Kosovë
Qeveria Kurti: Përveç deve-rritësve, liri të lëvizjes për detarë, ndërtues anijesh kozmike e aeroplanësh

Masat e reja e të rrepta që u vendosën nga Qeveria e Kosovës kanë befasuar shumë qytetarë të vendit, dhe pjesëtarë të sferës publike – por përkundër ashpërsisë, ato del se nuk janë menduar aspak pasi përmbajnë leje-qarkullim për industri e prodhues që në Kosovë NUK EKZISTOJNË.
Një alarm të tillë e ngre edhe analisti politik Adri Nurellari, i cili tregon në një postim në Facebook se kjo qeveri përveç rritësve të deleve e gamileve, ka lejuar qarkullim të lirë edhe për industrinë kosovare të detarisë, dhe për atë hapësinore. Po ashtu, është lejuar që të qarkullojnë lirshëm edhe ndërtuesit e anijeve, dhe prodhuesit e aeroplanëve dhe anijeve kozmike.
“Këta sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës, do të vazhdojnë me sukses e në mënyrë konkurruese që të prodhojnë anije që çajnë oqeanet dhe qiejt e botës.” – ironizon me vendimin skandaloz të Ministrisë së Shëndetësisë, z.Nurellari, përcjell Periskopi.
Por, e çuditshmja është se Qeveria ka lejuar fatkeqësisht edhe veprimtari si gjuetia, hapja e pusive, dhe veprimtari të tjera shërbyese.
Shumë qytetarë nuk e kishin pritur që Qeveria të merrte masa që kufizonin lirinë e lëvizjes për 22 orë e gjysmë në ditë, duke i lejuar të dilnin për vetëm një orë e gjysmë. Megjithatë, ktë gjithë kishin besuar se prapa saj qëndronte qëllimi i mirë i parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Mirëpo, këto vendime qesharake të lirisë së lëvizjes hapin mundësinë që kjo qeveri në fakt të mos ketë menduar fare për masat e ndërmarra dhe implikimet serioze që mund të kenë në jetën e qytetarëve.
Më poshtë e keni të plotë statusin e z.Nurellari:




















