Connect with us

Lajme

Shkon në 304 numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri, preket edhe një fëmijë 13 vjeç

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë shqiptare ka bërë të ditur se ka shkuar në 304 numri i personave të prekur nga Coronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar për COVID-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus, 27 persona.

Nga rastet e reja, 12 vijnë nga Qarku i Shkodrës nga dy familje, ku mes tyre është infektuar edhe një fëmijë i moshës 13 vjeç.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK