Connect with us

Kosovë

Kardiologu i QKUK’së që vdiq sot, është babai i futbollistit të njohur kosovar

Publikuar

Ka vdekur sot kardiologu invaziv, dr. Sami Gjoka, pas një sëmundje të shkurtër.

Kjo është konfirmuar edhe nga SHSKUK, të cilët kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e mjekut të njohur, duke theksuar se kanë humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore.

E një telegarm ngushëllimi e ka bërë edhe klubi i futbollit ‘Drenica’, aty ku luan djali i të ndjerit, Ehat Gjoka. Kryetarja e klubit, Mihane Kodra-Bekteshi dhe gjithë klubi shprehen ngushëllimet e tyre.

“Klubi i Futbollit ‘Drenica’ me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e Dr. Sami Gjoka, babait të futbollistit të KF Drenica, Ehat Gjoka. Kryetarja e klubit, znj. Mihane Kodra – Bekteshi, drejtuesit e tjerë të klubit,shtabi teknik, puntorët sportiv të klubit dhe gjithë futbollistët, shprehin ngushllimet më të sinqerta për vdekjen e babait te futbollistit Ehat Gjoka (Dr. Samiut). Duke shpresuar që zoti do t’ua lehtësojë dhimbjen familjarëve, shprehim ngushllime të sinqerta!” – thuhet në telegram ngushëllimin e KF Drenicës.

NA NDIQ NË FACEBOOK