Connect with us

Lajme

Cakaj takon homologun kroat Radman, pajtohen për takime trilaterale ku do të jetë edhe Kosova

Publikuar

Ministri në Detyrë për Punë të Jashtme dhe Evropë, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot vizitë zyrtare në Kroaci.

Ai është takuar në Zagreb me Ministrin për Çështjet Evropiane dhe të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman”.

“Thelbi i takimit u përqendrua te bashkëpunimi dypalësh me theks të veçantë në shtimin e përpjekjeve për të nxitur ndërlidhjen ekonomike, mobilitetin kulturor e rinor dhe zhvillimin e brezit Adriatik në përgjithësi. Në këtë kuadër, riafirmuam angazhimin e përbashkët për vazhdimin e projekteve të rajonit nëpërmjet Korridorit Blu dhe Linjës së Gazit Joniano-Adriatik”.

“Në shërbim të thellimit të bashkëpunimit rajonal, u dakordësuam parimisht për fillimin e takimeve trilaterale mes Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Kroacisë. Një bashkëpunim i tillë, krahas përfitimeve të drejtpërdrejta, do të jetë edhe në shërbim të frymës euroatlantike të rajonit”, ka shkruar Cakaj, transmeton Klan Kosova.

“Në fund, Kroacia sot ka dhënë një mesazh të fuqishëm në përkrahje të aspiratës evropiane të Shqipërisë jo vetëm duke e mbështetur hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor, por edhe duke e vendosur procesin e negocimit të Shqipërisë në qendër të Konferencës Ballkanike në kuadër të Presidencës Kroate të Këshillit të BE-së 2020!”.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK