Kosovë
Vazhdon emërimi i anëtarëve të VV-së nëpër borde: Tashmë kapet edhe bordi i Hekurudhave

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dermaku, është zgjedhur sot anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike Hekurudhat e Kosovës – Infrakos.
Ky vendim është marrë sot nga shefi i Qeverisë, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Vetëvendosjes.
Artan Dermaku në partinë e Kurtit ishte antarësuar në muajin gusht të vitit 2018.
Përveç Dermakut, në bordin e Infrakosit janë emëruar edhe Enis Berisha, Vjollca Jashari dhe Abdullah Lala.
Kurti po ashtu ka emëruar një tjetër njeri të Vetëvendosjes në bordin e një tjetër ndërmarrjeje.





















