Sport
Ministri italian i sportit i prerë: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tim

Figura të njohura të sportit italian, ndër të cilët Igli Tare, e kanë akuzuar Spadaforën që nuk dëshiron rifillimin e futbollit, por këto nuk e shqetësojnë ministrin, i cili siguron se asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me datat e stërvitjes dhe se për momentin nuk po flitet për rifillim kampionati.
“Lexoj gjëra të çuditshme, por asgjë nuk ka ndryshuar nga ato që kam thënë për futbollin. Stërvitja e skuadrave në grup nuk do të fillojë para datës 18 maj, ndërsa rifillimi i kampionatit nuk po diskutohet për momentin”.
”Më falni, por tani duhet të merrem me të gjitha sportet e tjera dhe qendrat sportive (palestra, pishina, etj) që duhet të hapen sa më shpejt”, tha Spadafora. /Lajmi.net/






















