Sport
F1: Shtyhet edhe gara për Çmimin e Madh të Kanadasë

Ky virus ka sjellë humbje të mëdha edhe në sportin e Formula 1, me fillimin e kampionatit që është shtyrë.
Shumë çmime të mëdha të këtij sporti janë shtyrë, dhe e fundit është edhe gara për Çmimin e Madh të Kanadasë.
Organizatorët e Grand Prix të Kanadasë, kanë njoftuar se gara e planifikuar për datat 12-14 qershor është shtyrë shkaku i përhapjes së vazhdueshme të COVID-19./Lajmi.net/






















