Sport
“Haaland do të shitet për 200 ose 300 milionë euro”

I riu norvegjez, është shndërruar në një sensacion këtë sezon, me paraqitjet në Ligën e Kampionëve fillimisht te Salzburg, e pastaj në Gjermani te Borussia Dortmund.
Për Vierin, Haaland ka bërë mirë që ka zgjedhur Dortmundin, dhe në vitet e ardhshme, vlera e tij do të shkojë deri në 200 apo 300 milionë euro.
“Haaland është më i fuqishmi dhe ka bërë mirë që ka zgjedhur Borussia Dortmund, klubin më të mirë për t’i vlerësuar lojtarët”, ka deklaruar Vieri, përcjell lajmi.net.
“Në pak vjet ai do të shkojë në një ekip të shkëlqyeshëm për mbase 200 ose 300 milionë euro”./Lajmi.net/






















