Kosovë
QKMF në Prishtinë refuzon ta kontrollojë, pacientja përplaset me stafin e mjekëve

Në kohën e pandemisë, institucionet shëndetësore të vendit po përballen me probleme të mëdha, por me probleme të tilla po përballen edhe qytetarët.
Sot në Prishtinë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ka ndodhur një incident kur një paciente nuk është marrë në kontrollë nga stafi i kësaj QKMF-je, shkruan lajmi.net.
Lexuesit e portalit lajmi.net kanë dërguar videon duke treguar se ajo është përballur me stafin e kësaj QKMF-je pasi nuk është marrë në kontrollë.
Në video nuk dëgjohet qartë se çfarë flitet mes tyre, por lexuesit kanë treguar se ka pasur një përplasje mes qytetares dhe mjekëve.
Kjo është videoja:






















