Lajme
Detaje të reja për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës. Ata kishin disa biznese dhe…

Ndaj tyre janë derdhur breshëri plumbash. Viktimat Besmir dhe Viktor Haxhiaj sipas korrespondentit të “Panorama” në Durrës kanë disa biznese makinash në Durrës si dhe një pikë transferte parash. Njëri prej tyre ka studiuar për drejtësi.
Ndërkohë, sipas News 24, dy vëllezërit nga Puka kanë dalë nga banesa e tyre në Spital dhe kanë dalë në rrugën drejt autostradës Tiranë-Durrës.
Autorët i kanë zënë pritë duke i vrarë në vend brenda pak momentesh. Ende nuk dihet se ku po shkonin ata.




















