Lajme
Gutieresh: Jam i brengosur thellë për shkak të situatës në Siri

Nju-Jork, 9 tetor – Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh shprehu brengosje të thellë rreth situatën në pjesën verilindore të Sirisë, ku sot filloi një intervenim ushtarak turk.
Këtë e kumtoi zëvendësi i përfaqësuesit zyrtar të sekretarit të përgjithshëm, Farhan Hak.
“Sekretari i Përgjithshëm i KB-së është i brengosur për shkak ngjarjeve momentale në pjesën verilindore të Sirisë. Të gjitha operacionet ushtarake duhet të zbatohen në pajtim me Kushtetutën e KB-së dhe normat e të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe duhet të garantohet siguria e qytetarëve dhe infrastruktura civile”, theksoi Hak.
Sipas tij, sekretari i Përgjithshëm, Guteresh theksoi se konflikti në Siri nuk duhet të zgjidhet me më shumë aktivitete ushtarake.






















