Sport
Befasi: Ja kush është favorit për të fituar Topin e Artë këtë vit

Në çmimin i cili jepet nga France Football në çdo dhjetor, votojnë rreth 193 gazetarë nga e gjithë bota.
Këtë vit, me kampionatet e pezulluara, me Ligën e Kampionëve dhe të Evropës të shtyrë, me Kampionatin Evropian dhe Kupën e Amerikës gjithashtu, do të jetë një sfidë e madhe për të vendosur se kujt do t’i takojë ky trofe.
Nëse France Football vendos ta dhurojë edhe këtë vit këtë çmim, do të duhen të merren përbuzë paraqitjet e muajve janar dhe shkurt.
Sipas Marca, lojtari favorit për ta fituar do të ishte Ciro Immobile i Lazios, që është golashënuesi më i mirë në Evropë.
Lionel Messi është lojtari që ka fituar më së shumti këtë çmim, plotë gjashtë herë./Lajmi.net/






















