi për vendimet individuale që kanë mundësuar vazhdimin e qëndrimit të përfaqësuesve në misionet përkatëse, ndërsa nuk ka specifikuar as nëse ka plane konkrete për emërime të reja.

Përfaqësuesit me qëndrime më të gjata në misione

Lista e MPJD-së përfshin edhe përfaqësues që kanë nisur shërbimin në misionet përkatëse para vitit 2021.

Sami Halili ka filluar punën si diplomat më 03.01.2017, ndërsa si i ngarkuar me punë në Dakar figuron nga 30.06.2022. Fitim Gllareva ka nisur misionin në Athinë më 02.10.2018, ndërsa në listë janë shënuar edhe vazhdimet e qëndrimit të tij, përfshirë ato të datave 31.01.2023 dhe 01.08.2026, si dhe një vazhdim gjatë vitit 2024.

Shkëndije Geci Sherifi figuron në misionin në Stokholm nga 01.04.2019, ndërsa Afrim Nura në pozitën e konsullit të përgjithshëm në Munih nga 17.01.2019.

Në listë figuron edhe Adriatik Kryeziu, në pozitën ambasador/këshilltar në Otavë, nga 20.01.2020, si dhe Ines Demiri, e ngarkuar me punë në Jerusalem, nga 01.10.2020.

Përfaqësuesit në misione gjatë viteve 2023–2026

Në listën e MPJD-së figurojnë edhe përfaqësues që kanë nisur misionet gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2023, Haxhi Bajraktari ka nisur misionin në Sofje më 11.09.2023.

Gjatë vitit 2024, Mentor Latifi ka nisur misionin në Bernë më 15.05.2024; Delfin Pllana në Budapest më 11.06.2024; Nita Shala në Romë më 03.08.2024; dhe Edona Maloku Bërdynaj në Lisbonë më 26.08.2024.

Në vitin 2025, Lulzim Pllana ka nisur misionin në Dhaka më 07.01.2025, Lirija Berisha në Bangkok më 11.08.2025, ndërsa Xhelal Shaqiri figuron si i ngarkuar me punë i përkohshëm në Kuala Lumpur nga 25.09.2025.

Ndërkaq, gjatë vitit 2026, në listë figurojnë Heroina Telaku në Bogota, nga 17.04.2026; Lulzim Hiseni në Paris, Fitor Murati në Strasburg, Ruzvelt Frrokaj në Vatikan dhe Enis Xhemaili në Panama, të gjithë nga 15.07.2026; si dhe Valëza Oruqi, shefe e misionit në Kopenhagë, nga 15.08.2026.

Konsujt e përgjithshëm dhe përfaqësuesit konsullorë

Përveç përfaqësuesve diplomatikë, lista e MPJD-së përmban edhe 12 pozita konsullore.

Në Iowa, Vera Rexhepi figuron si konsulle nga 01.10.2026. Në Shtutgart, Hamdi Bërbatovci figuron si konsull i përgjithshëm, ndërsa data 08.01.2024 në listë i referohet fillimit të shërbimit si shef misioni.

Në Frankfurt, Gzim Gashi figuron si konsull i përgjithshëm nga 14.12.2022, ndërsa në Munih, Afrim Nura nga 17.01.2019.

Në Dyseldorf, Behar Isma figuron si konsull i përgjithshëm, ndërsa data 07.07.2024 i referohet fillimit të shërbimit si shef misioni. Në Hamburg, Mizbah Mustafa figuron në të njëjtën pozitë, ndërsa data e shënuar për fillimin e shërbimit si shef misioni është 13.11.2024.

Mizbah Mustafa (Hamburg), Hamdi Bërbatovci (Shtutgart) dhe Behar Isma (Dyseldorf) kanë qenë shefa misionesh që nga viti 2024, ndërsa në vitin 2026 janë emëruar konsuj të përgjithshëm.

Në vitet paraprake 2023-2024, në listë figurojnë Vigan Berisha në Zvicër, nga 01.12.2023; Kadri Dakaj në Toronto, nga 31.01.2023; Drilon Gashi në Varshavë, nga 14.12.2023; si dhe Floreta Kabashi në Gjenevë, nga 01.10.2024.

Gjatë vitit 2026, në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës kanë nisur shërbimin nëntë përfaqësues, sipas listës së MPJD-së. Heroina Telaku ka nisur misionin në Bogota më 17.04.2026, ndërsa Lulzim Hiseni në Paris dhe Fitor Murati në Strasbourg më 15.07.2026.

Në të njëjtën datë kanë filluar shërbimin edhe Dren Zeka në Stamboll, Ruzvelt Frrokaj në Vatikan dhe Enis Xhemaili në Panama. Rexhep Bajraktari ka nisur punën si konsull i përgjithshëm në Milano më 17.09.2026, Valëza Oruqi si shefe e misionit në Kopenhagë më 15.08.2026, ndërsa Vera Rexhepi si konsulle në Iowa më 01.10.2026.

Qeveria e Kosovës, me Projekt-buxhetin 2027, ka paraparë 45 milionë e 595 mijë e 692 eurosh për misionet diplomatike dhe konsullore.

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka folur në emisionin Pressing lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shprehur paqartësi për arsyen e kthimit të tij.

Mustafa ka thënë se për të ka qenë e rëndësishme që ligji të kalonte dhe të arrihej stabiliteti politik.

“Për mua ka qenë e rëndësishme me kalu ligji, me ardhë stabiliteti politik. Unë sot nuk e di pse ai ligj është kthyer. Nuk ka mundësi me u kthy më keq se që ishte”, ka deklaruar Mustafa në Pressing.

video: