Sport
‘Kicker’: Leipzig i futet garës për Rashicën

Tashmë anëtari i Werder Bremen, Rashica, ka pasur paraqitje mjaft të mira si me skuadrën e tij, ashtu edhe me kombëtaren e Kosovës.
Forma e dobët e Werder dhe rreziku për rënien në Bundesliga 2 bën që ai të lidhet me skuadra të ndryshme, siç deri tani janë konfirmuar (nga agjenti i lojtarit) Liverpool e Dortmund.
Por, duket se këto nuk janë dy skuadrat e vetme, pasi prestigjiozja gjermane, ‘Kicker’, raporton për emra të tjerë, transmeton lajmi.net.
Skuadra e RB Leipzig thuhet të jetë skuadra që po monitoron situatën e kosovarit.
Lojtari ka kontratë me Werder deri në vitin 2022, si dhe një klauzolë prej 38 milionë eurove, por thuhet se Bremen nuk do të insistojë që ajo të paguhet e plotë.
Mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat e Milot Rashicës. /Lajmi.net/





















