Bota Archives - Zyrtare.net

Arrestohen tre persona për vjedhjen e 129 milionë dollarëve përmes inteligjencës artificiale
Tre persona janë arrestuar në Evropë, pasi dyshohet se për rreth dy vite kanë përdorur inteligjencën artificiale për të mashtruar kompani të ndryshme, duke përvetësuar rreth 129 milionë dollarë (115 milionë euro), shkruan tgcom24.it.

Jacob Soall, Sharon Hazan dhe Guy Sheetrit, të cilët njiheshin me pseudonimet “Rocky Balboa”, “Superman Cash” dhe “Fat Boy”, akuzohen se kanë përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale për t’u paraqitur si drejtues të lartë kompanish dhe avokatë të njohur, me qëllim bindjen e punonjësve për të kryer transferta të mëdha financiare.

Sipas aktakuzës së bërë publike së fundmi, skema mashtruese është zhvilluar nga korriku 2024 deri në shkurt 2026. Të dyshuarit përdornin inteligjencën artificiale për të klonuar zërin dhe imazhin e drejtuesve të kompanive, duke kontaktuar punonjësit përmes telefonatave dhe videothirrjeve.

Ata pretendonin se po zhvillonin operacione financiare konfidenciale dhe kërkonin ndihmë për realizimin e transfertave. Për ta bërë skemën më bindëse, mashtruesit paraqiteshin edhe si avokatë të firmave të mëdha ndërkombëtare, duke krijuar përshtypjen se transaksionet ishin të ligjshme dhe të konfirmuara nga profesionistë të fushës.

Punonjësit udhëzoheshin të transferonin shuma të konsiderueshme parash në llogari bankare të kontrolluara nga organizatorët. Më pas, paratë konvertoheshin në kriptomonedha për të fshehur origjinën e tyre dhe për t’i shpërndarë mes anëtarëve të grupit.

Në shënjestër spitale, banka dhe kompani ndërkombëtare

Mes viktimave të skemës mashtruese janë kompani dhe institucione të ndryshme në SHBA dhe vende të tjera. Sipas aktakuzës, grupi ka përvetësuar afro 5 milionë dollarë nga një sistem spitalor në Misuri, ndërsa rreth 3 milionë dollarë nga një bankë në Rhode Island dhe një sistem spitalor në Kaliforni.

Një nga goditjet më të mëdha financiare ishte ndaj një kompanie të teknologjisë financiare me lidhje në Mbretërinë e Bashkuar, së cilës iu vodhën 11.578.474 dollarë.

Në listën e viktimave përfshihen gjithashtu një kompani investimesh në Masaçusets, me një humbje prej 4.639.918 dollarësh, si dhe një kompani amerikane e produkteve ushqimore për kafshë shtëpiake në Florida, së cilës iu morën 5.242.747 dollarë.

Tre të dyshuarit u arrestuan në Evropë gjatë periudhës qershor-shtator dhe aktualisht presin ekstradimin në SHBA. Ata do të përballen me akuza për komplot kriminal, pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Aktakuza është depozituar në një gjykatë federale në Nju Jork.

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë
Një valë kërcënimesh me bomba, të dërguara pothuajse në të njëjtën kohë, përfshiu të paktën 21 aeroporte në mbarë Evropën, duke shkaktuar devijimin e fluturimeve të pasagjerëve dhe kontrolle të jashtëzakonshme sigurie. Në Itali situata shkoi edhe më tej, ku u aktivizuan avionë luftarakë.

Autoritetet italiane ngritën në ajër avionë luftarakë për të shoqëruar një nga fluturimet e pasagjerëve që ishte në shënjestër të kërcënimeve. Ndërkohë, aeroporti londinez Heathrow ishte ndër të paktët ku paralajmërimi nuk çoi në aktivizimin e protokolleve shtesë emergjente.

Pas kontrolleve, të gjitha kërcënimet rezultuan të rreme. Megjithatë, shërbimet evropiane të sigurisë po hetojnë nëse pas tyre fshihet një aksion i koordinuar me synim destabilizimin e trafikut ajror në kontinent.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr një email i dërguar autoriteteve të aeroportit të Romës, i nënshkruar nga “Luftëtarët e Shtetit Mashkullor”, një grup joformal që lidhet me organizatën ruse të ndaluar “Legjioni Mashkullor”. Hetuesit ende po përpiqen të zbulojnë kush qëndron pas mesazhit dhe nëse ai është autentik.

Deri tani nuk ka prova konkrete që i lidhin kërcënimet me ndonjë shtet apo organizatë të caktuar, ndërsa hetimet e organeve kompetente vazhdojnë.

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi se ndikimi në rritje politik i miliarderit Elon Musk përbën rrezik për vendet më të vogla. Njëkohësisht, ai shprehu shpresë se fitorja e demokratëve në zgjedhjet për Kongresin amerikan do të sjellë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe do ta detyrojë presidentin rus Vladimir Putin të negociojë.

Në një intervistë me satiristin gjerman Jan Böhmermann për emisionin “Magazin Royale” të kanalit ZDF, Zelenski u pyet për postimin e Muskut në rrjetin “X” pas zgjedhjeve në SHBA, ku miliarderi bëri shaka se “lazerët e tij hapësinorë për ndërhyrje në zgjedhje” kishin dështuar.

“Nuk e di kur flet seriozisht e kur bën shaka. Për mua, gjërat bëhen tepër serioze kur ai flet për satelitë”, tha Zelenski.

Ai e falënderoi kompaninë “SpaceX” për internetin satelitor, i cili ishte jetik për Ukrainën pas fillimit të pushtimit rus, por e kritikoi qëndrimin e Muskut ndaj luftës.

“Kur një njeri shumë i pasur mund të ndikojë në politikën amerikane, kjo është e rrezikshme për vendet më të vogla. Ai nuk ka të drejtë të ndikojë në këtë”, tha Zelenski, duke iu referuar deklaratave të Muskut për atë se kush duhet të qeverisë Gjermaninë apo Ukrainën.

“Demokratët janë shumë të qartë në mbështetjen për Ukrainën”

Zelenski e përshëndeti fitoren e demokratëve, duke shprehur shpresë se raporti i ri i forcave në Kongres do ta forcojë bashkëpunimin mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë dhe do ta rrisë ndihmën për Ukrainën.

“Kemi mbështetjen e të dyja partive. U jam mirënjohës edhe republikanëve, por demokratët janë shumë të qartë në mbështetjen e tyre për Ukrainën”, tha ai, duke shtuar se ndihma e fortë financiare dhe ushtarake do të ketë efekt pozitiv mbi Putinin.

Zgjedhje gjatë luftës “100 për qind të padrejta”

Presidenti ukrainas foli edhe për presionin nga Uashingtoni dhe Moska që Ukraina të mbajë zgjedhje presidenciale pavarësisht luftës. Ai kujtoi se rreth nëntë milionë ukrainas ndodhen jashtë vendit, miliona jetojnë në zonat nën okupim rus, ndërsa shumë ushtarë janë në front.

“Mbajtja e zgjedhjeve ndërkohë që ushtarët nuk mund të votojnë nuk është e drejtë. Është 100 për qind e padrejtë”, tha Zelenski, duke paralajmëruar se zgjedhjet gjatë luftës mund t’i thellojnë edhe më shumë ndarjet politike në shoqërinë ukrainase.

Ai zbuloi se u ka propozuar amerikanëve të arrijnë një marrëveshje me Rusinë për armëpushim gjatë dimrit.

“U thashë amerikanëve: mund të arrini marrëveshje me rusët për armëpushim gjatë dimrit. Atëherë njerëzit do të kenë rrymë dhe ujë, e në atë periudhë mund të mbajmë zgjedhje”, tha ai.

Zelenski la të kuptohet se disa njerëz në Uashington duan që ai të largohet nga pushteti, por theksoi se zgjedhjet eventuale duhet t’u mundësojnë të gjithë ukrainasve pjesëmarrje të vërtetë.

A do të largohen Rubio dhe Hegseth pas humbjes në zgjedhje? Shtëpia e Bardhë reagon për zërat që tronditën administratën Trump
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë zërat për një riorganizim të mundshëm të administratës së Donald Trump, pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Në fokus të spekulimeve janë dy nga figurat më të rëndësishme të kabinetit: sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Mediat amerikane kanë raportuar se të dy mund të largoheshin nga posti.

Por situata e tyre nuk është e njëjtë. Ndërsa largimi i Rubios është mohuar prerazi, fati i Hegseth mbetet i paqartë, për shkak të kritikave të shumta për mënyrën si e ka drejtuar luftën me Iranin.

Trump: Hegseth ka bërë punë fantastike

Sipas mediave amerikane, disa zëra brenda Partisë Republikane kërkojnë zëvendësimin e Hegseth, duke ia faturuar rezultatin e dobët në zgjedhje pasojave të konfliktit ushtarak.

Trump ka pranuar se ka marrë telefonata për të ardhmen e sekretarit të Mbrojtjes. Në një intervistë telefonike për ABC News, ai tha se ka “çdo qëllim” ta mbajë Hegseth në administratë.

Më pas, para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti e lavdëroi punën e tij, duke e cilësuar fantastike. Si arritje ai përmendi operacionet kundër Venezuelës dhe luftën me Iranin, e cila tashmë ka hyrë në muajin e nëntë.

Massie paralajmëron procedurë shkarkimi

Megjithë mbështetjen e presidentit, Hegseth rrezikon një procedurë shkarkimi në Kongres. Republikani Thomas Massie, një nga kritikët më të zëshëm të Trump, ka njoftuar se që në fillim të javës së ardhshme do të aktivizojë rezolutën për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes.

Në një deklaratë për Politico, Massie i bëri thirrje Trump ta zëvendësojë Hegseth para se demokratët të marrin kontrollin e Kongresit në janar, në mënyrë që Senati të ketë kohë të konfirmojë një kandidat të ri.

Hegseth: Nuk do të tërhiqemi

Hegseth u përgjigj përmes një videoje, në të cilën mbrojti punën e tij dhe sulmoi përpjekjet për ta larguar.

“Na sulmojnë mua dhe ne, sepse jemi efektivë. Kjo nuk do të funksionojë. Ne nuk do të tërhiqemi”, deklaroi ai.

Ai e cilësoi nismën për shkarkim si një lëvizje politike pa bazë dhe akuzoi demokratët se po përdorin procedurat institucionale për të goditur kundërshtarët. Si arritje të administratës, Hegseth renditi rritjen e rekrutimeve në ushtri, rimëkëmbjen e industrisë së mbrojtjes dhe heqjen e disa programeve për diversitetin brenda forcave të armatosura.

Rubio: Nga cila punë do të largohem?

Ndryshe nga Hegseth, Marco Rubio i ka hedhur poshtë raportimet se po mendon të largohet për t’u përgatitur për një kandidim të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Në një intervistë për The New York Times, ai tha se plani i tij ka qenë gjithmonë të qëndrojë në administratën Trump deri në fund të mandatit.

“Më pëlqen puna që po bëj”, tha Rubio, duke iu përgjigjur me ironi spekulimeve: “Unë gjithmonë qesh kur thonë se ai do të largohet nga puna. Dhe pyes: Nga cila prej tyre?”.

Edhe Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit i kanë cilësuar këto raportime si lajme të rreme.

Ndryshime edhe në krye të ushtrisë?

Ndërkohë, sipas Washington Post, Trump mund të jetë duke menduar edhe për ndryshime në drejtimin ushtarak, përfshirë largimin e gjeneralit Dan Caine, kryetarit të Shtabit të Përbashkët, ose të admiralit Brad Cooper, komandantit të CENTCOM. Të dy kanë pasur rol kyç në këshillimin e administratës për luftën me Iranin.

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, ku demokratët fituan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, ka rritur presionin mbi administratën. Vetë Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance e kanë lidhur rezultatin me pasojat e luftës në Iran, duke e kthyer konfliktin në një nga temat kryesore të debatit brenda kampit republikan.

Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara duke parashikuar se lufta me Iranin do të përfundonte “menjëherë pas zgjedhjeve”.

Tashmë votat janë numëruar dhe Partia e tij Republikane po ballafaqohet me humbje në dy dhomat e Kongresit, humbje të cilën nënpresidenti amerikan ia atribuoi konfliktit.

“Arsyeja pse humbëm ishte lufta”, tha nënpresidenti JD Vance përmes një postimi në X më 4 nëntor. Trump tha se ky vlerësim është “gjerësisht i vërtetë”, por shtoi se ai do të merrte po të njëjtin vendim sërish sepse “Irani nuk mund të lejohet që të ketë armë bërthamore”.

Kjo bën që Trump – pothuajse dy muaj para se Kongresi i udhëhequr nga demokratët të marrë kontrollin e buxhetit dhe drejtimin e komiteteve për thirrjen e dëshmitarëve – të përballet me opsione më pak të favorshme: negocim, përshkallëzim apo të mos ndërmarrë asnjë veprim.

“Demokratët nuk e marrin kontrollin sot”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Shayan Samii, ekspert për sigurinë kombëtare me seli në SHBA. “Trump ka edhe dy muaj kohë për të vepruar, pa u ndikuar nga implikimet e rezultatit zgjedhor, nëse ai dëshiron që të rinisë fushatën ushtarake”.

Një president mund ta arsyetojë ndërhyrjen ushtarake duke u thirrur në çështje të sigurisë kombëtare, tha Samii. Çdo projektligj që synon kufizimin e luftës do të kërkonte nënshkrimin e Trumpit ose një shumicë prej dy të tretash në të dyja dhomat e Kongresit, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, për të rrëzuar veton e tij.

“Disa ekspertë besojnë se demokratët mund ta ndryshojnë rrjedhën e konfrontimit ushtarak me Republikën Islamike. Unë nuk e shoh në këtë mënyrë”, tha ai.

Skenari 1: Rifillimi i plotë i luftës

Presidenti Trump vazhdimisht ka lënë të kuptohet se mund të rinisë sulmet në shkallë të gjerë pas zgjedhjeve, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, raportohet se i ka bërë presion që ta bëjë këtë.

Një fushatë e ripërtërirë ushtarake me gjasë do të ndjekë sërish modelin e prillit, kur sulmet amerikane dhe izraelite patën për shënjestër ura, linja hekurudhore dhe infrastrukturën energjetike, teksa Trumpi kërcënoi se do t’ua vinte flakën “çdo centrali elektrik në Iran”.

Në ishullin Harg, që është terminali kryesor i Iranit për eksportin e naftës, deri më tani janë goditur vetëm objektet ushtarake. Goditja e infrastrukturës energjetike të ishullit është një hap që Uashingtoni ende nuk e ka ndërmarrë dhe që nuk i është dashur ta bëjë, pasi bllokada ndaj porteve iraniane ka bërë që eksportet e naftës iraniane të arrijnë pothuajse në zero.

Shahin Modarres, ekspert iranian i sigurisë me bazë në Romë, pret që të kalohet edhe kjo vijë.

“Fatkeqësisht, unë shoh se në të ardhmen na pret një luftë e ashpër”, tha ai për Radion Farda.

Ai shpjegoi se Uashingtoni ka vepruar në disa faza: fillimisht përmes parandalimit dhe, pas dështimit të një memorandumi mirëkuptimi në qershor – të cilin ai e përshkroi si mjaft të favorshëm për Teheranin – pasoi fushata ekonomike që përfshiu sanksione të ashpra, kufizime të fluturimeve dhe mbyllje të pjesshme të kufijve tokësorë të Iranit. Meqë ky presion nuk dha rezultate, faza e ardhshme, sipas tij, është që Teherani të detyrohet të kapitullojë.

Në këtë fazë, tha Modarres, “infrastruktura e vendit, sektori energjetik dhe sektorët ekonomikë” do të jenë të gjitha shënjestra, së bashku me atë që ka mbetur nga programet bërthamore dhe raketore të Iranit, “veçanërisht Mali Pickaxe” – që është një kompleks i fortifikuar nëntokësor pranë Natanzit, që Trump ka kërcënuar qysh në korrik se do ta sulmojë.

Synimi do të ishte që vendi të çohet drejt kolapsit, derisa Republika Islamike të dorëzohet, duke i lejuar “një shtrese të këtij regjimi” – elementeve të udhëheqjes aktuale – ta marrin kontrollin, “të paktën për një kohë”. Një dorëzim i tillë, shtoi Modarres, do të rriste ndjeshëm gjasat që sistemi të shembej tërësisht.

Por, gjatë javëve të fundit Teherani ka paralajmëruar për pasojat e një konflikti të ri.

Më 31 tetor, udhëheqësi suprem, Mojtaba Khamenei, urdhëroi komandantët që të përgatiteshin për një “përgjigje të menjëhershme, me ndikim dhe pa kufizime gjeografike” ndaj çdo sulmi të ri, si dhe ta zgjerojnë listën e objektivave.

Edhe Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka kërcënuar se do të shënjestrojë kabllot nënujore të komunikimit në Gjirin Persik, teksa ka paralajmëruar se në shënjestër do të jenë edhe bazat amerikane jashtë Lindjes së Mesme dhe infrastruktura energjetike në rajon.

Irani ka lënë të kuptohet se për dallim nga lufta 40-ditore, gjatë së cilës Teherani e zgjeroi konfliktin në nivel rajonal, në konfliktin e ardhshëm do të përfshiheshin edhe më shumë shtete. Rinisja e luftimeve do të shkaktonte po ashtu rritje edhe më të madhe të çmimeve të karburanteve.

Skenari 2: Një goditje e madhe dhe më pas tërheqje

Edhe pse pak i mundshëm, një rrugë e ndërmjetme mund t’i pëlqejë një presidenti që dëshiron ta arrijë një fitore, pa u angazhuar në një luftë të gjatë.

Raportimet në fund të tetorit pretendonin se administrata Trump i kishte paralajmëruar aleatët e saj në rajon se pas zgjedhjeve ishte i mundur një operacion i shkurtër dhe intensiv ushtarak kundër Iranit.

Një nga objektivat kryesorë mund të jetë Mali Pickaxe. Më pas, presidenti Trump mund të deklarojë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar mjaftueshëm dhe të synojë arritjen e një marrëveshjeje që do të parashihte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, në këmbim të lehtësimit të një pjese të sanksioneve dhe shtyrjen e bisedimeve për programin bërthamor.

Besohet se pjesë të objektit gjenden 80 deri në 100 metra nëntokë, duke e bërë të vështirë verifikimin e çdo pretendimi se është shkatërruar. Komanda e ushtrisë së Iranit, Shtabi Qendror Khatam al-Anbiya, ka paralajmëruar se bombardimi i malit do të përbënte rinisje të luftës në mbarë rajonin.

Prandaj, përderisa SHBA-ja mund të shpresojë që të kryejë një fushatë të shkurtër ushtarake, Irani mund ta zvarrisë luftën me shpresën se kështu do të rrisë edhe kostot politike dhe financiare për Trumpin.

Skenari 3: S’ka luftë, s’ka paqe

Trumpi mund edhe thjesht ta vazhdojë të mbajë qëndrimin aktual, duke kryer sulme “mbrojtëse”, duke mbajtur në fuqi bllokadën detare dhe duke vazhduar shoqërimin e anijeve tregtare nga Marina amerikane nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, status quo-ja është e paqëndrueshme dhe presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, deklaroi në fund të tetorit se vendi duhet të dalë nga situata “as luftë, as paqe”.

Samii po ashtu tha se dyshon se masa të pjesshme, si sulmet e herëpashershme ndaj objekteve ushtarake në ishujt iranianë, mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Nga mesi i vitit 2027, tha ai, vëmendja e Uashingtonit do të përqendrohet te gara presidenciale e vitit 2028 dhe kandidatët e të dyja partive do të kërkojnë një zgjidhje afatgjatë për Iranin, në vend që ta trashëgojnë këtë problem.

Skenari 4: Një marrëveshje e përkohshme

Në rrafshin diplomatik, ka mundësi të arrihet një marrëveshje e kufizuar, e ndërmjetësuar nga Katari, e ngjashme me memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor, i cili për një kohë të shkurtër ndali luftimet dhe hoqi bllokadën, por më pas u zhbë.

Tregjet duket se po llogarisin në arritjen e një marrëveshjeje të tillë. Më 4 nëntor, çmimi i naftës bruto Brent ra nën 100 dollarë për fuçi.

Irani ka ofruar që ta rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse Uashingtoni i plotëson shtatë kushtet e tij, përfshirë heqjen e bllokadës detare, lehtësimin e sanksioneve, garantimin e përfundimit të sulmeve dhe një armëpushim rajonal që përfshin edhe Libanin.

Një marrëveshje më e gjerë që do të përfshinte programin bërthamor të Iranit duket se ka më pak gjasa që të arrihet. Uashingtoni kërkon një zotim, që do të mund të verifikonte se Irani nuk do ta rindërtonte programin, teksa Teherani thotë se bisedimet bërthamore mund të nisin vetëm pasi të plotësohen kushtet e tij.

Modarres argumentoi se diplomacia dhe përshkallëzimi i konfliktit nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin.

Ai tha se si Vance, ashtu edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka të ngjarë të jenë kandidatë potencialë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 dhe, sipas tij, secili dëshiron të marrë meritat për çdo sukses dhe t’ia atribuojë tjetrit çdo dështim. Por, në thelb, ata po luajnë rolin e “policit të mirë dhe policit të keq”, duke mbajtur “një derë gjysmë të hapur” deri në momentin e fundit, “madje edhe pasi të nisë lufta”, në mënyrë që Teherani të ketë ende një mundësi për t’u dorëzuar.

Faktorët që mund t’i prishin skenarët

Disa faktorë mund t’i prishin cilindo nga këta skenarë.

Izraeli mund të veprojë i vetëm nëse vlerëson se Uashingtoni po shkon drejt një marrëveshjeje që ai e kundërshton.

Brenda Iranit, dështimi i memorandumit të mirëkuptimit të qershorit iu atribuua pjesërisht fraksioneve të linjës së ashpër, të cilat udhëhiqnin sulmet ndaj anijeve tregtare. Kjo dëshmon se një marrëveshje mund të sabotohet po aq lehtë nga Teherani sa edhe nga Uashingtoni.

Ndërkaq, Teherani tashmë po i interpreton rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA si konfirmim të qëndrimit të tij. Para votimit, analistët argumentonin se Irani besonte se po e fitonte luftën. Një fitore e thellë e demokratëve mund ta inkurajojë atë të rrisë kërkesat dhe të presë derisa presidenti, tashmë i dobësuar dhe me më pak hapësirë veprimi, të përballet me vështirësi edhe më të mëdha.

Dhe pastaj është vetë Trumpi.

I pyetur më 4 nëntor se kur do të përfundojë lufta me Iranin, ai dha të njëjtën përgjigje si më 27 tetor: “Kurdo që të dua unë”./REL

Kush është politikani demokrat që po pritet të jetë “Barack Obama i ardhshëm”
Senatori demokrat nga Georgia, Jon Ossoff, ka pasur një performancë të suksesshme në zgjedhjet afatmesme, ndërsa gjasat e tij për t’u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA-së janë rritur ndjeshëm, shkruan The Independent.

Sipas këtij mediumi, tani atij i jepet një mundësi prej 24 për qind për t’u bërë kandidati i ardhshëm presidencial i demokratëve, duke shënuar një rritje prej 9 pikë përqindjeje brenda një kohe shumë të shkurtër.

Ndërkohë, gjasat që ai të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 kanë arritur në 18 për qind, nga 10.5 për qind sa ishin më parë. Kjo e vendos atë katër pikë përqindjeje përpara kongresmenes demokrate nga New Yorku, Alexandria Ocasio-Cortez, dhe pesë pikë përqindjeje përpara zëvendëspresidentit JD Vance.

Ossoff arriti një fitore bindëse ndaj kandidatit republikan Mike Collins në një garë vendimtare për demokratët, duke siguruar më shumë se 2.4 milionë vota, apo 58.9 për qind të totalit të votave.

39-vjeçari, i cili është anëtari më i ri i Senatit dhe u zgjodh senator pas balotazhit zgjedhor të vitit 2021, kishte mbajtur një fjalim të fuqishëm, në të cilin sulmoi Trumpin, të cilit po i afrohet fundi i mandatit.

Ai është krahasuar me ish-presidentin Barack Obama, një orator i fuqishëm me prirje progresiste dhe qendrore, i cili përfaqëson një alternativë më të re në një epokë të dominuar nga presidentë të moshuar.

“Bashkë kemi dëshmuar se detyra jonë nuk është vetëm ta frenojmë ligësinë e një presidenti, por edhe të shërojmë plagët që qëndrojnë në themel të kësaj gjendjeje”, u tha Ossoff mbështetësve të mbledhur të këtë të martë në mbrëmje.

“Populli amerikan ka dënuar shthurjen, korrupsionin dhe paaftësinë e presidentit të dështuar Donald J. Trump, të cilit po i përfundon mandati”, deklaroi ai.

Karrigia e tij në Senat fillimisht ishte ndër objektivat kryesorë të republikanëve, pasi Ossoff është senator demokrat që kërkonte rizgjedhjen në një shtet të cilin Trump e kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2024.

Megjithatë, fushata e tij e suksesshme, e cila u karakterizua nga kritika të ashpra ndaj administratës Trump, i dha atij një fitore të rëndësishme. Ossoff e akuzoi presidentin për abuzim me pozitën zyrtare për përfitime personale, si dhe për minimin e themeleve ekonomike dhe politike të vendit.

Fushata e tij mblodhi më shumë se 100 milionë dollarë donacione, duke nxitur spekulimet se ai mund të udhëheqë përpjekjet e demokratëve për ta fituar presidencën në vitin 2028.

Ossoff ka qenë i pamëshirshëm në sulmet e tij të ashpra ndaj Trumpit, familjes së tij dhe aleatëve të presidentit. Kjo qasje ka bërë që ai të dalë gjithnjë e më shumë në plan të parë të politikës amerikane.

Tashmë, ai paraqet një sfidë të rëndësishme për Alexandria Ocasio-Cortez, e cila deri vonë konsiderohej ndër favoritët kryesorë për të siguruar nominimin presidencial të demokratëve.

Ossoff ka lënë pas edhe Gavin Newsomin, i cili dikur ishte favorit i qartë për nominimin. Në platformën Polymarket, gjasat e Newsomit për të fituar nominimin kishin arritur në 40 për qind, përpara se të binin në 15 për qind.

Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje mbrojtjeje, Riadi i jep Damaskut mbi 400 milionë dollarë kredi
Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa qëndroi të mërkurën në Riad për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë që përfshinte ministrat e Jashtëm, të Mbrojtjes, të Financave dhe të Industrisë, si dhe shefin e Shërbimit të Përgjithshëm të Inteligjencës. Vizita u zhvillua me ftesë të mbretit Salman, ndërsa al-Sharaa zhvilloi bisedime me princin e kurorës, Mohammed bin Salman.

Të dy liderët mbikëqyrën nënshkrimin e disa marrëveshjeve, mes tyre një marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe mbi 403 milionë dollarë kredi saudite për sektorët e energjisë, strehimit, shëndetësisë dhe infrastrukturës në Siri. Fondi Saudit për Zhvillim nënshkroi gjashtë marrëveshje me Ministrinë siriane të Financave për kredi zhvillimore me kushte të favorshme. U nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim industrial mes ministrive përkatëse të dy vendeve.

Marrëveshja e mbrojtjes vjen në një kohë kur milicia Huthi në Jemen, e mbështetur nga Irani, vazhdon sulmet me raketa dhe dronë kundër Mbretërisë. Pas vizitës së mëparshme, Reuters raportoi se Siria po shqyrtonte mundësinë e ndihmës ushtarake për Arabinë Saudite përballë luftës që po përshkallëzohet me Huthët.

Kjo është vizita e dytë e al-Sharaas në Arabinë Saudite brenda pak javësh, pas takimit të 6 tetorit me princin e kurorës. Riadi ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të qeverisë siriane që kur al-Sharaa erdhi në pushtet pas rrëzimit të Bashar al-Asadit në dhjetor 2024. Arabia Saudite ishte edhe destinacioni i parë që al-Sharaa vizitoi pas ndryshimit të regjimit, vizitë që shënoi fillimin e përpjekjeve diplomatike për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.

Në përfundim të vizitës, presidenti sirian falënderoi mbretin Salman dhe princin e kurorës për pritjen e ngrohtë ndaj tij dhe delegacionit.

Burimi: SANA, SPA, Al Jazeera

Vuçiq përdori faljet presidenciale për të shpëtuar të akuzuarit, kërkohet hetim ndaj tij
Vendimi i Aleksandar Vuçiq për të falur 49 persona mund ta çojë atë në bankën e të akuzuarve. Viktimat e vendimit të tij, nëse nuk marrin drejtësi në Serbi, mund të kërkojnë drejtësi edhe para Gjykatës Evropiane.

Ministria e Drejtësisë ka publikuar listën e plotë të 49 personave të falur nga Aleksandar Vuçiq më 27 shtator, ditën kur ai dha dorëheqjen si President i Serbisë. Ata përfshijnë Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Brendshme Dijana Hrkaloviq, të paktën 15 persona të akuzuar për shpërdorim detyre, që janë ndjekur penalisht për pastrim parash dhe persona që besohet se kanë pranuar ryshfete.

Vuçiq ka amnistuar edhe një duzinë personash që morën pjesë në sulmet ndaj protestuesve në Serbi gjatë dy viteve të fundit, që ka shkaktuar zemërim publik në Serbi. Midis tyre është Milosh Pavloviq, i cili ishte në gjyq për tentativën e vrasjes së studentes Sonja Ponjoviq.

Vitin e kaluar, Vuçiq fali katër aktivistë të Partisë Progresive Serbe (SNS) që sulmuan studentët në Novi Sad me shkopinj bejsbolli, dhe më pas një vajzë e cila gjatë bllokadave studentore, goditi një studente me makinë dhe i shkaktoi lëndime të rrezikshme për jetën.

Kjo është arsyeja pse Sanja Radivojeviq nga Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut (BCLJP) thekson për DW se vendimi i Vuçiqit i 27 shtatorit është një vazhdim i abuzimit me institucionin e faljes.

“Ne e kemi theksuar këtë edhe në lidhje me vendimet e mëparshme për të liruar nga ndjekja penale ata që akuzohen për sulme ndaj studentëve. Falja (Milosh Pavloviq për shembull) ndërpret procedurat gjyqësore dhe parandalon hetimin e plotë të përgjegjësisë për dhunë të rëndë ndaj një studenteje që po shprehte paqësisht protestën e saj dhe po bënte nderime nga të vdekurit.”

Arrestimi i Marko Kriçak

Të dielën, më 1 nëntor, kreu i Drejtorisë së Policisë Kriminale, Marko Kriçak, u arrestua për, siç besohet, shpërdorim të detyrës në lidhje me një rast vrasjeje në një restorant në Beograd këtë vit. Vetëm dy ditë më pas u tha se ai mund të mbahet përgjegjës edhe për një vepër tjetër penale.

“Akuzat për abuzim fizik dhe kërcënime të dhunshme kundër Nikolina Singjeliq kërkuan një përgjigje të menjëhershme dhe të pavarur. Por në vend të një përgjigje rreth këtyre akuzave, ai u ngrit në detyrë në hierarkinë e policisë”, thekson Radivojeviq.

Por ky është vetëm një nga rastet e trajtimit joadekuat, sepse gjatë protestave ka pasur edhe rrahje të tjera të të miturve në vende të ndryshme në Serbi.

BCHRP ngriti 14 kallëzime penale për trajtim joadekuat të qytetarëve nga policia midis 28 qershorit dhe 7 korrikut 2025, por asnjëra nga këto kallëzime nuk ka rezultuar me ndonjë vendim gjyqësor.

Faljet (jo)ligjore

Që kur njoftoi më 27 shtator se kishte falur 49 persona, në Serbi janë ngritur dyshimet se vendimi i Aleksandar Vuçiqit nuk është marrë në përputhje me ligjin. Ndaj po kërkohet që të Zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar të përcaktojë nëse Vuçiq ka shkelur ligjin apo jo.

Radivojeviq thotë se këto rrethana duhet të hetohen. “Këto rrethana përfshijnë faljet e përsëritura të personave të akuzuar për dhunë ndaj pjesëmarrësve në protestë, mungesën e arsyeve të disponueshme publikisht për vendime të tilla dhe deklaratat e presidentit se ai po “ndreq padrejtësinë” që u është shkaktuar atyre nga gjykatat dhe prokuroritë. E gjithë kjo ngre pyetjen nëse autoriteti është përdorur për të mbrojtur individë të caktuar nga përgjegjësia penale dhe për të penguar punën e gjyqësorit”, thotë ajo.

Ajo shton se bazuar në dokumentacionin për secilën falje, duhet të përcaktohet nëse ka qenë shpërdorim detyre apo ndonjë vepër tjetër penale.

Shqyrtimi i faljeve të Vuçiqit?

Tani kërkohet shqyrtim i dyshimeve për shkeljen e ligjit nga Vuçiqi. Avokati Mihailo Pavloviq thotë se e vetmja mënyrë për të rishikuar këto vendime është përmes procedurave para Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka autoritetin të anulojë aktet që shkelin Kushtetutën, por është e diskutueshme nëse duke vepruar kështu, sepse Gjykata Kushtetuese tani do të shkelte të drejtat e personave të falur, të cilët janë hequr përfundimisht nga ndjekja penale. Në fakt, Gjykata Kushtetuese tani do të shkaktonte një shkelje të re të të drejtave të personave që janë falur ose janë falur përfundimisht”, shpjegon ai.

Pavloviq shton se është gjithashtu e mundur të rishikohet nëse vendimi për falje është pasojë e kryerjes së një vepre penale. Sidoqoftë, tani duhet të përcaktohet nëse ka bazë ligjore për shkeljet ligjore nga Vuçiqi. Ndërkohë që viktimave u mbetet edhe mundësia e kërkimit të të drejtave të tyre para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. /DW

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se arsyeja kryesore e humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit është lufta, duke argumentuar se një pjesë e konsiderueshme e votuesve që mbështetën Donald Trumpin në zgjedhjet e vitit 2024, këtë herë votuan për demokratët.

Në një reagim pas rezultateve të zgjedhjeve, Vance tha se analiza e të dhënave të pjesëmarrjes në votime tregonte se mbështetësit republikanë kishin dalë në zgjedhje, por kjo nuk ishte përkthyer domosdoshmërisht në vota për kandidatët e partisë së tij.

Ai përmendi si shembull Floridën, ku, sipas tij, elektorati ishte nëntë pikë përqindjeje më republikan sesa demokrat, vetëm pak më pak se në zgjedhjet e vitit 2024. Megjithatë, Vance tha se problemi kryesor nuk ishte pjesëmarrja, por kalimi i një pjese të votuesve të Trumpit te demokratët.

Duke iu referuar një sondazhi që, sipas tij, kishte parashikuar saktë rezultatet, Vance tha se votuesit që kishin braktisur republikanët kishin përmendur katër arsye kryesore për vendimin e tyre: përfundimin e luftës, përqendrimin te kostoja e jetesës dhe inflacioni, zbatimin e politikës “Amerika e Para” dhe ndryshimin e marrëdhënieve të SHBA-së me Izraelin.

“Arsyeja pse humbëm është lufta. Vetë presidenti e tha këtë mbrëmë”, shkroi Vance, duke shtuar se çdo diskutim i sinqertë për të ardhmen e republikanëve duhet të nisë nga kjo çështje.

Ai paralajmëroi gjithashtu se në muajt e ardhshëm do të ketë përpjekje për ta zhvendosur debatin drejt çështjeve të tjera, përfshirë amnistinë për emigrantët pa dokumente. Vance tha se është i hapur për ndryshime në mënyrën e zbatimit të politikave të emigracionit, por kundërshtoi amnistinë.

Në fund, zëvendëspresidenti amerikan u bëri thirrje republikanëve që të nxjerrin mësime nga rezultati zgjedhor dhe të vazhdojnë angazhimin politik, duke thënë se mbetet optimist për të ardhmen e vendit.

One of the things the data analysts on our side obsessed over was “composition”—whether the electorate looked close enough to 2024 for Republicans to win. And despite polls that showed a Democrat blowout, the data kept on telling us the same story: in some states turnout was merely OK, in other states it was downright amazing, and in no state was it catastrophic. There was a genuine sense of optimism on our team: our people were showing up.

So, I asked the smartest data guy I know, does that mean we’re going to shock the world? “No,” he told me. “We might do better than the polls suggest. But the data is telling us that a lot of Trump/Vance 2024 voters are pissed and planning to vote for the other guys. Our voters are turning out, but they may not vote for us.”

Well, that looks prophetic now. Our voters did show up. In Florida, for example, the electorate was 9 points more Republican than Democrat, just a couple points worse than 2024. Undoubtedly there were places we could have done better on turnout. But the main problem is not turnout. The main problem is that many people who voted for Trump/Vance in 2024 voted for Democrats in 2026.

There will be a lot of infighting and arguing over what happened and why that is. One of the pollsters I really respect told me that our economic messaging wasn’t sharp enough down the stretch. I’m sure that’s true.

But the real reason we lost is obvious to almost everyone.

Another pollster—one of the smartest people I know in politics, told me yesterday we’d lose the generic ballot by 13 points. I felt negative going into Tuesday, but even I was shocked by this. In his polling, he saw that a lot of Trump 2024 voters were angry and planning to vote for Democrats. He asked those voters who had abandoned us what would cause them to come back on our team. The top four answers, accounting for nearly all of the responses were:

1) End the war

2) Focus on cost of living/inflation

3) Put America First

4) Change our relationship to Israel

Our voters showed up. And the above four reasons are why many of them voted for Democrats. This is according to a pollster who nailed the results. While many spent Monday attacking Rachel Campos Duffy for calling for a diplomatic resolution to the conflict, it turns out her political advice was sound. (She’s also a great person.)

In the next few months, there’s going to be a lot of gaslighting. Expect to hear any number of establishment politicians say the solution to our woes is amnesty. I’m open to the idea that we should change enforcement—by focusing more on businesses that hire illegal labor, for instance. But anyone pushing amnesty is lying to you.

The reason we lost is the war. The president himself said so last night.

REKLAMË

If you’d like to argue it was worth it, that losing the Senate for the next 6 years was worth it, then do so. Argue it was a worthwhile cost to pay. Agree or disagree, that’s at least honest.

But everyone knows why we lost. And any honest conversation about where we go from here must start there.

I remain hopeful about our country. To the people who are pissed off and want to say, “I told you so”: you’re right, you did tell us so. Take that energy into electing Republicans who share your worldview. To the people who are just pissed at the results, you should be. Let’s take that anger and get back to the work of saving our country.

— JD Vance (@JDVance) November 4, 2026

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!
Demokratët kanë shënuar një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke marrë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Rezultati shënon një ndryshim të rëndësishëm të balancave politike në Uashington dhe një goditje për presidentin Donald Trump, i cili do të përballet me një Kongres të kontrolluar nga kundërshtarët politikë gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij.

Korrespondenti amerikan i Sky News, Mark Stone, e ka cilësuar rezultatin si një “tsunami blu”, duke theksuar se përmasat e fitores demokratike tejkaluan pritshmëritë. Edhe pse demokratët konsideroheshin favoritë për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve, fitorja e tyre në Senat dhe përmbysja e rezultateve në disa shtete tradicionalisht republikane përbëjnë surprizën më të madhe të këtyre zgjedhjeve.

Votimet u zhvilluan më 3 nëntor, ndërsa të gjitha 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet e Senatit ishin në garë. Gjithashtu, qytetarët votuan për zgjedhjen e guvernatorëve në 36 shtete.

Si ndahen mandatet në Kongres?

Sipas projeksioneve të NBC News, demokratët pritet të sigurojnë deri në 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, kundrejt 180 vendeve të republikanëve. Kjo përfaqëson një diferencë prej 75 mandatesh dhe një shumicë dukshëm më të madhe nga ajo që nevojitet për të kontrolluar dhomën e ulët të Kongresit.

Demokratët kanë kaluar tashmë pragun prej 218 vendesh, i nevojshëm për shumicën. Gjatë numërimit paraprak, ata kishin siguruar 226 mandate, kundrejt 140 të republikanëve, ndërsa dhjetëra gara të tjera mbeteshin ende pa një rezultat përfundimtar.

Edhe në Senat, demokratët kanë përmbysur shumicën republikane. Sipas përditësimit të rezultateve të publikuara nga Sky News, ata kishin siguruar një epërsi prej 54 me 43 senatorë, ndërsa tri gara mbeteshin ende pa u shpallur përfundimisht.

Përpara zgjedhjeve, republikanët kontrollonin Senatin me 53 vende, ndërsa demokratët kishin 45 senatorë dhe mbështetjen e dy senatorëve të pavarur që votojnë me ta. Në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët kishin një avantazh të ngushtë prej 219 me 214 vende, me dy vende të lira.

Senati: Shtatë shtete kalojnë nga republikanët te demokratët

Një nga elementët më domethënës të rezultatit është përmbysja e garave në shtete që për vite me radhë kanë votuar për kandidatët republikanë.

Demokratët kanë fituar të paktën shtatë vende që më parë kontrolloheshin nga republikanët, në Kansas, Ajova, Teksas, Ohajo, Mejn, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut.

Në Teksas, James Talarico mposhti republikanin Ken Paxton, duke u bërë demokrati i parë që fiton një vend në Senat nga ky shtet që prej vitit 1988. Rezultati është veçanërisht i rëndësishëm pasi Teksasi është konsideruar prej dekadash një bastion i republikanëve.

Në Kansas, demokrati Adam Hamilton mposhti senatorin republikan Roger Marshall, duke i dhënë fund një periudhe gati një shekullore pa një senator demokrat të zgjedhur nga ky shtet. Fitorja e fundit e demokratëve në një garë për Senat në Kansas daton në vitin 1932.

Në Ajova, demokrati Josh Turek mundi republikanen Ashley Hinson, duke marrë vendin që mbahej nga senatorja republikane në largim Joni Ernst.

Në Ohajo, ish-senatori demokrat Sherrod Brown u rikthye në Senat pasi mposhti republikanin Jon Husted. Brown kishte përfaqësuar më parë këtë shtet për tri mandate, përpara humbjes në vitin 2024.

Në Karolinën e Veriut, ish-guvernatori demokrat Roy Cooper fitoi garën për Senat kundër republikanit Michael Whatley, ndërsa në Karolinën e Jugut demokratja Annie Andrews mposhti Darline Graham, motrën e senatorit republikan Lindsey Graham, i cili ndërroi jetë më herët këtë vit.

Një tjetër fitore e rëndësishme u regjistrua në Mejn, ku demokrati Troy Jackson mposhti senatoren republikane Susan Collins. Kjo e fundit e përfaqësonte shtetin në Senat që prej vitit 1997 dhe kishte synuar një mandat të gjashtë. Collins pranoi humbjen, duke i dhënë fund karrierës së saj shumëvjeçare në dhomën e lartë të Kongresit.

Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA

Një tjetër rezultat historik u shënua në Miçigan, ku demokrati Abdul El-Sayed fitoi garën për Senat kundër republikanit Mike Rogers.

Me këtë fitore, El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai është një ish-zyrtar i shëndetit publik dhe kishte mposhtur më herët demokratën Haley Stevens në zgjedhjet paraprake të partisë, pavarësisht mbështetjes së kësaj të fundit nga figura të rëndësishme të establishmentit demokrat.

Gjatë fushatës, El-Sayed u përball edhe me sulme të përsëritura nga Donald Trump, i cili përdori gjuhë islamofobe ndaj tij.

Në fjalimin e fitores, demokrati tha se kishte përjetuar një nga fushatat më të shëmtuara të jetës së tij.

Një tjetër fitore me rëndësi simbolike për demokratët u shënua në Minesota, ku Peggy Flanagan mposhti kandidaten republikane Michele Tafoya. Flanagan do të bëhet gruaja e parë indigjene amerikane që zgjidhet në Senatin e SHBA-së.

Ndërkohë, në Alaskë, gara mes demokratës Mary Peltola dhe senatorit republikan Dan Sullivan mbetet në qendër të vëmendjes. Rezultati nuk është shpallur përfundimisht, ndërsa fushata ishte shoqëruar me polemika për kandidimin e një personi tjetër të pavarur me emrin Daniel J. Sullivan Jr., pothuajse identik me atë të senatorit republikan. Kjo kishte ngritur shqetësime për konfuzion të mundshëm mes votuesve. Trump kishte paralajmëruar se mund të kundërshtonte rezultatin në rast të fitores së Peltolas.

28 mandate të përmbysura në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët humbasin edhe në bastionet e tyre

Përveç Senatit, demokratët kanë shënuar fitore të rëndësishme edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ku kanë përmbysur deri tani më shumë se dy duzina zona elektorale që më parë kontrolloheshin nga republikanët.

Sipas raportimeve të para, demokratët kishin marrë 28 mandate nga kundërshtarët e tyre. Disa prej këtyre zonave ishin fituar nga Trump me diferenca dyshifrore në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Vëmendje të veçantë kanë marrë rezultatet në Teksas dhe Florida, ku republikanët kishin ndërmarrë rishikime të hartave elektorale me synimin për të forcuar pozitat e tyre në Kongres.

Megjithatë, në Teksas, demokratët kanë përmbysur katër zona të kontrolluara më parë nga republikanët, përfshirë distriktin e 15-të, ku republikanët kishin pasur një avantazh prej 18 pikësh në zgjedhjet e vitit 2024.

Këto zona kanë një përqendrim të lartë të popullsisë latine, një grup votuesish nga i cili republikanët kishin fituar mbështetje të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit presidenciale. Sondazhet në dalje nga qendrat e votimit të NBC News sugjerojnë se votuesit latinë janë orientuar sërish drejt demokratëve në nivel kombëtar.

Një tjetër rezultat domethënës u shënua në Indiana, ku demokrati J.D. Ford mposhti republikanen Victoria Spartz në distriktin e pestë të Kongresit. Trump kishte fituar në këtë zonë me gati 17 pikë diferencë në vitin 2024.

Në Ajova, demokratët arritën të fitonin tri nga katër vendet e shtetit në Dhomën e Përfaqësuesve, duke përmbysur një delegacion që përpara zgjedhjeve përbëhej vetëm nga republikanë.

Ndërkohë, Shomari Figures arriti të mbajë vendin e tij në Alabama, duke mposhtur kandidatin republikan Rhett Marques, i cili kishte mbështetjen e Trumpit, pavarësisht përpjekjeve për të ndryshuar hartën elektorale në favor të republikanëve.

Fitore edhe në garat për guvernatorë, demokratët marrin katër shtete nga republikanët

Fitorja e demokratëve nuk është kufizuar vetëm në Kongres. Ata kanë shënuar rezultate të rëndësishme edhe në zgjedhjet për guvernatorë, ku kanë arritur të marrin kontrollin e katër shteteve që më parë drejtoheshin nga republikanët: Xhorxhia, Teksas, Ohajo dhe Ajova.

Në Xhorxhia, demokratja Keisha Lance Bottoms mposhti republikanin Rick Jackson, duke u bërë gruaja e parë afro-amerikane që zgjidhet guvernatore në historinë e Shteteve të Bashkuara. Fitorja e saj i jep fund më shumë se dy dekadave të kontrollit republikan mbi postin e guvernatorit në këtë shtet.

Në Teksas, demokratja Gina Hinojosa mposhti guvernatorin republikan në detyrë Greg Abbott, duke u bërë gruaja e parë latine që merr drejtimin e këtij shteti. Fitorja e saj konsiderohet një nga përmbysjet më të rëndësishme të këtyre zgjedhjeve, pasi republikanët kishin fituar Teksasin me një diferencë prej gati 14 pikësh në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në Ohajo, demokratja Amy Acton mposhti republikanin Vivek Ramaswamy. Ajo është ish-drejtoreshë e shëndetit publik në këtë shtet dhe do të bëhet gruaja e parë që drejton Ohajon si guvernatore.

Në Ajova, demokrati Rob Sand mundi republikanin Zach Lahn, duke i dhënë fund kontrollit republikan mbi postin e guvernatorit. Ai bëhet demokrati i parë që zgjidhet në këtë detyrë në Ajova që prej vitit 2006.

Në Miçigan, demokratja Jocelyn Benson fitoi garën për guvernatore, duke ruajtur kontrollin demokratik mbi këtë shtet. Ndërkohë, në Florida, republikani Byron Donalds fitoi ndaj demokratit David Jolly, duke mbajtur postin e guvernatorit nën kontrollin e republikanëve. Donalds do të bëhet guvernatori i parë afro-amerikan i Floridës.

Pra, nga 36 garat për guvernatorë, demokratët arritën të përmbysin katër shtete të drejtuara më parë nga republikanët, ndërsa fituan edhe në disa shtete ku kishin mbajtur më herët pushtetin.

Talarico: Pushteti u përket qytetarëve, jo miliarderëve

Pas fitores në Teksas, James Talarico mbajti një fjalim para mbështetësve, duke iu referuar ndikimit të parave në politikë dhe mbështetjes së madhe financiare që kishte marrë kundërshtari i tij.

Elon Musk kishte investuar më shumë se 483 milionë dollarë në mbështetje të kandidatëve republikanë, përfshirë Ken Paxton, i cili kishte marrë edhe përkrahjen personale të Donald Trumpit.

“Ne shkuam përballë gati 40 viteve dyshime dhe zhgënjimi, përballë më shumë se 300 milionë dollarëve, më shumë se në çdo fushatë për Senatin në historinë amerikane”, deklaroi Talarico.

Ai shtoi se fushata ishte shoqëruar me reklama negative, sulme personale, llogari të rreme nga jashtë vendit dhe materiale të manipuluara me inteligjencë artificiale.

“Ne jemi lodhur duke na thënë se duhet ta urrejmë njëri-tjetrin. Ne nuk e fituam këtë garë duke i larguar fqinjët tanë apo duke i turpëruar ata”, u shpreh demokrati.

Më tej, ai iu drejtua donatorëve të mëdhenj të fushatave, duke deklaruar se pushteti u përket qytetarëve dhe jo miliarderëve.

Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan

Pas publikimit të rezultateve, ish-presidenti demokrat Barack Obama reagoi përmes një mesazhi në rrjetin social X, duke e cilësuar votën si një sinjal të qartë për drejtimin që kërkojnë qytetarët amerikanë.

“Son­te, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë: ata duan një politikë që i bashkon njerëzit dhe jo që i përçan, si dhe liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, shkroi Obama.

Ish-presidenti kishte marrë pjesë në disa aktivitete elektorale në ditët e fundit të fushatës, duke ndihmuar demokratët në përpjekjen për të mobilizuar votuesit.

Ndërkohë, kryetari republikan në largim i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, pranoi se partia e tij ishte përballur me një sfidë të vështirë.

Ai tha se republikanët e dinin që duhej të “sfidonin historinë” për të ruajtur shumicën në Kongres.

Trump pranon ndikimin e luftës me Iranin në votë, paralajmëron përdorimin e vetos

Pas humbjes, Donald Trump reagoi në një intervistë për Fox News, ku u shpreh se ishte disi i befasuar nga rezultati, pavarësisht tubimeve të shumta elektorale që kishte zhvilluar në prag të zgjedhjeve.

Presidenti amerikan pranoi se lufta me Iranin kishte ndikuar te votuesit, duke qenë një prej çështjeve që kanë peshuar në rezultatin e republikanëve.

Trump përgëzoi demokratët për fushatën e zhvilluar, por nuk e konsideroi rezultatin një goditje personale ndaj tij. Ai ia atribuoi një pjesë të humbjeve edhe cilësisë së kandidatëve republikanë, duke shmangur përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për politikat e administratës së tij.

I pyetur se si do të bashkëpunojë me një Kongres të kontrolluar nga demokratët, ai tha se do të përdorë të drejtën presidenciale të vetos për të bllokuar nismat që nuk do të mbështesë.

“Është pushteti i vetos, një nga kompetencat më të forta që ka presidenti. Ata do të dërgojnë nisma që janë absurde dhe unë do t’u vendos veton. Pas disa muajsh me veto, do të telefonojnë dhe do të pyesin se si mund t’i realizojmë këto gjëra. Pastaj do të bashkëpunojmë”, deklaroi Trump.

Ai u shpreh gjithashtu se do të pranonte rezultatet e zgjedhjeve, pas deklaratave të mëparshme gjatë fushatës që kishin vënë në pikëpyetje sigurinë dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Çfarë ndryshon për Trumpin pas humbjes së Kongresit?

Marrja e kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit u jep demokratëve mundësinë të kufizojnë ndjeshëm axhendën politike të Donald Trumpit gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të tij.

Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve u jep atyre fuqinë për të bllokuar ose ndryshuar nismat legjislative të presidentit, për të nisur hetime parlamentare ndaj administratës dhe për të kërkuar dokumente e dëshmi nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Demokratët mund të përdorin gjithashtu shumicën e re për të penguar miratimin e politikave që kërkojnë mbështetjen e Kongresit dhe për të kundërshtuar emërimet e propozuara nga presidenti.

Një tjetër mundësi është nisja e procedurës së shkarkimit të presidentit, e njohur si *impeachment*. Dhoma e Përfaqësuesve ka kompetencën të miratojë aktakuzën ndaj presidentit, por për shkarkimin përfundimtar nevojitet vota e dy të tretave të Senatit. Për këtë arsye, kontrolli demokrat i të dyja dhomave nuk nënkupton automatikisht largimin e Trumpit nga detyra.

Nga ana tjetër, presidenti ruan të drejtën e vetos ndaj ligjeve të miratuara nga Kongresi. Për ta kapërcyer atë, nevojitet mbështetja e dy të tretave të anëtarëve në të dyja dhomat.

Korrespondenti amerikan Mark Stone e përshkroi rezultatin si një natë kur balancat politike nuk ndryshuan thjesht në favor të demokratëve, por u përmbysën në një shkallë që republikanët nuk e kishin parashikuar.

Fitorja e demokratëve pritet të ndryshojë ndjeshëm marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit, duke e bërë më të vështirë zbatimin e programit të Trumpit dhe duke hapur një periudhë të re përplasjesh politike në Uashington.

Përmbledhje e rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit 2026

SENATI

Republikanët 53, demokratët 47 (përfshirë 2 të pavarur) |

Përpara zgjedhjeve: Demokratët 54, republikanët 43, 3 gara të papërfunduara në përditësimin fillestar

DHOMA E PËRFAQËSUESVE

Demokratët deri në 255, republikanët 180 (projeksion)

Përpara zgjedhjeve: Republikanët 219, demokratët 214, 2 vende vakante

Në këto zgjedhje u votua për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, 35 vende në Senat dhe guvernatorët e 36 shteteve. Rezultatet e mësipërme përfaqësojnë projeksionet dhe përditësimet e raportuara gjatë natës së zgjedhjeve, ndërsa numërimi dhe certifikimi zyrtar i votave vijojnë në disa zona.

Abdul El-Sayed fiton garën në Michigan dhe bëhet senatori i parë mysliman në SHBA
Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke mundur kandidatin republikan Mike Rogers në shtetin e Michiganit, sipas projeksioneve të Decision Desk HQ dhe raportimeve të mediave amerikane.

El-Sayed, me profesion mjek dhe pjesë e krahut progresist të Partisë Demokratike, pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara. Gjatë fjalimit të fitores, ai iu drejtua mbështetësve me fjalët: “Michigan, ia dolëm!”.

Pas fitores, demokrati nuk la pa komentuar as zëvendëspresidentin JD Vance, duke iu referuar ceremonisë së betimit në janar. “JD, habibi im, ka një ironi të këndshme në faktin se je i detyruar kushtetues të më betosh në janar”, deklaroi ai, duke përdorur një shprehje arabe që përkthehet si “i dashur”.

Fitorja e El-Sayed vjen pas një fushate të tensionuar, e shoqëruar me përçarje brenda Partisë Demokratike. Ish-kandidatja demokrate Hayley Stevens, të cilën El-Sayed e kishte mundur në zgjedhjet paraprake të gushtit, vendosi vetëm dy ditë para votimit të mbështeste republikanin Mike Rogers. Vendimi shkaktoi reagime të forta në radhët e demokratëve.

Kreu i grupit demokrat në Senat, Chuck Schumer, e cilësoi veprimin e Stevens si një “tradhti”, ndërsa disa prej bashkëpunëtorëve të saj dhanë dorëheqjen. Stevens e justifikoi mbështetjen për Rogers me kundërshtimet e saj ndaj qëndrimeve të El-Sayed dhe lidhjeve të tij me komentatorin politik Hasan Piker.

SHBA/ Demokratët marrin Senatin dhe Kongresin, humbje historike për Donald Trump
Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke siguruar shumicën si në Senat, ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Rezultati përbën një goditje të fortë për republikanët dhe presidentin Donald Trump, ndërsa pritet të ndikojë në balancat politike në Uashington.

Fitorja e demokratëve në Senat u konfirmua pas një serie rezultatesh të papritura në disa shtete që konsideroheshin të vështira për ta. Kandidatët demokratë arritën të triumfojnë në Teksas, Ohajo, Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut, Kansas dhe Iowa, duke ndryshuar raportet e forcave në dhomën e lartë të Kongresit.

Mes fituesve spikat edhe greko-amerikani Chris Pope, kandidati demokrat që fitoi në New Hampshire dhe siguroi një vend në Senatin amerikan. Zgjedhja e tij ka tërhequr vëmendje të veçantë edhe për shkak të origjinës së tij greke.

Ndërkohë, në New York, republikania Nicole Malliotakis arriti të rizgjidhet, duke ruajtur mandatin e saj. Në anën tjetër, Teksasi regjistroi një rezultat historik për demokratët, me Jayce Talarico që arriti të fitojë në një shtet ku kjo forcë politike nuk kishte siguruar një fitore të tillë prej 38 vitesh.

Humbja elektorale ka detyruar presidentin Donald Trump të rishikojë qëndrimin e tij ndaj demokratëve. Nga njëra anë, ai ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me opozitën, ndërsa nga ana tjetër ka paralajmëruar përdorimin e vetos për të bllokuar nisma që nuk përputhen me qëndrimet e tij.

Rezultatet e zgjedhjeve kanë shkaktuar gjithashtu reagime në tregjet financiare. Dollari është vënë nën presion, ndërsa tregjet aziatike të aksioneve kanë regjistruar humbje deri në 3%, pas publikimit të rezultateve të para.

Fitorja e demokratëve në të dyja dhomat e Kongresit pritet të sjellë një periudhë të re përplasjesh politike në Uashington, duke kufizuar hapësirën e administratës Trump për të çuar përpara agjendën e saj pa hasur rezistencën e opozitës.

“Putini po ndjek me interes zgjedhjet në SHBA”, gazetari jep lajmin nga Moska: Ja kur do t’i jepet fund luftës në Ukrainë
Gazetari Misha Pumo, duke iu referuar deklaratës së Presidentit bjellorus Lukashenko, tha se ka pritshmëri se lufta e Rusisë me Ukrainën mund të përfundojë brenda 3-4 muajve.

Duke folur në një lidhje direkte për “Off the Record”, në A2CNN, Pumo tha se si Kievi, ashtu edhe Moska janë të sfilitura nga kjo luftë.

“Ka pasur një deklaratë interesante nga Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko, i cili deklaroi se lufta mund të përfundojë për 3-4 muaj, pasi të dyja palët janë të lodhura, të sfilituara nga kjo luftë. Ai deklaroi ndoshta edhe për bujë, që nëse kjo luftë do përfundojë, do të fillojë lufta e tretë botërore”.

I pyetur për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, gazetari tha se Moska e ndjek me interes garën, ndonëse është e përgatitur për një fitore të demokratëve.

“Nga Moska po ndiqet me kureshtje kjo garë, por gjithësesi mendoj që janë të përgatitur për një farë rezultati pozitiv për palën e demokratëve. Sidomos, pritet që edhe Senati mund të bjerë në duart e demokratëve, një gjë e papëlqyeshme për Moskën zyrtare. Edhe në të kaluarën shumica dërrmuese në Senat kanë qenë anti-rusë”.

Amerika voton sot: Në lojë kontrolli i Kongresit dhe fuqia e Trumpit
Shtetet e Bashkuara votojnë sot, më 3 nëntor, në zgjedhjet e mesmandatit, një përballje që mund të ndryshojë ekuilibrat e pushtetit në Uashington dhe të përcaktojë hapësirën politike të presidentit Donald Trump për dy vitet e ardhshme.

Qytetarët amerikanë zgjedhin të gjithë 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 senatorët. Paralelisht, në shumë shtete zhvillohen gara për guvernatorë dhe institucione të tjera shtetërore e lokale. Zgjedhjet mbahen në gjysmën e mandatit presidencial dhe shërbejnë si një provë e rëndësishme e mbështetjes për administratën në pushtet.

Megjithëse emri i Trumpit nuk është në fletëvotim, drejtimi i presidencës së tij është në qendër të përballjes. Republikanët kërkojnë të ruajnë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, ndërsa demokratët synojnë të fitojnë shumicën dhe të forcojnë mbikëqyrjen ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Çfarë mund të ndryshojë pas votimit?

Kontrolli i Kongresit ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi miratimin e ligjeve, buxhetin federal dhe punën e komisioneve parlamentare. Nëse republikanët ruajnë shumicën në të dyja dhomat, Trump do të ketë kushte më të favorshme për të çuar përpara programin e tij.

Nëse demokratët marrin njërën ose të dyja dhomat, administrata do të përballet me më shumë negociata, kundërshtim ndaj nismave ligjore dhe mbikëqyrje parlamentare. Kontrolli i Senatit ka rëndësi të veçantë edhe për konfirmimin e emërimeve të larta dhe të gjyqtarëve federalë.

Në Senat, republikanët hyjnë në zgjedhje me epërsi 53 me 47 vende, duke përfshirë në bllokun demokrat dy senatorët e pavarur që bashkëpunojnë me të. Demokratëve u nevojitet një fitim neto prej katër vendesh për të siguruar shumicën prej 51 senatorësh. Mes garave që tërheqin vëmendjen janë ato në Miçigan, Karolinën e Veriut, Mein, Ohajo dhe Teksas.

Ekonomia dhe kostoja e jetesës në qendër të vendimit

Përtej përplasjes partiake, zgjedhja e amerikanëve ndikohet nga shqetësime të përditshme: çmimet, banimi, shëndetësia dhe vendet e punës. Këto çështje janë ndër temat kryesore të fushatës dhe mund të përcaktojnë rezultatin në zonat ku diferencat mes kandidatëve janë të vogla.

Sondazhet dhe vlerësimet e analistëve të pavarur u japin demokratëve mundësi të favorshme për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa beteja për Senatin mbetet e pasigurt. Megjithatë, parashikimet nuk përbëjnë rezultat: pjesëmarrja dhe votat në garat e ngushta do të vendosin shumicën e ardhshme.

Kur priten rezultatet?

Për publikun në Maqedoninë e Veriut, rezultatet e para priten gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës, me mbylljen graduale të vendvotimeve në SHBA. Në garat më të ngushta, numërimi mund të zgjasë disa ditë, prandaj kontrolli përfundimtar i Kongresit mund të mos qartësohet që në natën zgjedhore.

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin
“Do të bëhem zoti Veto”.

Ishte vetë presidenti amerikan Donald Trump ai që, në një intervistë për gazetën “New York Post”, shpjegoi strategjinë që do të ndjekë nëse demokratët rimarrin shumicën në Kongres në zgjedhjet e nesërme.

Megjithatë, planet e Shtëpisë së Bardhë për të përballuar humbjen e mundshme janë shumë më komplekse dhe gjithçka do të varet nga rezultati konkret i zgjedhjeve.

Trump e përmbylli fushatën me një festë luksoze për Halloween, të organizuar të shtunën në Mar-a-Lago.

Këto zgjedhje të mesmandatit u zhvilluan nën hijen e shqetësimeve për përballueshmërinë e jetesës, qëndrueshmërinë ekonomike dhe inflacionin e nxitur nga lufta në Iran. Por Trump u shfaq i maskuar si vetvetja, duke dëshmuar se ose nuk i sheh, ose nuk dëshiron t’i shohë problemet e njerëzve të zakonshëm.

Për këtë arsye, ai zhvilloi sot dy mitingje në shtetet kyçe të Kansasit dhe Ajovës, të cilat fillimisht ishin anuluar, por më pas u rikthyen në program. Fakti që presidentit iu desh të shkonte në dy rajone që tradicionalisht konsiderohen bastione të sigurta të republikanëve, tregon vështirësitë me të cilat po përballet partia e tij.

Sot, Trump do të mbajë një fjalim përpara Reflecting Pool, pranë Memorialit të Linkolnit, në Washington, për t’u bërë thirrjen e fundit votuesve nga një vend simbolik i një tjetër dështimi: kur boja në basenin e shatërvanit të National Mall-it u zhvesh dhe nisi të shkëputej.

Sipas sondazheve, Dhoma e Përfaqësuesve, ku republikanët kanë një shumicë prej 219 vendesh kundrejt 214 të demokratëve, konsiderohet e humbur. Mbetet vetëm të shihet se sa i madh do të jetë avantazhi i demokratëve.

Senati, ku republikanët kanë 53 vende kundrejt 47 të demokratëve, mbetet i pasigurt. Nëse demokratët arrijnë të ruajnë Xhorxhian dhe Miçiganin, ku sot Haley Stevens, e mundur në zgjedhjet paraprake të partisë, ka mbështetur republikanin Mike Rogers, fati i shumicës do të vendoset në shtatë shtetet ku gara mes republikanëve është e ngushtë: Teksas, Ohajo, Ajova, Alaska, Maine, Karolina e Veriut dhe Kansas.

Trump i tha “New York Post” se, në rast humbjeje, “do t’u vërë veton të gjitha ligjeve të demokratëve”.

“Pas disa muajsh, do të detyrohen të vijnë tek unë për të negociuar kompromise”, shtoi ai.

Kjo strategji do të bëhej e mundur vetëm nëse opozita do të rimerrte kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, duke pasur kështu mundësinë të miratojë ligjet e saj dhe të rrëzojë çdo emërim.

Nëse republikanët arrijnë të ruajnë Senatin, ata do të mund të bllokojnë çdo nismë të kundërshtarëve, duke e bërë të panevojshme veton presidenciale.

Megjithatë, nëse humbasin Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët nuk do të jenë më në gjendje të miratojnë ligjet e tyre. Duke qenë se Kongresi ka kompetencat mbi buxhetin, drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russell Vought, po shqyrton mënyrat se si mund të ndryshojë destinacionin e fondeve të miratuara tashmë, në mënyrë që të vazhdojë financimin e prioriteteve të Trump.

Ndërkohë, zëvendësshefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, po harton një listë me masat që presidenti mund të marrë përmes dekreteve, pa pasur nevojë për miratimin e Kongresit. Pushteti ekzekutiv do t’i mundësojë Trump-it të vazhdojë të drejtojë politikën e jashtme dhe forcat e armatosura.

Një tjetër front i betejës do të jetë mënyra se si Shtëpia e Bardhë do t’u bëjë ballë dhe do të pengojë hetimet që demokratët pritet të nisin në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një betejë e përditshme, e cila kërcënon ta paralizojë SHBA-të për dy vitet e ardhshme.

Artikulli është përshtatur në shqip nga La Repubblica

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar lart lëvizjen studentore në Serbi, duke thënë se mënyra se si është organizuar lufta e tyre për demokraci duhet të studiohet në universitetet botërore.

Në podkastin e tij “Petak s Dritanom”, Abazoviq tha se protestat dhe mobilizimi i studentëve përfaqësojnë një nivel të avancuar të organizimit qytetar dhe luftës demokratike, ka raportuar ‘Antenam”, transmeton Gazeta Express.

Ai theksoi se Serbia po hyn në një periudhë të vështirë të konsolidimit politik, duke paralajmëruar se sfidat kryesore për listën studentore do të jenë sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tij, lëvizja studentore duhet të tregojë kujdes ndaj personave që mund të afrohen me pushtetin e ri për të mbrojtur interesa të caktuara dhe biznese të paligjshme.

Abazoviq tutje tha se lista studentore mund të synojë formimin e një qeverie ekspertësh.

Duke bërë krahasimin me ndryshimin e pushtetit në Mal të Zi në vitin 2020, Abazoviq tha se situata në Serbi është e ndryshme, pasi atje nuk ka pasur të njëjtën ndarje ideologjike mes blloqeve politike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve malazezë që të marrin shembull nga mobilizimi në Serbi dhe Hungari, duke theksuar se zgjedhjet e vitit 2027 në Mal të Zi mund të sjellin ndryshimin e pushtetit.

“E kuptoj se skena politike është e neveritshme dhe se njerëzit nuk mund ta besojnë atë që po ndodh. Por, për ta ndryshuar këtë, ekziston vetëm një mënyrë”, ka deklaruar Abazoviq. /Gazeta Express

Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Turqi dhe theksoi nevojën për bisedime në nivel liderësh për t’i dhënë fund luftës.Ai e tha këtë në një intervistë për CNN Türk, sipas agjencisë Ukrinform.

“Po, ne jemi gati. Jemi gati për këtë takim në Turqi. Qëndrimi i Turqisë për këtë çështje është i qartë. Qëndrimi i presidentit (Recep Tayyip) Erdogan është i qartë. Kemi marrëdhënie të ngushta dhe të mira me Turqinë”, tha Zelensky, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth gatishmërisë së tij për t’u takuar me Putinin në atë vend.Presidenti ukrainas u shpreh se Turqia mund të jetë një ndërmjetësues praktik dhe realist, duke kujtuar gjithashtu mbështetjen e Ankarasë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“E di që presidenti Erdogan ka kanalet e tij të komunikimit me Putinin. Prandaj, ne e mbështesim mbajtjen e një takimi në Turqi”, theksoi ai.Sipas Zelenskyt, pavarësisht bisedimeve të zhvilluara në formate të ndryshme nga ekipet teknike dhe delegacionet, lufta vazhdon.

Ai theksoi se një takim mes liderëve është i domosdoshëm, pasi shoqëritë presin që lufta të marrë fund dhe të ketë përparim konkret përmes diplomacisë.“Ekipet teknike mund të hasin vështirësi në arritjen e rezultateve gjatë takimeve. Por nuk besoj se ka ndonjë problem që ne, si liderë, nuk mund ta zgjidhim nëse shfaqim vullnetin tonë. Kjo është arsyeja pse dua të takohem, si një nga ata që marrin vendime”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Për më tepër, Zelensky beson se garancitë e sigurisë, rindërtimi i Ukrainës dhe çështja territoriale duhet të diskutohen në nivel liderësh.Njëkohësisht, presidenti theksoi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga territoret e saj dhe nuk do t’i njohë si ruse territoret e pushtuara përkohësisht – përfshirë Krimenë – pasi kjo do të binte ndesh me Kushtetutën dhe vullnetin e shoqërisë ukrainase. /Telegrafi/

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel bën thirrje që në postin e Presidentit, pas përfundimit të mandatit të dytë pesëvjeçar të Frank-Walter Steinmeier-it marsin e ardhshëm, të vijë një grua.

“Republika Federale e Gjermanisë ka një histori 77-vjeçare dhe në postin e presidentit nuk ka pasur kurrë një grua,” vuri në dukje Merkel me keqardhje, në një intervistë për MagentaTV të transmetuar të premten.

Secili duhet t’i bëjë vetes pyetjen “nëse nuk ka ardhur vallë koha,” u shpreh politikanja e Unionit Kristiandemokrat (CDU) në emisionin “Bestbesetzung”.

“Njoh njerëz – gra – që do të ishin të afta për ta kryer këtë detyrë,” theksoi Merkel, ndonëse nuk përmendi asnjë emër konkret.

Më 30 janar, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet nga Konventa Federale, një organ kushtetues i posaçëm dhe i përkohshëm, i krijuar me qëllimin e vetëm të zgjedhjes së presidentit çdo pesë vjet.

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës
Papa Leoni i 14 ka votuar me postë në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë Papa i parë që merr pjesë në një proces zgjedhor amerikan dhe, me gjasë, i pari në historinë e Kishës Katolike që voton në zgjedhje demokratike të një shteti laik.

Vatikani konfirmoi të premten se Papa, i cili është shtetasi i parë amerikan që mban këtë detyrë, ka dorëzuar fletën e votimit me postë në Çikago.

Në deklaratën e tij, Vatikani theksoi se Ati i Shenjtë shpreh bindjen se pjesëmarrja në proceset demokratike është njëkohësisht e drejtë dhe detyrë e qytetarëve.

Michael Ëalsh (Majkell Ualsh) , historian britanik dhe autor i disa librave mbi historinë e papatit, tha për CNN se nuk ka të dhëna për ndonjë Papë tjetër që të ketë votuar më parë në zgjedhje demokratike dhe laike.

Sipas të dhënave zyrtare, Papa Leoni i 14, i cili ruan shtetësinë amerikane, është i regjistruar si votues në Neë Lenox (Nju Lenoks), një zonë periferike e Çikagos, ku jeton edhe vëllai i tij, John.

Kreu i Kishës Katolike ka marrë pjesë në zgjedhjet paraprake si të Partisë Republikane, ashtu edhe të Partisë Demokratike, si dhe ka votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Që prej zgjedhjes në krye të Kishës Katolike, në maj të vitit 2025, Papa ka nxitur vazhdimisht qytetarët të angazhohen në jetën publike dhe të shprehin qëndrimet e tyre për çështje politike dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Marrëdhëniet e tij me administratën e presidentit Donald Trump janë shoqëruar me përplasje lidhur me luftën në Iran dhe politikat e ashpra të emigracionit. Në fillim të këtij viti, Trump kritikoi publikisht Papën në disa raste, megjithëse kohët e fundit ka shfaqur një qëndrim më pak kritik ndaj tij.

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro
Policia holandeze është vënë në kërkim të pesë shtetasve serbë, të dyshuar për një grabitje spektakolare të stolive me vlerë miliona euro, në panairin e artit TEFAF, në qytetin holandez të Mastrihtit, në qershor të vitit 2022.

Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e katër burrave dhe një gruaje, të cilët janë përfshirë në listën evropiane të personave më të kërkuar. Bëhet fjalë për Aleksandar Ceniqin (50), Aleksandar Stojiljkoviqin (50), Dushko Dimitrijeviqin (50), Bratislav Stojanoviqin (41) dhe Ninosllava Joviqin (41)

Sipas autoriteteve holandeze, të dyshuarit besohet se ndodhen në Nish ose në rrethinën e Beogradit, raportojnë mediat.

Për informacione që do të çonin në arrestimin e njërit apo më shumë prej tyre, Prokuroria holandeze ka ofruar shpërblim prej 20 mijë eurosh.

Ngjarja ndodhi më 28 qershor 2022, gjatë panairit vjetor të artit TEFAF në Mastriht.

Të dyshuarit përdorën forcë të madhe për të thyer vitrinat e ekspozimit dhe për të marrë stolitë me vlerë miliona euro. Në mesin e sendeve të vjedhura ishte edhe një gjerdan, vlera e të cilit ishte vlerësuar në 27 milionë euro.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë arritur të gjejnë tri diamante të vjedhura, në Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael.

Policia holandeze ka bërë të ditur se, pavarësisht bashkëpunimit intensiv me shtete të ndryshme dhe mbështetjes së Europolit dhe Eurojustit, deri më tani nuk ka arritur t’i arrestojë pesë të dyshuarit.

Meqenëse Serbia nuk i ekstradon shtetasit e saj në raste të tilla, hetuesit shpresojnë që ata të arrestohen në ndonjë shtet tjetër.

Dyshohet se ishin të përfshirë edhe në një grabitje të vitit 2020

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në mars të vitit 2020 ishte tentuar një grabitje në të njëjtin panair të artit në Mastriht. Të paktën njëri prej pesë të dyshuarve dyshohet se kishte lidhje edhe me këtë rast.

Në gjurmët e tyre hetuesit kanë arritur përmes analizimit të komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC, të cilën policia kishte arritur ta depërtonte në vitin 2021.

Prokurori i përfshirë në hetime ka thënë se gjatë më shumë se katër vjetëve janë mbledhur shumë informacione dhe janë shqyrtuar pista të ndryshme hetimore.

Autoritetet shpresojnë se publikimi i fotografive dhe identiteteve të të dyshuarve do të ndihmojë në sigurimin e informacioneve të reja për lëvizjet e tyre dhe në arrestimin e tyre.