Connect with us

Kosovë

Gjakovari godet me revole në fytyrë vajzën e tij, prokuroria merr një vendim për të

Publikuar

më

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit H. R., ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, lëndim i lehtë truporë, lidhur me veprën penale të dhunë në familje dhe mbajtjes pa autorizim të armës.

“Më 23 prill 2020 rreth orës 19:00 minuta, në shtëpinë e tij në Gjakovë, me dashje shkakton dhunë në familje duke keqtrajtuar fizikisht vajzën e tij në atë mënyrë që, i pandehuri përderisa gjendej në ndikim të alkoolit fillon të bërtas dhe ta fyej me fjalë të ndyta, e urdhëron të dëmtuarën që të dal nga shtëpia. Më pas, merr armën e tij të tipit pistoletë, futet në dhomë dhe me pjesën e poshtme të armës e godet në fytyrë – hundë vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime.”

Me këto veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 23 prill 2020 dhe do të zgjasë deri më 24 maj 2020.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Maqedoni31 minutes ago

Vetëm 62% e popullsisë e vaksinuar kundër fruthit, IShP paralajmëron rrezikun e epidemisë

Shqipëri1 hour ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme2 hours ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni3 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme5 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni6 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri7 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme8 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni8 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë8 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni8 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

NA NDIQ NË FACEBOOK