Connect with us

Kosovë

Kurti: Avdullah Hoti ishte centrifugë e ventilator i ofendimeve

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qenë i ashpër sonte me zv/kryeministrin e shkarkuar të LDK’së, Avdullah Hotin, për të cilin thotë se në Kuvend funksiononte si centrifugë e ventilator me fjalimet e tij fyese, transmeton Periskopi.

Kurti thotë se pas fjalimit, Hoti pastaj shkone e u ulte tek Agim Veliu.

‘’Përveç Agim Veliut, kam shkarkuar vetëm Avdullah Hotin, i  cili në fjalimet e tij në Kuvend atë ditë  funksiononte si një lloj centrifuge e fyerjeve dhe sharjeve. Nuk vinte të ulej tek unë, por tek Agim  Veliu. Nuk është korrekte të dalësh në foltore, të shtiresh si ventilator i fyerjeve dhe të kthehesh sikur s’ka ndodh asgjë’’, ka thënë Kurti në emisionin Desku.

Kurtit thotë se Qeveria në detyrë do të mbeste keq nëse LDK i tërheqë ministrat e vetë.

Nëse LDK do të vendoste që ministrat të dorëhiqen, do t ëna linte shumë keq në Qeverinë tonë. Porn ë këtë fazë, do t ena bëntë dëm/PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK