Kosovë
Arrestohet personi që u arratis mbrëmë nga burgu i Dubravës, dërgohet në karantinë

Një i burgosur që u arratis nga burgu i Dubravës nuk qëndroi gjatë larg duarve të policisë.
H.T, që u arratis nga burgu i Dubravës, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
I njëjti po e vuan dënimin për veprën penale: vjedhje e rëndë.
Njoftimi i plotë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës:
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, i cili mbrëmë ishin larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese Dubravë është arrestuar nga policia.
H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë.
I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit.
Sipas Planit Operativ “Corona Virus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt.






















