Connect with us

Kosovë

Militantët e Vetëvendosjes i bëjnë presion me e-maile politike Zyrës së Presidentit

Publikuar

Dhjetëra mesazhe në mënyrë të organizuar i janë dërguar stafit të Zyrës së Presidentit në e-mailet zyrtare.

Është aktivisti i Mentor Llugaliu, që së fundmi shihet aktiv në propagandimin e politikës së Vetëvendosjes, ai që ka bërë thirrje publike në rrjetet sociale.

“Të nderuar miq, ju lutem secilit prej jush t’i dërgoni një e-mail me këtë përmbajtje Presidentit dhe stafit të tij, në mënyrë që të ia bëjmë me dije se jemi kundër shkeljeve kushtetutese dhe tjetërsimit të vullnetit qytetarë të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

E-mail adresën e Presidentit she stafit të tij i keni të shënuara më poshtë dhe ju lus që të mos përdorni gjuhë fyese.

—————————————– I nderuari zoti President,

Në orët e mesnatës të datës 25 mars 2020, me anë të mocionit të mosbesimit, deputetet/ët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e koalicionit PAN, bashkë me deputetet/ët e LDK-së dhe të LS-së, me ndërhyrjen Tuaj kundërkushtetuese, rrëzuan Qeverinë Kurti.

Populli, qytetaret/ët e Republikës së Kosovës, me anë të votës së tyre të lirë, më 6 tetor 2019, shprehën vullnetin politik në mënyrë demokratike për ndryshime rrënjësore në Republikën tonë parlamentare në formën e një qeverisje të pastër, të drejtë, të pakorruptuar dhe të vendosur për të sjellë ndryshime pozitive në Republikën e Kosovës.

Pas dy dekadave të qeverisjeve të dështuara, pjesë edhe aktor me rëndësi e të cilave keni qenë Ju personalisht në funksione të ndryshme shtetërore, që kanë varfëruar popullatën, e kanë izoluar nga bota e jashtme, e kanë cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, për herë të parë në Republikën e Kosovës erdhi një qeveri që me veprime konkrete dëshmoi se korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen me vendosmëri dhe mund të zhduken, se kasta e zhvatësve të pasurisë publike – politikanë të kriminalizuar, mund dhe duhet të hiqen nga pushteti shtetëror, që Republika e Kosovës të bëhet partner i besueshëm i botës demokratike, jo me anë të servilizmit, por duke dëshmuar vendosmëri dhe dinjitet.

Qeveria Kurti është dhe do të mbetet qeveria më e drejtë, më efikase, më e pastër, më e përgatitur profesionalisht e intelektualisht, më e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe më e suksesshme në historinë e shtetësisë së Kosovës.

Kjo Qeveri fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, me program dhe me zotime të qarta për qeverisje me drejtësi, qeverisje me zhvillim, qeverisje me barazi.

Prandaj, ne qytetaret/ët aktive/ë votues/e të Republikës së Kosovës, me këmbëngulje dhe me vendosmëri, kërkojmë nga ju personalisht që, në cilësinë e Presidentit të ndaloni veprimet kundërkushtetuese, të lini anash lojërat e rrezikshme politike dhe konjukturale me letrat me kërcënime, shantazhe, manipulime që degradojnë funksionin e Presidentit si përfaqësues i unitetit të popullit dhe, në konsultim me Kryeministrin në detyrë dhe me partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të shpërndani Kuvendin sipas detyrimit kushtetues dhe praktikës së deritanishme në rastet e rrëzimit të qeverisë nga Kuvendi me mocion mosbesimi, sikurse në vitin 2010 dhe 2017, të caktoni datën e zgjedhjeve të reja parlamentare pas tejkalimit të rrezikut nga pandemia COVID/19, që Qeveria në detyrë është duke e menaxhuar në mënyrë shembullore.

Ne nuk duhet të lejojmë që të nëpërkëmbet, të devijohet dhe të stërkeqet vullneti ynë politik i shprehur përmes votës së lirë dhe demokratike.

Me respekt Emri Mbiemri Nr. Personal: e-mail: Shtojcat: Dekreti vitit 2010, Dekreti i vitit 2017”, ka shkruar Llugaliu.

Ndërsa, pak minuta më pas ka ardhur edhe një reagim nga këshilltari për media i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i cili ka konfirmuar që po ju shkojnë mesazhe në e-mailet zyrtare, duke thënë se përpjekjet për ta penguar Presidentin e Republikës së Kosovës në ushtrimin e detyrave zyrtare, që përmes presionit politik ta detyrojnë të mos e ushtrojë rolin kushtetues, përveç që janë vepra penale, relativisht janë argumente shumë të mira nëse lënda përfundon në Gjykatën Kushtetuese.

Behramaj ka thënë se Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës do të duhej t’i merrnin masat e nevojshme ligjore ndaj këtyre shantazhuesve të paskrupullt politikë.

“Më paskan ardhur dhjetëra mesazhe prej aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe mua në e-mailin zyrtar. Shumë po ia ndihmojnë partisë këta militantë duke tentuar të ushtrojnë presion politik kundër Presidentit të Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar. Edhe thirrjet e tyre publike i fotografova! Përpjekjet për ta penguar Presidentin e Republikës së Kosovës në ushtrimin e detyrave zyrtare, që përmes presionit politik ta detyrojnë të mos e ushtrojë rolin kushtetues, përveç që janë vepra penale, relativisht janë argumente shumë të mira nëse lënda përfundon në Gjykatën Kushtetuese. Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës do të duhej t’i merrnin masat e nevojshme ligjore ndaj këtyre shantazhuesve të paskrupullt politikë!”, ka shkruar Behramaj.

Lajme11 minutes ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni2 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme3 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni4 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri5 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme6 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni7 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri7 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme8 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni10 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri10 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme11 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

NA NDIQ NË FACEBOOK