Shëndetësi
Kina nis testimin e dy vaksinave kundër koronavirusit

Kina ka miratuar testimin në njerëz të dy vaksinave eksperimentale ndaj koronavirusit, që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 100.000 njerëzve në botë, ka raportuar të marten agjencia kineze e lajmeve, “Xinhua”.
Vaksinat janë duke u përgatitur në degën në Pekin të “Sinovac Biotech” dhe nga Instituti në Wuhan për Produktet Biologjike, pjesë e Grupit Farmaceutik shtetëror kinez, transmeton KOHA.
Gjatë marsit, Kina e kishte dhënë dritën e gjelbër për testimin klinik të një vaksine tjetër, të zhvilluar nga Akademia kineze e Shkencave Ushtarake Mjekësore dhe firma nga Hong Kongu, “CanSino Bio”, pak pasi që prodhuesi amerikan i barnave, “Moderna” bëri të ditur se ka nisur testimin në njerëz për vaksinën e tyre me Institutin amerikan të Shëndetësisë.






















