Sport
Rennes ia tregon Real Madridit çmimin e Camavingas

Sipas medieve në Spanjë, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është mirë i vetëdijshëm për potencialin e mesfushorit të talentuar.
Paraqitjet e 17 vjeçarit këtë sezon në Ligue 1, veç se kanë forcuar bindjet e ‘Los Blancos’, për transferimin e tij.
Por, finalizimi i këtij transferimi nuk duket i lehtë, me Rennes që po kërkojnë 53 milionë funte, përcjell lajmi.net.
17 vjeçari me prejardhje nga Angola, në nivel ndërkombëtar ka një paraqitje për U21 të Francës./Lajmi.net/






















